Pas ndeshjes së parë duelin spanjoll e fituan Katalonezët të cilt shënuan fitore ndaj blaugranëve duke arritur kështu fitoren e katërt në këtë sezonë ndaj Realit dhe fitoren e parë në çerekfinalen e Euroligës. Përqindja e vogël e pikëve ishte si rezultat I dobtë nga të dyja palët. Mjafton të theksojmë se si Barcelona tentoj 25 herë për të shënuar për tri pikë dhe realizoj vetëm pesë. Barcelona diktimin e ritmit në takim e arriti pas saktësisë për dy pikë, ndërsa vlen të theksohet se vendasit kishin 23 gjuajtje të lira, mysafirët vetëm gjashtë në komplet ndeshjen.
Sa I përket rrjedhës së ndeshjes, fillimi I takoj Barcelonës e cila në disa raste arrinte të udhëheq deri në pesë pikë, ndërsa në minutën e 13-të për herë të parë gjashtë (25:19). Madrilenët deri në fund të pjesëlojës rikthehen në lojë duke anuluar minusin në një pikë pranë rezultatit 37:36, dhe në minutën e 25-të me anë të Rimantasa Kaukenasa udhëheqin me gjashtë pikë dallim. Në minutën e 34-të ishte plus tri për mysafirët (60:57), pastaj filloj rënia përfundimtare nga loja. Deri në fund të takimit shënuan vetëm një pikë nga gjuajtja e lirë, me ç’rast përshëndeten nga fitorja.
Njëri ndër ata I cili shënoi pikët vendimtare në takim ishte Pete Mickeal me 18 pikë dhe gjashtë kërcime, dhe ngjajshëm mund të themi edhe për Bonifacea N’donga (14 pikë, 7 kërcime). Trajneri I Realit Ettore Messina kështu nuk arriti ta ndaloj barikadimin e sukseshsëm të katalonezëve, të cilve nuk ju ndikoj shumë humbja në kercime (37-33 diferenca)
Mickeal dhe N’Dong sukseshëm ndaluan Gabrajosu , Reyes dhe të tjerët, ndërsa i vetmi i cili mbante ritmin e lojës ishte Darjus Lavrinoviq me 14 pikë dhe shtatë kërcime ishte më I miri nga radhët e mysafirëve.
Në ndeshjet tjera befasoj Partizani nga Beogradi I cili me lojën spektakulare gjunjëzoj vendasit e Maccabi Telaviv 85:77 (32:46) pas pjesëlojs së parë. Këtë fitore të mysafirëve pak kush e kishte pritur duka pas parasysh fillimin dhe përfundimin e periudhës së dytë e cila ishte në favor të vendasëve.