Comments Off

Ndërtimi i pushtetit paralel në Veri të Kosovës!

2008
05.30

Nacionalistët “krijojnë” pushtetin lokal në veri të Mitrovicës

Shkruan: Arbana VIDISHIQI
Mitrovicë
- Përfaqësuesit e Partisë Radikale të Serbisë në Kosovë dhe ata të Partisë Demokratike të Serbisë kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë lokale në veri të Mitrovicës. UNMIK-u thotë se nuk do ta njohë.
Përfaqësuesit e Partisë Radikale të Serbisë në Kosovë dhe ata të Partisë Demokratike të Serbisë, e cila udhëhiqet nga kryeministri në largim, Vojisllav Koshtunica, kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë lokale në pjesën veriore të Mitrovicës.

Lexo me shume »

Comments Off

ARRESTOHEN DY TË DYSHUAR PËR “DETYRIM” 20.000 euro

2008
05.30

Mitrovicë – Hetuesit e SHPK-ës, arrestuan me sukses dy të dyshuarit kryesor për bashkëveprim kriminal në veprën penale “Detyrim”.
Hetuesit policor të SHPK-ës, të skuadrës rajonale për krime serioze në Mitrovicë, me sukses kanë identifikuar dhe në flagrancë të veprës penale detyrim, kanë arrestuar dy të dyshuarit, E.Jahiri (1982) dhe B.Grezda (1986).
Hetimet lidhur me rastin e detyrimit, janë ndjekur në mënyrë intensive nga hetuesit e SHPK-ës, që nga data 18 maj 2008.

Lexo me shume »

Comments Off

DY TË RINJË, NJË SHQIPTAR DHE NJË SERB, PËRFSHIHEN NË RRAHJE

2008
05.30

Mitrovicë – Dy të rinj, një shqiptar (1990) dhe një serb (1983), janë përfshirë në rrahje si pasoj e mos përmbajtjes së zemërimit nga një provokim ndëretnik, në kohën kur në rrugën “Oslobogjenja” po parakalonin një grup maturantësh të nacionalitetit serb.

Lexo me shume »

Comments Off

Rama: Të shkarkohet Topalli

2008
05.30

Socialistët i kthehen idesë së mocionit: Kryeparlamentarja tejkaloi kompetencat, bllokoi dekretet e Presidentit Topi

Shqip
Socialistët i rikthehen idesë së mocionit për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Kreu i opozitës, Edi Rama, konfirmoi dje se po mendohet ndërmarrja e një hapi të tillë politik.

Lexo me shume »

Comments Off

Nis hetimi i dytë ndaj Bollanos

2008
05.30

Padia, pas skandalit të publikuar në “Shqip”. Dobjani: Po shqyrtojmë “pasaportizimet”

Vendimet e Bashkisë së Himarës janë bërë objekt i hetimit edhe nga ana e institucionit të Avokatit të Popullit. Kreu i këtij institucioni, Ermir Dobjani, deklaroi dje se ka nisur shqyrtimi i çështjes së pasaportizimeve në Himarë, që janë bllokuar nga kryetari i bashkisë, Vasil Bollano.

Lexo me shume »

Comments Off

Përpjekje për lehtësimin e krizës ushqimore

2008
05.30

Ndërsa Banka Botërore ka njoftuar një program 1,2 miliard dollarësh për të ndihmuar vendet e varfëra që po përballen me vështirësi për shkak të çmimeve në rritje të ushqimeve dhe karburanteve, udhëheqësit amerikanolatinë janë mbledhur ta diskutojnë këtë kërcënim.
Përfaqësues nga 26 vende latinoamerikane dhe të Karaibeve janë mbledhur në Karakas të Venezuelës për të diskutuar një politikë të përbashkët për ta përballuar këtë problem.

Lexo me shume »

Comments Off

Krimi në rënie në Ballkan

2008
05.30

Ballkani, dikur i njohur si rajon i nxehtë i krimit dhe dhunës në mesin e luftrave dhe tranzicionit nga komunizmi, është bërë tani një nga rajonet më të sigurta në Evropë, sipas një rarpoti të OKB-së të bërë publik të enjten.
Megjithatë, krimi i organizuar dhe lidhjet e tij me politikanët dhe biznesmenët, vazhdon jetë sfidë serioze në disa vende të Balkanit, tha Antonio Maria Costa, drejtori ekzekutiv i Zyrës së OKB-së për drogën dhe krimet që përgatiti këtë raport.

Lexo me shume »

Comments Off

Simpatizues të BDI-së ndeshen më policinë në Tetovë

2008
05.30

Në Tetovë të Maqedonisë të enjten mbrëmë u shënuan incidente, ku janë përfshirë simpmatizantë të BDI-së dhe policisë.
BDI-ja thotë se partia tjetër rivale, PDSH-ja, ka inskenuar incidentin, pasi në mitingun e tyre ka pasur disa mijëra vetë.
Policia konfirmoi incidentet, por tha se ishte duke kryer një kontroll për persona në kërkim.

Lexo me shume »