Comments Off

Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës!

2008
10.29

Shkruan: Albin KURTI
Plani i Ahtisaarit që ndodhet brenda në Kushtetutën e Kosovës por edhe sipër saj, nuk e parasheh decentralizimin e qytetit të Prishtinës. Afër gjysmë milioni banorë do të vazhdojnë ta kenë një zyre. Popullata e Parteshit, me më pak se 1% banorë krahasuar me Prishtinën, do të bëhet me komunë të veçantë. Prishtina ka shumë banorë e pak territor, dhe nuk është menduar decentralizimi për të.Vetëm atje ku ka pak banorë (serbë, natyrisht) dhe shumë territor do të ketë decentralizim dhe komuna të reja.

Lexo me shume »

Comments Off

Në Mitrovicë protestuan studentët e FXM-së

2008
10.29

Mitrovicë - Ndonëse për shkak të numrit të vogël të afateve të provimeve nëpër fakultete, kanë shfaqur paknqësi pothuaj të gjithë studentët e Universiteit të Prishtinës, janë vetëm ata të Fakultetit Xehtaro-Metalurgjik (FXM) në Mitrovicë, që kanë protestuar të martën në oborrin e këtij fakulteti.
Studentët protestues thanë se qëllim i protestës është që t’u tërhiqet vëmendja drejtuesve të fakultetit dhe atyre të universitetit për këtë problem. Ata thanë po ashtu se pas reduktimit të afateve të provimit, prej pesë në vetëm tre afate, ka rënë tepër numri i atyre që mbërrijnë 70 për qind të poenëve, që është kusht për regjistrimin e vitit vijues akademik.

Lexo me shume »

Comments Off

Kryetari Rexhepi priti parlamentaret e Mbretërisë së Belgjikës

2008
10.29

Mitrovicë – Kryetari i Komunës, Bajram Rexhepi, ka pritur anëtarët e delegacionit të Parlamentit të Mbretëirsë së Belgjikës, me në krye Herman Van Rompuy, kryetar, të cilët po qëndrojnë këto ditë në Kosovë, me ç’rast i ka njoftuar ata për gjendjen e përgjithshme në komunë dhe për interesimet e tyre që kanë shfaqur.

Lexo me shume »

Comments Off

U asfaltua edhe rruga “Sami Gashi”

2008
10.29

Mitrovicë - Përveç punës së madhe që është u bërë në zonat rurale të Komunës së Mitrovicës, ku janë duke u asfaltuar rrugët e fshatrave, projekte të tilla janë duke u realizuar edhe në rrugët dytësore të qytetit.
Në vazhdën e realizimit të projekteve të rregullimit të infrastrukturës rrugore të martën është asfaltuar edhe pjesa e mbetur e rrugës “Sami Gashi” në Vaganicë, e cila përveç se do të lehtësoj qarkullimin për banorët e asaj paralarjeje të qytetit, në të njëjtën kohë do të shkarkoj edhe rrugën kryesore që lidhet me qytetin.

Lexo me shume »

Comments Off

Në Mitrovicë u mbajtë takimi me personat e prekur nga sindromi Down

2008
10.29

Mitrovicë - Organizata joqeveritare Down Syndrome Kosova (OJQ- DSK) ka mbajtur në Mitrovicë një takimi të përbashkët të prindërve dhe fëmijëve (personave), të prekur me sindromin Down, ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë të pushtetit lokal të komunës së Mitrovicës dhe përfaqësues të organizatave tjera qeveritare e joqeveritare, vendore e ndërkombëtare.

Lexo me shume »

Comments Off

KOSOVA KURRË NUK KA QENË PJESË E SERBISË SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMËTARE

2008
10.29

Shkruan Shemsi Ajvazi
specialist i historisë së marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe i politikës ruse -

Shumë shkrime publicistike dhe analitike në vitet e fundit i janë kushtuar shpërbërjes së Jugosllavisë, kurse janë të rralla ose edhe nuk ka fare shkrime që flasin për formimin e saj. Pasi që Kosova në një periudhë relativisht të shkurtër në aspektin historik ka qenë brenda këtij shteti është me rëndësi të dihet se si u formua ky shtet, kush e formoi dhe për se, si dhe a u arsyetuan qëllimet për formimin e tij. Nëse analizohet kjo periudhë e historisë së këtij shteti bëhet e qartë se Jugosllavinë e kanë krijuar Fuqitë e Mëdha (Këtë e vërtetojnë edhe vetë historianët serbë, si Ekmexhiç etj.) pas shkatërrimit të Perandorisë Austro-Hungareze dhe tërheqjes së Perandorisë Osmane nga këto treva.

Lexo me shume »

Comments Off

NGA SERVILIZMI I DËMSHËM NË â€œREBELIM” TË RREZIKSHËM (ose: Kosova po konfederalizohet)

2008
10.29

Shkruan: Avni KLINAKU
(Opinioni i gjerë nuk guxon të gënjehet se pavarësia e Kosovës është në rrezik! Opinionit duhet t’i thuhet e vërteta se nuk është në rrezik pavarësia e Kosovës (ajo tanimë ka marrë fund; këtë e di edhe Serbia dhe herët a vonë do ta pranojë!), por në rrezik është territori i Kosovës).

Lexo me shume »

Comments Off

Panevropianët nga Kosova morën pjesë në konferencën mbi botën multipolare

2008
10.29

Prishtinë – Në Opati të Kroacisë, nga data 24 deri më 26 tetor, u mbajt konferenca ndërkombëtare me temën “Sovraniteti evropian në botën multipolare”, në të cilën mori pjesë edhe një delegacion i PanEvropës nga Kosova, i cili përbëhej nga Valbona Idrizi, Arsim Shala dhe Fehmi Mehmeti. Në emër të delegacionit nga Kosova, me një kumtesë u paraqit z. Arsim Shala.

Lexo me shume »