Comments Off

Protesta në veri përfundon pa ndonjë incident

2008
02.29

Lajmet nga KosovaMitrovicë – Protestat e paralajmëruara në vazhdën e protestave të ditëve të mëhershme në Mitrovicë, kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.
Protesta e parë është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 07:00min, me tubimin e rreth 300 personave, para gjykatës së qarkut dhe asaj komunale në veri të Mitrovicës, pohojnë burimet e SHPK-së në Mitrovicë.

Lexo me shume »

Comments Off

Shtetet e Bashkuara hedhin poshtë çdo lloj ndarjeje të Kosovës

2008
02.29

David Gollust
Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Bush hodhi dje poshtë idenë e çdo lloj forme të ndarjes së Kosovës. Nënsekretari amerikan i shtetit për Çështje Politike, Nicholas Burns thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë po mbështesin pavarësinë e Kosovës në interes të një Ballkani të qëndrueshëm.

Zoti Burns, ashtu si edhe i dërguari i ri i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën Peter Feith, kundërshtoi prerë idenë e ndarjes së saj, si edhe hodhi poshtë argumentat e Serbisë për ta mbajtur atë nën kontroll.

Lexo me shume »

Comments Off

Beogradi sfidon UNMIK-un dhe institucionet në veri

2008
02.29

Lajmet nga Kosova Shkruan: Albana Isufi
Qeveria e Beogradit po sfidon autoritetin e UNMIK-ut në veri të Kosovës. Shërbimi Doganor dhe sistemi i drejtësisë tash sa ditë nuk po funksionojnë.
Sfidimi i mandatit ekzekutiv të UNMIK-ut nga serbët në pjesën veriore te Kosovës po vazhdon ende, përderisa institucionet e Kosovës, edhe ashtu deri tani nuk kanë mundur të shtrijnë kontrollin në veri.

Lexo me shume »

Comments Off

MIOPIA MITOLOGJIKE DHE ESKEIPIZMI SERBOMADH

2008
02.29

Profesor Mehdi HYESNI BAROMETRI DIPLOMATIK
Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq: “Mbështetja e pavarësisë është turp”(B92,Fonet, Tanjug, Beograd, Sofje, 28.02.2008).

*** Autori: – Përkundrazi, akt i turpshëm dhe i dënueshëm është kolonializmi i Serbisë mbi Kosovën(1912-1999), jo njohja dhe mbështetja juridike ndërkombëtare e shkolonizimit dhe e pavarësimit të saj.

*** Gjithashtu, sipas dispoziatave të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare, akt i turpshëm dhe i papranueshëm është që, Serbia si shtet agresor dhe gjenocidal, të jetë anëtarë i Kombeve të Bashkuara dhe i OSBE-së. Ky është turpi i triumfit të politikës fiktive mbi të drejtën, drejtësinë, demokracinë dhe paqen ndërkombëtare, jo mbështetja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Amerikës dhe e shteteve të Evropës Perëndimore, si dhe e shteteve të tjera të bashkësisë ndërkombëtare.

Lexo me shume »

Comments Off

Faleminderit Shqipëri!

2008
02.29

Iku gëzimi i festës së madhe…!
Shkruan: Xhavit HALITI
Tani kur zhurma e gëzimit të festës për pavarësinë e Kosovës ka filluar të fashitet dhe të gjithë i jemi futur punës së përditshme me më shumë intensitet dhe përkushtim, kthejmë sytë nga ajo që iku dhe reflektojmë… Gjithçka, edhe pse me çmim shumë të shtrenjtë gjaku dhe jete, shkoi siç duhej, u krye brenda afateve të vëna nga analistë politikë dhe brenda kufijve të durimit të popullit të Kosovës, që vite të tëra ëndërronte për ditët që po përjeton sot.

Lexo me shume »

Comments Off

Pavarësia e vitit 1912 dhe vitit 2008

2008
02.29

Shkruan: Faik MIFTARI
Fillim shekulli i XX si dhe i shekullit XXI do të mbesin të shënuara në faqet e historisë shqiptare si etapa më të ndritshme për kombin shqiptar, sikurse saktësisht 28 nëntori i vitit 1912 kur u shpall pavarësia e Shqipërisë si dhe 17 shkurt 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës. Revolucioni xhonturk i vitit 1908 si dhe zbritja me dhunë nga froni i sulltan Abdylhamidit të II-të në vitin 1909, shënoi kthesën e politikës së gjeratëhershme osmane proshqiptare në politikën antikombëtare e antishqiptare nga xhonturqit e rinj, e cila si epilog së shpejti solli edhe shthurjen e Perandorisë Osmane nga Ballkani. Pas humbjes së osmanllijve në luftën e parë Ballkanike të vitit 1912, saktësisht ”tradhtisë” së oficerëve të lartë osman ithtarë të xhonturqve, trojet etnike shqiptare një nga një ranë nën sundimin e fqinjve sllavohelen, saktësisht të Malit të Zi, Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë.

Lexo me shume »

Comments Off

KOMUNIKATË PËR MEDIA

2008
02.29

Lajmet nga Kosova Prishtinë – Ne kishim pranuar informata se pjesëtarët e SHPK-së të nacionalitetit serb ne rajonin e Gjilanit kanë shprehur dëshirën që të marrin urdhëra nga UNMIK e jo nga SHPK, ndërsa poashtu kemi pranuar informata se shumica nga ta dje dhe sot nuk janë paraqitur në vendin e punës sipas orarit të përcaktuar.
Gjeneral Reshat Maliqi, zevendes komesari I policis per operativ Jim Lias dhe Kolonel Elmina Mahmuti me datën 28 shkurt 2008 rreth orës 11:30 kane mbajtur nje takim ne shkollen fillore ne Kufc, Gjilan me policët e nacionalitetit serb në regjionin e Gjilanit.

Lexo me shume »

Comments Off

Kronika e Zezë

2008
02.29

Lajmet nga Kosova Mitrovicë – Njësitë policore të stacionit veri në Mitrovicë, të përkrahur nga hetuesit e njësitit “Task Force” të hetimeve të SHPK-së, dhe të teknikëve të kriminalistikës, kanë reaguar në një rast të shpërthimit të një mjeti eksplodues të raportuar të ketë ndodhur rreth orës 19:35min, në afërsi të stacionit policor veri në Mitrovicë.

Lexo me shume »