Comments Off

Komunat ndihmohen me pajisje të teknologjisë informative

2010
03.23

Lajmet nga KosovaPrishtinë - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim më Bankën Botërore sot u dorëzojnë 16 komunave të Kosovës grantin për teknologji informative. Komunat përfituese të këtij granti janë; Istogu, Podujeva, Prishtina, Juniku, Kamenica, Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Hani Elezit, Mitrovica, Klina, Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Fushë Kosova dhe Vushtrria.

Lexo me shume »

Comments Off

Berisha: 100 prokurorë mund të hetojnë çdo skutë të zgjedhjeve

2010
03.23

Deklarata
Kryeministri përsërit propozimin për socialistët: Është zgjidhja totale e procesit

Shqip
Pas dështimit të gjetjes së kompromisit në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës javën e shkuar, Kryeministri Sali Berisha përsëriti dje nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ofertën e mazhorancës për t’i ofruar opozitës 100 prokurorë, të cilët mund të hetojnë zgjedhjet sipas kërkesave të saj. Pas vizitës në kryegjyshatë dhe urimit të besimtarëve bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, Kryeministri iu përgjigj edhe interesimit të medias në lidhje me atë se cilat do të jenë hapat e mazhorancës për të zgjidhur edhe situatën politike në vend.

Lexo me shume »

Comments Off

Rezervat shqiptare të naftës “shtohen” me 20%

2010
03.23

Një vlerësim i ri tregon se mund të nxirren 214 milionë fuçi naftë bruto

Shqip
Një kompani kanadeze ka kryer rivlerësim të zonave naftëmbajtëse të Patos-Marinzës dhe Kuçovës dhe ka dalë në përfundimin se sasia e përgjithshme e naftës që mund të nxirret është rreth 20 për qind më e lartë nga sa mendohej më parë. Lajmi u dha nga kompania “Bankers Petroleum”, e cila shfrytëzon me anë të disa kontratave koncesionare këto zona. Rezervat e naftës që janë të dokumentuara plus ato që kanë probabilitet të lartë të gjenden, janë shtuar me 42 milionë fuçi.

Lexo me shume »

Comments Off

Giffoni: Ndihmoj dialogun në Veri

2010
03.23

Lajmet nga KosovaPërfaqësuesi i BE-së për veriun e Kosovës, ambasadori italian, Michael Giffoni, i tha BBC-së se megjithëse misioni i tij nuk ka të bëjë me strategjinë e autoriteteve ndërkombëtare dhe atyre vendore për veriun, ai nuk është në kundërshtim me të.
Ai tha se, nëse objektivi përputhet në përmirësimin e cilësisë së jetesës, për qytetarët atëherë nuk ka asnjë kundërthënie mes tyre.

Lexo me shume »

Comments Off

Kina zemërohet ndaj vendimit të Google

2010
03.23

Qeveria kineze ka reaguar me zemërim ndaj asaj që quan shkelje të kryera nga gjigandi amerikan i internetit Google ndaj një premtimi të shkruar se do të respektonte ligjet e Kinës.
Këto ligje kërkojnë që rezultatet që dalin nga kërkimet në faqen e internetit Google, të kalojnë përmes filtrave.

Lexo me shume »

Comments Off

Masa për reduktimin e borxhit

2010
03.23

Qeveria shqiptare po konsultohet me FMN për politika ekonomike më të qëndrueshme, ndërsa po merr masa të forta për reduktimin e borxhit publik.
Deklarata është bërë nga Ministri i Financave, Ridvan Bode në një seminar për Financat e Përgjithshme.

Lexo me shume »

Comments Off

LK: ÇEREKFINALJA , ANALIZA

2010
03.20

MitrovicaPress
Shorti për çerekfinalen e Ligës së kampionëve lejon mundësin për analiza të ndeshjeve të detalizuara . Fokus i veçantë do të jenë ripërsëritjet e finaleve të dikurshme, Barcelona – Arsenal dhe Bayern – Manchester United, dhe pikërisht në këto përballje do t’I kushtohet vëmendje e veçantë mediale në ditët e ardhme. Francezët për herë të parë do të kenë përfaqësuesin e tyre në gjysëmfinale pas gjashtë viteve, ndërsa Inter pas shtypjes së madhe karrakterizohet favorit ndaj CSKA-së.

< Lexo me shume »

Comments Off

Luksemburgu investon 4.5 milionë euro në kapacitetet e ujësjellësit

2010
03.19

Mitrovicë – Qeveria e Luksemburgut do të investojë 4.5 milionë euro në Mitrovicë për përmirësimin e kapaciteteve të ujësjellësit. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati me shefin e Zyrës së Luksemburgut në Kosovë, Pjer Veber. Veber tha se tashmë projekti është miratuar dhe sqaroi se do të fillojnë procedurat për realizimin e tij. Sipas tij, pas disa muajsh në Mitrovicë do të vijnë një grup ekspertësh nga Luksemburgu, të cilët do të njihen me gjendjen ekzistuese të rrjetit të ujësjellësit, në mënyrë që më pas të nisë realizimi i tij. Veber tha se ky projekt fillimisht do të nisë në pjesët ku rrjeti është më i dëmtuar dhe fillimisht ideja është që të intervenohet në pjesët urbane.