Comments Off

A ka Siguri pa mbrojtje?!

2008
08.29

FSK – njësi për mbrojtje civile!

Shkruan: Albin KURTI
Kur përmenden forcat e armatosura e të paarmatosura në Kosovë (përfshirë këtu KFOR-in, policinë, tash edhe FSK-në etj.) gjithmonë bëhet fjalë për sigurinë në Kosovë dhe asnjëherë për mbrojtjen e Kosovës, thuajse Kosovës i vjen rreziku nga vetvetja e jo nga Serbia.

Formulari që duhet ta plotësojnë të gjithë ata që duan të inkuadrohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është marramendës. Përplot pyetje të pafundme të cilat e lodhin dhe mërzisin edhe njeriun më të durueshëm. Mbi të gjitha, me këtë lloj formulari sigurisht që njerëzit disi skanohen (dhe familjet e të afërmit të tyre për të cilat janë dedikuar një numër i madh i pyetjeve). Kandidatët për FSK duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta në fakt krijojnë dosje për vetveten. Mblidhen aq shumë informata për ta saqë pjesëtarët e FSK’së së ardhshme pa dyshim që do të jenë njerëzit për të cilët do të dihet më së shumti. Natyrisht që këto informata nuk do të bëhen publike. Ato do t’i dinë vetëm KFOR-i dhe Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës të cilët do ta dirigjojnë FSK’në.

Lexo me shume »

Comments Off

Perandoritë e shohin fundin e tyre te barazia

2008
08.29

Shkruan: Glauk KONJUFCA
Kur Roma kish arritur të bëhej fuqia kryesore ushtarake e Gadishullit Apenin, hegjemonia e saj hasi në një tjetër sfidë që i qëndronte përballë: Kartagjena, kjo superfuqi detare e Mesdheut, e vendosur në brigjet e Afrikës veriore (Tunizia e sotme). Ato i ndante vetëm ishulli i Sicilisë, që në një moment të caktuar të zgjerimit të këtyre dy superfuqive të kohës, filloi të merrte kuptimin e “vijës së kuqe” për të dyja. Kur romakët u siguruan që Kartagjena përfundimisht po e merr Sicilinë, e sidomos qytetin e Mesanës, ky ishte ai pragu i tolerancës, sepse me marrjen e kësaj pike të rëndësishme nga Kartagjena, Roma do të gjendej në një situatë krejt të pafavorshme gjeostrategjike, në një pikë pa kthim dhe fund të sigurt. Dy fuqi po qëndronin përballë njëratjetrës – nuk mund ta ndanin botën, prandaj njëra prej tyre duhej të ngadhnjente, tjetra të fundosej. Të gjithë e dimë si shkoi puna pas.

Lexo me shume »

Comments Off

Edhe 9 vjet pas luftës, në Kosovë rreth 2 mijë të pagjetur

2008
08.29

Prishtinë – Në një tryezë me temë: “Të gjithë për të pagjeturit”, e cila kishte për qëllim sensibilizimin e institucioneve ndërkombëtare dhe vendore në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, u tha se edhe pas 9 vitesh në Kosovë konsiderohen të pagjetur edhe 1.938 persona, përfshi këtu edhe 400 mbetje mortore në Morgun e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Lexo me shume »

Comments Off

Shqyrtohen përgjegjësitë e zyrtarëve doganorë në importimin e vajit dysulfurik

2008
08.29

Prishtinë – Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ka formuar një komision për shqyrtimin e përgjegjësive të zyrtarëve doganorë në importimin e vajit dysulfurik.

Lexo me shume »

Comments Off

Korriku periudha më e suksesshme nga tatimi në pronë

2008
08.29

Prishtinë - Muaji korrik ka shënuar periudhën më të suksesshme në historinë e të hyrave nga tatimi në pronë që nga vitit 2002, në të gjitha komunat e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe janë grumbulluar mbi 1.8 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007 është një rritje prej 46%. Sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, gjithsej për vitin 2008 janë grumbulluar 44% e shumës së faturuar, ndërkaq kanë mbetur edhe pesë muaj deri në fund të vitit.

Lexo me shume »

Comments Off

Shtypi Kosovar

2008
08.29

EXPRESS
Perëndimi ka vazhduar të reagojë kundër njohjes së Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë nga Rusia dhe të përjashtojë krahasimet me rastin e Kosovës. Në argumentet e diplomatëve perëndimorë, dallimi më fundamental që shprehet është se asnjë shtet anëtar i NATO-s nuk ka qenë në konflikt direkt me Serbinë, sikur Rusia në rastet e krahinave të Gjeorgjisë.

Lexo me shume »

Comments Off

Qeveria “zhytet” në errësirë

2008
08.29

Defekti i rëndë në linjën e Kopshtit Botanik ndërpreu energjinë për gjysmën e kryeqytetit. Normaliteti u kthye në orët e mbrëmjes

Shqip
Një defekt te kabllot në nënstacionin elektrik në zonën e Botanikës, zhyti në terr të plotë gjysmën e Tiranës prej afro 10 orësh. Në zonat ku mungonte energjia elektrike janë të shtrira institucionet kryesore të vendit, përfshi Kryeministrin dhe ministritë. U desh një punë me intensitet të plotë nga grupi i elektricistëve, për t´i dhënë fund mungesës së energjisë elektrike.

Lexo me shume »

Comments Off

Vjelja e kanabisit në Jug trondit krerët e policisë

2008
08.29

Pas incidentit në Lazarat, lëvizen të gjithë drejtuesit e Drejtorisë së Gjirokastrës

Shqip
Sezoni i vjeljes së kanabisit e gjen me një staf të ri drejtues Policinë e Gjirokastrës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi, ka firmosur dje emërime e transferime që prekin kryesisht Policinë e Gjirokastrës, me motivacionin “për t´i dhënë një impuls të ri punës”.

Lexo me shume »