Mitrovicë - Komuna e Mitrovicës e ka kontraktuar një kompani private për përkujdesjen e Varrezave të Dëshmorëve që gjenden në Shipol, për shkak të dëmtimeve të shpeshta nga persona të pandërgjegjshëm.
Drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli, tha se me qëllim të ruajtjes së këtyre varrezave është angazhuar kompania “Lotiâ€, e punëtorët e së cilës do të përkujdesen 24 orë dhe do të pastrojnë ambientin.
Komuna përkujdeset për varrezat e qytetit
06.08
Fillon kthimi i shqiptarëve në lagjen veriore “Lugina e Doktorëveâ€
06.08
Mitrovicë -Të premten në mbrëmje, janë rikthyer solemnisht për të jetura në shtëpitë e rindërtuara, në lagjen “Lugina e Dotkorëveâ€, gjashtë familjet e para shqiptare.
Nga kjo lagje, më e bukura në qytet, ekstremistët serbë kishin dëbuar me dhunë, të gjitha familjet shqiptare e që ishin 21 sosh, duke i djegur njëkohësisht shtëpitë tyre. Më në fund, falë angazhimit të autoriteteve lokale dhe qeverisë së Kosovës, janë gjetur mjete financiare për rindërtimin e nëntë shtëpive të para, në të cilat tashmë gjashtë familje janë kthyer siç u tha më lartë, të jetojnë në to.
Presidenti Sejdiu dekretoi miratimin e Stemave të Njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës
06.08
Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka dekretuar sot miratimin e Stemave të 15 Njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Dekreti është shpallur në mbështetje të nenit 18, pika 3 të Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, që përcakton kompetencat e Presidentit të Republikës së Kosovës për miratimin e Stemave të Njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pas rekomandimit të përbashkët të Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Të krijohen grupet e miqësisë në parlamentin e Kosovës dhe të Kroacisë
06.08
Prishtinë - Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane u takuan me një delegacionin parlamentar kroat, i përbërë nga anëtarë të Komisionit për Vetëqeverisje Lokale dhe Rajonale dhe Komisionit për Informim dhe Media, i kryesuar nga Nevenka Marinoviq. Kryetarja e Komisionit, Zylfie Hundozi, pasi ka falënderuar delegacionin kroat për dokumentet dhe literaturën e pasur që i ka ofruar Parlamenti kroat Kuvendit të Kosovës dhe këtij Komisioni, për sa i përket procesit të integrimeve evropiane, ka uruar Kroacinë për anëtarësim në NATO dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndërparlamentar dhe shfrytëzim të përvojave kroate në procesin e integrimeve evropiane. Zonja Hundozi ka theksuar se Kosova aktualisht është në Mekanizmin Përcjellës të Asocim Stabilizimit, se Qeveria e Kosovës ka përgatitur Planin e Veprimit për Partneritet Evropian dhe se po punohet që të dalë pozitiv fizibiliteti për Kosovën dhe të avancohet Raporti për Progresin i Komisionit Evropian.
Ministria e Drejtësisë publikon raportin për punën e prokurorive
06.08
Prishtinë – Duke folur për raportin e publikuar të Ministrisë së Drejtësisë për punën e prokurorive publike të qarkut dhe të Prokurorisë Publike të Kosovës, Ministrja e këtij dikasteri Nekibe Kelmendi vlerësoi se raporti pasqyron punën e lëndëve nga aspekti kuantitativ dhe kualitativ. Ajo theksoi se raporti nuk është ndonjë analizë e thellë e punës së prokurorive për faktin se kjo është punë e Agjencisë Antikorrupsion.
Apeli i Berishës: Aplikoni për kartat e identitetit
06.08
Kreu i qeverisë premton investime të mëdha në Fushë-Krujë
Shqip
Kryeministri Berisha, nga Fushë-Kruja ju ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të aplikojnë për karta identiteti. Gjatë fjalës së tij, Berisha u është drejtuar në mënyrë vëllazërore shqiptarëve, duke thënë se “pavarësisht nga bindjet tuaja politike, ngrihuni në lartësinë e përgjegjësisë suaj qytetare, merrni letërnjoftimet elektronike. Letërnjoftimi elektronik është dëshmia më moderne e identitetit tuaj në Evropë”. Më tej ai ka theksuar se “me letërnjoftimin elektronik ju e barazoni veten me qytetarin e vendit më të zhvilluar në Evropë. Merreni letërnjoftimin edhe si dëshmi e një vullneti të hekurt për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.
Zgjedhjet, Berisha fryn administratën
06.08
Ministritë kryesore shtojnë stafin me 748 vetë në një vendim të mbajtur sekret
Shkruan: Gjergj Erebara
Qeveria Shqiptare ka marrë një vendim më 22 prill, me anë të së cilit u ka mundësuar disa ministrive të shtojnë numrin e të punësuarve për vitin 2009. Megjithëse vendimi është marrë në prill, efektet e tij financiare fillojnë që nga 1 janari, gjë që do të thotë se, siç ndodh zakonisht në Shqipëri, vendimi ka legalizuar vendet e punës të hapura që më parë. Pa dhënë sqarime dhe duke fshehur situatën reale, qeveria hapi 748 vende pune në katër ministri të rëndësishme, duke shtuar dozën e përdorimit të buxhetit të shtetit për qëllime elektorale. Përgjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria ka qenë në procesin e shkurtimit të vendeve të punës në administratën publike, sipas këshillave të ndërkombëtarëve për përdorim më efikas të parave të taksapaguesve.
Votuesit europianë dënojnë të majtën
06.08
Partitë konservatore në pushtet në Francë, Gjermani, dhe Itali, kryesojnë në zgjedhjet për Parlamentin Europian.
Ndërsa njoftohen rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Europian, është tashmë e qartë se pavarësisht krizës ekonomike që ka mbërthyer vendet e BE-së, partitë konservatore në pushtet në Francë, Gjermani, dhe Itali, kanë dalë mire në këto zgjedhje.