2007
10.31
Shtruarja e temës
Shkruan: Akademik Esat STAVILECI
Kësaj rradhe nuk është tema që përzgjodhi kohën, por e kundërta, koha që e përzgjodhi temën. Tema është mjaft serioze që t’i qasësh në “mënyrë relaksueseâ€; është mjaft tensionuese që t’i qasësh në “mënyrë krejt të qetëâ€; është mjaft e ngrohtë që t’i qasësh në “mënyrë krejtësisht të ftohtëâ€.
Gjendja në të cilën ndodhet sot çështja shqiptare përgjithësisht, 95 vjet pas Pavarësisë së Shqipërisë, sikur sugjeron shqyrtimin e saj nga një kënd i veçantë: më shumë politik, se historik; më shumë meditues, se verbalizues; më shumë kritik, se oportunizues, sepse :
edhe 95 vjet prej Pavarësisë së Shqipërisë, çështja shqiptare është me shumë të panjohura; edhe 95 vjet prej Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët jetojnë të pjesëtuar për gjashtë; edhe 95 vjet prej Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët nuk kanë një strategji kombëtare se si t’i qasën realizimit të aspiratës së tyre shekullore; edhe 95 vjet prej Pavarësisë së Shqipërisë, çështja shqiptare nuk kundrohet dhe nuk shtrohet si një dhe e bashkuar, prandaj kemi: një Shqipëri kombëtarisht të cunguar; një Kosovë, pa status të përkufizuar ; një Kosovë Lindore, nga të huajt të sunduar; një entitet shqiptar në Maqedoni, të pabashkuar; një komunitet shqiptar në Mal të Zi, kombëtarisht të paemancipuar; një Camëri, pothuajse të harruar; shqiptarë në Turqi, gati të asimiluar; një mërgatë shqiptare, partiakisht gati të shpartalluar; një diplomaci shqiptare, ende të paunifikuar; një politikë kombëtare, ende të paformësuar.
Lexo me shume »
Kategoria FreevoxKategoria, Komente & Analiza |
2007
10.31
Shkruan: Agim Vuniqi
Loja me ligje kur nuk është qartësuar ende statusi politik i Kosovës, dhe politizimi i pronësisë krijon anarki pronësore-sa herë që ndërrohen subjektet politike ndërrohet edhe pronari, duke krijuar dilema të panevojshme për pronarin e vërtet, popullin-Kuvendin, dhe tendenca për shpronësimin e tokës pa pako adekuate ligjore paraqet një rrezik të madh të shpronësimit tokësor të Kosovës, dhe humbjen definitive të pasurisë natyrore në pjesën veriore të Mitrovicës, nuk bëhet pra fjalë për “cracked eggs†(ve të thyera).
Lexo me shume »
Kategoria FreevoxKategoria, Komente & Analiza |
2007
10.31
BAROMETRI DIPLOMATIK
Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** De facto dhe de jure Kosova ka institucionet e saj, por në praktikë, ato janë dëshmuar si disfunksionale në përmbushjen e objektivave dhe të detyrimeve të tyre ndaj të drejtave, lirive dhe interesave jetike të qytetarit dhe, ndaj demokracisë, në tërësi.
*** Për bojkotimin e zgjedhjeve të 17 Nëntorit 2007, ekzisojnë 101 arsye. Mirëpo, nuk është e sigurt se, tani, është momenti më oportun për tërheqjen e një potezi të tillë politik në favor të ndryshimit të status quo-s në Kosovë, duke qenë se, në planin ndërkombëtar janë në zhvillim e sipër negociatat për zgjidhjen e statusit të saj, do jetë shtet i pavarur apo sërish njësi koloniale e Serbisë gjenocidale. Kjo është e vetmja arsye pse duhet të bëhen zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, të cilat nuk do të kenë karakter afatgjatë katërvjeçar, nëse ndryshohet statusi i Kosovës në aspektin juridik ndërkombëtar.
Lexo me shume »
Kategoria FreevoxKategoria, Komente & Analiza |
2007
10.31
VDEKJE E DYSHIMTË
Mitrovicë – Rreth orës 09:00, njësitë policore të stacionit veri në Mitrovicë, kanë reaguar në rrugën ,,Oslobogjenjaâ€, në lagjen e boshnjakëve, pas një informate të pranuar lidhur me një person të nacionalitetit Rom, i cili ishte duke jetuar i vetëm në shtëpi në gjendje të sëmurë dhe nuk ishte vërejtur duke lëshuar shtëpinë e tij për dy ditë radhazi.
Lexo me shume »
Kategoria Kronika |
2007
10.31
Rama dështon në menaxhimin e kryeqytetit. Rrugë dhe objekte të shumta të lëna në harresë
Rilindja Demokratike
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka pranuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se investimet publike në kryeqytet janë vetëm 19%. Kjo është një shifër rekord e ulët për konkretizimin e një sërë projektesh për të cilat ka nevojë kryeqyteti, të cilat janë lënë pa u konkretizuar. Rama ka pranuar se 81% e projekteve të paaqitura në fillim të vitit kanë mbetur pa u realizuar, duke mos dhënë asnjë arsye se përse këto projekte kanë mbetur rrugës. Kur kanë mbetur vetëm dy muaj nga mbyllja e vitit, banorët e kryeqytetit kanë më shumë se kurrë arsye të shohin paaftësinë e kryebashkiakut Rama për të menaxhuar punët e Tiranës. Shumë rrugë kanë mbetur të papërfunduara prej vitesh si pasojë e zvarritjes dhe lënies pas dore nga ana e kreut dhe administratës së Bashkisë. Ndërsa njerëzit përballen çdo ditë me pluhurin dhe baltën, askush në Bashkinë e Tiranës nuk jep arsyet e zvarritjes së këtyre punëve.
Lexo me shume »
Kategoria RajoniKategoria, Shtypi |
2007
10.31
SHKB ngre dyshimet e para: Uniformat blu mund ta kishin parandaluar masakrimin e 10-vjeçarit Çenga
Gazeta Shqip
Rrëmbimi dhe vrasja e 10-vjeçarit Bekim Çenga ka tronditur jo vetëm të afërmit e tij, por edhe komunitetin dhe policinë lokale. Madje, ngjarja e rëndë ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të politikës shqiptare. Për më tepër, edhe Ministria e Brendshme ka kërkuar nga shërbimet e policisë lokale të kryejnë një punë të mirëfilltë mbi hetimet dhe nga ana tjetër, ka kërkuar që Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të verifikojë veprimet e uniformave blu. I gjithë ky reagim ka qenë i menjëhershëm, kur 10-vjeçari u gjet i vrarë, ndërkohë që prej disa ditësh ishte denoncuar në polici humbja e tij. Duke parë rrethanat se fëmija nuk u gjet dot i gjallë, e për më tepër kufoma e tij u gjet rastësisht, SHKB-ja ka nisur verifikimet për të parë nëse policia lokale ka kryer të gjithë detyrat konform ligjit.
Lexo me shume »
Kategoria RajoniKategoria, Shtypi |
2007
10.31
Organizata me bazë në Nju Jork, Human Rights Watch thotë se ushtria birmaneze ka rekrutuar me forcë fëmijë deri 10 vjeç për të mbushur rradhët e ushtrisë që po zbrazen nga niveli i lartë i dezertimit nga ana e të rriturve.
Një raport ri thekson se ushtarët që shtypën demonstratat në Birmani – pjesërisht ishin vetë viktima.
Lexo me shume »
Kategoria Bota |
2007
10.31
Gjykata e Lartë në Spanjë pritet që të japë të mërkurën vendimin për 27 personat e akuzuar në lidhje me sulmet me bomba mbi trenat në Madrid ku në vitin 2004 u vranë të paktën 200 vetë.
Mbi shtatë të pandehur, shumica me origjinë marokene, rëndojnë edhe akuzat më të rënda, që nga vrasja e deri tek anëtarësi në një grup terrorist.
Lexo me shume »
Kategoria Bota |