Shkruan: Visar YMERI
Trepça vazhdon të jetojë në vitet e nëntëdhjeta. Madje është duke i jetuar të nëntëdhjetat e hershme – ka disa punëtorë shqiptarë në të, të cilët punojnë të ndarë nga ata serbë; vazhdon të jetë gjigant ekonomik e metalurgjik, por me kapacitete të dëmtuara për shkak se të keqpërdorura; vazhdon të jetë e eksploatuar pa investuar fare në të, gjë që po e dërgon drejt shkatërrimit; si dhe, çka është edhe më keq, vazhdon të ndjeket nga fantazmat kreditore të dikujt tjetër, që po ia rënojnë të tashmen dhe po ia rrezikojnë qenien në të ardhmen. Marrë parasysh madhësinë e saj si dhe potencialin ekonomik e social të Trepçës, dhe rëndësinë që ajo kishte në ekonominë e gjithëmbarshme të Kosovës, çka ishte mirë për Trepçën ishte mirë për Kosovën. Mirëpo sot këtë thënie mund ta kthejmë shumë lehtë përmbys: çka është keq për Kosovën është keq për Trepçën. E kjo e keqe është mosshkëputja e qartë dhe e vendosur nga padrejtësitë e së kaluarës, që rrjedh nga moskorrigjimi i këtyre padrejtësive.
Mosdekolonizimi është kolonizim
03.24
DESHQIPTARIZIMI I SHQIPTARËVE SIPAS PLANIT TË AHTISAARIT!
03.24
Shkombëtarizimi i shqiptarëve në mënyrë ligjore!
Vetëvendosje
Plani i Ahtisaarit jo vetëm që po na shkombëtarizon në këtë mënyrë, por edhe krejt vargu i institucioneve politike e gjyqësore të ndërtuara sipas konceptit të Planit të Ahtisaarit, janë në shërbim të këtij plani antishqiptar, e jo në shërbim të vullnetit të popullit shumicë. Plani i Ahtisaarit konsideron se në emër të pakicave duhet të sakrifikohet vullneti politik dhe identiteti kombëtar i popullit shumicë. Kjo është qasje krejtësisht e gabueshme dhe me siguri që do të dështojë herëdokur.
Euroliga: Barcelona – Real 68:61 (1:0)
03.23
Pas ndeshjes së parë duelin spanjoll e fituan Katalonezët të cilt shënuan fitore ndaj blaugranëve duke arritur kështu fitoren e katërt në këtë sezonë ndaj Realit dhe fitoren e parë në çerekfinalen e Euroligës. Përqindja e vogël e pikëve ishte si rezultat I dobtë nga të dyja palët. Mjafton të theksojmë se si Barcelona tentoj 25 herë për të shënuar për tri pikë dhe realizoj vetëm pesë. Barcelona diktimin e ritmit në takim e arriti pas saktësisë për dy pikë, ndërsa vlen të theksohet se vendasit kishin 23 gjuajtje të lira, mysafirët vetëm gjashtë në komplet ndeshjen.
Çohu:Konferenca e investitorëve në PTK përshkohet me konflikt interesi
03.23
Prishtinë - Të mërkurën është caktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Finansave të organizohet një konferencë me investitorët në lidhje me participimin e kapitalit privat në PTK. Në një njoftim të bërë nga MEF, nënshkruhet një përfaqësuese e kompanisë austriake Telco AG, e zgjedhur nga MEF pa ndonjë transparencë për publikun kosovar.
Mitrovicë: Mbyllet kampi grek i KFOR-it
03.23
MitrovicaPress
Mitrovicë -Kampi I Kontigjentit grek “Aleksandri I Madh” është mbyllur, kamp I cii ka funksionuar në veriun e Kosovës.
Mbyllja e këtij kampi vjen si rezultat I riorganizimit të strukturave të KFOR-it dhe vedosjes së kontigjentit grek në Maxhunaj të komunës së Vushtrris
Moskopulos Dimitrous, shef I zyrës greke në Prishtinë, ka theksuar se është një ditë e rëndësishme pasi sëhnon mbylljen e një kampi e cila shënon shënjë të mirë për sigurinë në veri.
Rifillon puna në angiografi, përforcohen shërbimet radiologjike
03.23
Prishtinë - Nga dita e nesërme, pas një ndërprerje disa mujore, do të rifillojë puna në Kabinetin e angiografisë në Radiologji të QKUK së. Në mungesë të materialit shpenzues, puna ishte ndërprerë për disa muaj, ndrrsa pas përpjekjeve dhe punës së menaxhmentit të QKUK së, është arritur të sigurohet materiali i nevojshëm shpenzues dhe do mund të kryhet angiografia në kuadër të QKUK së.
Sot nisin aktivitetet në Ditën Botërore kundër Tuberkulozit
03.23
Prishtinë – Me moton: “Bashkohuni me ekipin tonë, ta mundim tuberkulozin”, sot edhe në vendin tonë do të nisin aktivitetet për të shënuar Ditën Botërore kundër Tuberkulozit. Në manifestimin qendror që organizohet sot në Prishtinë, Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe aktorët e tjerë të kyçur në luftën kundër kësaj sëmundjeje, do të prezantojnë arritjet në luftën kundër TBC së, duke bërë thirrje në të njëjtën kohë për një aksion të përbashkët për eliminimin e TBC së në Kosovë.
Komunat ndihmohen me pajisje të teknologjisë informative
03.23
Prishtinë - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim më Bankën Botërore sot u dorëzojnë 16 komunave të Kosovës grantin për teknologji informative. Komunat përfituese të këtij granti janë; Istogu, Podujeva, Prishtina, Juniku, Kamenica, Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Hani Elezit, Mitrovica, Klina, Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Fushë Kosova dhe Vushtrria.