2008
01.25
Muhamet Kelmendi
Pjesa veriore e Mitrovicës do të nxjerr vendime dhe do ta shpallë ndarjen e saj nga Kosova dhe bashkimin e saj me Serbinë, pastaj do të përcillet me disa vendime të tjera të enklavave serbe, ka thënë në një intervistë për Kosovapress, prof. Dr. Muhamet Kelmendi.
Kosovapress: Rusia dhe Serbia kërkojnë negociata tjera, ndërsa janë vendet tjera si SHBA dhe pjesa më e madhe e vendeve të BE-së që kërkojnë zgjidhje të shpejt. Si e vlerësoni këtë?
Kelmendi: Nëse e marrim qëndrimin e Rusisë dhe Serbisë atëherë do të na shpie në një gjendje të pafund dhe diskutimet nuk do të përfundonin kurrë. Qëllimi i njërës dhe palës tjetër është kryesisht në përfitimin e kohës me qëllim që në të ardhmen të krijohen rrethana të tjera, në mënyrë që ata të jenë në pozita më të favorshme për zgjidhjen e asaj pozite të cilën ata e dëshirojnë. Mirëpo, unë mendoj që situata është e tillë ku Këshilli i Sigurimit nuk mundë t’i zgjidhë problemin e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Unioni Evropian i kanë dy rrugë, dhe mendoj që do ta zgjedhë rrugën e futjes në zbatim të planit të Ahtisarit. Problemi është kryesisht pavarësia e Kosovës me sovranitet si do të jetë. Do të shpallët në kuptimin klasik të fjalës pavarësi dhe sovranitet nga ana e Kuvendit, siç e shpalli Kroacia, Sllovenia pastaj edhe Bosnja, apo do të nxjerrët ndonjë deklaratë politike e cila do ta futë planin e Ahtisarit në zbatim dhe Kosova do të ketë pavarësinë dhe sovranitetin e kufizuar dhe të mbikëqyrur. Këto dy çështje e kundërshtojnë njëra tjetrën dhe në këtë drejtim është duke biseduar faktori ndërkombëtar në gjetjen e modaliteteve se si kjo çështje të zgjidhet. Se në qoftë se unë shpalli shtetin e pavarur dhe sovranë të Kosovës, atëherë nuk ka mbikëqyrje, nuk ka plan të Ahtisarit, sepse unë jam sovran dhe i pavarur dhe heq dorë nga sovraniteti me dëshirën time në favor të interesit të përgjithshëm, por në të njëjtën kohë nuk kam sovranitet dhe futi planin e Ahtisasit në mbikëqyrje, atëherë kjo e dyta përjashton funksionin shtet. Është problematike se si Kuvendi i Kosovës, në këtë rast faktori ndërkombëtar dhe mekanizmat tjerë përbrenda Kuvendit të Kosovës, të gjejnë modalitetin se si do të shpallët dhe çka do të shpallet.
< Lexo me shume »
Kategoria IntervistaKategoria, Kosova - Politika |
2008
01.25
Letër që iu dërgua organizatave kryesore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
Shkruan: Albin Kurti
Unë u burgosa më 10 shkurt, 2007, pasi Lëvizja VETËVENDOSJE!, ku unë jam njëri prej udhëheqësve, mbajti një demonstratë të padhunshme. Seanca e katërt e rastit kundër meje do të mbahet më 30 janar. Më ngarkojnë me akuzat se: e kam organizuar turmën, e cila ka kryer vepër penale (si thuhet ´në tentativë për të shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe/ose të dëmtojë pasurinë në shkallë të gjerë’), duke i penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre (si të tilla përkufizohen (përpjekjet) për të formuar kordon policor në rrugë) dhe duke bërë thirrje për rezistencë (që thuhet të ketë qenë nxitja e popullit për ta thyer kordonin policor). Unë përballem me dënimin me burg deri në dhjetë vjet.
Lexo me shume »
Kategoria FreevoxKategoria, Komente & Analiza |
2008
01.25
Prishtinë – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka shprehur nderin dhe kënaqësinë që ndodhet në Kosovë në këto momente shumë të rëndësishme historike nëpër të cilat po kalon vendi drejt zgjidhjes së statusit të ardhshëm politik, duke ofruar mbështetjen e pakursyer të shtetit shqiptar. Presidenti Topi në një seancë solemne të organizuar për nder të tij ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe ka sjellë mbështetjen e plotë e të gjitha strukturave të Shqipërisë për pavarësinë e shpejtë të Kosovës. Presidenti Topi theksoi para ligjvënësve kosovarë se institucionet e Kosovës duhet të vendosin për momentin e shpalljes së pavarësisë në të cilën ai e quajti “çështje të ditëve”. Presidenti Topi rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Presidentin e Kosovës, Parlamentin e ri, Kryeministrin dhe Kabinetin qeveritar gjithëpërfshirës, duke shprehur angazhimin maksimal për një bashkëpunim të ngushtë e të frytshëm.
Lexo me shume »
Kategoria Kosova - Politika |
2008
01.25
Shkruan: Adnan Abrashi
Si ithtar i flaktë i ekzistimit të teorive konspirative në botë, gjithnjë e më tepër mbështes dyshimin tim të bazuar se, në mesin e shumë vendeve dhe rajoneve tjera të botës, edhe Kosova e jonë e mjerë, është bërë viktimë dhe poligon eksperimental për arritjen e disa qëllimeve të caktuara të “më të fuqishmëveâ€.
Duke medituar nga ky këndvështrim, që për shumë kë do të cilësohet si “çmenduriâ€, gjithnjë e më tepër po bindem se për Kosovën ekzistojnë shumë iluzione të imponuara artificialisht, për të cilat, ne, patjetër se do të këndellemi dikur. Dikur po, por shumë vonë.
Lexo me shume »
Kategoria FreevoxKategoria, Komente & Analiza |
2008
01.25
Prishtinë – Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi tha sot se Kosova është në prag të shpalljes së pavarësisë së saj dhe garantoi se do së bashku do t’i harmonizojnë qëndrimet që Kosova të jetë një vend integral brenda kufijve të saj me të gjitha standardet e kërkuara euroatlantike. Presidenti shqiptar, Bamir Topi ka përcjellë përshëndetjet e gjithë popullit të Shqipërisë Presidentit Sejdiu, njofton Qik.
“Vijmë në Kosovë në një moment historik për të ardhmen e qytetarëve të saj në pragun e shpalljes së pavarësisë së saj”, tha Presidenti Topi pas takimit me Presidentin Sejdiu.
Lexo me shume »
Kategoria Kosova - Politika |
2008
01.25
Laura Konda , Zëri i Amerikës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte në Bruksel, për dy ditë bisedime me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian. Në përfundim të këtyre takimeve, Zëri i Amerikës zhvilloi një bisedë të drejtpërdrejtë telefonike me Kryeministrin Thaçi, në programin televiziv “Ditariâ€. Zoti Thaçi tha mes të tjerash, se është konfirmuar tashmë, se Uashingtoni dhe Brukseli do të shkojnë bashkarisht dhe njëkohësisht drejt vendimit për njohjen e statusit politik të Kosovës, pas deklaratës së pavarësisë që do të nxjerrë Parlamenti i Kosovës në ditët në vijim.
Lexo me shume »
Kategoria IntervistaKategoria, Kosova - Politika |
2008
01.25
Një grup astronomësh ka zbuluar më shumë se 250 planete të reja në sisteme diellore shumë të largëta. Dhe midis tyre mund të ketë një planet të ngjashëm me Tokën tonë.
Këta janë gjuetarët e planeteve. Ata janë pjesë e një grupi shkencëtarësh që gjurmojnë nëpër galaktika për botë të reja. Kur vjen puna për të zbuluar planete, Don Pollacco nga Universiteti Queen në Belfast të Irlandës Veriore, është i pari. Në fakt, ai dhe grupi i tij ka zbuluar nëntë botë të reja deri tani. Ai drejton një sistem për zbulimin e planeteve të quajtur, Këndi i Kërkimeve të Planeteve që njihet shkurt me emrin SuperWASP.
Lexo me shume »
Kategoria Uncategorized-Të ndryshme |
2008
01.25
Mitrovicë – Rreth orës 16:25min, në kohën kur njësia patrulluese policore e nënstacionit policor Frashër, po kryente detyrat e rregullta policore të vështrimit dhe patrullimit në teren, ka vërejtur një veturë të tipit “kombi VW†me targa “KSâ€, të parkuar pranë një shtëpie private të pabanuar.
Zyrtarët policor të vëmendshëm dhe të informuar mirë me zonën e tyre të përgjegjësisë kanë vlerësuar se vetura në fjalë paraqiste një situatë të dyshimtë për ta.
Lexo me shume »
Kategoria Kosova - PolitikaKategoria, Kronika |