Mitrovicë – Gjendja e sigurisë aktualisht në Mitrovicë është vlerësuar e qetë, por shumë e tensionuar, u tha sot në takimin e Komitetit për Siguri të Mitrovicës. Prandaj u kërkua që të rriten masat e sigurisë në mënyrë që situata të mbetet nën kontroll pasi që të shtunën parashihet që një numër i madh i qytetarëve serbë, të ardhur edhe nga Serbia, të mësyejnë Gazimestanin për festën e Vidovdanit.
Mitrovicë: KFOR i po punon ngushtë me policinë e UNMIK ut dhe SHPK në për një ambient të qetë për Vidovdan
06.27
TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DREJTIM TË NJË PATRULLE POLICORE NË FSHATIN FRASHËR TË MITROVICËS, NUK KA TË LËNDUAR
06.27
Mitrovicë – Hetuesit e SHPK-së, të skuadrës rajonale për hetime të krimeve serioze në Mitrovicë, kanë filluar hetimet e menjëhershme të rastit të raportuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të një patrulle policore të stacionit jugor në Mitrovicë, të regjistruar gjatë orëve të hershme të mëngjesit në fshatin Frashër të Mitrovicës.
Delijorgji”, KLD nis ndëshkimet
06.27
Pas denoncimit në “Shqip” dhe inspektimeve në Durrës, nënkryetari Spahiu i dërgon relacionin Alibeajt: Tre gabimet e gjyqtarëve
Shqip
Inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë përfunduar kontrollet në Gjykatën e Ushtarake të Durrësit, ku janë konstatuar disa parregullsi procedurale në dosjen “Delijorgji”. Konkluzioni i KLD-së është: Procedurat e ndjekura nga gjykata e ndaj Mihal Delijorgjit, nën akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “evazionit fiskal”, kanë pasur parregullsi gjatë procesit gjyqësor.
Berisha kërkon 300 milionë euro kredi
06.27
Plani i qeverisë, në prag të fushatës elektorale 2009. Zv/ministri i Financave: Ja ku do i përdorim paratë
Shqip
Qeveria shqiptare po planifikon të marrë të tjera kredi me terma tregtare, interesat e të cilave janë më të larta se ato të Bankës Botërore apo BERZH-it. Pas veprimit të parë financiar, të kryer në mesin e vitit të kaluar, me dy bankat greke për 230 milionë euro, Ministria e Financave ka nisur punën për lëshimin në tregun e hapur ndërkombëtar të eurobondit, me vlerë që shkon deri në 300 milionë euro, shifër kjo tepër e lartë krahasuar me kreditë e marra ndonjëherë. Eurobondi, instrument financiar kreditues, do të hidhet në treg, në pjesën e parë të vitit 2009, periudhë e cila, në fakt, përkon me procesin e fushatës elektorale.
Mugabe vazhdon me zgjedhjet presidenciale
06.27
Zimbabvianët kanë filluar votimin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ku Robert Mugabe është kandidati i vetëm.
Udhëheqësi i opozitës, Morgan Tsvangirai, i cili e mundi zotin Mugabe në raundin e parë, u tërhoq nga gara si rezultat i dhunës dhe kërcënimit që po i bëhej përkrahësve të tij.
Gjoba të larta për disa linja ajrore
06.27
Katër linja ajrore ndërkombëtare kanë rënë dakord t’i paguajnë më shumë se 500 milionë dollarë në gjoba qeverisë amerikane për të zgjidhur pretendimet se ata kanë bashkëpunuar në vendosjen e çmimeve për avionët transportues.
Air France-KLM do të paguajnë sasinë më të madhe, 350 milionë dollarë.
Shtypi Kosovar
06.27
LAJM
Aranzhimi i një dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për çështjet e mbetura pezull, apo siç pretendohet të quhen, çështje “teknike”, është i pamundur ligjërisht dhe praktikisht, përderisa Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës.
Shtypi Evropian
06.27
Heqja e Koresë së Veriut nga lista amerikane e terrorit, frika për shkrirjen e akujve në Polin e Veriut, turneu i tenisit të Wibledonit janë disa nga temat që zënë vend qendror në faqet e shtypit britanik ditën e premte.