Comments Off

Njoftim

2009
11.12

Per arsye te disa problemeve teknike publikimet në web faqen e MitrovicaPress do të vazhdojnë nga data 1 shkurt 2010.

Comments Off

Kurti: Qeveria e Kosovës po lëshon pe në dëm të vendit

2009
11.05

Prishtinë – Drejtues të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë paraqitur shqetësimin e tyre në lidhje me pikat kontestuese të territorit të Kosovës, me ç’rast kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës se vazhdimisht po lëshon pe në dëm të vendit, me qëllim që të tërheqë sa më shumë njohje dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike me vendet fqinje.

Në një konferencë për media, lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti ka vlerësuar se jemi duke kaluar në një periudhë, kur kanë filluar të tjerët të na i vendosin tabelat mirëseardhëse, jo në pikat të cilat shënojnë kufirin e Kosovës, por duke hyrë thellë në brendi të territorit të saj.

Lexo me shume »

Comments Off

Komuna e Mitrovicës i ofron ndihmë mjekësore veriut të qytetit

2009
11.05

Lajmet nga Kosova Mitrovicë - Pas njoftimit për paraqitjen e një rasti me gripin e derrit në veri të qytetit, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, ka reaguar menjëherë, duke shprehur gatishmërinë për ndihmë me të gjitha kapacitetet që kanë strukturat lokale. Në veri të qytet të kontrolluar nga serbët janë dy raste të infektuar me gripin e derrit: një grua nga Gorazhdeci është e shtrirë në spitalin infektiv, kurse një djalosh 12 vjeçar po mjekohet në shtëpi.

Lexo me shume »

Comments Off

Tre të infektuar nga gripi i derrave në Kosovë

2009
11.05

Lajmet nga Kosova Prishtinë – Në Kosovë janë regjistruar tri raste të reja të infektimit nga gripi i derrave. Bëhet fjalë për pacientë të përkatësisë serbe nga Graçanica, Mitrovica dhe Gorazhdeci i Pejës, analizat e të cilëve janë bërë në Institutin Torllak në Beograd, ka konfirmuar për mediat serbe Rada Trajkoviq, drejtereshë e Shtëpisë së shëndetit në Graçanicë afër Prishtinës. Në Graçanicë me virusin e gripit të ri është infektuar një vajzë 13 vjeçare, e cila bashkë me dhjetra nxënës të tjerë ditë më parë ka qenë në eskursion në Serbi ku edhe është infektuar. të gjithë këta të sëmurë po mjekohen në shtëpi dhe thuhese jeta e tyre nuk është në rrezik, njofton QIK.

Comments Off

Liria e medias, gazetarët protestë para Kryeministrisë

2009
11.05

Shoqatat dënojnë me forcë dhunën dhe informalitetin në media

Shqip
Në mbrojtje të fjalës së lirë dhe si kundërpërgjigje e dhunës ndaj të vërtetës, personalitetet më të rëndësishme të shtypit të shkruar dhe medias elektronike së bashku me qytetarë të tjerë protestuan dje përpara godinës së Kryeministrisë. Gazetarë, analistë, drejtues të mediave dhe qytetarë ngritën zërin dje për t´i thënë “stop” dhunës ndaj fjalës së lirë. Protesta është zhvilluar paralelisht me mbledhjen e qeverisë, e cila ishte duke u mbajtur me dyer të mbyllura. Shoqatat e gazetarëve e organizuan protestën për t´u solidarizuar kundër dhunës së ushtruar ndaj kolegut Mero Baze. Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, tha se “jemi të shqetësuar për dhunën, për sjelljen informale që ushtrojnë pushtetet e tjera mbi pushtetin mediatik. Shprehim shqetësim mbi informalitetin në media”.

Lexo me shume »

Comments Off

Regjistrim të plotë pronave publike

2009
11.05

Berisha: Duhet t´u japim fund abuzimeve që krijojnë pronarë të paligjshëm

Shqip
Qeveria vendos të regjistrojë nga e para të gjitha pronat publike. Ky proces mësohet se do të bëhet në mënyrë elektronike për të shmangur abuzimet me dokumentacionin që krijojnë pronarë të paligjshëm në toka publike. Për këtë arsye, në mbledhjen e djeshme, qeveria miratoi projektligjin për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore dhe atyre jobujqësore. Këshilli i Ministrave miratoi njëkohësisht vendimin për regjistrimin elektronik të të gjithë pronave në vend. Si një nga çështjet më problematike në vend, që përbëjnë gjithashtu një kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, pronat rezultojnë me handikapin më të madh, mungesën e një harte të plotë të tyre dhe vendimi në fjalë synon pikërisht rregullimin e kësaj çështjeje.

Lexo me shume »

Comments Off

OKB lëviz gjysmën e personelit

2009
11.05

Misioni i OKB-së në Afganistan thotë se planifikon të evakuojë rreth 600 punonjës të tij ndërkombëtarë në kohën që përmirëson sigurinë e ndërtesave që përdor.
Ky vendim vjen pas një sulmi mbi një bujtinë për punonjësit e OKB-së në Kabul, ku mbetën të vrarë pesë vetë.

Vendimi i OKB-së do të thotë që gati gjysma e personelit ndërkombëtar prej 1300 vetësh, do të nxirret nga Afganistani për gati një muaj.

Lexo me shume »

Comments Off

Avokat mbrojtës për Karaxhiqin

2009
11.05

Karaxhiqi ka kërkuar të mbrohet vetë në Gjykatën e Hagës
Gjykatësi që drejton procesin kundër ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, në gjykatën e Hagës, ka vendosur që caktojë një avokat mbrojtës përkundër dëshirës së Karaxhiqit.
Radovan Karaxhiqi ka insistuar se do të mbrohet vetë.

Lexo me shume »