Comments Off

Pas 10 dhjetorit institucionet e Kosovës nuk dëshirojnë kurrfarë negociatash, tha Hyseni

2007
11.27

Baden – Zëdhënësi i Ekipit të Unitetit Skënder Hyseni tha se derisa delegacioni i Kosovës vazhdon me prezantimin e vizionit për adhmërinë dhe partneritetin mes dy vendeve, delegacioni serb vazhdon të ofrojë vizionin dhe modelet të cilat janë burim i konflikteve të ngrira, përkatësisht të gjysmëzgjidhjeve. Hyseni njoftoi se gjatë pasdites bisedimet do të vazhdojnë me takime të ndara të delegecioneve me Treshen ndërmjetësuese, por u shpreh skeptik se do të ketë ndonjë rezultat, pohojnë burimet e Qendrës për Informim e Kosovës.

Lexo me shume »

Comments Off

EDHE KY 28 NËNTOR ERDHI PA GJYSMËPAVARËSINË E KOSOVËS!

2007
11.27

DERI KUR KËSHTU ME PREMTIME?!

Shkruan: Kristina RASI
…Ja erdhi dhe ky 28 Nëntor, 2007!

Kosova, po e përmbyllë historinë e saj robëruese, ende pa gjysmëparvarsinë , de fakto autonominë “e zgjeruar” alla serbiane, me formulën e ashtuquajtur, paketë e Ahtisarit!
Kjo autonomi kaq shumë të folur dhe të përfolur nën maskën pavarësi; nga „politikanët“ e Kosovës.
E kujtojmë në veçanti, sidomos në këtë ditë të madhe për shqiptarët, në ditën e Flamurit Kombëtar.
Me këtë ditë politikanët e Kosovës u munduan ta mashtrojnë popullin, sidomos kryeministri Çeku kur thoshte: “Ne do ta shpallim „pavarësinë” më 28 Nëntor!!!

Lexo me shume »

Comments Off

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË ETNIKE MIDIS REALIZMIT RUS DHE UTOPIZMIT SHQIPTAR

2007
11.27

Profesor Mehdi HYESNI BAROMETRI DIPLOMATIK
Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Pavarësisht se kush e pohon të vërtetën, ajo është e pranueshme nga të gjithë ata që e mbrojnë dhe thirren në emër të saj, sepse ajo ka karakter universal njerëzor.

*** Aleksandar B. Harçenko politikisht më i sinqertë, më objektiv, më vizionar dhe më realist sesa Ismail Kadre, Alfred Moisiu dhe Sali Berisha, kur është fjala për procesin e domosdoshëm dhe të pashmangshëm të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballakan. Me gjithë përdorimin e gabueshëm të termit “Shqipëri e Madhe”, që është pjellë dhe produkt kuazi historik, politiko-prapagandistik dhe diplomatik shekullor i Serbisë së Madhe dhe, në mbrojtje të konceptit të Serbisë së Madhe, sepse në asnjë aspekt dhe, në asnjë kuptim nuk është i barasvlershëm, as sinonim i Shqipërisë Etnike. Deri më sot, në historinë e tyre, shqiptarët as teorikisht as praktikisht nuk e njohin “Shqipërinë e Madhe”.

Lexo me shume »

Comments Off

Pavarësia, kur?

2007
11.27

Shkruan: Agim Vuniqi
Stërzgjatja e bisedimeve po e zgjatë jetën e anarkisë, hajnisë…, po ua smadhon buxhetin hajnave vendorë e ndërkombëtarë, se sa për buxhet të Kosovës nuk lodhet kush, ai edhe ashtu do të bëhet “rrush e kumbulla”, votuesit u kënaqën me premtime tash do të ndajnë “tallin” të zgjedhurit

Zgjedhje, zgjedhje…zgjedhje ishte një kor fare i pasinkronizuar, zëra të ç’akorduar, simofoni pa instrumente, përbërja ishte unikate zëra frymor, tekstet ishin të titulluara njejtë; premtime, begati, këngë, valle, brohoritje, ishte vërtetë një koncert i madh. Kutitë u mbyllën e u hapën, asgjë nuk ndryshojë. Kalkulimet matematikore ua kanë marrë frymën analistëve, PDK me LDK, jo me AKR e me LDD, jo e para s’bënë se të parët kanë qenë të përbuzur nga të dytët, as zgjidhja tjetër nuk është e mirë hiq, ndërkombëtarët nuk e duan Dacin, e Pacolli është “lojtar” i rusëve, por e mbani mend Daci ia kishte shkyqur mikrofonin Thaçit, ishte bë hataja, e shumë llafe tjera, të zakonta e të pazakonta.

Lexo me shume »

Comments Off

HETUESIT E SHPK-së ARRESTOJNË DY TË DYSHUAR PËR GRABITJE TË ARMATOSUR

2007
11.27

Mitrovicë - Ditën martë, më 27 nëntor, rreth orës 06:00 min, një aksion policor i bastisjes së dy shtëpive në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në kërkim të personave të dyshuar për implikimin e tyre në rastin e grabitjes së armatosur, ka përfunduar me arrestimin e dy personave si të dyshuarit kryesor të rastit.

Lexo me shume »

Comments Off

Është vrarë me armë zjarri një femër

2007
11.27

Mitrovicë- (MitrovicaPress) – Ditën e hënë, më 26 nëntor, rreth orës 17:55 min, qendra operative komunikuese regjionale e policisë në Mitrovicë, ka pranuar një informatë përmes linjës telefonike emergjente 112, për gjetjen e një trupi të pajetë të shtrirë afër rrugës rurale në fshatin Trepçë, KK Mitrovicë, njofton Besim Hoti, zëdhënës I SHPK-së për rajonin e Mitrovicës.

Lexo me shume »

Comments Off

Topi, pakt në Athinë për pronat

2007
11.27

Manovër diplomatike e Presidentit. Diskuton për pronat e shqiptarëve në Greqi, por nuk i specifikon si “problemi i çamëve”

Gazeta Shqip
Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, ka zhvilluar dje në Athinë një manovër diplomatike, duke futur në rend të ditës së marrëdhënieve shqiptaro-greke, çështjen e pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi dhe të minoritetit grek në Shqipëri. Në bisedimet me homologun e tij helen, Karolos Papulias, Presidenti shqiptar, Bamir Topi ka deklaruar se çështja e pronave të minoritetit do të zgjidhet sipas Ligjit 7501 dhe traktatit të miqësisë mes dy vendeve të vitit 1996.

Lexo me shume »

Comments Off

Berisha: Basha, së shpejti në prokurori pa imunitet

2007
11.27

Debate në Kuvend për heqjen e imunitetit të deputetit demokrat

Gazeta Shqip
Çështja e imunitetit të deputetit Basha është bërë sërish dje në sallën e Kuvendit objekt debatesh mes opozitës dhe Kryeministrit Berisha. Ky i fundit, duke iu përgjigjur interesit të deputetit socialist, Petro Koçi, i cili ka akuzuar mazhorancën se po kërkon të shtyjë përtej afateve këtë çështje, duke e mbyllur plotësisht, ka premtuar se shumë shpejt, duke nisur nga java tjetër, Basha do t´i dorëzohet prokurorisë, për të qenë në dispozicion të hetimit të rrugës Durrës-Kukës.

Lexo me shume »