Comments Off

DESTABILIZIMI I OPOZITËS SI STABILIZIM I UNMIK-ut

2009
02.26

Shkruan: Teki DËRVISHI
Mënyra si kritikon opozita pushtetin është një klishe standard i përpjekjes për t’ia ngarkuar Qeverisë tërë barrën e përgjegjësinë për situatën totale në Kosovë. Situata e tillë çfarë është sot në Kosovë vjen si kontinuitet i destruksionit dhjetëvjeçar të forcave brenda bashkësisë ndërkombëtare që kanë penguar dhe sabotuar pavarësinë e Kosovës. Rrallë kush nuk e kupton se kriza në Kosovë nuk është shkaktuar për një vit qeverisjeje të Thaçit (2008). Kriza nuk është faj i pushteteve vendëse, por nëse është faj edhe i pushteteve vendëse, atëherë ky faj i bie më së shumti opozitës, sepse ajo ka bashkëqeverisur deri fund të vitit 2006.

Lexo me shume »

Comments Off

Paul Acda bisedoi me drejtuesit e Odës Ekonomike Rajonale në Mitrovicë

2009
02.26

Mitrovicë (MitrovicaPress) – Paul Acda, i angazhuari i EULEX-it për monitorimin e Doganave të Kosovës, ka biseduar me drejtuesit e Odës Ekonomike Rajonale (OER) në Mitrovicë. Me këtë rast, drejtori i OER-it, Rrustem Abiti, e ka njoftuar Acda me problemet që e ngarkojnë komunitetin e biznesit në Rajonin e Mitrovicës, siç janë kontrabanda, korrupsioni dhe ekonomia e hirtë.

Lexo me shume »

Comments Off

Italia dhuron 2 milionë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës

2009
02.26

Prishtinë - Qeveria e Italisë ka dhënë një ndihmesë financiare prej dy milionë eurosh për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kështu u bë e ditur sot gjatë një takimi të Zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi me ambasadorin e Italisë në Prishtinë Michael Giffon, ku ishte i pranshëm edhe Fehmi Mujota ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zëvendëskomandanti i FSK së, Rrahman Rama.

Lexo me shume »

Comments Off

Miratohen strategjitë për integrimin e Kosovës në BE

2009
02.26

Prishtinë – shkurt Kuvendi i Kosovës miratoi në parim projekt rezolutën për prioritetet dhe strategjitë e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe planin e veprimit për sfidat e raportit të Komisionit Evropian për Progresin në Kosovë.

Lexo me shume »

Comments Off

BB kërkon falje: Gabuam me dhëndrin e Berishës

2009
02.26

Zyra e Bankës Botërore në Tiranë u përgjigjet akuzave: Pranojmë konkluzionet e Panelit të Inspektimit

Shqip
Zyra në Tiranë e Bankës Botërore iu përgjigj dje në darkë akuzave të shumëfishta të qeverisë shqiptare mbi shembjet në Jal, duke deklaruar se Paneli i Inspektimit ka të drejtë për sa i përket rolit të Zyrës së Koordinimit të Projektit dhe se Paneli është “i pavarur”. Në një përpjekje dramatike për të ruajtur gjuhën diplomatike, në një takim të posaçëm me gazetarët, drejtoresha e BB-së për Shqipërinë, Camille Nuamah, dorëzoi konkluzionet përfundimtare të menaxherëve të BB-së.

Lexo me shume »

Comments Off

AKKP: Çmimet e tokave në bregdet

2009
02.26

Në prag të zgjedhjeve, Berisha premton kompensimin e ish-pronarëve: Nuk kemi para, do t´u japim troje pranë Jonit dhe Adriatikut

Shqip
Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, qeveria programon skemën e re për kompensimin e ish-pronarëve. Tokat e lira pranë bregdetit të Jonit dhe Adriatikut, liqenit të Pogradecit dhe Shkodrës, dhe zonat jashtë parkut kombëtar të Dajtit dhe malit të Priskës, do të shkojnë në favor të ish-pronarëve. Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se qeveria ka identifikuar mijëra hektarë troje publike në brigjet turistike për t`ua kthyer pronarëve.

Lexo me shume »

Comments Off

Ish presidenti serb, Milutinovic i pafajshëm

2009
02.26

Pesë ish zyrtarë të lartë serbë janë gjetur fajtorë për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë nga Gjykata e krimeve të luftës në Hagë.
Ish presidenti serb, Milan Milutinovic doli i pafajshëm.

Lexo me shume »

Comments Off

Obama flet për kujdes në shpenzime

2009
02.26

Presidenti amerikan, Barack Obama ka bërë të ditur propozimet e buxhetit të tij duke paralajmëruar se përpara ata kanë përzgjedhje të vështira mbi atë se sa duhet të shpenzojnë.
Në një njoftim të shkurtër, Presidenti Obama tha se më parë shuma të mëdha që përfshinin koston e operacioneve në Irak dhe Afganistan ishin lënë jashtë llogarive dhe tani Amerika kishte nevojë për ndershmëri.
Ai tha se do të ulë shpenzimet federale me 2 trilionë dollarë që do të mbulohet pjesërisht, duke kthyer uljet e taksave që kishte prezantuar presidenti Bush.
BBC