Mitrovicë – Njësia patrulluese policore e stacionit jugor, derisa ishte duke kryer detyrat e rëndomta të caktuara në detyrë, rreth orës 04:37min, ka pranuar një informatë përmes qendrës komunikuese të policisë, për aktivitete të dyshimta të personave në afërsi të sheshit “Adem Jashariâ€, përkatësisht në postën telefonike private “Union†në Mitrovicë, pohojnë burimet rajonale të SHPK-së.
POLICËT PATRULLUES NË NJË REAGIM TË SHPEJTË ARRESTOJNË DY TË DYSHUAR NË TENTIM VJEDHJE
09.28
Drejtësia (ndër)kombëtare në peshojë
09.28
Drejtësia (ndër)kombëtare është vënë në peshojë.Në fakt, peshoja është shenja që identifikon drejtësinë.
Shkruan: Esat Stavileci
Refuzimi i fjalës së Kurtit ka lëkundur matësit e peshorës, veçanërisht duke vënë në pyetje njërin nga parimet më të njohur të gjyqësisë, edhe pse ky parim njihet,sigurohet dhe mbrohet me shumë norma të së drejtës ndërkombëtare.
Nuk duhesh, me çdo kusht, të jesh jurist që të kuptosh normën e përcaktuar në dokumentin përgjithësisht të njohur të Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut(1948), përkatësisht nenin 10 të saj, që i jep të drejtën të paditurit të dyshojë ose vë në pyetje paanësinë e gjykatës, po sikurse edhe të drejtën e mbrojtjes së pafajësisë përderisa, siç thuhet , “nuk provohet e kundërtaâ€.Referimi dokumenteve të tjera të së drejtës ndërkombëtare veçse mund ta plotësojë dhe ta bëjë ende më të themeltë, qoftë dyshimin në paanësinë e gjykatës, qoftë mbrojtjen e pafajësisë së të paditurit.
Kronika e Zezë
09.28
MONEDHË E DYSHUAR E FALSIFIKUAR
Vushtrri - Zyrtarët policor të stacionit Vushtrri, kanë reaguar dhe iniciuar rastin për dyshim të monedhës së falsifikuar, pasi i dyshuari i kishte paguar shërbimet në një pompë benzine me monedhë të dyshimtë 50 euro.
AKSIDENT TRAFIKU MË LËNDIME TË RËNDA TRUPORE
09.28
Vushtrri - Hetuesit e SHPK-ës, të njësisë së trafikut regjional të Mitrovicës, iu janë përgjigjur një aksidenti të trafikut i cili ka zënë vend rreth orës 23:30 min, në rrugën e “Krujës†në Vushtrri, me q’rast kanë qenë të përfshirë një veturë civile dhe një këmbësor, pohojnë burimet e SHPK-së.
Tatimorët në burg për tendera
09.28
“Duart e pastra” zgjaten deri te tatim-taksat e Lushnjës. Skandali zbulohet gjatë procedurave të një tenderi
Gazeta Shqip
“Duart e Pastra” janë zgjatur deri në qytetin e Lushnjës. Gjatë operacionit me këtë emër, policia ka mundur të vendosë në pranga pesë punonjës së degës së tatim-taksave në qytetin e lartpërmendur. Ndër të arrestuarit vërehet edhe kreu i degës së tatim-taksave së Lushnjës, Gramoz Veliu. Grupi hetimor deklaroi se Prokuroria e Lushnjës, në bashkëpunim me sektorin e luftës kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Fierit, prej rreth dy muajsh po zhvillonte hetime në lidhje me falsifikimin e dokumenteve të paraqitura në një tender të zhvilluar në rrethin e Lushnjës nga një firmë private.
Grusht në Kuvend, shau PDK-në në gazetë, Doshi “merr hak” ndaj Solisit
09.28
Deputeti i PBDNJ-së me dëmtime në fytyrë. Ndoka: Na kërkoi falje
Gazeta Shqip
Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë dje sërish në sharje dhe grushte mes deputetëve. Këtë herë protagonistë të sherrit kanë qenë deputeti i PDK-së, Tom Doshi, dhe deputeti i PBDNJ-së, Leonard Solis. Burime pranë Kuvendit bëjnë të ditur se dy deputetët janë grindur në kafen e Parlamentit rreth orës 11 të paradites, ndërkohë që në sallën e Kuvendit zhvillohej interpelanca e radhës. Mediat nuk kanë mundur të fiksojnë konfliktin mes dy deputetëve, pasi grindja ka ndodhur në ambientet e brendshme të godinës së Kuvendit, ku mediat nuk kanë të drejtë të futen. Deputetët, të cilët janë ndodhur në kafen e Kuvendit, në atë moment shprehen se në fillim mes dy deputetëve është bërë një debat i ashpër në distancë dhe më pas situata ka degraduar në grushte, ku deputeti i PBDNJ-së, Leonard Solis, ka marrë disa dëmtime në fytyrë nga deputeti Doshi.
Përpjekje për zgjidhjen e krizës në Birmani
09.28
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Ibrahim Gambari, pritet të mbërrijë në Birmani për të bërë një vlerësim të situatës.
Kjo vizitë vjen një ditë pas vrasjes së nëntë protestuesve dhe arrestimit mbi 100 të tjerëve.
Hapësira që autoritetet ushtarake të Birmanisë do t’i lejojnë të dërguarit të posaçëm të OKB-së për t’u takuar me protestuesit dhe udhëheqësit e opozitës, si dhe raporti që ai do të paraqesë në Këshillin e Sigurimit, do të ndikojnë mbi debatin ndërkombëtare që po zhvillohet, duke çuar ndoshta në sanksione ndaj Birmanisë.
Wisner as optimist as pesimist për procesin
09.28
Përfaqësuesi amerikan në Treshen Ndërkombëtare, Frank Wisner, i thotë BBC-se se nese nuk arrihet një marrëveshje mes palëve atëherë vendimin se si dëshiron të vazhdojë më tej e merr Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Zoti Wisner morri pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Grupit të Kontaktit: Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, Rusisë dhe Shba-së të cilët u takuan të enjten në seline e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar mbi Kosovën.