Comments Off

Njoftim

2007
07.23

Për arsye të problemeve teknike me rrjetin në internet, do të mungojnë publikimet ditore për një periudhë disa javore, së paku nga 23 korrik deri më 15 gusht 2007.
Kërkojmë falje nga lexuesit e rregullt dhe bashkëpunëtorët e Rrjetiti Kosovar për Informim MitrovicaPress.
Për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni me kohë.
MitrovicaPress – Redaksia

Comments Off

REFERENDUMI-ZGJIDHJA E VETME PAQËSORE E PROBLEMIT KOLONIAL TË KOSOVËS!

2007
07.17

Profesor Mehdi HYESNIProf.Dr.Mehdi HYSENI
(*) – No more negotiations on Kosovo status as Russia and Serbia want to rebuild the Berlin Wall between Albanians and USA, EU, NATO in Balkans.
Kosova nuk ka nevojë për kurrfarë ribisedimesh me Serbinë gjenocidale neokolonialsite, as për kurrfarë “Grupi Uniteti”, por për REFERENDUM, për REFERENDUM IMEDIAT!
Hëpërhë, vetëm REFERENDUMI është ÇELËSI SHPËTIMTAR i politikës strategjike paqësore dhe të sigurisë së SHBA-së, të BE-së dhe të NATO-s në Kosovë, përkatësisht në Ballkan dhe në Evropë, sepse pa njohen e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës, nuk do të ketë as reforma demokratike integruese, as siguri, as stabilitet as paqe të qëndrueshme në Ballkan e as në Evropë.

Lexo me shume »

Comments Off

Kur “Grupi Negociator” i Kosovës plaçkiti buxhetin e Kosovës, edhe taksat e atyre që jetojnë në varfëri të skajshme!

2007
07.16

CILAT JANË SHPENZIMET MARRAMENDËSE PËR PAGA, UDHËTIME DHE

TELEFONATA TË GRUPIT TË UNITETIT DHE VARTËSVE TË TYRE,

GJATË KOHËS SË BISEDIMEVE NË VJENË?!

Përmbajtja thelbësore e lëndës

1.Historiku i krijimit të Grupit të Unitetit; Si u kontraktuan nga Qeveria e Kosovës anëtarët e Grupit të Unitetit?; Cilat ishin pagat e anëtarëve të Grupit të Unitetit, që morën nga Buxheti i Kosovës gjatë bisedimeve në Vjenë?!

Grupi i Unitetit në Kuvendin e Kosovës

-Sejdiu, Çeku dhe Berisha, 126 mijë euro paga…; Thaçi, Surroi e Shala, 160 mijë euro paga… ; Skënder Hyseni, Jakup Krasniqi e Ylber Hysa, 120 mijë euro paga… ; Lutfi Haziri, Ardian Gjini e Naim Jerliu, 88 mijë euro paga…; Ibrahim Rugova, për katër muaj, 12 mijë euro pagë; Nexhat Daci, për pesë muaj, 13 mijë euro pagë; Bajram Kosumi, për pesë muaj, 13 mijë euro pagë; Fatmir Sejdiu, 40 mijë euro pagë; Agim Çeku, 39 mijë euro pagë; Kolë Berisha, 46 mijë euro pagë; Hashim Thaçi, 52 mijë euro pagë; Veton Surroi, 52 mijë euro pagë; Blerim Shala, 55 mijë euro pagë; Skënder Hyseni, 41 mijë euro pagë; Jakup Krasniqi e Ylber Hysa kanë marrë pagë në vlerë prej 39 mijë euro ; Lutfi Haziri, 21 mijë euro pagë; Ardian Gjini, 39 mijë euro pagë; Naim Jerliu, 27 mijë euro;

Lexo me shume »

Comments Off

Marrëveshja Serbi-Rusi

2007
07.16

Shkruan: Ubejd R.Gashi
Serbët dhe Rusët e kanë bërë një marrëveshje të thjeshtë:
“Ju shtyeni statusin e Kosovës duke përdorur veto, deri sa ne t’e blejmë
pjesën veriore”.

Lexo me shume »

Comments Off

Ekipi i Unitetit brenda javës pritet të formësoje një qëndrim unik rreth statusit të Kosovës

2007
07.16

Prishtinë – Ekipi i Unitetit pritet që gjatë kësaj jave të formësoje një qëndrim unik rreth situatës së krijuar për statusin e Kosovës, në mënyrë që gjatë takimit me Sekretaren amerikane të Shtetit Kondoliza Rajs të shkojnë me një propozim konkret për statusin, njofton QIK. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu deklaroi pas takimit se se Kosova do të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare që të qartësohen hapat e mëtejshëm në procesin e përcaktimit të statusit, por njëherit theksoi se Kosova është e gatshme të kërkojnë edhe rrugë alternative, varësisht nga zhvillimet, sespe nuk mund të vazhdohet me bllokimin e procesit.

Lexo me shume »

Comments Off

Fjalimi i përjavshëm i Kryeministrit Çeku në Radio Kosovë

2007
07.16

Përcaktimi i statusit do të sjellë mundësi të reja dhe të begata për Kosovën dhe për individët. Ajo do mundësojë që shumë prej jush të realizojnë plotësisht potencialet që kanë në vendin e origjinës.

Këtyre ditëve diçka ka ndryshuar në Kosovë. Rrugët dhe ambientet publike janë më të gjalla. Më të zhurmshme. Më të gëzueshme. Kjo, falë bashkatdhetarëve tanë, të cilët edhe këtë vit janë kthyer në Kosovë, pranë familjeve dhe të afërmve të tyre.

Lexo me shume »

Comments Off

Vëllazërimi bashkësive islame të dy komunave do të intensifikojë bashkëpunimin e gjithanshëm

2007
07.16

Mitrovicë – Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Komunës, Fatmire Berisha dhe kryeshefi i Ekzekutivit të Kuvendit të Komunës, Sadri Ferati, kanë pritur në ambientet e Kuvendit të Komunës, myftiun e komunës Bajram Pasha të Stambollit, Zija Ersin, që po shoqërohej nga drejtuesit e Bashkësisë Islame të Mitrovicës, Mulla Asllan Fazliu dhe Mulla Rexhep Lushta.

Lexo me shume »

Comments Off

Organi i akuzës dyshon se Adem Rrenga ka abuzuar me afatet kohore gjatë kontrollit në “Top Channel”

2007
07.16

Prokuroria, hetim tatimorëve për gjobën ndaj “Top Medias”

Penalizimi 13 milionë euro është bërë objekt verifikimi në “dosjen R”

Gazeta Shqip – Gjoba e vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndaj televizionit më të madh në vend, “Top Channel”, është bërë objekt hetimi. Prokuroria e Tiranës konfirmoi dje se ka filluar verifikimin ndaj zyrtarëve të tatimeve, që urdhëruan nisjen e kontrolleve në kompaninë “Top Media”. Personi i dyshuar për shkelje të ligjit është shefi i sektorit të VIP-ave, Adem Rrenga, i cili ka urdhëruar fillimin e kontrolleve për disa muaj rresht, në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë, burimet konfirmuan se gjoba prej 13 milionë eurosh, e vendosur së fundi nga tatimet ndaj “Top Channel” do të verifikohet.

Lexo me shume »