Comments Off

Palm hedh në shitje Treo 680 Smartphone

2006
11.30

Albanian Business CenterPrtehc - Palm është duke vazhduar të mbështesë që të dy Windows Mobile dhe Palm OS me hedhjen në shitje të Treo 680 smartphone të tij. Duke ndjekur lëshimin e fuqizuar të Windows Treo 750v më herët në këtë vit, versioni 680 duket të jetë më i përkrahur nga kompania me SO (OS) origjinal të themeluar për të. Pajisja përkrah email, web shfletim, dhe mesazhim si shtesë të funksioneve të telefonit mobil.
Studimi i fundit të EMEA nga Canalys tregon që vit-pas-viti tregu po rritet për pajisjet e mençura mobile konvergjente (smart phones dhe pajisjet dorëmbajtëse pa tela) në Q1 dhe Q2 2006 ishte 26 përqind. Statistikat vjetore të ngarkesave do të tejkalojnë 77 milion njësi në 2009, krahasuar me 26.5 milion njësi të ngarkuara në mes Q4 2005 dhe përfshirë Q3 2006, duke u bazuar në firmat analistike parashikuese.
Roy Bedlow, presidenti i Palm, Europë, Lindje e Mesme dhe Afrikë (Europe, Middle East and Africa (EMEA)), tha: “Pajisja përfaqëson një qasje të gjerë demografike të një funksionaliteti të avancuar në lëvizje.” Smartphone -i Treo 680 është i disponuar nga të gjitha dyqanet elektronike të Palm, në çmimin e rekomanduar të sitjes në UK, £299.

Comments Off

Dozimi “alaPavarësi”

2006
11.30

Shkruan: Agim Vuniqi, Farmington Hills
Deklaratat boshe se pavarësia e Kosovës është akt i kryer dhe pritet vetëm njohja formale e saj, ishin vetëm sllogane stereotipe të një politike të dështuar. Me e keqja ishte se këtë rezon politik e përqafuan të gjitha subjektet politike, pa përjashtim, duke qenë në ethe se nuk do të jenë degustatorë të tortës “Pavarësi”.

Angazhimi disa vjeçar i amerikanëve në Irak, Iran, Siri, Afganistan, Korenë Veriore, kanë shtuar dukshëm përqëndrimin e politikës së jashtme amerikane në zonat më të skuqura të globit. Kosova vetëm konsiderohet një problem i vjetër që do çasje të re, por deri më tash administrata e Bushit këtë e ka shiquar si çështje të zgjidhur nga paraardhësi i tij, presidenti Clinton. Shprehur më mirë pozicioni politik dhe diplomatik i Kosovës, menjëherë pas hyrjes së trupave të NATO-s ka qenë shumë më i qartë, dhe mos zgjidhja e statusit të Kosovës deri më tash është vërtet zhgënjyese, dhe kjo ka futur Ballkanin në rrugë qorre, shiqo tash qëndrimin e rumunëve, dmth., kjo po rikthen problemin e Kosovës në fillim, janë harruar krimet serbe në Kosovë dhe në ish Jugosllavi, tash problemi kosovar shiqohet me tjetër dioptri. Nuk mund të gjenden fjalë arsyetimi për politikën sterile të udhëhequr nga lidershipi i deritanishëm kosovar, deri më tash. Vetë procesi i shtyrjes së statusit shprehte mosguximin e tyre politik për të përshpejtuar përfundimisht zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Humbja e madhe e kohës pas zgjedhjeve nacionale për të vendosur qeverinë stabile, dy herë radhazi, pastaj votimi i përsëritur disa herë tregoi mos gatishmërin e liderëve politik për të krijuar strategjinë e realizimit opercional dhe kohor të pavarësisë. Deklaratat boshe se pavarësia e Kosovës është akt i kryer dhe pritet vetëm njohja formale e saj, ishin vetëm sllogane stereotipe të një politike të dështuar. Me e keqja ishte se këtë rezon politik e përqafuan të gjitha subjektet politike, pa përjashtim, duke qenë në ethe se nuk do të jenë degustatorë të tortës “Pavarësi”. Kjo zvarritje gjithnjë e më tepër po zhgënjen qytetarët e Kosovës, deri sa administratorët lokal por edhe ata në nivel ministrishë iu përveshën punës më profitabile, vjedhjes dhe keqpërdorimeve të mjeteve të buxhetit publik, por edhe të abuzimeve të mëdha finansiare në kompanitë publike si në KEK dhe PTK, por edhe në agjensitë tjera qeveritare. Mungesa e disiplinës finansiare në të gjitha ministritë, dhe moskuptimi se statusi i Kosovës le që nuk po zgjidhet, por përkundrazi Kosova po sharron gjithnjë e më shumë në valët e krimit dhe korrupsionit, për çdo ditë po tregon se lidershipi kosovarë ka humbur ndjenjën e realitetit, dhe është në distancë të madhe nga kërkesat e qytetarëve por edhe nevojave të tyre. Vakuumi i krijuar nga plogështia e UNMIK-ut, Grupit të Kontaktit, Unionit Evropina dhe Këshillit të Sigurimit, i lejojë Serbisë kohë të mjaftushme për këndellje politike që ajo të rikthehet përmes Rusisë në të gjitha institucionet ndërkombëtare ku vendoset për fatin e Kosovës, bile mund të thuhet që Kosova është në sofrën e dytë. Bisedimet e stërzgjatura për decentralizim dhe klithjet fëmijërore të gëzimit se pas shumë kohësh po shkojnë në sheti pikniku në Vjenë, për shumicën e pjesëmarrësve ishte kontakti i parë me menynë evropiane, prandaj ishin të maxhepsur nga bollëku vjenez, por edhe nga era e verës. Serbia shfrytëzojë maksimalisht dorzën e ofruar nga lidershipi kosovar, ajo ishte gjithnjë më prezente në bisedime me delegacionet e huaja. Kjo prodhoi edhe prezencën dhe ofensivën e Serbisë në lobizëm duke angazhuar Korporatën “Barbour Griffith & Rogers”, qÄ— tÄ— lobojÄ— pÄ—r ta dhe kundÄ—r PavarÄ—sisÄ— sÄ— KosovÄ—s. Kontaktet serbe me këtë firmë u zhvilluan ratësisht, dhe ka të bëjë me kontratën e nënshkruar nga firma serbe “Pinki” me BGRI (Barbour Griffith & Rogers Incorporation) për t’i përfaqësuar intereset e firmës beogradase në Misisipi, guvernator i së cilës rastësisht është Hali Barbur, themelues dhe pronar i korporatës. Ideja e takimit të Nikoliqit me Muftiun e Beogradit ka rrjedhë nga BGRI, e cila punon intensivisht në planin që Tomisllav Nikoliqit dhe Aleksandër Vuçiqit t’ju organizon takimin në Amerikë me funksionerë të rëndësishëm të administratës së Bushit. Përndryshe “Barbour Griffith & Rogers” kanë punuar në fushatën e Bush-it gjatë vitit 2000, në mesin e klientëve të tjerë janë “Delta Air Lines”, Lockheed Martin dhe qeveria e Meksikos… Meqë administrata e Bushit nuk e shihte çështjen e Kosovës ndonjë problem me prioritet, Serbia intensifikoi aktivitetin diplomatik, për të dëshmuar para botës se fajtor për tragjedinë Kosovare ishte Millosheviqi, dhe se tash është koha për shfajësim, kinse ajo është palë e dëmtuar në luftë dhe thirret vazhdimisht në rezolutën 1244 për të fituar të drejtën që Serbia të mos anashkalohet në procesin e vendosjes së statusit final të Kosovës. Në kohën kur Ahtisari përgatitej të hapte pakon, ai u bombardua nga qeveria serbe për të shtyrë vendimin, në këtë kishte ndikim edhe ofensiva e Serbisë në Washington dhe SHBA, siç ishin “letra e 20 senatorÄ—ve dhe kongresistÄ—ve drejtuar presidentit Bush, Fushata e Artemijes dhe koalicioni potencial me evangjelistÄ—t amerikanÄ—, Robertson dhe Farell, letra e senatorit Vojnoviq pÄ—r Bushin, ku ai qorton Presidentin pÄ—r shpejtimin e çështjes sÄ— statusit tÄ— KosovÄ—s dhe kÄ—rkon ndÄ—rhyrjen e tij tek faktorÄ—t relevantÄ—, pÄ—r shtyrjen e statusit derisa tÄ— kryhen zgjedhjet nÄ— Serbi”. Pala shqiptare e dozuar deri vonë me pavarësi kishte lënë anash angazhimin e përhershëm deri në zgjidhjen definitive të statusit. Shumica e organizatave shqiptare në Amerikë kujtonin që kishin kryerë misionin shekullor, prandaj edhe lobimi i tyre ishte i pavrejtur, nuk ishte as për së afërmi si në kohën e luftës, ndoshta për këtë mund të fajësohen liderët shqiptarë që i mësynë “bereqetit” që sillte pushteti, duke lënë anash kontaktet me diasporën shqiptare, për të shtyrë deri në fund procesin e pavarësisë. Më e keqja që Kosova fare pak e gati hiç nuk duket ne kanalet e CNN-it, BBC, apo shumë pak në gazetat qendrore si New York Times Washington Post… Angazhimi i mëhershëm permanent i të gjitha subjekteve të organizuara është zbehur edhe nga kriza ekonomike në Amerikë, por edhe nga përqëndrimi i shumë aktivistëve në lirimin e të burgosurëve nga burgu i Podgoricës. Për këtë qëllim është paraparë protesta paqesore më 8 dhjetor në të cilën ftohen shqiptaro-amerikanët për të protestuar kundër arrestimeve nga qeveria Malazeze, si dhe keqëpërdorimeve të tyre sociale, politike, ekonomike dhe kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi. Kjo demonstratë siç prezentohet organizohet me rastin e ardhjes së ambasadorit të ri malazezë Vllahoviq, që do të pranon kredencialet diplomatike në Shtëpinë e Bardhë para presidentit Georg W. Bush. Problemi shqiptarë vazhdimisht anashkalohet nga diplomatët ndërkombëtarë, pak a shumë edhe nga shkaku i parcializimit të çështjes shqiptare në Ballkan, por edhe nga moskooperimi i mjaftueshëm institucional ndërshqiptarë. Prandaj në fazën e kthesave më të rëndësishme historike në prag të pavarësimit të Kosovës, përgjithësisht nuk ka ndonjë motivim të theksuar, edhe pse Liga Shqiptao Amerikane ishte promotore e shtyrjes së gjërave përpara, deri sa Këshilli Nacional Shqiptaro-Amerikan deri vonë kishte kryerë punë të shkëlqyera, atyre u duhet edhe përkrahja zyrtare e qeverisë dhe zyrtarizimi i përfaqësimit përmes zyreve në New York, në Washington dhe në Bruksel. Çfarëdo pavarësie e sakatosur e Kosovës do të ishte debakël për Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë, pasi që definitivisht me aplikimin e Kartës për decentralizim, Kosova do të coptohet më vonë padrejtësisht.
redaksia@mitrovicapress.net

Comments Off

Një popull i bashkuar…asnjëherë nuk mund të mposhtet…

2006
11.30

Shkruan: Aurel Dasareti, oficer
Lezhë, 17 janar 1468. Skënderbeu ishte i shtrirë në shtratin mortor; fjalët e tij të fundit drejtuar bashkëluftëtarëve: ”Nuk ekziston asnjë armik në botë i cili mund të fiton ndaj jush ose ndaj atdheut tonë derisa ju jeni të bashkuar me njëri-tjetrin me mendimet e njëjta, ashtu siç jeni rreth meje sot. Kuptoni se një popull i bashkuar, anipse kishte me qenë i vogël, asnjëherë nuk mund të mposhtet…”

Pavarësisht nga përmbysjet e shumta, liria i ka fituar betejat.

Betejat për lirinë u bënë nga të shtypurit, nga ata që aspironin një liri të re, kundër atyre që kishin privilegje për të mbrojtur. Duke luftuar për çlirimin e tyre nga tirania, çdo klasë besonte se luftonte për lirinë në vetvete dhe kështu mund t’i bënte thirrje një ideali, dëshirës për liri të rrënjosur tek të gjithë të shtypurit. Megjithatë, në betejën e gjatë dhe të vazhdueshme për lirinë, klasat që në një moment të përcaktuar historik luftuan kundër shtypjes u ndodhën nga ana e armiqve të lirisë kur fitorja ishte e siguruar dhe kishte privilegje të reja për të mbrojtur.

Sot nuk janë me rëndësi ”të drejtat e njeriut” por luftërat për territore…
Nacionalizmi ka luajtur një rol shumë të madh në zhvillimin botëror gjatë këtyre dy shekujve të fundit. Nga njëra anë mund të themi se nacionalizmi pozitiv, i cili kërkon të drejta demokratike e etnike, mundësi zhvillimi ekonomik, shoqëror dhe kulturor për cdo popull dhe minoritet etnik, me respekt të plotë për popuj të tjerë sipas parimit “to live and let live” (afërsisht “jeto e lëri të jetojnë”) rreshtohet me forcat më përparimtare të botës dhe bën pjesë në proceset demokratike ndërkombëtare.

Nacionalizmi negativ, nga ana tjetër, është i lidhur ngushtë me racizmin, me manipulime politike, fetare e ekonomike për të fituar pushtetin në një vend. Kur ai synon drejt zaptimit të territoreve tjera, jashtë njësisë etniko-shtetëror ku vepron, quhet shovinizëm. Disa prej rrymave politike të kohës sonë e kanë si themel atë mendim, se një racë apo një popull është epror, se racat dhe popujt e tjerë janë inferiorë, më të ulët, nga të gjitha pikëpamjet. Qëndrime të tilla ideologjike dhe praktike ushqehen nga fashizmi, pansllavizmi e rryma tjera ultranacionaliste. Në disa shtete të botës, sidomos në shtetet diktaturialen: Serbi, Greqi, Rusi, Maqedoni kjo ideologji negative është bërë pjesë e politikës zyrtare shtetërore dhe ka shkatuar dëm të pallogaritshme: luftëra, masakra, urrejtje, skamje. Diktatura lufton për pastërtinë ideologjike deri në njeriun e fundit, derisa e ha edhe veten. Psikologji tipike neofashiste: Të rrënohet çdo gjë që nuk i përulet, çdo gjë shqiptare. Gjuetia në shqiptarë nga ana e këtyre shteteve nuk kishte dhe as që ka lidhje me absurdin. Ka qenë dhe është shndërruar në instikt. Ndiqen, burgosen, vriten. Shqiptarët e gjorë nuk duan asgjë më tepër se të tjerët. Kërkesat e tyre mbeten: Liria Kombëtare, një jetë më humane dhe zot të trojeve. Por kush t`ua kuptojë, kur nga ana e Evropës vetëm njëra anë dëgjohet dhe ndëshkohet.

Nacionalizmi shqiptar ka qenë gjithmonë pozitiv, por mjerisht ky nacionalizëm asnjëherë nuk ka qenë aq i fortë dhe i përfshirë nga e gjithë masa? Lufta dhe puna e rilindasve duhet vlerësuar pozitivisht, sepse pa aktivitetin e tyre të madh patriotik, me siguri Shqipëria nuk do të ekzistonte sot.

Dihet se shqiptarët për më shumë se 120 vjet kanë përjetuar vuajtje, vrasje – bile masakra – dhe dëbime nga trojet e tyre për arsye të politikës shoviniste të shteteve fqinj. Për fat të keq, ideologjia helmuese shoviniste ka pasur ndikim edhe tek botëkuptimi i popujve të shteteve përkatëse. Shpeshherë janë kombinuar sulme reaksionare politike e fetare kundër shqiptarëve, për t’i përligjur synimet rrëmbyese të pushtetarëve fqinj.

Problemi i shqiptarëve ka qenë kombinimi i prapambetjes ekonomiko-shoqërore, e cila e ka bërë popullin të pambrojtur, me faktin se sidomos Serbia dhe Greqia kanë pasur interese, kryesisht të natyrës gjeostrategjike, për të zaptuar territoret shqiptare.
Nacionalizmi i mbrojtur me tolerancën dhe respektin ndaj popujve tjerë duhet të lavdërohet. Personalisht unë pranoj se nuk jam pa paragjykime, fundja kush është në këtë botë? Një politikë e mirë, në fund të fundit, është të jesh intolerant vetëm kundër – intolerancës!

Duhet të përpiqemi për të jetuar së bashku dhe për të krijuar për vete institucione të përbashkëta. Pra, qeverisja është një e mirë që i përket kombit, ndërsa „princat“ qeverisës nuk duhet të jenë gjë tjetër veçse „përdoruesit, administruesit dhe njerëzit e besuar“. Nëse ky apo ai „monark“ akoma e keqpërdorën autoritetin politik që i është dhënë nëpërmjet kontraktës, nëse akoma e trajtojnë këtë pronë publike si një pronë private, atëherë kombi gëzon të drejtën ta hjek nga froni, ta gjykoj dhe dënoj…

Comments Off

Deklaratë e Qeverisë së Kosovës

2006
11.29

Prishtinë, 29 nëntor (MitrovicaPress) – Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme është njoftuar lidhur me protestën e organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosja”.
Qeveria ka vlerësuar se veprimet e djeshme të protestuesve kanë tejkaluar përmasat e një proteste paqësore dhe se aktet e tilla të dhunës kundër objekteve qeveritare janë të papranueshme dhe të patolerueshme në fazën nëpër të cilën po kalon Kosova.
Qeveria e Kosovës është e fokusuar në përmbylljen me sukses të procesit të definimit të statusit të Kosovës, prandaj fton qytetarët që ta presin të qetë përfundimin e këtij procesi historik për Kosovën. Qeveria kërkon nga organet e rendit që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe rendin.
redaksia@mitrovicapress.net

Comments Off

Qeveria mbanë mbledhjen e 227-të të radhës

2006
11.29

Prishtinë, 29 nëntor (MitrovicaPress) - Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e 227-të nën kryesimin e zëvendëskryeministrit, z. Lutfi Haziri, i cili fillimisht ka njoftuar kabinetin qeveritar për vizitën e kryeministrit Çeku në Moskë.
Në vazhdim anëtarët e kabinetit qeveritar kanë shqyrtuar dhe miratuar pakon stimuluese për prodhuesit vendorë (MTI), e cila shoqërohet nga një listë e produkteve që do të lirohen nga taksat doganore gjatë importimit të tyre.
Qeveria ka shqyrtuar edhe raportin e punës mbi realizimin e projektit të Hades (MMPH). Ky Raport përfshin një elaborat lidhur me eksproprijimin e pronave dhe pasurive të banorëve të fshatit Hade, ndërtimin e objekteve banesore kolektive për banorët e fshatit Hade, si dhe veprimet për lokacionin e ri.
Po sot kabineti qeveritar ka dhënë pëlqimin për dhënien e kredisë për financimin në formë të huas nga Banka Evropiane për Investime (BEI) për Raiffeisen Bank Kosova.
Kjo dhënie e pëlqimit nga Qeveria është arritur pasi që Raiffeisen Bank Kosova iu ka drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave me kërkesë që të jepet pëlqimi i kabinetit qeveritar që Banka Evropiane e Investimeve (BEI) të financojë Raiffeisen Bank Kosovën më 10 milionë euro për një periudhë 12 vjeçare në formë të huas.
Ky financim do të përdoret për të financuar investimet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë.
Ndërkaq Projektligji për Sigurimin Pensional dhe Invalidor është shtyrë për miratim, me qëllim që të shqyrtohet kostoja financiare me partnerët relevantë nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)
Me ketë projektligj rregullohet sistemi i sigurimit të obligueshëm pensional e invalidor i mbështetur në parimin e solidaritetit në mes të gjeneratave. Po ashtu më këtë projektligj rregullohet edhe sigurimi i obligueshëm pensional e invalidor plotësues, i bazuar në kursimet themelore individuale si dhe rregullohet sistemi i sigurimit pensional e invalidor i bazuar në llogaritë personale të kursimeve pensionale.
Gjithashtu sot qeveria ka miratuar Projektligjin për Kimikate (MMPH). Ky Projektligj rregullon administrimin e qëndrueshëm të kimikateve, duke përfshirë masat për mbrojtjen e mjedisit., si dhe monitorimin dhe inspektimin e tyre. Projektligji nuk parasheh implikime buxhetore për vitin 2007, ndërsa për vitet 2008/2009 kostoja buxhetore do të trajtohet në buxhetin e MMPH-së.
Më pas, ministri i Punëve të Brendshme, z. Fatmir Rexhepi, ka informuar kabinetin qeveritar lidhur me protestat e djeshme të Lëvizjes “Vetëvendosja”. Me këtë rast qeveria ka miratuar një deklaratë, në të cilën ka vlerësuar se veprimet e djeshme të protestuesve kanë tejkaluar përmasat e një proteste paqësore dhe se ato janë të papranueshme dhe të patolerueshme për fazën nëpër të cilën po kalon Kosova. Në deklaratë Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga organet e rendit që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe rendin.
info@mitrovicapress.net

Comments Off

Flamuri dhe institucioni i besimit

2006
11.29

Shkruan: Ylli XHAFERRI

Në konstitucionin shpirtëror të një populli, një vend të rëndësishëm zë institucioni i besimit fetar, ndjenja religjioze, para së cilës përkulen të gjithë me respekt, nga intelektuali deri tek i pashkolluari, nga maja e piramidës shtetërore deri në embrionin e shoqërisë. Besimi lind me njeriun, e shoqëron atë në të gjitha etapat e jetës familjare, farefisnore, shoqërore dhe kombëtare. Të besosh do të thotë çdo ditë e nga pak të realizosh katarsisin shpirtëror, të takosh vlerën reale njerëzore dhe shoqërore. Të ngjitesh tek përsosmëria. Të bëhesh i dobishëm për veten, të tjerët dhe vendin.

Ne shqiptarët jemi një nga kombet që kemi besime të ndryshme fetare. Identiteti ynë nuk ndërvaret me përkatësinë e besimit, por me kombësinë, flamurin, gjuhën, shqiptarizmën. Që më 28 Nëntor të 1912 në Vlorë ishin bashkë me një Flamur në dorë tre burra, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Pandeli Cale. Jo vetëm krahinash të ndryshme, por dhe besimesh, musliman, katolik dhe ortodoks. Kjo na bën të ndjehemi krenar, dyfish njerëzor, demokratë dhe bashkëkohorë. Ato Shqipërinë dhe Flamurin e ngritën mbi përkatësinë fetare, shembull të cilin duhet ta ndjekin politikanët e sotëm, që duhet të ngrihen mbi interesat partiake, meskine individuale dhe krahinore, të vihen me mish e me shpirt në shërbim të Shqipërisë dhe çështjeve të saj madhore. Kombi që humb vetëdijen për të kaluarën e tij, gradualisht humb dhe veten e tij.

Shqipëria është i vetmi vend ku nuk u vra një hebre

Nëse bota moderne sot tenton harmoninë midis besimeve, shqiptari e ka realizuar atë që në agimet e konsolidimit të diversiteteve fetare, madje edhe atëherë kur në Ballkan nuk kishin lindur akoma ndjenjat shtetformuese dhe shtetet. Harmonia midis besimeve ishte ndjesi gjaku, vëllazërie dhe shpirti njerëzor. Bashkëjetesa fetare nuk ishte midis krahinave apo fshatrave, por lagjeve, fqinjëve. Kujtojmë Shkodrën, Beratin, Elbasanin, Kavajën, Lurën ku njëri nga vëllezërit quhej Mark dhe tjetri Ibrahim, kishin besimin e ndryshëm, por kishin të njëjtin babë dhe bir, u rridhte ndër deje i njëjti gjak, ndanin të njëjtën kullë, të përbashkëtën tokë dhe gjuhë, të njëjtin djep, varret pranë e pranë. Shpirti nuk është një kokërr mollë, atë nuk mund ta ndash. Një tolerancë e tillë fetare flet për një popull me liri e harmoni të lakmueshme, për një qytetërim të admirueshëm që nuk hasej tek fqinjët idhnakë që flamurin kombëtar e kishin pas atij fetar. Nuk duhet të harrojë se Shqipëria është i vetmi vend ku nuk u vra një hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nuk shihej feja, por njeriu. Për fatin e keq, në ndërgjegjen e fqinjëve tanë edhe sot shkruhet si njollë e zezë solidariteti fetar, ndjellja për përçarje, çka krijon tensione të pamotivuara midis bashkëkombësave.

Në këto troje të lakmuara nga armiqtë historikë, fqinjë të tokës dhe matanë detit, kanë jetuar dhe frymëmarrë në miqësi, harmoni dhe vëllazëri tre besime fetare, pa përjashtuar derivatet e sekteve të tyre. Katolikë, myslimanë dhe ortodoksë kanë bashkëjetuar dhe u kanë rezistuar në mënyrë shembullore grackave të historisë dhe armiqve të shumtë që koha ia vendoste në kufi. “Kishim dreqin kojshi”, shpreheshin njëzëri rapsodët, katolikë, ortodoksë apo muslimanë qofshin. Shqiptari, asnjëherë nuk është vënë para dilemave, të mbrojë trojet e të parëve, djepvarrin e tij, Shqipërinë, apo të bashkohet me pushtuesin, që hera-herës mund të ishte i besimit të tij. Armiqtë kanë qenë të shumtë, herë katolikë, herë muslimanë e herë ortodoksë, por asnjëherë popullsia shqiptare e këtyre besimeve nuk është indoktrinuar, për më tepër të bëhet palë me pushtuesin. Katolikë, muslimanë dhe ortodoksë, kanë qenë, mbetën dhe do të jenë luftëtarë të një llogoreje, Shqipërisë. Luftën e ka krijuar natyra, kurse urrejtjen e ka zbuluar njeriu. Prandaj sot, tingëllojnë jashtë kohe dhe të sforcuara argumentimet në periodikë të ndryshëm për identitet fetarë shqiptarësh, që për fat të keq në mos shënofshin kthim prapa, rrahin ujët në havan për më tepër kur shpenzojnë forca dhe energji akademikë ateistë. Asnjëherë zemërimi nuk ka dhënë këshilla të vlefshme.

Besimi në ndjenjën religjioze dhe besimi në flamur

Besimi në ndjenjën religjioze dhe besimi në flamur u lëkund frikshëm gjatë periudhës së komunizmit. Partia Komuniste, duke shembur lidhjen ideale njeri-Zot, u përpoq të bëntë një lidhje të re, materialiste, popull ushtar-diktator, lidhje që bëri masë të shkurtër ngaqë doli jashtë natyrës njerëzore, ishte dhe mbeti monstër. Për të vënë partinë mbi Shqipërinë, politikën e saj mbi flamurin, diktatori iu sul Flamurit Kombëtar, duke i shtuar mbi shqiponjë një yll të importuar nga sovjetët leniniste. Besimi në Zot dhe besimi në Atdhe e Flamur, duhej të zëvendësoheshin përdhunisht me besimin tek diktatori dhe flamuri i partisë, madje këto gjëma dhe kobe u shkruajtën në Kushtetutën e vendit, u hodhën si baltë e zezë mbi të. Filozofia përjashtuese dhe fryma diktuese e opozitës socialiste dhe e lidershipit të saj sot nga këtu e ka nismën dhe frymëzimin. Puluralizmi politik, pluripartizmi dhe rotacioni demokratik i pushtetit nuk janë bërë akoma ndërgjegjie për të, çka e lanë dhe në opozitë, ngaqë vetëdija qytetare dhe civile e elektoratit ka evoluar ndjeshëm.

Si provë mund të përmendim besën dhe betimet e ndryshme që mbetën pagane tek shqiptarët, nuk iu përshtatën kilmave dhe veçorive fetare. Madje dhe sot katoliku, muslimani apo ortodoksi, betohen njëlloj: “Për këtë dhe, Për këtë ujë, Për këtë qiell, Për këtë bukë, Për këta sy, Për këtë diell!, etj. Në besën e tyre ato nuk thërrasin dorëzanë idenë religjioze, Zotin a shpirtin e shenjtë, por konkreten, të kapshmen, të dobishmen, të përditshmen, shqiptaren. Prandaj tendencat e sotme fetare për kryqe e gjysmëhëna, për krerë fetar të importuar, për toponime dhe reklama në gjuhë të huaja, nuk janë gjë tjetër veçse çibanë që nuk mund të bëjnë shtrat në trupin e shëndoshë të shqiptarëve të kohës. Mos harrojmë se në Kalanë e Rozafatit, është një kishë-xhami, që funksiononte njëherësh për shkodranët e kohës, për muslimanët xhami dhe për katolikët kishë. Ato paqësisht kryenin ritet sipas përkatësisë fetare sipas një rradhe që nuk prishej, për më tepër t’i acaronte apo fyente. Vini re sot, faltorja e demokracisë, Salla Plenare e Parlamentit të Shqipërisë si përdhunoset, shkatërrohet dhe vlon nga sharjet. Kë dhe ku besojnë këtë njerëz, në Zot a dreq? Në të mirën apo të keqen! Shembulli i tyre për fatin e keq afishohet ekraneve të kohës, këtyre penxhereve që hera-herës bëjnë biznes dhe humor banal me ndjenjat sublime. Harrojnë se forca pa mençurinë shembet nën peshën e vet.

Sot në ditën e Flamurit të gjithë ne shqiptarët e kohës së re nuk mund të mos kujtojmë historinë e largët dhe të afërme. Thellë në mugun e shekujve shohim se lufta ka qenë i vetmi besim i të parëve tanë, jo se ishin luftënxitës, nuk mund të jetonin pa grinë luftarake, por se ashtu i rrihnin dhe detyronin rrethanat. Duke qenë udhëkryq gjeografik, nyjë komunikacioni midis lindjes dhe perëndimit, jugut dhe veriut, duke qenë se Zoti dhe natyra i kishin falur bollëk e begati, male e pyje, dete e lumenj, kullota dhe fusha, shikoheshin me etje e babëzi nga fqinjët. Prandaj aty ku ishte shpata ishte dhe besimi i tyre. Dita e Flamurit duhet të na kthjellojë, të na bëj më shqiptar, më të bashkuar, më vëllezër. Askush nuk duhet ta harrojë, thënien e mënçur të një burri të madh shteti që e këshillonte të birin: …”Ti nuk e di se sa me pak mëshirë qeveriset bota”. Këtë mësim të vyer në një formë tejet origjinale na e ka lënë amanet edhe Vaso Pasha kur thonte: “Mos shikoni kisha e xhamia / feja e shqiptarit është Shqiptaria!”

Dita e Flamurit duhet të shërbejë si një besa-besë për të gjitha partitë politike, që në programet e tyre kanë Shqipërinë, Popullin dhe Pushtetin, por pushtetin jo si qëllim në vetëvete, por për njerëzit e Shqipërisë. Dy të parave t’i falen si altarit, jo të tretës. Pushtetet shkojnë e vijnë, Shqipëria dhe populli mbeten, përjetësisht. Kjo Ditë e Flamurit na gjen para sfidave të mëdha, Pavarësia e Kosovës, zgjedhjet lokale, reformat e nisura, plotësimi i kushteve e standardeve për t’u anëtarsuar në NATO dhe BE, etj.

Qeveria “Berisha” po përballet me sukses me realizimin e programit të saj ambicioz. Ajo ka detyrat e saja që ia limiton kushtetuta, por dhe partitë qofshin edhe në opozitë kanë përgjegjësitë që ua jep qenia shqiptar dhe institucioni i forcës politike, i besimit në të ardhmen. Të përballemi me sfidat, hijet e së shkuarës dhe hijet e së sotmes, kërkohet respekt e tolerancë, njohje e institucionit të besimit dhe kushtetutës, përkushtim ndaj ligjit, çëshjtjes shqiptare dhe mbarëkombëtare. Dëshira duhet t’i bindet arsyes.

Bashkëjetesa dhe mirëkuptimi midis religjioneve fetare me flamurin dhe Shqipërinë dëshmon se tek ne respektohen liritë, kultet, besimet dhe njerëzit. Acarimet politike janë shprehje e intolerancës së pseudointelektualëve me pavetëdijen e tyre kolektive. Shërbeftë kjo Ditë e Bekuar e Flamurit që kthjellimi dhe ndërgjegjësimi të bëhen vetëdije, që politikat e partisë mos të vihen në plan të parë mbi interesat e Shqipërisë dhe shqiptarizmës. Shqipëria mbi të gjitha.
redaksia@mitrovicapress.net

Comments Off

Ministri i Brendshëm u ofron biznesmenëve mbështetje për ruajtjen e një klime të favorshme për biznesin në Shqipëri

2006
11.29

Olldashi: Pastruam vendin nga trafikantët me mbështetje politike

Tiranë, 29 nëntor - Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, inkurajoi dje biznesmenët shqiptarë dhe të huaj të vazhdojnë të qetë veprimtarinë e tyre, tashmë në një klimë larg konkurrencës së pandershme dhe monopoleve. Duke e vënë theksin tek arritjet e dikasterit të tij në luftën ndaj grupeve kriminale, politikani i nominuar unanimisht nga strukturat e Partisë Demokratike për postin e kreut të Bashkisë së Tiranës, tha se gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së Partisë Demokratike u larguan nga bota e biznesit trafikantët me mbështetje politike. Ai nënvizoi faktin se mazhoranca i ka përqëndruar forcat e saj më së tepërmi në pastrimin e biznesit nga banditët dhe trafikantët që, nëpërmjet ndikimeve të tyre në politikë apo përmes grupeve kriminale, prishnin rregullat e lojës duke zhvilluar bizneset e tyre përmes konkurrencës së pandershme apo vendosjes së monopoleve. Ministri i Brendshëm u ofroi biznesmenëve shqiptarë dhe të huaj mbështetjen e tij për krijimin dhe ruajtjen e një klime të favorshme për biznesin, larg interferencave kriminale dhe ndërhyrjeve politike. Olldashi vizitoi stendat ku janë ekspozuar kompani të huaja dhe vendase të biznesit dhe bisedoi me sipërmarrësit. “Ne jemi të vendosur të krijojmë një ambient më të sigurt në tërësi për biznesin, gjë që është shumë e rëndësishme për aktivitetin e gjithsecilit prej jush dhe atje ku jemi përqëndruar më së tepërmi ka qenë pastrimi i biznesit nga banditë dhe trafikantë që vishen me kostumin e biznesmenit dhe që prishin rregullat e lojës, duke vendosur monopole në treg apo duke përdorur qoftë politikën, apo qoftë edhe forcën e grupeve kriminale. Besoj se kjo situatë në Shqipëri nuk ekziston më”, u shpreh Olldashi gjatë bisedës me biznesmenët. Ndërsa lidhur me kandidimin e tij për postin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Olldashi nënvizoi se “sapo të zyrtarizohem nga Kryesia qendrore e PD-së si kandidat për Bashkinë e Tiranës, do të jap dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm. Ndërkohë, ai la të hapur mundësinë se në Tiranë PD do t’u lërë disa minibashki edhe aleatëve të saj. “Është një grup kandidaturash për çdo minibashki dhe brenda pak ditësh do të dalë një listë me emra jashtëzakonisht të mirë për secilën prej minibashkive të Tiranës”, u shpreh Olldashi. Ai saktësoi se e gjithë struktura e kandidimit do të jetë negociatë me partitë aleate dhe do të përzgjidhen vlerat më të mira. Kandidatura e Olldashit u përzgjodh në mënyrë unanime nga seksionet dhe nëndegët e PD-së në Tiranë si kandidatura më e mirë për postin e kryebashkiakut të Tiranës. rd

Comments Off

Marrëveshje e Natos për Afganistanin

2006
11.29

BBC - Samiti i NATO-s në Riga ka përfunduar me një marrëveshje që lehtëson kufizimet e vendosura nga qeveritë e ndryshme mbi trupat e tyre që përdoren për luftime në Afganistan.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer tha se afro 20 mijë nga 32 mijë trupat e dislokuar në Afganistan tani mund të përdoren me më shumë fleksibilitet.
Megjithatë, Franca dhe Gjermania nuk kanë rënë dakord të shkojnë në zonat problematike të jugut të vendit.
Në vend të kësaj, ata thonë se janë gati të ndihmojnë në raste urgjente-një lëvizje e përshkruar nga një zyrtar i NATO-s si gjest simbolik.
Trupat amerikane, britanike dhe kanadeze po mbajnë barrën më të rëndë të luftimeve në Afganistan
Vendime të tjera për Ballkanin
NATO ka ftuar tre vende ballkanike që të anëtarësohen në programin Partneritet për paqe, një status që do t’i lejojë ata të marrin pjesë në manovra të NATO-s pa qenë anëtare të NATO-s.
Ftesa bërë në samitin e Rigës iu ofruar Bosnja-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë.
Si rezultat i këmbënguljes hollandeze, marrëveshja kërkon që Bosnja- Hercegovina dhe Serbia të bashkëpunojnë tërësiht mew Gjykatën e Hagës.
Udhëheqësit e NATO-s gjithashtu thanë se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia duhet të presin për të marrë ftesën për t’u anëtarësuar në NATO në vititn 2008