Mitrovicë – Policia arrestoi një 20 vjeçar, pasi që iu kishte kërcënuar gruas me një thikë, në shtëpinë e tyre në rrugën Artim Jashari.
I dyshimti nuk është mbajtur në paraburgim, por do të dërgohet në Gjykatë në procedurë të rregullt.
Kronika e Zezë
05.31
Nga mbledhja e 253-të e Qeverisë së Kosovës
05.31
Prishtinë – Në mbledhjen e 253-të të Qeverisë së Kosovës është themeluar Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, të cilin do ta përbëjnë ministrat, përfaqësuesit e Zyrës për Qeverisje të Mirë (ZKM), të UNICEF-it dhe tre përfaqësues të Forumit për të Drejtat e Fëmijëve. Themelimi i këtij Komiteti përkon edhe më 1 qershorin – Ditën e Fëmijëve, ndërsa do të drejtohet nga kryeministri Çeku, me ç’rast është theksuar se formimi i këtij Komiteti është indikator i kujdesit të qeverisë për rritjen dhe edukimin e fëmijëve, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Kush nuk mërzitet për shtyerjen e statusit
05.31
Shkruan:Ramush Tahiri
Shtyerja e zgjidhjes së statusit të Kosovës, me siguri, nuk do të ndikojë negativisht te qytetarët e Kosovës me gjithë premtimet e politikanëve kosovarë se kjo zgjidhje do të vjenë shumë shpejtë.
Arsyeja është, se populli i Kosovës ka besim te udhëheqja e saj, të cilën e ka zgjedhë në mënyrë demokratike. Këtë besim e dëshmojnë të gjitha anketat dhe hulumtimet e opinionit të cilat bëhen edhe me ndihmën profesionale edhe me paratë e ndërkombëtarëve.
Zhvleftësimi i kohës
05.31
Shkruan: Ylli XHAFERRI
Shumë kohë e shumë mund na ka rrjedhur e ikur si ujë nëpër gishtërinj, kjo parë në plan kombëtar, politik dhe individual, për të gjithë shqiptarët, përgjatë gjithë kohërave, nga ato historike deri në ditët e sotme. Mbase jemi nga të vetmit popuj të botës që për be dhe përbetim sublim, përveçse tokës, ujit, qiellit dhe Zotit, betohemi edhe “Për këtë kohë!…Kjo vetëm si pre e besimit për të bërë vepra të mira, në kohën e duhur dhe të përshtatshme për veten dhe njerëzimin. Koha për shqiptarët ka qenë dhe mbetet institucion, besim dhe premtim, por vetëm në një kah, përpara, drejt ardhmërisë.
Qeveria rrit tatimin, ul rrogat
05.31
Nga 1 korriku, shqiptarët do të kenë më pak para në xhep në fund të 15-ditëshit
Gazeta Shqip
Qeveria miratoi paketën e re fiskale, në thelb të së cilës qëndron taksa e sheshtë në nivelin 10 për qind. Kjo paketë pritet të hyjë në fuqi në korrik të këtij viti dhe sjell ndryshime të mëdha në sistemin fiskal në vend duke njësuar në nivelin 10 për qind tatimin mbi të ardhurat personale. Ndërsa tatimi mbi fitimin do të bëhet 10 për qind në janar të vitit 2008.
Kreu i “Mjaft” replikon ashpër me Kryeministrin për paratë e fushatës. Akuza të forta edhe nga shoqëria civile
05.31
Veliaj: Berisha, ti je informal
Gjokutaj i “Soros”-it: Financimet nga biznesi, paradhënie për tendera
Kryeministri Sali Berisha është vënë dje përballë akuzave të ashpra nga shoqëria civile në lidhje me informalitetin e Partisë Demokratike dhe mungesën e transparencës për burimet e financimit. Politika duhet të japë e para shembullin e formalizimit, pasi është një nga sektorët më informalë në Shqipëri.
Nismë e re e Bushit për klimën
05.31
Presidenti Bush u ka bërë thirrje vendeve kryesore të botës të bien dakord për një objektiv afatgjatë global për të ulur emetimin e gazrave që krijojnë efektin serë deri në fund të vitit të ardhshëm.
OKB pro gjykatës për Haririn
05.31
Këshilli i sigurimit i OKB ka votuar në favor të ngritjes së një gjykate për të gjykuar të dyshuar për vrasjen e kryeministrit libanez, Rafik Hariri.
Vrasja e Rafik Haririt dy vjet më parë ishte një moment i rëndësishëm në historinë e Libanit.
Siria u fajësua për vrasjen dhe u tërhoq nga Libani pas demonstratave masive.