2008
09.30
Analizë e shkrimit “Identiteti evropian i shqiptarëve” të Ismail Kadaresë (I)
Si ndërton shkrimi publikun dhe çfarë botëkuptime ka autori?
Shkruan: Gëzim MEKULI, Oslo
Shkrimi i Rexhep Qoses “Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare” mund të vlerësohet si një krijim publicistik që ka nxitur një ndër debatet me interesante në hapësirën publike shqiptare. Një ndër këto debate të njohura është ai Qosje – Kadare. Karakteristikë e veçantë e këtij debati është mënyra e ndryshme e të interpretuarit dhe të kuptuarit të identitetit të popullit shqiptar, nisur nga pikëpamja fetare, historike, filozofike dhe kulturore.
Lexo me shume »
Kategoria FreevoxKategoria, Komente & Analiza |
2008
09.29
Shkruan: Kristina RASI
Asambleja e 67 e radhës e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), i hapi punimet e radhës më 23 shtator 2008 dhe që do të vazhdojnë deri 1 tetor 2008, kjo Organizatë e përcaktoi në rend dite një ndër pikat më të rëndësishme në botë, edhe kërkesën e Serbisë, që gjyqi ndërkombëtar i Hagës të vendos mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës!!!
Kjo, na lë të nënkuptojmë qartë se OKB po shkelë hapur mbi ato rregullore dhe ligjet që vet i ka aplikuar dhe që i kishte si primare .
Ish-federata jugosllave më 19 tetor 1945 u bë anëtare e kësaj Organizate; por, pas shpërbërjen e ish Jugosllavisë, në vitet e 90-dhjeta të gjitha republikat e kësaj federate u bënë shtetet më vete dhe poashtu u bënë anëtare të OKB-së: Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina u anëtarësuan me 22 maj 1992 në këtë Organizatë, ish-republika Jugosllave e Maqedonisë u anëtarësua me 8 prill 1993, kurse ish-Jugosllavia u rianëtarësua si „union“ së bashku me Malin e Zi me 1 nëntor 2000, Mali i Zi po ashtu si ish-republika Jugosllave e Maqedonisë me ndihmën e shqiptarëve u pavarësua dhe po ashtu ky „shtet„ u pranua më 28 qershor 2006 si anëtare e OKB-ës. Serbia si shtet mbeti de fakto e pa ri -anëtarësuar në këtë Organizatë, sepse emri Jugosllavi nuk ekziston më fare pas shpërbërjes së këtij „unioni“ dhe që Serbia duhej të aplikojë serish si shtet në organizatë, nëse ky vend donë t’i gëzoi të drejtat e kësaj organizate.
Lexo me shume »
Kategoria FreevoxKategoria, Komente & Analiza |
2008
09.29
Shkruan: Avni KLINAKU
Në qoftë se deri dje shteti serb nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe në çfarëdo mënyre është përpjekur ta minojë atë si “një veprim i paligjshëm ndërkombëtarâ€, ajo tani po e kërkon mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës!
A paraqet kjo fuqinë apo pafuqinë diplomatike të shtetit serb? A paraqet kjo tërheqje apo avancim të pozitave ndërkombëtare të Republikës së Serbisë në raport me Kosovën dhe faktorin ndërkombëtar?
As njërën, as tjetrën!
Lexo me shume »
Kategoria FreevoxKategoria, Komente & Analiza |
2008
09.29
Mitrovicë – Përfaqësuesit e strukturave të sigurisë dhe ata të strukturave politike në Mitrovicë vlerësuan sot se gjendja e sigurisë është e qetë megjithë incidente që kanë ndodhur në veri të qytetit javën e kaluar. Kryetari i Komunës, Bajram Rexhepi në takimin e rregullt të Komitetit për Siguri tha se pos atyre incidenteve në veri nuk ka informacione për ndonjë rast tjetër që do të ndikonte në segmentin e sigurisë.
Lexo me shume »
Kategoria Kosova - Politika |
2008
09.29
Prishtinë - Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, myftiu Naim Tërnava, me rastin festës së Fitër Bajramit, u ka drejtuar një mesazh të gjithë besimtarëve, pas agjërimit të muajit të Ramazanit. Kjo festë, thuhet në mesazh, “ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë, të cilin besimtarët me devocionin më të madh e shprehen gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit”. “Për ne në Kosovë kjo festë, këtë vit, ka një domethënie të dyfishtë, ngase për të parën herë e presim dhe e festojmë në Kosovën e pavarur e të pranuar ndërkombëtarisht, për çka i jemi mirënjohës Zotit fuqiplotë që na mundësoi ta arrijmë këtë ditë e më pastaj u jemi mirënjohës edhe të gjithë miqve tanë që na ndihmuan ta realizojmë projektin tonë të kamotshëm për liri e sovranitet”, thuhet në mesazh.
Lexo me shume »
Kategoria Kosova - Politika |
2008
09.29
Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, u ka dërguar një mesazh urimi të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve të besimit islam me rastin e festës së Bajramit të Madh. Në mesazhin e Presidentit thuhet: “Festën e Bajramit të Madh po e kremtojmë për herë të parë në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.
Lexo me shume »
Kategoria Kosova - Politika |
2008
09.29
Prishtinë - Kryeministri Hashim Thaçi përgëzoi kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe gjithë qytetarët e fesë islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit “Festa e Fitër Bajramit kremtohet për herë të parë në Kosovën e lirë, shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, njofton QIK. Kjo është e arritura jonë e madhe, për të cilën janë përpjekur gjenerata të tëra”, thuhet në urimin e kryeministrit Thaçi, dërguar kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe gjithë qytetarët e fesë islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit.
Lexo me shume »
Kategoria Kosova - Politika |
2008
09.29
Prishtinë – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka mbyllur sezonin e verës me një rekord të fitimit dhe numrit të udhëtarëve gjatë periudhës së gjertanishme. Nëpërmjet një komunikate shtypi njoftohet se numri i udhëtarëve të procesuar deri me tash, ka arritur mbi 850 mijë, ndërsa fitimi neto gjatë periudhës tetë mujore ka kapur shifrën prej 5.4 milionë eurosh.
Lexo me shume »
Kategoria EkonomiKategoria, Kosova - Politika |