2009
04.29
Çdo shkollë, çdo shtëpi me telefoni fikse
Mitrovicë – Të ofrosh qasje në internet, telefoni fikse, telefoni mobile, shërbime postare, shërbime të avancuara dhe të volitshme telekomunikuse, këtë gjë po e bën dhe do ta bëjë Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A., në tërë territorin e Kosovës.
Lexo me shume »
Kategoria EkonomiKategoria, Kosova - Politika |
2009
04.29
Prishtinë - “Qeveria e Republikës së Kosovës ka vazhduar të marrë përgjegjësi dhe të angazhohet në procesin e kthimit të të gjithë qytetarëve të vetë në pronat e tyre. Në kuadër të këtyre angazhimeve është edhe angazhimi për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara në veri të Mitrovicës”, është shprehur Kryeministri Hashim Thaçi në takimin e sotëm të kabinetitit të tij qeveritar. Ai ka shprehur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar angazhimet e veta në këtë drejtim dhe ka ftuar të gjithë qytetarët kosovarë që të kthehen në pronat e tyre. “Kosova është një vend i sigurt për të gjithë qytetarët e saj”, ka thënë Thaçi. Kryeministri i Kosovës ka përgëzuar popullin dhe Qeverinë e Shqipërisë me rastin e dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke thënë se “ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin”.
Lexo me shume »
Kategoria Kosova - Politika |
2009
04.29
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministrat e kabinetit të tij, Idriz Vehapi dhe Mahir Jagxhilar ka qëndruar sot në komunën e Fushë Kosovës, në kuadër të aksionit për përmirësimin e ambientit. Kryeministri Thaçi para banorëve të Fushë Kosovës pohoi se ndjehet mirë që ky projekt ka bashkuar të gjithë spektrin politik, sepse kjo është në të mirën dhe interesin e shëndetit të gjithë njerëzve në Kosovë. “Po e ndryshojmë Kosovën për të mirë, po e përmirësojmë ambientin”, ka thënë Thaçi. Ai po ashtu ka lavdëruar udhëheqjes komunale për mbështetjen. “Nga këtu dua të falënderojë edhe autoritetet lokale të Fushë Kosovës për mbështetjen e këtij projekti të Qeverisë”, ka thënë Thaçi.
Kategoria Kosova - Politika |
2009
04.29
Rritje dramatike e huamarrjes së brendshme: 25% më shumë për pesë muaj. Rreziku për vitet e ardhshme
Shqip
Qeveria shqiptare ka marrë, ose pritet të marrë, 179.2 miliardë lekë borxh në tregun e brendshëm, deri në fund të muajit maj, shifër kjo 25.2 për qind më e lartë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, bëhet e ditur nga statistikat e Ministrisë së Financave. Huamarrja e brendshme është rritur në mënyrë dramatike me më shumë se 36 miliardë lekë (277.13 milionë euro) gjatë muajve të parë të këtij viti, ndërkohë që vetë Ministria e Financave deklaroi të dielën se “të ardhurat buxhetore janë realizuar 100 për qind”.
Lexo me shume »
Kategoria EkonomiKategoria, RajoniKategoria, Shtypi |
2009
04.29
200 lekë për ata pa pasaporta, shuma tjetër pas 6 muajsh
Shqip
Qytetarët shqiptarë pa pasaporta pritet të paguajnë vetëm 200 lekë të reja për kartën e identitetit, ndërsa pjesën tjetër do ia paguajnë shtetit pas 6 muajsh. Ky është thelbi i një vendimi të ri të Këshillit të Ministrave, që pritet të miratohet shumë shpejt, si rezultat i negociatave me Partinë Socialiste dhe faktorin ndërkombëtar. Sipas këtij vendimi, qytetarët duhet të paguajnë pjesën e mbetur të shumës, në të kundërt mbeten debitorë ndaj shtetit. Ndërkohë, VKM-ja e re për kartat e identitetit pritet të mos prekë skemat aktuale të subvencionit të ndërmarra nga qeveria, të cilat do të vijojnë të funksionojnë si më parë. Sakaq, qytetarët, të cilët kanë pasaporta, nuk mund të aplikojnë për karta identiteti deri më 1 korrik 2009. Ky vendim është marrë në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar mbrëmjen e së hënës.
Lexo me shume »
Kategoria RajoniKategoria, Shtypi |
2009
04.29
Vendet e prekura nga shpërthimi i gripit të derrave kanë vendosur masa të reja rigoroze për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
Autoritetet meksikane thonë se numri i vdekjeve të dyshuara nga gripi i derrit është rritur, por e kanë ulur numrin e vdekjeve të konfirmuar nga kjo sëmundje në 7.
Lexo me shume »
Kategoria Bota |
2009
04.29
Shqipëria ka aplikuar zyrtarisht për t’u anëtarësuar për në BE. Kryeministri Sali Berisha ia dorëzoi aplikimin homologut çek, Mirek Topolanek, vendi i të cilit ka presidencën e BE-së.
“Ky akt ka rëndësi historike duke shënuar kthimin e një kombi në familjen e kombeve evropiane, ” tha ai.
Lexo me shume »
Kategoria BotaKategoria, Rajoni |
2009
04.29
The Financial Times sjell një shkrim editorial në lidhje me aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Me titullin “Mirësevjen Shqipëri,” gazeta shkruan se ndërsa BE-ja është e goditur nga kriza ekonomike, debatet rreth kushtetutës dhe shqetësimet për marrëdhëniet me Rusinë, do të jetë lehtë që udhëheqësve të saj t’u shpëtojë nga vëmendja kërkesa zyrtare për anëtarësim në BE e bërë nga Shqipëria e vogël.
Lexo me shume »
Kategoria Shtypi |