2009
09.30
Besfasine më të madhe të mbrëmjës bëri Zurich, të cilt në San Siro me rezultatin minimal 1:0 mundi Millanon. Manchester United bëri rikthim në rezultat ndaj Wolsfburg në Old Trafford, përderisa Real Madrid me tri gola përshëndeti Marseille.
Grupi A
Bayern – Juventus 0:0
Bordeaux – Maccabi Haifa 1:0 (Ciani 83)
Grupi B
CSKA – Beshiktash 2:1 (Dzagoev 7 Krasiq 61 – Ekrem Dag 90)
Manchester United – Wolfsburg 2:1 ( Giggs 59, Carrick 78’ – Xheko 56’)
Grupi C
Milan – Zürich 0:1 (Tihinen 10′)
Real Madrid – Marseille 3:0 (Ronaldo 58′, 64′, Kaka 61′-11m)
Grupi D
APOEL – Chelsea 0:1 (Anelka 18′)
Porto – Atletico Madrid 2:0 (Falcao 75′, Rolando 82′)
Kategoria Sport |
2009
09.30
Grupi A
Në bazë të emërave do të maten forcat në Allianz Arena, Bayerni do të ndeshët me Juventusin pas humbjes në bundesligën gjermane dhe atë pa Demichelisa, Vann Bomell dhe Luca Toni. Reprezentuesit kroat Oliq dhe Praniiq do të konkurojnë në një vend në përbërjen e parë. Gjermanët në xhiron e parë I morën tri pikë nga Izraeli, ndërsa Juventusi barazoi me Bordeauxin.
Në ndeshjen e dytë të grupit A Bordeaux do të jetë mysafir I Maccabit, dhe në bazë të ekipes përveq fitores së Bordeaux çfaredo rezultati tjetër do të jetë Befasi.
< Lexo me shume »
Kategoria Sport |
2009
09.30
Mitrovicë - Rreth 700 pensionistë të parakohshëm të minierës “Trepça†të Stan Tërgut, janë mbledhur të martën duke kërkuar dyfishimin e pensioneve të tyre nga 80, sa marrin tani në 160 euro. Anëtarët e këtij këshilli janë ankuar se gjendja e katëgorisë së ktyre minatorëvë është shumë e rëndë.
Lexo me shume »
Kategoria Kosova - Politika |
2009
09.30
BAROMETRI DIPLOMATIK
Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI
***Vuk Jeremiq: “Shkelja e kodeksit etik të Kombeve të Bashkuara†(www.b92, 28.09.2009).
*** As OKB-ja e as Shqipëria nuk kanë thyer asnjë kodeks të OKB-së, por Serbia gjenocidale dhe agresive e Vuk Jeremiqit është ajo që ka shkelur kodeksin e të gjitha rregullave, normave,standardeve dhe vlerave pozitive të Kartës së OKB-së, të së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar (1990-1999).
Me gjithë këtë hipotekë dhe përgjegjësi kolektive shtetërore, Serbia ende është anëtare e Kombeve të Bashkuara?!
Ja, kjo është precedenca dhe erozioni i OKB-së, i së drejtës dhe i drejtësisë ndërkombëtare, një Serbi të Slobodan Milosheviqit, që ka kryer tri holokauste kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999), sikurse që ishte Gjermania nazifashiste e Hitlerit, e lejon të jetë anëtare e OKB-së, e OSBE-së etj., pa sanksionuar krimin e gjenocidit kolektiv të saj, të kryer mbi kroatët, mbi myslimanët dhe mbi shqiptarët. Ky është krim sipas së drejtës ndërkombëtare për të cilin ende nuk është përgjigjur dhe, nuk ka dhënë kurrfarë llogarie kolektive Serbia para së drejtës dhe drejtësisë së bashkësisë ndërkombëtare. Lexo me shume »
Kategoria FreevoxKategoria, Komente & Analiza |
2009
09.30
Partitë të ashtuquajtura opozitare në Kosovë janë njëjtë të qullëta e të pavendosura sikurse që është Qeveria në raport me EULEX-in dhe Serbinë.
Shkruan: Frashër Krasniqi – Burgu i Dubravës, Pavijoni nr. 2, Jug 2, Qelia nr.3
Zhurmuesit mediatik – tregojnë fytyrën e tyre të vërtet!
Në Kosovë nuk ka pozitë. Nuk ka pushtet vendimmarrës për sovranitetin, integritetin, kufirin, doganat, policinë, gjyqësinë e Kosovës… Partitë politike, gjoja të ndara në dy blloqe – pozitë dhe opozitë – në fakt gjatë tërë kohës, që të gjitha së bashku janë opozitë. Opozitë e popullit. Të gjitha partitë politike janë të bashkuara rreth një projekti – Planit të Ahtisarit. Por, për ta kuptuar thelbin e tyre është e domosdoshme ta ridefinojmë termin “opozitë†dhe ta trajtojmë atë në kuptimin të cilin këto parti ia mveshin kësaj fjale. Ato, ashtu sikurse partitë në pushtet, janë opozitë verbale dhe joparimore, pra ashtu siç vetë e përkufizojnë termin opozitë: kundërshtim sipërfaqësor, i përkohshëm, i papërcjellur me aksion konkret, dhe me të vetmin qëllim të marrjes së pushtetit (për të vjedhur e për t’u pasuruar).
Lexo me shume »
Kategoria FreevoxKategoria, Komente & Analiza |
2009
09.30
Mitrovicë - Buxheti i komunës për vitin 2010 dhe parashikimet për vitet 2011 dhe 2012, kanë qenë temë kryesore e mbledhjes së rregullt, të 24-të me radhë, kryesuar nga Ahmet Tmava, kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. Në këtë mbledhje kuvendarët kanë aprovuar edhe raportin e kryetarit të Komunës për periudhën gjashtë mujore si dhe raporti financiar mbi realizimin e buxhetit komunal për këtë periudhë.
Lexo me shume »
Kategoria EkonomiKategoria, Kosova - Politika |
2009
09.30
Mitrovicë - Ka përfunduar asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Kelmend, Boletin e Zhazhë të Komunës së Zveçanit, me magjistralen Mitrovicë –Leposaviq, e cila është financuar nga Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit që ka ndarë afër 2 milionë euro.
Rasim Veseli, drejtor për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në komunën e Mitrovicës tha se projektin e ka përgatitur Komuna e Mitrovicës. “Komuna ka ndarë rreth 26 mijë euro për përgatitjen e projektit për këtë rrugë, përderisa për asfaltimin e saj MTPT-ja ka ndarë 1 milionë e 800 mijë euro”.
Lexo me shume »
Kategoria Kosova - Politika |
2009
09.30
Prishtinë – Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Diagnostifikimin e Gripit në Institutin e Shëndetit Publik. Me këtë rast, Presidenti Sejdiu vlerësoi se inaugurimi i kësaj qendre është një moment tepër i rëndësishëm për shëndetësinë e Kosovës. “Kjo qendër është e para e këtij lloji në rajon, e cila duhet të jetë një qendër e rëndësishme e komunikimit ndërshtetëror edhe me shtetet e tjera, në mënyrë që arritjet më të mira dhe më të reja shkencore të aplikohen edhe në teknologji, por edhe në pjesën e diagnostikës në shërbim të mirë të qytetarëve”, theksoi Presidenti Sejdiu.
Lexo me shume »
Kategoria Kosova - Politika |