Comments Off

Kronika e Zezë

2008
03.31

Mitrovicë (MitrovicaPress) – Në Suhodoll të Veriut të Mitrovicës, një grup prej afro 20 persona të nacionalittit serbë kanë sulmuar banorët shqiptarë gjatë punimit të tokës së tyre.

Lexo me shume »

Comments Off

Vendet e A3 treguan vlera të mëdha në nismat e sigurisë

2008
03.31

Rice: Ftesa e A3 në NATO, e rëndësishme për stabilitetin në rajon

RD
Kur kanë mbetur edhe tre ditë para mbledhjes së Samitit të Bukureshtit, nga ku Shqipëria shpreson të marrë ftesën për në NATO, përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit shprehen optimistë se zgjerimi i Aleancës Euroatlantike është i prekshëm tashmë. Ka qenë Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleeza Rice, e cila ka deklaruar dje se anëtarësimi i vendeve të A3 në NATO është një faktor shumë i rëndësishëm i stabilitetit në rajon.

Lexo me shume »

Comments Off

Duka, abuzime dhe evazion fiskal nëpërmjet Federatës Shqiptare të Futbollit

2008
03.31

Tenderi 2.7 milion euro, i paligjshëm dhe jotransparent

RD
Shkeljet e konstatuara në Federatën Shqiptare të Futbollit nga Auditi i Brendshëm janë në shuma të mëdha, pavarësisht nga numri i rasteve. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se, abuzimet me miliona euro lidhen me të drejtat televizive, blerjen e ambjenteve të FSHF-së, Kompleksi Sportiv Kamëz, dhe me fshehjen e të ardhurave reale dhe të shpenzimeve.

Lexo me shume »

Comments Off

Shpallen rezultatet e para të zgjedhjeve në Zimbabve

2008
03.31

Nga gjashtë zonat e para elektorale të deklaruara, Lëvizja për ndryshim demokratik e opozitës, fitoi tre prej tyre.
Rezultatet e para të zgjedhjeve paralamentare dhe presidenciale në Zimbabve janë shpallur pas një vonese prej më shumë se 30 orësh.
Lëvizja për ndryshim demokratik ka thënë se ka marrë një fitore bindëse në këto zgjedhje dhe sipas saj vonesa u bë, për t’i dhënë kohë qeverisë të manipulonte rezultatin.

Lexo me shume »

Comments Off

Shkupi kërkon zgjidhje para samitit të NATO-s

2008
03.31

Gjetja e një zgjidhjeje me Greqinë për emrin e Maqedonisë është shndërruar ditët e fundit në subjekt takimesh të njëpasnjëshme të udhëheqësve më të lartë shtetërorë, qeveritarë e politikë.
Udhëheqësit e partive parlamentare kishin vendosur para pak ditësh që të hënën të mblidhet parlamenti dhe të bisedojë për propozimin e fundit të ndërmjetësit, Metju Nimic.

Lexo me shume »

Comments Off

Shtypi Evropian

2008
03.31

Financial Times shkruan se para fillimit të samitit të NATO-s në Rumani, ende nuk dihet se cilat shtete do të pranojnë ftesë për anëtarësim në NATO.
Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia presin këtë ftesë.

Maqedonia,shkruan Financial Times duke qenë se është e përfshirë në çështjen e komplikuar me Maqedoninë rreth emrit besohet se nuk ka për të pranuar ftesën.

Lexo me shume »

Comments Off

Intervistë me udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për “Albania Today – Shqipëria Sot”

2008
03.28

Albin KURTI
Flamuri i i Kosovës i ka dy ngjyra të flamurit serb (kaltër dhe bardh) dhe asnjë nga flamuri shqiptar (as të kuqen e as të zezën). Flamuri i Kosovës është i ngjashëm me atë të Bosnjës së ndarë: i ka ngjyrat e njëjta me të. Flamuri i Kosovës është i ngjashëm me atë të Qipros së ndarë: e ka hartën e vendit të vizatuar në të. Ky nuk është flamur i Kosovës për në BE por flamur i BE-së në Kosovë. Ai do të mund të ndërrohet vetëm duke pasur edhe votat e 2/3 të deputetëve minoritarë. Pra, ky flamur e meriton epitetin ´Flamur i Shkombëtarizimit’. Edhe flamuri i I.Rugovës ka qenë i papranueshëm për neve. Madje, ai ka qenë i papranueshëm edhe për PDK-në e cila tash e pranoi një flamur edhe më larg atij shqiptar! Heshtja e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së ka qenë e paarsyeshme.

Lexo me shume »

Comments Off

Carla Del Discordia dhe “boshti i së keqes”

2008
03.28

Një libër racist…!

Shkruan: Rasim SELMANAJ
· Carla Del Ponte ka shkruar një libër racist, “Gjuetia – Lufta, kriminelët dhe unë” (Hunt – War criminals and mi) e cila del nga shtypi në prag të gjyqit ndaj Ramush Haradinjat dhe të tjerëve. Amoraliteti, urrejtja raciste dhe fabrikimet e shërbimit sekret serb, në librin e saj kontradiktor, përvetësohen nga “gruaja e zezë e miteve të lashta” duke dashur që “provat” e saj raciste ta influencojnë drejtësinë ndërkombëtare, për t’i shëruar ajo vet pasionet inatçore dhe ndërtimin kompleksiv të karakterit të saj gebelsian! Përfaqësuese tipike e fashizmit.

Lexo me shume »