Mitrovicë, 31 janar – Kryetari i Kuvendit të Komunës, Mursel Ibrahimi, zëvendëskryetarja Fatmire Berisha dhe kryeshefi i Ekzekutivit të Kuvendit të Komunës, Sadri Ferati, kanë patur një takim me shefin e Zyrës së Shqipërisë në Prishtinë, Bujar Muharremi dhe bashkëpunëtorët e tij.
Udhëheqja e Kuvendit të Komunës, e ka njoftuar shefin e Zyrës së Shqipërisë, Bujar Muharremi, me zhvillimet aktuale në komunë dhe përpjekjet e pushtetit lokal për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të qytetarëve, me qëllim që atyre tu krijohen kushte për një jetë sa më të mirë dhe të pabrenga.
Lexo me shume »
Bujar Muharremi: Shqipëria ka përkrahur përpjekjet e institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj për realizmin e synimeve dhe aspiratave për liri e pavarësi
01.31
Shpërndarja e TMK-së një tjetër dëshmi e lojës me të drejtat dhe ndjenjat e shqiptarëve
01.31
Shkruan: Xhevat BISLIMI
Të pakt ishin shqiptarët që e kuptuan rrezikun që përbënte shpërndarja e UÇK-së dhe dorëzimi i armëve për lirinë e krahinës shqiptare të Kosovës e më gjerë. Disa struktura dhe grupe “kosovare”, që ishin lidhur pas qerres serbe ndihmuan mjaft për shpërndarjen e UÇK-së, të cilën e konsideronin dhe përjetonin si rrezik të drejtëpërdrejtë për interesat e tyre të lidhura me Serbinë dhe miqtë e saj. Kjo shtresë e shqiptarëve bashkëpunëtorë dhe hyzmeqarë të pushtuesit ishin edhe kundër krijimit të TMK-së.
Lexo me shume »
TMK përfundon me sukses marshin”Kthetra 2007″
01.30
Mitrovicë, 30 janar – Zona e IV-të Mbrojtëse e TMK-së, në kuadër të planit të saj vjetor, ka realizuar Marshin e koduar ,,Kthetra 2007 â€, ka njoftuar zëdhënësi i kësaj zone, majori Miftar Kurti.
Zëdhënësi Kurti ka bërë të ditur se në marshim kanë marrë pjesë të gjitha Njësitet e kësaj Zone dhe se marshimi i ushtarakëve, me të gjitha pajisjet në dispozicion, në një territor me gjatësi rreth tetë kilometra, ka filluar menjëherë pas revistës së mëngjesit dhe ka përfunduar në kohën e caktuar me plan.
Lexo me shume »
Pakoja e koduar e Ahatisaarit
01.30
Shkruan: Mr.sc.Gjon KEKA
Ndikimi që fanatizmi i një “femre†,kapriciot e një tjetre dhe intrigat e një të trete , ushtruan politikën , trazirat dhe pajtimet e kohës në një pjesë të konsiderueshme të ballkanit dhe evropës , janë cështje që janë diskutuar kaq shpesh sa s’ka asnjë që të mos e dij.Do të ishte një humbje kohe të sillje shembuj të tjerë të veprimit të faktorëve personalë në shkaktimin e ngjarjeve të mëdha kombëtare , si të jashtme ashtu edhe të brendëshme , si të ketë qenë kahje e tyre. Lexo me shume »
Kosova është e kërcnuar jo vetëm nga Serbia por edhe nga gogolët dezinformues ish-bashkëpunëtorët titistë shqipfolës
01.30
Shkruan: Fadil Shyti & Mona Agrigoroaiei
Vendi po digjet kurse “plaku†Fatmir Rexhepi po krihet me krehërin e pistë të shpifjeve tipike të propagandës dhe dezinformatave serbomadhe.
Në kohën kur na vijnë “selame†tepër shqetësuese prej Brukselit dhe Nju Yorkut për gjoja përcaktimin e statusit të Kosovës (Kosova “shtet†me “atribute shtetëroreâ€, por pa të drejtë as të miratojë ligje!!!) që në vetvete paraqesin mesazhin “ Mirë EU, pafshim Liri !â€, “Dikush†në Kuvendin i Kosovës â€debaton†për sigurinë në vend, sipas recetave të përpiluara nga Beogradi.
Në kohën kur Serbia me lobin e saj në Evropë dhe Amerikë po derdhë miljona euro dhe dollarë për ta mashtruar botën me gënjeshtrat e saj kinse ne shqiptarët qenkemi fundamentalistë islamikë, sikur një ëmbëlsirë gjatë një udhëtim “peligrenazhi†vjen “si i pikur prej qielli†raporti i zi, pikërisht nga salla e Parlamentit të Kosovës, për më keq ky raport del nga goja e Ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepit, për ato që debatoi “pehlivani†mashtrues, dëgjuesit do të mund të besonin se kanë të bëjnë me një raport të Shërbimit Sekret Serb, të MUP-it apo të ndonjë zyrë tjetër prej Beogradit që po kurdisë luftën psikologjike kundërshqiptare. Por, jo asesi ky nuk mund të jetë raport i shqiptarëve nga Kosova, apo të cilitdo kujt me mendësinë e kthjelluar shqiptare në kokë.
Ai, nuk paralajmëron asnjë prej rreziqeve reale që po e kanosin Kosovën, siç janë bandat paraushtarake serbe-Ushtrinë Serbe për Çlirimin e Kosovës (SOVK), agjentët e inteligjencës serbe, bashkëpunimi me ato i kolaboracionistëve, shqipfolës që janë vënë kokë e këmbë në shërbime të tyre.
Ai, nuk foli asnjë fjalë për proceset e dëmshme që po kanosin lirinë e Kosovës, siç është decentralizimi, zonat e veçanta, entiteti serb brenda Kosovës, të ardhmen zymtë të Kosovës, që po e përgatitë Evropa Plake & Ahtisaari. Çka e bënë edhe më revoltuese është fakti që sipas këtij raporti, “stabiliteti në Kosovë†po rrezikohet nga strukturat kombëtare shqiptare dhe nga një fare “ekstremizëm islamikâ€!!!
Pra, lidhur me akuzën e parë të raportit të drejtuar jo pa një qëllim të caktuar të satanizimit të Lëvizjes Kundërkoloniale shqiptare, është shumë i dyshimtë vet, në konceptin e “sigurisë†që pasqyron ky raport, sepse: siguri pa liri nuk mund të ketë.
Pra, vetëm për Fatmir Rexhepin dhe për Beogradin, rebelimi kundër robërisë dhe kolonizimit është “destabilizues†etj.
Nga ana tjetër kjo është një shpifje makabre kundërshqiptare serbomadhe, se në Kosovë paska “ekstremizëm islamikâ€.
Siç dihet historikisht, shqiptarët tradicionalisht e kanë vlerësuar më shumë se fenë, identitetin kombëtar, i cili kurrë s´është i përcaktuar nga feja, as nga krahina, as nga dialektet, por nga sinteza e karakteristikave të të gjithë shqiptarëve.
Kurse Serbia, në kërkim të djallëzimit të shqiptarëve e ka shpikur këtë broçkullë gënjeshtare, kundërshqiptare. Ajo ka vepruar sipas maksimës së urtë popullore: “kërko qimen në sytë e të tjerëve dhe mos e shiko trarin nga syrin tëndâ€. Dihet që prej kohësh, Kisha Ortodokse Serbe u ngatërrua e ra në moçalin e fondamentalizmit politik serbomadh, shumë larg prej besimit në Zot dhe Bibël, vetëm si përhapëse e histerisë psikopatologjke: “Kosova, Jerusalim i Serbisëâ€, “djep†dhe “zemër†e saj, etj, etj…
Por, ne nuk mund të çuditemi shumë prej burimit të këtij raporti alla UDB-ash. Kur dihet prejardhja ideologjike dhe politike e Fatmir Rexhepit.
Meriton të theksohet fakti se për këtë raport kundërshqiptar ka reaguar fuqishëm edhe atdhetari i madh Jakup Krasniqi, pikërisht në parlament, bile Ay me atë rast theksoi që: “të dhënat për këtë raport “ndofta pa dijeninë “ e Fatmir Rexhepit- siç u shpreh opozitari – ato janë marrë nga një web-sajt serbâ€. Kjo, natyrisht të bënë të dyshosh dhe të revoltohesh për faktin se deri kur bufët e politikës në Kosovë dhe organet ekzekutive do të rrëshqasin në këto akullnaja serbomadhe?!
Si rrjedhim i këtyre marrëzive për të mos thënë tradhtive me keqardhje
konstatojmë:
Mjerë populli i Kosovës që i ka në krye puthadorë të tillë që “majmen†me të dhënat e poshtra të Serbisë vrastare .
info@mitrovicapress.net
Pakoja e Pandorës
01.29
Shkruan: Albin KURTI
Paketa e Ahtisaarit nuk përmban vullnetin e shumicës së popullit të Kosovës dhe nuk i referohet askund atij. Pakoja e Ahtisaarit flet vetëm për të drejtat dhe privilegjet e pakicave, dhe atë vetëm të pakicës serbe. Pakoja e Ahtisaarit, pra, është pako serbe. Fundja, aspak e befasishme. Jo vetëm për shkak se Kosova nuk është dashur të negociojë me armikun e saj, Serbinë, për të ardhmen e popullit të saj dhe tokën e vet. Ahtisaari është pikërisht ai i cili së bashku me Çernomirdinin gjatë bombardimeve të NATO-s bëri marrëveshje me Milosheviqin gjë që i parapriu, e mundësoi dhe e sajoi Rezolutën 1244. Ahtisaari vjen nga Finlanda e cila është vend fqinj i Rusisë dhe dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë. Ahtisaari po e vazhdon punën e vjetër edhe me një motiv të ri personal – çmimin Nobel për Paqe. Por, kjo pako e tij, e cila mund t’ia sjell atij edhe çmimin më të lartë për Paqe, do të sjellë luftë në Kosovë meqenëse është kryekëput antishqiptare. Pakoja e Ahtisaarit është pako e Pandorës.
Sipas paketës së Ahtisaarit, trashëgimi kulturore është vetëm ajo fetare ortodokse e cila është definuar si ´serbe’. Ajo do të parashohë themelimin e së paku 39 zonave të veçanta qindrahektarëshe. 3/4 e paketës së Ahtisaarit ka të bëjë me decentralizimin. Komunat e reja me shumicë serbe do të kenë kompetenca shumë më të mëdha sesa ato me shumicë shqiptare dhe plotësisht të pazakonshme për komunat: p.sh. në arsim të lartë, shëndetësi dytësore etj. Kriteri kryesor për policinë dhe gjyqësinë do të jetë përkatësia etnike me ç’rast kufijtë e stacioneve policore do të përputhen me kufijtë komunal. Polic i mirë në komunat me shumicë serbe do të konsiderohet vetëm polici serb! Nëpërmjet lidhjeve horizontale praktikisht dhe formalisht do të realizohet entiteti autonom serb. Ndërkaq, përmes lidhjeve direkte vertikale me Beogradin, dhe financimin e tij i cili do të jetë i liruar nga taksat në Kosovë, ky entitet do të jetë vetë Serbia. Ai do të ngërthejë afër 1/3 e territorit të Kosovës. Do t’i ketë dy qendra: Mitrovicën për veriun dhe Graçanicën për pjesën qendrore e lindore të Kosovës. Tërë këtë e bën të mundur mungesa e pavarësisë dhe sovranitetit për Kosovën. Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar i cili njëkohësisht do të jetë edhe Përfaqësues Special i BE-së do ta ketë fjalën përfundimtare. Ky monark i ri do të ketë fuqi korrektuese (ndryshim të ligjeve) dhe zëvendësuese (përjashtim të ministrave e zyrtarëve tjerë dhe emërim të dikujt tjetër në ato poste). Misioni Civil Ndërkombëtar do të jetë një oligarki neokolonialiste prej 71 administratorëve udhëheqës. Ajo do ta ´mbikëqyrë’ implementimin e marrëveshjes për statusin e ardhshëm sipas paketës së Ahtisaarit, duke pasur kompetencë të plotë mbi policinë, gjyqësinë, ekonominë dhe mbrojtjen. Kur ishte në Këshillin e Evropës në Strasburg, Ahtisaari pat deklaruar se fokusi i zgjidhjes janë të drejtat minoritare dhe prania e fuqishme civile ndërkombëtare. Prani e fuqishme ´civile’, përveç pranisë ushtarake të KFOR-it nënkupton edhe ardhjen e 1.300 policëve të rinj të BE-së. Ndonëse e kanë krijuar dhe e dirigjojnë SHPK-në, lidhur me atë çfarë e kanë ndërmend të bëjnë, nuk i besojnë plotësisht as asaj. Andaj ky kontingjent i ri i policisë ndërkombëtare që do të kujdeset që copëtimi i Kosovës dhe uzurpimi i kulturës së saj të shkojë sa më mirë. Populli i Kosovës është i viktimizuar e i shumëvuajtuar. Ai ka nevojë për 1.300 mjekë ose 1.300 arsimtarë, por jo për 1.300 policë që t’ia vazhdojnë shtypjen e dhunën.
Misioni i ardhshëm ndërkombëtar do të ketë një zyre në Mitrovicë përgjegjëse jo vetëm për veriun e Mitrovicës por edhe për komunat e Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut. Dhe, do ta ketë një zyre në Beograd, funksionimi dhe kompetencat e së cilës do të varen edhe nga qëndrimi i Qeverisë së Serbisë. Nëse sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën qenka hequr, atëherë çfarë duhet kjo zyre në Beograd? A mund ta hapim një zyre të tillë edhe në Tiranë?! Ky mision i ´ri’ vetëm sa e vazhdon UNMIK-un në realizimin e Rezolutës 1244 e cila për Kosovën parasheh vetëm autonomi substanciale.
Në vend që të flitet për dëmet e luftës që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës, ky mision do të merret me borxhet e Kosovës. Pra, do t’i shfrytëzojnë e shtrydhin pasuritë dhe burimet e Kosovës edhe në emër të borxhit. Përfaqësimi i Kosovës jashtë do të jetë vetëm në borxhin e jashtëm! Tërë kësaj i pat hapur rrugë vizita e Veton Surroit në Washington kah fillimi i muajit maj të vitit 2006, ku ky pat deklaruar se është angazhuar në Washington që Kosovës t’i shlyhen borxhet. Pra, pa u bërë ende shtet, ai ka pranuar borxhe duke e fundosur Kosovën edhe më! Pikërisht Veton Surroi dikur thoshte se do të flasë me Serbinë për dëmet e luftës dhe pensionet e plaçkitura, e më pas përfundoi duke i bërë temë borxhet që na i paska Kosova! Çfarë e shtyu atë për këtë veprim? Mbase, ai flet për borxhet e Kosovës atëherë kur më së paku duhet meqë këtë ia ka borxh dikujt.
TMK-në duan ta shpërbëjnë së pari duke e ristrukturuar, gjë që nënkupton zvogëlimin e numrit të zonave në tri sosh nga gjashtë sa është tash. Kjo do të thotë se sikurse komuna e Dardanës sot, po ashtu edhe ajo e Burimit nesër do të mbesin fare pa TMK. Dardana dhe Burimi janë dy komunat më të rrezikuara për shkak të planeve të Serbisë për rikolonizimin e Kosovës. Në vend të TMK-së duan ta krijojnë një të ashtuquajtur ´forcë të sigurisë’ me më së shumti 2.500 veta me armatim të lehtë dhe nën mbikëqyrje të NATO-s. Kosova nuk do të ketë fare Ministri të Mbrojtjes dhe kjo ´forcë e sigurisë’ do të jetë profesioniste dhe jo vullnetare, që do të thotë pa të drejtë të rekrutojë e të zhvillohet. Negociatorët kosovar e arsyetonin decentralizimin dhe ´eksterritorialitetin’ si çmim për pavarësinë. Përderisa dy të parat përfshihen në pakon e Ahtisaarit, pavarësia as që do të përmendet. Fjala pavarësi nuk do të përmendet në këtë dokument meqë Kosova nuk do të jetë e pavarur. Duke përfillur Serbinë dhe Rusinë, Kosova do të mund të bëhet e pavarur vetëm nëse Serbia është dakord. Kësisoj del se koncesionet pa mbulesë e kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë Kosovën duke e forcuar dhe zgjeruar Serbinë përbrenda Kosovës. Kundërshtimet e Serbisë përgjatë procesit negociator kanë qenë për ta rritur pazarin edhe më, e assesi që atyre nuk iu kanë konvenuar ato.
redaksia@mitrovicapress.net
Zhvillohet kabllo neural për transferin e shënimeve nga dhe në tru
01.29
Prtech – Kabllo i ndërtuar nga neuronet një ditë mund të përdoret për transferin e “shënimeve” nga kompjuteri në tru të njeriut. Një kabllo e tillë është zhvilluar në University of Pennsylvania në SHBA. Hulumtuesit janë të mendimit se një teknologji e tillë mund të ndihmon personave të cilët kanë humbur gjymtyrë për ta kontrolluar gjymtyren prostetike.
Mendimi pas këtij hulumtimi është se neuronet janë më të gatshme për tu lidhur me neurone tjera, si për shembull me trurin e njeriut.
Në 2001, ekipi hulumtues arriti ta zhvillon një metodë përmes të cilës fijet neurale janë kultivuar duke i tërhjekur grupet e neuroneve. Gjatësia e fijeve të tilla arriste deri në 10 cm. Fijet e tilla janë përdor deri tani për regjenerimin e nervave të dëmtuar në gjymtyrë.
Kabllo neural është prodhuar në mënyrë të ngjajshme. Grupet e neuroneve janë kultivuar mbi 96 elektroda të mbuluara me protein për të cilin neuronet kapen. Kur neuronet dhe elektrodat vendosen në largësi prej 100 mikrona, qelizat fillojnë të rriten në drejtim të proteinit, duke krijuar kështu lidhje neurale.
Me tërhjekjen graduale të dy pllakave (një të neuroneve dhe tjetra e elektrodave), fijet neurale vazhdojnë të rriten në distance e posa krijuar. Rritja shkon deri në 1 cm në ditë.
Doug Smith, krye hulumtuesi, thotë se “pjesen e lirë do ta përdorim për lidhje me tru, ndërsa atë tjetren për lidhje me kompjuter”. Testet të cilat kanë konfirmuar se sinjalet elektrike mund të mbarten në të dy drejtimet në kabllo ishin të suksesshme. Smith tani pret ta mbart testin në shtazë.
Qëllimi kryesor për përdorimin e neuroneve dhe jo të materialeve jo-biologjike është rezistenca e organizmit, e sidomos të neuroneve, ndaj metalit apo gjërave të ngjajshme.
Kronika e Zezë
01.29
Mitrovicë, 29 janar – Para orës 09:30, dy mashkuj, me sëpata në dorë, u përballën me sulmin e disa personave, në rrugën Marin Barleti, afër tregut.
Policët e SHPK-ës intervenuan menjëherë dhe u përforcuan edhe me disa policë tjerë.
Një 33 vjeçar pësoi lëndime të rënda në fytyrë dhe kokë.
Policët i arrestuan nëntë persona të përfshirë dhe i dërguan ata në stacionin e jugut, ku u intervistuan. Dy nga ta janë urdhëruar nga ana e prokurorit që të mbahen në paraburgim.
Policët intervenuan në një raport se zyra e drejtorit të shkollës fillore “Ismail Qemaili†në rrugën Muhamet Gashi është thyer.
Në bazë të raporteve, një kompjuter dhe një printer, në vlerë 250 euro janë vjedhur.
Një banor shqiptar i fshatit Frashër njoftoi një patrollë nga stacioni jugor se dy persona kanë hyrë në shtëpinë e pabanuar të një serbi dhe po largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Policët e patrollës i kapën të dy personat pas një ndjekjeje të shkurtër.
Të dy të dyshimtit e mitur janë dërguar në stacionin e jugut ku janë intervistuar në prezencë të prindërve të tyre dhe pastaj janë liruar, me urdhër të prokurorit.
Hetuesitë janë thirrur në një shtëpi në rrugën Artim Jashari, e cila ishte thyer.
Policët nuk qenë në gjendje që të vërejnë ndonjë hyrje me forcë në shtëpi. Kjo shtëpi është pronë e një personi, i cili momentalisht gjindet në Gjermani.
Policët janë njoftuar se një gjenerator, një televizor, 200 palë gjinse, 50 bluza të fëmijëve dhe dy valixhe të mëdha, në vlerë 1670 euro, janë marr.
Policët nga stacioni jugor, të pajisur me fletëarreste, i kanë kontrolluar dy shtëpi në rrugën Brigada 142.
Në një shtëpi ata i gjetën dy granata dore dhe në tjetrën ata e gjetën dhe e konfiskuan një pistolet gazi.
Ekspertët e demolimit të SHPK-ës janë thirrur dhe ata i shpërthyen të dy granatat e dorës në vend. Nuk ka pasur të lënduar.
Pronarët e të dy shtëpive janë arrestuar, por pastaj janë liruar me urdhër të prokurorit.
Vushtrri – Policët janë thirr në rrugën Dëshmorët e Kombit, përball kalasë, në një raport se një njeri po sulmohej.
Me të arritur në vend të ngjarjes, policët mësuan se viktima ishte dërguar në shtëpinë e shëndetit. Viktima 23 vjeçare është trajtuar për të çara në kokë, fytyrë dhe trup dhe më vonë është dërguar në spitalin e Prishtinës.
Hetuesitë mësuan se viktima ishte rrahur me një shufër metalike.
Dy të dyshimtë janë identifikuar dhe arrestuar. Pas rishqyrtimit të rastit nga ana e prokurorit, njëri nga të dyshimtit është liruar e tjetri është mbajtur në paraburgim.
Zubin Potok – Një banor 31 vjeçar i Novi Pazarit, raportoi në polici se ishte detyruar të ndalonte veturën e tij në magjistralen kryesore në Medjedji Potok, nga dy persona ta maskuar, njëri nga të cilër kishte qenë edhe i armatosur.
Ai deklaroi se ata ia kishin grabitur 55 000 euro.
Viktima njoftoi policinë se ai ishte duke u kthyer në Serbi, pasi që i kishte mbledhur paratë që ia kishin pasur borgj firmës së tij, për mallin që e kishin sjellur ne Kosovë, njofton Lary Miller zëdhënës i policis së UNMIK-ut.