Comments Off

FUNDI LOGJIK I NJË FILLI TË MBRAPSHTË

2008
11.27

Askush sot nuk e jep jetën për Planin e Ahtisaarit, ai nuk është në zemrën e këtij populli, prandaj nuk mund të mbrohet assesi. Diçka tjetër mund të mbrohet, diçka që ky popull e ka në zemër. Diçka për të cilën e dhanë jetë Arben Xheladini e Mon Balaj. Ata ranë për vetëvendosje.

Shkruan: Glauk Konjufca
Para një viti, atëherë kur përfaqësuesit e treshes negociatore Ischinger, Wisner dhe Kharçenko po sillnin përfundimet e tyre lidhur me pamundësinë e gjetjes së një kompromisi dhe mënyre për ta bindur Serbinë që ta pranonte Planin eAhtisaarit, Lëvizja VETËVENDOSJE! përpara hyrjes së Kuvendit të Kosovës pat organizuar një aksion simbolik HIV+ = Ahtisaari-. / Shiko këtu këtë aksion simbolik (3 dhjetor 2007) – Sh.B/ Ne tregonim që nëse pavarësia e Kosovës shpallet pa referendum dhe vetëvendosje, si dhe pa shpërbërjen e strukturave paralele shtetërore serbe paraprakisht, të cilat kontrollojnë 1 /4 e territorit të Kosovës, këto pjesë të banuara me serbë nuk do ta pranojnë këtë pavarësi, prandaj bashkësia ndërkombëtare, në përpjekje për ta arritur bashkëpunimin me Serbinë për shtrirje nëpër këto hapësira, do t’iu bëjë lëshime serbëve më shumë se sa ato përbrenda Planit të Ahtisaarit. Frikësoheshim që meqë Serbia nuk po e pranonte Planin e Ahtisaarit sepse po kërkonte më shumë se kaq, bashkësia ndërkombëtare do të synonte modifikimin e planit kah një “Ahtisaari minus”. Kjo është arsyeja pse pas shpalljes së pavarësisë së mbikëqyrur nëpërmjet Planit të Ahtisaarit, ne vazhdimisht paralajmëruam që do të ketë një raund tjetër negociator, kësaj radhe për statusin e territoreve të kontrolluara nga strukturat paralele të Serbisë brenda Kosovës. Kjo është saktësisht ajo që po ndodh aktualisht.

Lexo me shume »

Comments Off

Sejdiu: Festa e Flamurit në Kosovë kremtohet me më shumë krenari e gëzim

2008
11.27

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit, u është drejtuar qytetarëve të vendit me një mesazh, duke shprehur urimet e tij të përzemërta. “Kjo datë e bujshme e historisë moderne shqiptare përputhet edhe me kthimin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrtiotit Skënderbeut në Krujë, më 1443, ndaj kudo që ka shqiptarë nderohet e përjetohet si njëra ndër datat më të veçanta të gjithë historisë sonë”.

Lexo me shume »

Comments Off

Arrestohen dy shtetas kinezë per pastrim parash

2008
11.27

Prishtinë - Janë arrestuar dy shtetas të dyshuar kinezë (të cilët qëndronin përkohësisht në Kosovë) për shkak te dyshimit se kanë kryer veprat penale shpëlarje parash, evazion fiskal dhe krim të organizuar. Dërgesat e parave në Kinë kanë kapur shumën prej 1.250.000 euro (Njëmilion e dyqind e pesëdhjetë mijë), ndërsa në Kosovë janë deklaruar rreth 60.000 euro (gjashtëdhjetë mijë).

Lexo me shume »

Comments Off

Mesazh i Kryeministrit të Kosovës drejtuar qytetarëve shqiptarë për 28 Nëntorin

2008
11.27

Prishtinë – Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon qytetarët shqiptarë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar. Me anë të një mesazhi Kryeministri Thaçi thekson se 28 Nëntori është datë e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë, sepse pas përpjekjeve shekullore për liri dhe pavarësi, u krijua shteti shqiptar, duke zgjidhur pjesërisht një aspiratë të kombit tonë. “Sot, Republika e Shqipërisë është shtet demokratik, drejt rrugës së sigurt për t’u integruar në NATO dhe në Bashkim Evropian. Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori 2008, Kosovën e gjen shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”, thuhet në mesazhin e Thaçit. Gjithashtu ai thekson se 28 Nëntori është i rëndësishëm për historinë e Kosovës, është datë e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jashari. Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, gjithë bashkombasit tanë krenohen me të arriturat e përbashkëta në rrugë drejt integrimit në institucionet euratlantike, – thuhet në fund të mesazhit të Hashim Thaçit, kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Comments Off

Tokat, çmimet për 12 qarqe

2008
11.27

Qeveria injoron kundërshtimet e ish-pronarëve, miraton listën përfundimtare të vlerësimit për metër katror. Tabela e plotë

Shqip
Qeveria vendos përfundimisht çmimet e tokës për çdo metër katror në 12 qarqet e vendit. Me gjithë kontestimin e vazhdueshëm të ish-pronarëve për rritjen e çmimit, apo për uljen e tyre aty ku çmimi është rritur artificialisht, Këshilli i Ministrave ka vulosur dje çmimet e vlerësimit të një metër katror truall në çdo qark të vendit, duke mos ndryshuar asnjë presje nga vendimi i mëparshëm në shkurt të 2008-ës për çmimet e trojeve në çdo qark. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave është miratuar harta përfundimtare e vlerës së tokave, si truall, tokë bujqësore, sipërfaqet e livadheve, sipërfaqet pyjore, tokat në zonat rurale dhe ato urbane.

Lexo me shume »

Comments Off

Fullani: Kriza po na rrezikon

2008
11.27

Guvernatori pranon riskun për ekonominë shqiptare. Por shmang panikun: Do t´ia dalim

Shqip
Kriza ekonomike që do të mbërthejë Shqipërinë në 2009-ën është e pashmangshme, por ato që nuk dihen ende janë pasojat. Sektorët që do të preken më tepër do të jenë bankat me kreditë që japin, të ardhurat nga emigrantët, eksportet dhe investimet e huaja. Për momentin, Ministria e Financave dhe institucionet ndërkombëtare financiare që kanë zyra në Shqipëri, kanë zbardhur vetëm një pjesë të efekteve që mund të sjellë kriza ekonomike, duke përmendur rënien e disa sektorëve në ekonominë e vendit, ndërsa për ritmin rritës të Prodhimit të Brendshëm Bruto, treguesit nuk duken edhe aq optimistë.

Lexo me shume »

Comments Off

Mbi 100 të vrarë nga sulmet në Bombei

2008
11.27

Forcat e sigurisë në Indi po përpiqen të vendosin kontroll të plotë mbi dy hotele dhe një qendër ebraike në Bombei.
Mbi 100 vetë kanë humbur jetën gjatë këtyre sulmeve.
Në qendër të sulmeve me granata dhe armë automatike, ishin dy hotele, stacioni hekurudhor dhe spitali.
Personat e armatosur po ashtu kanë mbajtur pengje në një bllok zyrash.

Lexo me shume »

Comments Off

Shtypi Evropian

2008
11.27

Shtypi britanik në faqet e para i kushton një mbulim të gjerë sulmeve terroriste në Bombej të Indisë, ku humbën jetën mbi 100 vetë dhe afro 40 të tjerë u morën peng.
THE TIMES, ashtu si dhe shumica e gazetave në faqë të parë kanë një foto të madhe nga një stacion hekurudhor ku shihen çanta të shpërndara e pellgje gjaku nga sulmet.

Lexo me shume »