Comments Off

Demokracia në Kosovë është paradhomë!

2009
05.31

Të gjitha partitë plitike në Kosovë udhëzohen nga“ dhoma“ e Feithit, Kermabonit, Tinës etj!

Shkruan: Albin KURTI
(…) e përbashkëta e partive kryesore (pozitë – opozitë) është marramendëse: që të gjitha ato janë dakord me: decentralizimin, privatizimin, ICO-në, EULEX-in, shuarjen e TMK-së, integrimet në BE dhe NATO, mosbashkimin me Shqipërinë, largimin e UNMIK-ut vetvetiu etj. etj… Demokracia në Kosovë është paradhomë. Aty presin politikanët e zgjedhur që të lobojnë te ndërkombëtarët. “Lobby” në anglisht do të thotë paradhomë ose korridor. Këta s’hyjnë dot në dhomat kur aty merren vendimet, por vetëm presin korridoreve si pacientë. Politika kosovare nuk lobon, pra, vetëm jashtë vendit, por edhe brenda vendi

Lexo me shume »

Comments Off

A është Kosova e gatshme për zgjedhje?

2009
05.27

Ajo që mund ta dimë qysh tash është se ka pengesa serioze që, në parim, e bëjnë dikutabil kapacitetin e Kosovës për të organizuar zgjedhje të ndershme

Shkruan: Mufail Limani
Qeveria e Hashim Thaçit ngadalë po i afrohet gjysmës së mandatit. Ndërkohë, në vjeshtë ajo ballafaqohet me testin e parë serioz të vlerësimit – zgjedhjet lokale.

E qartë se të gjitha vlerësimet ose vetëvlerësimet, përshtypjet, opinionet, analizat dhe propagandat e mundshme, do të testohen, duke na treguar ashtu nëse ky koalicion qeveritar, ose kjo opozitë, vërtet gëzon mbështetjen e supozuar.

Por, që rezultati i testit elektoral të jetë valid, duhet që vetë zgjedhjet të jenë valide
A mundet që Kosova vetë të organizojë zgjedhje të ndershme? Do ta shohim.

Lexo me shume »

Comments Off

Një delegacion nga Universiteti Arizona vizituan Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

2009
05.27

Prishtinë Profesorë, studiues, avokatë si dhe përfaqësues fetarë nga shteti i Arizonës vizituan sot Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, në krye me Prof.Dr. Stephen K. Batalden, drejtor i qendrës MELIKIAN për studime ruse, euroaziatike dhe të Evropës Lindore në kuadër të universitetit shtetëror të Arizonës. Pasi falënderoi stafin e FSI së për mikpritjen, ai bëri prezantimin të gjithë kolegëve të tij shoqërues, të përbërë siç tha ai nga të tria fetë ibrahimite; hebraike, të krishterë dhe myslimane. Dekani i Fakultetit Doc. dr. Rexhep Boja dhe Dr. Xhabir Hamiti, profesorë në FSI dhe Kryetar i Kuvendit të BIK së, i njoftuan mysafirët me historikun e FSI së dhe me veprimtarinë e tij, si dhe për qëllimin e themelimit të FSI së si dhe për objektivat e tij, njodton QIK.

Lexo me shume »

Comments Off

Arsimi është në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm

2009
05.27

Prishtinë Në Prishtinë i ka zhvilluar ponimet konferenca njëditore e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert dhe Deutche Welle mbi rolin e arsimit në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë. Në këtë konferencë u prezantuan raporte dhe opinione mbi rëndësinë që ka arsimimi i gjeneratave në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, stabilitetin e përhershëm dhe mbi përgjegjësinë e institucioneve relevante për të siguruar arsimin e shoqërisë. Duke folur në këtë konferencë Ministri i MASHT-it Enver Hoxhaj ritheksoi rëndësinë që ka arsimi për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror.

Lexo me shume »

Comments Off

Shtypi Kosovar

2009
05.27

Gazeta “Express” sjell artikullin kryesor sot me titull “Kërkohet një kokë”. Sipas gazetës, nga Kroacia janë kthyer të ekzaminuara një pjesë e gjurmëve të ngurta, lidhur me vjedhjen në Dhomën e Provave në Policinë e Kosovës. Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e Sheremet Ahmetit, Drejtorit të Policisë. Deputetët kërkojnë me ngulm që dikush të japë përgjegjësi. Është vendosur që së shpejti Ministri Zenun Pajaziti të rrëfehet në Parlament. Kjo javë do të jetë vendimtare.

Lexo me shume »

Comments Off

ODIHR: Shqetësimi ynë për kartat

2009
05.27

Lajmet nga rajoniMisioni vëzhgues publikon raportin e parë: Mjedisi politik, i polarizuar e mosbesues. Kritika edhe për partitë: Shkelën ligjin

Shqip
Raporti i parë i misionit vëzhgues të ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit vë në dukje se problemi më i madh me të cilin ndeshet infrastruktura zgjedhore është pajisja me letërnjoftime e votuesve. “Çështja e kartave të reja të identitetit është çështja më e diskutueshme në këtë proces zgjedhor deri më tani”, shkruhet në raport.

Lexo me shume »

Comments Off

Makinat, “listë të zezë” te karburantet

2009
05.27

Lajmet nga rajoniUdhëzimi i Ministrisë së Financave: Të mos u shërbehet nëse s´kanë paguar taksat. Kundërshtojnë shoqatat

Shqip
Personat që kanë probleme me shtetin, ose me distributorin për efekte detyrimesh, nuk do të mund të furnizohen me karburant. Identifikimi i tyre do të vijë përmes serverit të instaluar në kasën fiskale, në momentin e shënimit të të dhënave, si emri dhe targa e automjetit. Forma e re është përcaktuar në udhëzimin e Ministrisë së Financave, sipas së cilës, në pajisjen fiskale do të jetë e instaluar vetëm për shoqëritë e karburanteve të shitjes me pakicë “lista e zezë”. Nëse automjeti është në listën e zezë, njësia e ndërfaqes i dërgon komandën regjistruesit elektronik fiskal: “Ndalohet furnizimi me karburant”. Në këtë rast, shkruhet mesazhi në ekranin e regjistruesit elektronik fiskal “automjeti është në listën e zezë”. Kjo është vetëm njëra pjesë e udhëzimit, i cili po kundërshtohet nga shoqëritë e karburanteve.

Lexo me shume »

Comments Off

Shpërthimi trondit qytetin pakistanez

2009
05.27

Një shpërthim i madh jashtë një ndërtese të policisë në qytetin e Lahorës në pakistan ka vrarë të paktën 23 persona dhe ka lënë të plagosur rreth 300 të tjerë.
Sulmuesit duket se kishin në shënjestër ndërtesën e selisë rajonale të agjensisë pakistaneze të zbulimit, ISI.

Zyrtarët thanë se persona të armatosur hapën zjarr dhe hodhën granata në portat e ndërtesës.

Dy persona janë arrestuar në lidhje me sulmin.

Lexo me shume »