Comments Off

KF Trepça fillon me suspendime të bojkotuesve mitrovicas

2009
10.30

Mitrovicë (MitrovicaPress) - Kryetrajneri i KF Trepça Hysni Magjuni, ka ofruar dorëheqjne nga posti i tij pas barazimit në ndeshjen Trepça – Gjilani 1:1, ndërsa vendimi pritet të merret të enjten nga kryesia e klubit. Dorëheqja vije si pasojë e bojkotimit të trajnerit, pikërisht nga disa futbollistë mitrovicas.Kryesia e klubit ka marrë vendim për suspendimin e menjëhershëm të tre futbollistëve ata janë: Sheremet Jusufi, Shpëtim Fetahu dhe Seid Onbashi, këtë e ka konfirmuar Eroll Vitaku, Drejtor sportive i Trepçës. Mësohet se disa futbollistë të klubit janë denuar me të holla si pasojë e mosangazhimit maksimal në ndeshjet e fundit. Kriza e ka kapluar klubin në tri javët e fundit, pas barazimit me Prishtinën si vendas, humbjes së thellë nga Hysi 4:0 dhe barazimit të fundit me Gjilanin 1:1.

Lexo me shume »

Comments Off

Diskutohet për problemet e transmetuesit publik (RTK-së)

2009
10.29

Prishtinë – Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) sot ka organizuar një tribunë me titull “Perspektiva e transmetuesit publik”, në të cilën panelistë ishin : Kryetari i UGK-së, Muhamet Jahiri, Prof. Dr. Milazim Krasniqi (Shef i Degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës) dhe Prof. Haqif Mulliqi (ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe gazetarë me provoj).
Me këtë rast kryetari i UGK-së, Muhamet Jahiri ka apeluar gjithë faktorët relevenat politikë të vendit që të jenë të kujdesshëm me sjelljet e tyre ndaj mediave në mënyrë që mbahet nivel i lartë lirinë e shprehjes. Jahiri tha se duke parë raportet e fundit të publikuar nga mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar shihet një gjendje e vështirë e mediave në vendin tonë.

Lexo me shume »

Comments Off

Nexhmedin Spahiu “PDK-ja dhe LDK-ja po përlahen që ta ndajnë kulaçin e korrupsionit “

2009
10.29

Mitrovicë (MitrovicaPress) – Nexhmedin Spahiu, kandidat i koalicionit AKR-LDD për kryetar të komunës së Mitrovicës, ka kritikuar koalicionin qeverisës PDK-LDK se po përlahen që ta ndajnë kulaçin e korrupsionit, përderisa AKR dhe LDD janë bashkuar që ta ndërtojnë Kosovën.

Lexo me shume »

Comments Off

Kryeministri Thaçi: Me këto zgjedhje do të fitojë shteti i Kosovës, qytetarët, do të fitojnë të gjithë

2009
10.29

Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi në hapje të mbledhjes së 90-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës, falënderoi në emër të Qeverisë gjithë spektrin politik të Kosovës për fillimin e barë të fushatës elektorale për zgjedhjet e para të lira, me një participim të spektrit shumetnik në Kosovë. “Kjo është një garancë për ngadhënjimin e demokracisë në mënyrë që të afrohet pushteti sa më afër qytetarëve”, tha z. Thaçi.

Më tutje kryeministri Thaçi pohoi se ky është mesazhi më i mirë që po i dërgojmë qytetarëve të vendit dhe botës demokratike. Në këtë proces do të fitojë shteti i Kosovës, qytetarët, do të fitojnë të gjithë. Uroj të gjithë për punën e tyre të mirë, për avancimin e konkurrencës së vlerave dhe para së gjithash për angazhimet e përbashkëta për shtetin tonë porositi kryeministri Thaçi.

Lexo me shume »

Comments Off

Ali Sadriu zgjidhet drejtor i QKUK së

2009
10.29

Prishtinë – Ali Sadriu, ish ministër i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë e Kosovës, është zgjedhur drejtor i ri i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kështu ka vendosur një paneli intervistues, duke u bazuar në Ligjin mbi Shërbimin Civil në Kosovë, Urdhëresën Administrative për zbatimin e këtij ligji, Udhëzimin Administrativ 2003/1 dhe në Statutin e QKUK së, ka intervistuar të mërkurën kandidatët, të cilët kishin aplikuar në konkurs.

Lexo me shume »

Comments Off

Hapja e kutive, zbardhet projektligji i opozitës

2009
10.29

Drafti paraprak, çfarë kërkohet të hetohet

Shqip
Partia Socialiste ka gati projektligjin që do t´ia paraqesë Kuvendit të Shqipërisë me qëllim hapjen e kutive të votimit dhe hetimin parlamentar të zgjedhjeve. Burimet nga selia rozë thonë se deri më tani është punuar për mbledhjen e firmave nga qytetarët shqiptarë që mbështesin kërkesën për zbardhjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Po sipas burimeve mësohet se nisma legjislative ka për qëllim hetimin e shkeljeve të ligjit dhe pretendimeve publike për shkelje, nga ana e institucioneve shtetërore apo personave të përfshirë zyrtarisht në administratën zgjedhore, si dhe krijimin e institucioneve të përkohshme që ngarkohen për drejtimin dhe administrimin e këtij procesi.
Lexo me shume »

Comments Off

Pronat, AKKP do të shqyrtojë 8 mijë ankesa

2009
10.29

Berisha: “Digjen” ish-pronarët që dorëzuan dokumentet pas 30 qershorit

Shqip
Qeveria “djeg” ish-pronarët që nuk dorëzuan dokumentacionet brenda afatit dhe ndez dritën jeshile për ata që plotësuan kriteret, por nuk kanë marrë ende një përgjigje nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Të gjithë ish-pronarët që kanë plotësuar dosjet brenda datës 30 qershor 2009 pranë AKKP-së do të përfitojnë kthimin apo kompensimin e truallit të tyre. Sipas projektligjit të ri për AKKP-në të miratuar në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, nuk do të ketë shtyrje të afatit dhe ata persona që nuk kanë plotësuar dosjen për kthimin ose kompensimin e pronës së tyre nuk do t´u njihet prona e tyre.

Lexo me shume »

Comments Off

Ekonomia amerikane shënon rritje

2009
10.29

Sipas statistikave zyrtare, pas 12 muajsh rënie, ekonomia amerikane ka filluar të rritet përsëri.
Ekonomia më e madhe e botës u rrit në tremujorin e fundit me 3.5 për qind në nivel vjetor.

Këto shifra nuk shkaktojnë suprizë, por ka një debat nëse kjo tendencë pozitive do të vazhdojë.

Ka kohë që disa ekonomistë me përvojë po thonë se besojnë që recesioni në SHBA ka marrë fund.

Lexo me shume »