Comments Off

Njoftim

2009
03.28

Per arsye te problemeve teknik publikimet ne ueb faqe do te mungojnë deri ne muajin prill 2009.
MitrovicaPress Redaksia

Comments Off

Rambuje – dhjetë vjet pas

2009
03.20

Shkruan: Shkëlzen GASHI
Para dhjetë vjetësh, më 18 mars 1999, një delegacion nga Kosova me në krye Hashim Thaçin, nënshkroi në Paris një dokument të quajtur Marrëveshja e Përkohshme për Vetëqeverisje në Kosovë, e njohur më mirë si Marrëveshja e Rambujesë. Kjo marrëveshje askurrkund nuk e identifikonte Serbinë/RFJ-në si agresor e okupator dhe shqiptarët nuk i trajtonte si popull, por si pjesëtarë të bashkësisë kombëtare shqiptare në Kosovën shumetnike. E, siç dihet, bashkësitë kombëtare nuk gëzojnë të drejtë për referendum dhe, për më shumë, një tjetër bashkësi kombëtare në hapësirën shumetnike mund të konsiderojë se vetë organizimi i referendumit ia cenon asaj interesin vetjak nacional. Marrëveshja e Rambujesë madje e garantonte edhe sovranitetin dhe integritetin territorial të RFJ-së. Pra, me nënshkrimin e këtij dokumenti, shqiptarët për herë të parë po ia pranonin sovranitetin dhe integritetin territorial shtetit që e identifikonin si okupator. Marrëveshja nuk e përmendte kurrkund as UÇK-në, e cila, në trajtimin e kësaj marrëveshjeje, barazohej me nivelin e njësive paramilitare serbe. Për më shumë, në bazë të kësaj marrëveshjeje, 2.500 ushtarë dhe 1.500 policë të RFJ-së dhe të Serbisë do të vazhdonin të mbeteshin në Kosovë.

Lexo me shume »

Comments Off

NË SHQIPËRI KA GUXIM MEDIAL – NË KOSOVË S’KA GAZETARI!

2009
03.20

Gazetaria është institucion në vete!
Shkruan: Skënder Limani

Nëse përfshihet karakteri për të përcaktuar ose lexuar cilindo politikan tonin, shumica mund të dalin të jenë politikanë pa karakter, ose me karakter të paformuar ose me karakter të deformuar. Ata janë në gjendje ta shkatërrojnë krejt shoqërinë në emër të aspiratave të tyre personale dhe familjare. Kjo është dëshmuar me miliona herë deri më sot. Sipas meje, kjo është kohë kur fytyrat publike dhe mediale duhet t’i japin guxim mediave tona elektronike dhe të shtypit që të ndjekin mësimet dhe përvojat nga gazetarët në Shqipëri.

Lexo me shume »

Comments Off

Ura e Ibrit, kufiri ku ndalohen katër zyrtarë të lartë serbë!

2009
03.20

Mitrovicapress.netSkandaloze: Policia e Kosovës ndryshon kufijtë e Kosovës

Shkruan: Hysni Syla, BOTA SOT
Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ka qenë e pakalueshme të enjten për zëvendësministrin e të ashtuquajturës Ministri për Kosovë të Serbisë dhe tre bashkëpunëtorët e tij. Diku pas orës dhjetë, policia e Kosovës ka ndalur në cepin jugor të urës kryesore dy vetura, me targa jo të rëndomta të Republikës së Serbisë, gjë e cila ia kishte tërhequr vëmendjen Beqirit, një qytetar që kishte qëlluar rastësisht atypari dhe e kishte përcjellë më pastaj ngjarjen me kërshëri.

Lexo me shume »

Comments Off

Qeveria e Luksemburgut financon një projekt me vlerë prej 6,5 milion eurosh

2009
03.20

Prishtinë - Ministrinë e Shëndetësisë dje e vizitoi një delegacion nga Luksemburgu për të shqyrtuar Projektin e Qeverisë së Luksemburgut i cili në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do të realizohet në disa faza dhe disa qendra, me vlerë prej 6,5 milion eurosh. Mysafirët nga Luksemburgu: Gaston Schwartz, Drejtori gjeneral i Lux Development, Geert De Bruycker, drejtor operativ, François Delfosse, përfaqësues regjional për Ballkan u pritën nga Ministri Alush Gashi, i cili i falënderoi mysafirët për mbështetjen e Dukatës së Luksemburgut për Shëndetësinë kosovare dhe garantoi mbështetje të vazhdueshme për realizimin e projekteve të përbashkëta me transparencë, ekonomizim dhe nikoqirllëk për mjetet e donatorëve.

Lexo me shume »

Comments Off

“Diveroli”, SHBA: Withers veproi drejt

2009
03.20

Lajmet nga rajoni“Nuk u gjet asgjë që mund të konfirmonte ndonjë pretendim penal”

Shqip
“Withers veproi drejt”. Ky është konkluzioni që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas disa muajsh shqyrtimi të të gjitha fakteve të vëna në dispozicion për çështjen “Diveroli”. Në këtë mënyrë, Departamenti amerikan i Drejtësisë ka zhvlerësuar pretendimet e medias lidhur me implikimin e ambasadorit amerikan në Shqipëri, Withers, dhe disa diplomatëve në fshehjen e të vërtetës, lidhur me tregtimin e fishekëve kinezë midis Shqipërisë dhe Afganistanit.

Lexo me shume »

Comments Off

Gërdeci”, një anëtar i Gjykatës së Lartë, me konflikt interesi

2009
03.20

Lajmet nga rajoniShqip
Një anëtar i Gjykatës së Lartë, që do të gjykojë dosjen “Gërdeci”, ka konflikt interesi. Vajza e gjyqtarit Besnik Imeraj, i zgjedhur dje me gogla për të gjykuar 30 të pandehurit, punon në studion ligjore “Haxhia-Hajdari”, studio që mbron interesat e të pandehurit Mihal Delijorgji dhe të firmës së tij “Albademil”, të dyshuar nga prokuroria se kanë shkaktuar tragjedinë e 15 marsit 2008 në fshatin Gërdec. Marsela Imeraj punon prej disa kohësh në këtë studio ligjore, me qendër te kullat binjake në Tiranë dhe sipas informacioneve të gazetës “Shqip” ka marrë pjesë personalisht në regjistrimin e kuotave të firmës “Albademil” në gjykatë. Ky fakt, sipas juristëve, është një element i nevojshëm që gjyqtari Imeraj të japë dorëheqjen nga gjykimi i dosjes, pasi ekziston konflikti i interesit. Gazeta ka tentuar dje pasdite të kontaktojë me gjyqtarin në fjalë, por e ka pasur të pamundur, pasi zyrtarisht nga gjykata ka marrë një përgjigje se nuk kanë një numër kontakti. Megjithatë, kemi gjetur numrin e celularit të z. Imeraj, por ai nuk e ka hapur edhe pas dërgimit të një mesazhi, nëpërmjet të cilit i kemi komunikuar se për çfarë do ta pyesnim. Gjithashtu jemi interesuar te studio ligjore “Haxhia-Hajdari”, nga ku kemi marrë konfirmimin se Marsela Imeraj është punonjëse në këtë studio prej disa kohësh dhe është në fushën tregtare dhe jo penale.

Lexo me shume »

Comments Off

FMN-ja ul ndjeshëm parashikimin ekonomik për vitin 2009

2009
03.20

Fondi Monetar Ndërkombëtar uli ndjeshëm parashikimin ekonomik, madje tani thotë se ekonomia botërore do të tkuret këtë vit për herë të parë pas 60 vjetësh.
Pas njoftimit të raportit, zyrtarët e FMN-së u bënë thirrje qeverisë që të shojnë përpjekjet për të luftuar rënien ekonomike.
Huadhënësi global thotës e ekonomia botërore mund të tkurret deri në 1 për qind. Raporti i FMN-së thotë se ekonomitë e zhvilluara do të pësojnë një recesion të madh: ekonomia amerikane do të bjerë 2.6 për qind në vit dhe ekonomia e Japonisë do të bjerë ndjeshëm 5.8 për qind.
Sipas raportit, shumica e vendeve do të përjetojnë një rimëkëmbje modeste vitin e ardhshëm.

Lexo me shume »