Prishtinë - Një delegacion i Kosovës, i kryesuar nga Kryeministri Hashim Thaçi, u nis për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare të donatorëve për Kosovën që do të mbahet më 11 korrik.
Presidentit Sejdiu përshëndeti nënshkrimin e anëtarësimit në NATO nga Shqipëria dhe Kroacia
07.10
Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, përshëndeti nënshkrimin e protokolleve të anëtarësimit në NATO nga Shqipëria dhe Kroacia, duke e cilësuar këtë akt si një hap shumë domethënës në përpjekjet e vendeve të Evropës Juglindore për integrim të plotë në strukturat euroatlantike.
TUBIM PROTESTUES
07.10
Mitrovicë – Protesta e ditës së sotme është mbajtur rreth orës 14:00, në fshatin Shupkovc, KK Mitrovicë para “Terminalit Doganor†në shenjë kërkese për largimin e tri maunave me vaj disulfurik të parkuara në kompleksin industrial “Trepça†në Mitrovicë.
Dekretet, PD nis betejën nr. 2
07.10
Deputetët, në dilemë për votën: Presim urdhër “nga lart”
Shqip
Edhe pas emërimit të “raundit të dytë” të anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Presidenti, mazhoranca ende nuk e ka dhënë “dritën jeshile” të miratimit të tyre, të paktën në deklarata. Ndërkohë që nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, kujtoi rregulloren e re, e cila ka të përcaktuar se mund të kthehen dekretet mbrapsht, deputetë të tjerë të PD-së, që nuk duan të dalin në media me emër, bëjnë të ditur se presin urdhrat që do t´u vijnë “nga lart”.
Shqipëria ulet në karrigen e saj në NATO
07.10
Ceremoni speciale në Bruksel, Basha firmos protokollin e anëtarësimit
Shqip
Shqipëria ka vënë firmën e fundit në dokumentet e NATO-s, për t´u bërë anëtare e plotë e saj. Tashmë ka mbetur vetëm hapi formal, ratifikimi nga vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut Verior. Por që prej ditës së djeshme, vendi ynë është ulur në organin drejtues të NATO-s, Këshillin e Atlantikut, si anëtar pa të drejtë vote, instrument që do ta marrë pas një viti kur të mbyllet procesi i ratifikimit.
Rice pro tërësisë territoriale të Gjeorgjisë
07.10
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Condoleesa Rice, e ka paralajmëruar Rusinë se po shton tensionin në rajonet e shkëputura gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.
Boshkovski e Tarçulovski presin vendimin
07.10
Gjykata e Hagës për krime lufte pritet që të shpallë vendimin pas gjykimit të ish Ministrit të Brendshëm maqedonas, Lube Boshkovski dhe zyrtarit të lartë të policisë, Johan Tarçulovski.
Ish zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme maqedonase akuzohen se kanë përgjegjësi për vrasjen e civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001, në Maqedoni, në fshatin Luboten.
Shtypi Kosovar
07.10
KOHA DITORE
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ndonëse nuk e ka evidencuar situatën në veri si të tensionuar, megjithatë ka pohuar se ajo nuk është normale dhe se kosovarët po tentojnë ta rregullojnë atë. Kryeministri është ndërlidhur me situatën e krijuar në veri të vendit, Suhadollin e Mitrovicës, ku shqiptarët dhe serbët janë përleshur fizikisht dy herë brenda një jave, dhe se këtë çështje ia ka deleguar për zgjidhje kryetarit të komunës.