Comments Off

MESAZHI I PRESIDENTIT SEJDIU DREJTUAR QYTETARËVE TË KOSOVËS NËPËRMJET MEDIAVE ELEKTRONIKE

2007
12.31

MitrovicaPress
Prishtinë, 31 dhjetor 2007
– Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, u është drejtuar sot qytetarëve të Kosovës përmes mediave elektronike me një mesazh për Vitin e Ri.

Ky është teksti i mesazhit të Presidentit:

Lexo me shume »

Comments Off

SHPK i ka bërë të gjitha përgatitjet që nata e Vitit të Ri të kalojë e qetë dhe pa incidente

2007
12.31

Prishtinë - Shërbimi Policor i Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që nata e ndërrimit të motmoteve të kalojë e qetë dhe pa incidente. Kështu është shprehur zëdhënësi i SHPK së, Veton Elshani. Sipas tij me qëlllim që rendi dhe qetësia të mbizotërojnë në tërë territorin e Kosovës, njësitët patrulluese të SHPK së do të jenë vigjilente gjatë natës së Vitit të Ri. Ai ka shtuar se SHPK ja do të vëzhgojë nga afër edhe objektet hoteliere, në të cilat do të ketë ahengje të përgatitura enkas për këtë festë, njofton QIK.

Comments Off

Viti 2007, një vit problematik për disa emra të njohur në Hollivud

2007
12.31

Greva e artistëve të Hollywoodit, shitjet jo të mëdha muzikore si dhe një vit problematik për disa emra të njohur të skenës, mbizotëruan botën e artit për vitin 2007.
Katër femra të famshme të Hollywoodit ishin kryefjala e kronikave rozë të Hollywoodit për këtë vit. Rasti i ish-aktores së Playboy Anna Nicole Smith, ishte tragjik. Ajo vdiq në shkurt nga mbipërdorimi i drogave. Ylli hollivudian vdiq pa u mbushur viti nga vdekja e djalit të saj 20 vjeçar, (I cili gjithashtu u nda nga jeta për shkak të drogave). Ajo la pas një vajzë.

Lexo me shume »

Comments Off

Muzika pop – Industria muzikore ishte nervoze gjatë vitit 2007

2007
12.31

Muzika pop rok ka pasur momentet e saj kryesore këtë vit, të cila mund të përmblidhen në tre gjëra: braktisjet e studiove të regjistrimit, grindje publike mes artistëve dhe menaxherëve të tyre, si dhe shkarkime falas në internet.
Industria muzikore ishte nervoze duke parë ecurinë e vitit, por më 10 tetor, u duk se shansi i mbarë u kthye. Radiohead, grupi muzikor britanik i muzikës rok, ofroi albumin e tij të ri me titull “In Rainbows” që të shkarkohej në internet me çfarëdolloj çmimi që dëgjuesi i tij mendonte se vlente. Nëse dikush e donte falas albumin, mund t’a merrte pa paguar gjë. Eksperimenti zgjati dy muaj, pa ndonjë rezultat të qartë.

Lexo me shume »

Comments Off

Mjekësi dhe shkencë – Cilat ishin arritjet më të mëdha në 2007

2007
12.31

Studimet për qelizat embrionale ishin temat kryesore përsa i takon mjekësisë dhe shkencës në vitin 2007. Ndërkohë, zyrtarët e shëndetësisë globale përshëndetën gjithashtu përparimin e bërë për menaxhimin e dy sëmundjeve vdekjeprurëse.
Qelizat embrionale kanë aftësinë të prodhojnë çdo qelizë në trupin e njeriut. Shkencëtarët thonë se kjo u jep mundësinë këtyre qelizave që të kurojnë sëmundje duke u manipuluar në mënyrë të tillë që të shndërrohet në inde të shëndetshme dhe të dobishme.

Lexo me shume »

Comments Off

Kryeministri shpërndau 27 bursat e para për personat që do të ndjekin studimet për doktoraturë

2007
12.31

Berisha: Do të dyfishojmë fondin e ekselencës

Rilindja Demokratike
Kryeministri Sali Berisha u shpërndau dje bursat 27 përfituesve të parë të fondit të ekselencës, të cilët do të ndjekin studimet për doktoraturë në universitetet më të njohura në Perëndim. Kreu i qeverisë, gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast, theksoi se do të dyfishohet fondi i ekselencës, me qëllim stimulimin e thithjes së trurit. Të 27 përfituesit e këtij fondi të përzgjedhur në mënyrë transparente, nëpërmjet konkurrimit, kanë nënshkruar me Ministrinë e Arsimit një kontratë, sipas së cilës, ata do të kthehen në atdhe për të kontribuar për të paktën 2 vjet në institucionet shqiptare. Fondi i ekselencës për këtë vit është përcaktuar në vlerën 500 mijë euro.

Lexo me shume »

Comments Off

Drejtori i KESH-it, Gjergji Bojaxhi, garanton energji elektrike 24 orë për festat e fundvitit

2007
12.31

2008 do të jetë një vit më i favorshëm hidrik

Rilindja Demokratike
Natën e ndërrimit të viteve nuk do të ketë për asnjë çast ndërprerje të energjisë elektrike. Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike shqiptare, Gjergji Bojaxhi, është shprehur optimist për furnizimin me energji elektrike edhe për vitin e ardhshëm. Viti 2008 do të sjellë kështu më shumë energji elektrike për të gjithë shqiptarët.

Lexo me shume »

Comments Off

Pasiguri për udhëheqësit dhe zgjedhjet

2007
12.31

BBC - Për shkak të trazirave që shpërthyen pas vrasjes së udhëheqëses së opozitës, Benazir Bhutto, Komisioni i Zgjedhjeve në Pakistan e ka shtyrë edhe një ditë marrjen e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Komisioni ka kërkuar raporte për gjendjen në krahinat e Pakistanit për t’u siguruar nëse janari është koha e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve.

Lexo me shume »