Comments Off

Statusi i Kosovës dhe opcionet definuese

2006
09.28

Shkruan: Blerim Burjani
Nëse vështrojm me kujdes situatën e sotme dhe dialogjet e ndryshme reth statusit të Kososvës , nga komuniteti ndërkombëtar mund të nxjerrën disa përfundime :

Së pari: Ahtisari(I autorizuari i Sekretarit Gjeneral të OKB për Kosovën) dhe UNOSEK-u po e kryejn punën e vet që e kanë marr , do të thotë ; përfundimin apo rrumbullaksimin e procesit të decentralizimit apo rrumbullaksim i parimeve të decentralizimit në Kosovë, ky procesë është vlerësuar nga komuniteti ndërkombëtar si thelbesor për avancimin e të drejtave të pakicave , të opinioni kosovar ka pas reagime të përziera, jo krejt i qartë është procesi e tillë te qytetarët e Kosovës, por megjithat decentralizimi ka marr përmasa të konkludiemve jo krejt të qarta nga dimensionet e ndryshme të karakterit politik . Decentalizimi është proces nga i cili fitojn qytetarët por edhe organizimi adekuat i administratës lokale dhe fuqizimi i komunave në vendimarrje për fusha të ndryshme të jetës social-ekonomike –shendetsore etj, procesi i tillë ka qenë i përcjellë nga reagimet e ndryshme por edhe me pajtueshmërin e grupit negociajator për procesin dhe finalizimin e tij.

Së dyti :Ahtisari duhet të organizojë takimet rreth temave të sukcesionit dhe borgjeve, çështjeve të fondeve sociale, dhe dëmeve të luftës , dëmet ekonomike etj, kjo është me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Së treti:Bashkësia ndërkombëtare ka fillue pëfundimisht të mendoj qartë ,se çfarë duhet dhe si duhet të vij fundi i procesit të statusit.Opcionet e deritashme më të përmendura : pavarsia dhe pavarsia e kushtëzura e përmendur si pavarsi e limituar nga disa analist ndërkombëtare.Është me interes të përmendet se pavarsia e kushtëzuar nuk është ndonjë solucion për kohën e sotme bashkëkohore dhe zhvillimeve në raportet e marrëdhënieve ndërkombëatr. Shumë herë terminologjia e përdorur nga disa politikanë ndërkombëtar ka nxit reakcione të qaraqet analitike te botës se ekspertve dhe hulumtimeve. Terminologjia pavarsi e kushtezuar kryesisht sot më më shumë i takon historisë dhe zhvillimeve të dikurshme të shek. XVIII . Madje edhe termi pavarsia e limituar nuk është shumë bindëse dhe e arsytueshme nga aspektit i dejtësis dhe shtetit , shikuar nga aspekti politik termi pavarësi e limituar , do të thotë “shtet me fuqi të kufizuar”, ka autor ndërkombëtar që thonë se Kosova është sui generis në raporte ndërkombëtare , kjo plotësisht është e sakt, dhe arsyetimi i pavarsisë së limituar shpjegohet në variantat e kufizuara të fuqis dhe autoritetit të shtetit për të vepruar në territorin e tij. Shteti me veprimtari të tillë të kufizuar do thotë “parashtet” apo bërje e ardhme të shtetit apo edhe ndryshe mund të komentohet edhe në variantatë tjera.
Propozimet e tilla të kushtëzuara për pavarësin e Kosovës kanë ardhë qysh nga Komisioni i Goldstonit, që ishte e ngrit kjo ide politike , menjehere pas hyrjës së trupave të NATO-s në Kosovë, se Kosova mund të ketë një status të tillë, si fazë kalimtare , mirëpo prej atëherë janë bërë zhvillime të mëdha në raportet ndërkombëtare në Kosovë rreth Kosvës, dhe së më vështirë mudn të përceptohet qartë nocioni i kushtëzuar , në atë kohë është menduar si kushtëzim për Kosovën të jet :respektimi i të dejtave të njeriut(lëvizjën e lirë) , çështja e pakicave, mirëpo me kalimin e kohës , komunitetit ndërkombëtar u pajtua që në Kosovë duhet të ndodhë decentralizimi si opcion dhe zgjidhje për problemet e ngarkuara për pakicat në veçanti për pakicën serbe, pastaj si kushtëzim është kuptuar ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës , qe edhe institucionet e Kosovës dhe liderët politik të Kosovës e kanë pranuar se Kosova duhet të ketë ushtri te vetën në periudhën kur TMK, do të jet e përgatitur për të marrë përgjegjësin, në mbrotjën e sovranitetit të Kosovës, këtë edhe sotë e dëshirojnë edhe politikanët edhe qytetarët e Kosovës, që në periudhën vijuese NATO të ketë përgjegjësin e tillë në mbrojtjën e sovranitetit të Kosovës, deri në formimin dhe pranimin e TMK-së si forcë ushtarake, që do të garantoj jetesën e qytetarëve të Kosovës dhe pronën dhe pasurin e tyre.Ideja e pavarsis së kushtëzuar është kryekput politike , që nuk haset në zhvillimet e sotme shtetërore.

Ideja e një pjese të shteteve ndërkombëtare është interesimi, që Kosovës i nevojitet një fazë kalimtare që kryekput mendohet në stadet tjera politike dhe rrethana tjera më të favorshme të ndodhë pavarsia e plotë e Kosovës , kjo mund të jetë e përceptuar kështu politikisht.

Së katërti: Bashkimi evropian është i interesuar politikisht në këto segmente ta përcepton statusin e Kosovës në të ardhmën:

-standardet janë të domosdoshme të plotësohen , herët a vonë , kosovarët duhet të angazhohën në krijimin e vlerave politike , ekonomike, stabiliteti i rendit dhe ligjit , avancime në plotësimin e obligimeve që dalin nga BE, për integrim në struktuart e saj evropiane. BE është pro një statusi që sipas tyre do të thotë qetësi dhe paqe rajonale dhe bashkëpunim të ndersjellët , nga kjo buron ndoshta përsëri kushtzime , mirëpo nuk duhet harruar se BE i ka shtruar të gjitha shteteve kushte, kështu që nuk do të thotë apriori kushtzim të statusit , opcionalisht evropianet mund të jen për “një pavarsi fluide”, për Kosovën, ku ata ende do të kujdesën për situatën politike dhe sigurin në Kosovë, nga kjo buron ideja evropiane se një mision i BE në një form fluide të ndodhë edhe pse rendi dhe ligji është domen i interesit të BE , për të arrit me ndërtue mekanizma sigurie të mjaftueshme, për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pavarsi të kushtëzuar pa karrigë në OKB- opcion i papranushëm për qytetarët e Kosovës dhe Institucionet e saj , kjo do të thotë se as minimalisht komuniteti ndërkombëtar nuk merr përsipër se Kosova mund të ketë pavarsin edhe për një kohë , deri në një periudhë kohore tjetër , unë konsideroj se kjo është një ide që nuk mund ti siguroj Kosovës asnjë minimum të garancës dhe gjendjen aktuale statusore e shndërron në pasiguri dhe jep elemente destabilizuese për gjendjën e sigurisë në Kosovë. Në të drejtën ndërkombëtare ka raste kur njohja e shteteve nga OKB është bërë me vones(Shqipëria etj) . Dilemat e kësaj periudhe kohore mbetën pezull, nuk besoj se kjo garanton ndonjë situatë stabile për Kosovën , andaj ndoshta komuniteti ndërkombëtar do të mund të pranonte një opcion tjetër statusor për Kosovën në tranzicion si “pavarsi e lemituar” , me kushtë që Kosova të ketë karrigën në OKB , luhajtjet rreth terminologjisë se si të pagëzohet Kosova në këtë fazë tranzicionale është preokupim kryesor i komunitetit ndërkombëtar.Pavarsi e limituar do të mund të kuptohej si limite në kujdesin e shtuar në mbrojtjën e të drejtave të pakicave, dhe integritetin territorial.

Pavarsia e Kosovës si opcion real

Qytetaët e Kosovës dhe institucionet e saj dhe i gjithe spektri politik , intelegjenca kosovare pranon të vetmin opcion , pavarsia e Kosovës me karrigë në OKB-së , dhe në mbrojtjën e integritetit territorial të Kosovës në një periudhë kalimtare të NATO-s në Kosovë.Pavarsia është argument politik, juridik , historik i Kosovës, natyrisht se shteti i Kosovës do të merr të gjitha obligimet në mbrojtjën e të drejtave të njeriut në Kosovë së bashku me komunitetin ndërkombëtar dhe organizmat ndërkombëtar në dobi të paqës dhe stabilitetit në rajon.

Shtyrja e definimit statusit- destabilizim i mundshëm i rendit dhe sigurisë

Ka mendime në një pjesë të komunitetit ndërkombëtar se statusi mund të shtyhet edhe për një kohë , përkatësisht deri në vitin 2007, kjo mund të paraqet destabilizim të mundshëm por edhe ndonjë eskalim të situatës së kontrollit në rrafshin e sigurisë në Kosovë, do të ishte mirë që gjendja të mbahet nën kontroll, dhe përfundimisht statusi të definohet brenda vitit 2006.

Ka shumë argumente në favor të definimit të statusit brenda këtij viti :

Periudha e definimit statusit është immediate, për shkak të rrethanave të vazhdueshme të grumbullura si faktor social, ekonomik dhe faktor politik.Është vështirë të ruhet dhe konverzohet gjendja momentale dhe situata që mbretëron që gjashtë vite përmes shtyrjës së definimit të statusit. Këtë shtyrje e ka propozuar Rusia dhe Serbia. Shtyrja nuk mund të bëhëet për një kohë të gjatë sepse si e tillë prodhonë efekte negative, është vështirë për të bind qytetarët e Kosovës , andaj vullneti gjthipopullorë është pavarsia e plotë për Kosovën benda viti 2006.

Me definimin e statusit të Kosovës njëherit do të rrumbullaksohet procesi i berjes së shteteve të reja në Evropë, dhe më tutje orjentim i të gjithë shteteve do të vazhdoj në integrime evropiane./Autori eshte Kryetar i Institutit të Kosovës për Politika Zhvillimore.
redaksia@mitrovicapress.net

Comments Off

Buxheti i vitit 2007, 10.455.194E

2006
09.28

Gjilan, 28 shtator (Mitrovicapress) – Komuna e Gjilanit e ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve publike për buxhetin e vitit 2007 dhe tani pritet që qarkorja buxhetore të shkojë për miratim në Kuvendin Komunal. Enver Muja, kryeshef ekzekutiv thotë se komuna e Gjilanit ka planifikuar një buxhet të përgjithshëmm prej 10.455.194 €uro, që krahasuar me vitin 2006, është më i madh për 3 për qind.
Nga grandi i Qeverisë janë planifikuar 7.789.853 €uro, ose 3 për qind më tepër se në vitin 2006, ndërsa të hyrat vetjake, si burim tjetër i buxhetit komunal, do të jenë 2.665.341 €uro. Krahasuar me vitin 2006, të hyrat vetjake janë rritur për 2 për qind, ka thënë kryshefi Muja.
Buxheti i arsimit, duke përfshirë këtu edhe Drejtorinë e Arsimit, është planifikuar të jetë në shumë prej 5.424.045 € dhe në krahasim me vitin 2006, është më i lartë për 6 për qind. Nga këto mjete, 4.624.402 € do të shpenzohen për paga dhe shtesa të 1.892 punëtorëve, 799.643 € – për mallëra dhe shërbime në arsim.
Buxheti i shëndetësisë primare, së bashku me Drejtorinë e Shëndetësisë, në vitin 2007 do të jetë 1.223.475 €, ose 7 për qind më i madh se në vitin paraprak. Për paga dhe shtesa të 348 punëtorëve do të shpenzohen 951.893 €, për mallëra dhe shërbime – 201.582, për subvencione – 70.000 €uro.
Buxheti për Drejtorinë për Siguri Publike dhe Emergjencë si dhe Njësinë e Zjarrëfikësve do të jetë 208.954 € dhe prej këtyre mjeteve, për paga dhe shtesa të 59 punëtorëve do të shpenzohen 127.954 €, për mallëra dhe shërbime – 71.000 € dhe për subvencione -10.000€.
Buxheti i Zyrës Lokale të Komuniteteve do të jetë në nivelin e njëjtë me vitin e kaluar – 90.412 € dhe në tërësi financohet nga granti qeveritar. Këto mjete planifikohet të shpenzohen për paga dhe shtesa të 13 punëtorëve (36.931 €), për mallëra dhe shërbime – 23.481 € dhe për shpenzimet kapitale – 30.000 €.
Buxheti për zyrtarin komunal për kthim është planifikuar të jetë 3.454 € dhe nga këto mjete, 2.674 € do të shpenzohet për paga, ndërsa pjesa tjetër prej 782 € – për mallëra dhe shërbime.
Këtë qarkore buxhetore për vitin 2007, kryeshefi Enver Muja e ka paraqitur edhe në Komitetin për Politikë dhe Financa. Projektpropozimi buxhetor për vitin 2007 është bërë brenda kufijve të përcaktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.
Qarkorja ka kaluar nëpër dëgjimet publike dhe në verzionin final të saj janë marrë parasysh edhe propozimet e qytetarëve dhe, siç ka thënë Xhemajl Hyseni, kryetar i komunës, lista e projekteve që duhet të realizohen nga buxheti i vitit 2007, do të përpilohet sipas prioriteteve, ku do të merren parasysh edhe propozimet për ndërtimin e një shtëpie të rinisë, një strehimoreje për qentë endacakë si dhe pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura.
Hyseni ka thënë se Kuvendi Komunal duhet të marrë përsipër edhe shpenzimet e udhëtimit për nxënësit e shkollave të mesme, të cilët udhëtojnë mbi 5 km në një drejtim. Po ashtu janë paraparë mjete edhe për shpronësimin e pronarëve të tokave në rrugën qarkore.
redaksia@mitrovicapress.net

Comments Off

Kronika e zezë

2006
09.28

Mitrovica City NJË I ARRESTUAR SI I DYSHUAR PËR KULTIVIMIN E SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Mitrovicë, 28 shtator – Javën e kaluar, policia ka zbuluar një arë të mbjellur me kanabis në rrugën ,,Driton Veliu”.
Dje policia ka intervistuar në prani të avokatit të tij një të dyshuar 49 vjeçar për kultivimin e kanabisit.
Me urdhër të prokurorit të dyshimtit iu është caktuar paraburgimi.

DYSHIM PËR PASTRIM PARASH

Mitrovicë, 28 shtator – Policia është informuar nëpërmes telefonit për dy vetura të dyshimta në rrugën ,,Gazmend Baliu”dhe në rrugën e “Ulqinit”.
Në rastin e parë, policia ndali një veturë dhe gjatë kontrollimit të veturës dhe të dyshimtit janë gjetur 40000 franga zvicerane si dhe 2030 euro, për të cilat i dyshimti nuk mund të dëshmonte prejardhjen.
Në rastin tjetër, policia ka ndaluar po ashtu një veturë ku gjatë kontrollimit ka gjetur 84000 euro, të cilat i dyshimti nuk i kishte lajmëruar gjatë kalimit të pikës kufitare.
Të dyshimtit janë intervistuar kurse të hollat janë konfiskuar deri sa të kryhen hetimet.

VJEDHJE

Mitrovicë, 28 shtator – Një ankues ka raportuar në polici një rast vjedhjeje.
Sipas tij, ai kishte parë dy femra gjersa ishin në lokalin e tij duke vjedhur nga çanta e një konsumatori me tw cilin rast edhe i kishte ndaluar tw dyshuarat.
Policia ka bërë verifikimin e femrave të dyshimta të cilat ishin shtetase Bullgare.
Është bërë e ditur se 70 euro ishin vjedhur nga konsumatori.
Femrat e dyshimta janë intervistuar dhe me vonë janë liruar me urdhër që të nesërmen të paraqiten përsëri në polici.

VJEDHJE E RËNDË

Vushtrri, 28 shtator – Një qytetar ka raportuar rastin e vjedhjes nga lokali i tij .
Lokali me emër BEKI COMMERCE është i vendosur në hapësirat e shkollës së mesme LUTFI MUSIQI në Vushtrri.
Sipas ankuesit, persona të panjohur, gjatë natës, kanë thyer derën e hyrjes së lokalit dhe kanë marrë një gjenerator të tipit Honda 13 kilovatësh.
Vlera e gjeneratorit të vjedhur është 1300 euro.
Njësitw e hetuesisë dhe krim-teknikës kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

TREGTI E NDALUAR

Skenderaj, 28 shtator – Gjatë ndalimit të një veture në Skenderaj, policia ka vërejtur se shoferi po transportonte medikamente të ndryshme mjekësore për të cilat nuk kishte dokumentacion përkatës.
Medikamentet, vlera e të cilave vlerësohet të jetë afër 300 euro, janë konfiskuar nga policia.
I dyshimti është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar kurse rasti është dërguar në gjykatw nw procedurë të rregullt.

DHUNË FAMILJARE

Albanik, 28 shtator -Një mashkull nga fshati Rvatska ka raportuar në polici rastin e dhunës familjare.
Sipas ankuesit, vëllai i tij nga babai pas një konflikti verbal me njerkën, ka goditur disa here atë me dorë. Kur ankuesi ka tentuar të qetësojë situatën, edhe ai është goditur disa herë nga i dyshimti.
Viktimat dhe i dyshimti jetojnë në të njëjtën shtëpi por të ndarë.
I dyshimti është arrestuar nga policia, është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit po mbahet në paraburgim.
redaksia@mitrovicapress.net

Comments Off

Kryeministri Çeku” Kjo është një ndihmë simbolike, por është vazhdimësi e kujdesit të Qeverisë së Kosovës “

2006
09.28

Prishtinë, 28 shtator (Mitrovicapress) – Kryeministri Agim Çeku, ka pritur sot në një takim të përbashkët menaxherin e PTK-së, Etrur Rrustemi dhe me përfaqësuesit e tri shoqatave të luftës së UÇK-së, me ç’rast janë nënshkruar memorandume mirëkuptimi për t’ju ofruar ndihmë konkrete kategorive të dala nga lufta.
Kryeministri Çeku ka thënë se nënshkrimi i këtyre memorandumeve ka për qëllim që sadopak t’u ndihmohet kategorive më të çmuara të shoqërisë sonë: veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, në mënyrë që ata të jenë sa më afër pjesëtarëve të tyre dhe sa më efektiv në adresimin e shqetësimeve dhe problemeve me të cilat ballafaqohen .
“Ne, sot, vendosëm që me kontributin e PTK-së me një shumë prej afro 300 mijë eurosh dhe bashkërisht me Qeverinë e Kosovës, t’i ndërtojmë 12 shtëpi për invalidët e luftës, të cilët për shtatë vjet me radhë nuk kanë pasur kulm mbi kokë”, ka thënë kryeministri Çeku.
Qeveria e Kosovës, PTK-ja dhe shoqatat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, i kanë identifikuar këto familje, por që fatkeqësisht ka edhe shumë familje të tjera që kanë nevojë për shtëpi, megjithatë, ky projekt brenda mundësive do të vazhdojë më tej, ka theksuar kryeministri.
Kryeministri Agim Çeku ka thënë se për nevojat e shoqatave të dala nga lufta Qeveria ka dhuruar tri autovetura, për secilën shoqatë nga një, si dhe gjashtë kompjuterë.
“Kjo është një ndihmë simbolike, por është vazhdimësi e kujdesit të Qeverisë së Kosovës për këto kategori dhe kjo nuk është ndihma e fundit. Jemi të vetëdijshëm sesa pak kemi bërë për këto kategori dhe jemi të vetëdijshëm se sa shumë duhet bërë, kështu që mbetet të punojmë bashkërisht dhe t’i zgjidhim këto probleme”, ka vlerësuar në fund kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.
Menaxheri i PTK-së, Etrur Rrustemi, ka falënderuar kryeministrin Çeku për përkrahje, duke thënë se ashtu siç kishte premtuar, PTK-ja do të jetë më afër njerëzve me nevoja, siç janë invalidët, veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve.
Ndërkaq, në emër të veteranëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, Faik Fazliu, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës (SHVL), ka falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe PTK-në për ndihmën e ofruar. “Ky është një hap konkret për realizimin e nevojave të këtyre kategorive dhe shpresoj se së shpejti do të ketë një ndihmë të tillë edhe për familjarët e dëshmorëve”, ka thënë ai.
redaksia@mitrovicapress.net

Comments Off

Bllokohen 7 bote me qumësht të pakontrolluar

2006
09.28

Tiranë, 28 shtator – 7 bote, që trasportonin qumësht të papasterizuar dhe jashtë standardeve për konsum, të grumbulluar nga fermerët e rretheve Lushnje, Fier, Kavajë, me destinacion tregun e kryeqytetit.
Burime zyrtare nga kjo Ministri bënë të ditur se nga kontrolli i ushtruar në qumështin që trasportohej për në tregun e kryeqytetit, rezultoi se qumështi ishte i papasterizuar, me sasi të konsiderushme uji dhe i paambalazhuar, pra, jashtë standardeve për konsum.
Kontrollet
Inspektoriati i Kontrollit Ushqimor, nisur nga shkeljet e mësipërme, mori masën e gjobitjes në vlerën e 50.000 lekëve dhe për 5 tregtarë, që ushtronin aktivitetin e grumbullimit të qumështit nga fermerët e rretheve të ndryshme dhe shitjen e tij në tregun e Tiranës. Kontrolli për sigurinë ushqimore në njësitë tregtare të kryeqytetit pritet të intensifikohet edhe në ditët na vazhdim. Sipas burimeve të Ministrisë së Bujqësisë mësohet se qumështi transportohej me shishe plastike, të cilat pasi ishin përdorur njëherë ishin hedhur e më pas janë mbledhur nga koshat e plehrave. Këto shishe plastike nuk mund të dezinfektohen, pasi janë plastike dhe nga temperaturat e larta deformohen. Specialistët e ISHP-së i kanë vënë fajin këtij qumështi për sjelljen e sëmundjeve infektive, si bruceloza, turbekulozi, verdhëza dhe të tjera sëmundje të kësaj natyre.
ISHP
Rritet numri i personave të prekur nga sëmundja infektive e brucelozës në Shqipëri. Nga shifrat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), rezulton se në çdo 100 mijë persona 37 janë të prekur nga sëmundja e brucelozës. Specialistë të ISHP-së shpjegojnë se kërcënimi në rritje i shoqërisë shqiptare nga sëmundja e brucelozës dhe shtrirja e saj përtej zonave jugore, të njohura për këtë sëmundje, ka ardhur si pasojë e përdorimit të madh të produkteve ushqimore blegtorale të pakontrolluara dhe qarkullimit të lirë të kafshëve. Sipas ISHP-së, për të frenuar përhapjen e kësaj sëmundjeje duhet jo vetëm një kujdes vetjak i popullatës gjatë konsumimit të produkteve dhe nënprodukteve blektorale, si qumështi e djathi, por nevojitet marrja e masave në të gjitha strukturat veterinare të vendit. Bruceloza, e cila njihet në gjuhën e përditshme si sëmundja e militencës, transmetohet nga kafshët te njeriu nëpërmjet baktereve dhe shkakton një sërë problemesh shëndetësore, si artrit, hepatit, melingit, paaftësi, infeksione të zemrës etj. Bruceloza është një nga dhjetë sëmundjet më problematike të rajonit të Ballkanit.
Fushata
Fushata e ndërmarrë nga Ministria e Bujqësisë, por dhe Bashkia e Tiranës kanë bërë të mundur frenimin e shitjes së qumështit nëpër rrugë. Inspektorët e Bashkisë kryejnë çdo mëngjes kontrollin në rrugët, ku në mënyrë informale janë kthyer në tregje për shitjen e prodhimeve të qumështit, djathit, apo dhe produkteve të tjera bujqësore. Burime zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë bëjnë me dije se deri tani janë marrë vetëm masa të lehta kundrejt këtyre tregtarëve. Kryesisht ata nuk janë lejuar të shesin nëpër rrugë. Inspektorët e Bashkisë kanë kryer kontrolle edhe nëpër dyqanet ushqimore, ku janë vënë edhe gjoba në rastet e konstatimit se tregtarët nuk janë ndërgjegjësuar. Ndërkohë që gjatë 6-mujorit të fundit u kryen 10532 kontrolle në të gjithë vendin dhe janë gjetur mjaft produkte bujqësore të skaduara. Sipas burimeve të Ministrisë së Bujqësisë, pjesa më e madhe e produkteve të asgjësuara janë qumësht dhe produktet e djathit. Ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit të fundit janë asgjësuar edhe 100 mijë kokrra vezë.

shifër
10532 kontrolle
janë kryer këtë vit në të gjithë vendin, ku janë bllokuar me qindra produkte të skaduara

Bidonat 1.5
Litërshe, me të cilat transportohej qumështi, mblidheshin nëpër koshat e plehrave

7 bote
me qumësht bllokuan në Tiranë inspektorët e bashkisë dhe Ministrisë së Bujqësisë

Comments Off

Acarohen më tej marrëdhëniet Rusi-Gjeorgji

2006
09.28

BBC – Forcat gjeorgjiane të sigurisë po vazhdojnë të mbajnë të rrethuar selinë ushtarake ruse në Tbilisi pasi arrestuan të paktën katër oficerë ruse që ata i akuzojnë për spiunazh.
Gjeorgjianët besojnë se një rus tjetër që kërkojnë ata, fshihet në ndërtesë.
Autoritetet gjeorgjiane thonë se personat që janë arrestuar, ishin pjesë e një rrethi spiunësh që po planifikonte siç e përshkruajnë ata, provokim të madh.
Ata gjithashtu i kanë lidhur personat me një sulm në të cilin u vranë tre policë në Gjeorgji, vitin e kaluar.
Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Ivanov, ka kërkuar që oficerët të lirohen menjëherë.
Ai tha se akuzat kundër këtyre personave nuk ishin të besueshme.
Marrëdhëniet midis të dy vendeve janë ashpërsuar pasi qeveria pro perëndimore erdhi në fuqi në Gjeorgji në 2004.
Situata është acaruar edhe më shumë në javët e fundit.
Gjeorgjia e ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të minojë qeverinë duke përkrahur separatistët në Abkhazi dhe Oshetinë jugore.
Qeveria gjeorgjiane thotë se Moska po kryen edhe luftë ekonomike kundër vendit nëpërmjet embargos së produkteve gjeorgjiane.
Por përsa kohë, Gjeorgjia refuzon të lirojë oficerët rusë, marrëdhëniet vetëm do të acarohen më tepër.
redaksia@mitrovicapress.net

Comments Off

A do të bëhet Kosova anëtare e CEFTA-s?

2006
09.26

Shkruan: Ahmet Pllana

A do të bëhet Kosova anëtare e CEFTA-s deri në fund të këtij viti? Nëse arrin të bëhet, që sipas të gjitha gjasave do të bëhet, përfitimet do të jenë të mëdha, sidomos ato ekonomike. Komuniteti kosovar i biznesit do të ketë një treg prej 50 milionë banorësh e jo prej 2.5 milionë banorësh.
Kosova për t’u bërë anëtare e CEFTA-s duhet t’i nënshkruajë mbi 80 % të marrëveshjeve të tregtisë së lirë (MTL) me të gjitha vendet në regjion. Mirëpo Kosova deri më tash i ka të nënshkruar vetëm dy MTL, me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa kanë filluar bisedimet për marrëveshje me Moldavinë, Kroacinë dhe Malin e Zi. Deri në fund të këtij viti, kur duhet të nënshkruhen edhe MTL-të me vendet tjera, kanë mbetur vetëm edhe tre muaj, ndërsa implementimi i programit të CETFA-s do të nisë në janar 2007.
Ndërkaq, Pakti i Stabilitetit i BE-së, ka paraparë që deri në janar të vitit 2007, të jenë të nënshkruara të gjitha MTL-të midis vendeve në regjion, mirëpo për këtë ka mbetur shumë pak kohë, sepse nevojiten kontakte, biseda, takime, negociata, pajtueshmëri të të dyja palëve në shumë çështje, për të arritur deri te marrëveshja dhe nënshkrimi i MTL-së.
Kosova ka nënshkruar vetëm dy MTL, por kur të merret parasysh pozita politike e saj dhe interesimi jo i madh i vendeve të regjionit për këtë gjë, zyrtarët e institucioneve tona e kanë vlerësuar këtë si të arritur.
Komuniteti i biznesit dëshiron të përshpejtojë liberalizimin e tregut përmes nënshkrimit të MTL-ve, sepse është në interesin e tyre. Ata njëkohësisht kërkojnë nga qeveria përkrahje më të madhe për zhvillim më të hovshëm të bizneseve.
Nga përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare, Kosova duhet të jetë pjesë integruese e marrëveshjeve tregtare ekonomike. Kosova së shpejti synon të nënshkruajë MTL-të edhe me dy shtete, me Bosnjën e Hercegovinën dhe Moldavinë, për t’iu afruar sa më shumë anëtarësimit në CEFTA, që është zonë e tregtisë së lirë në Evropën Qendrore.
Vendet që janë anëtare në CEFTA, këmbejnë mallra midis tyre pa doganë, andaj anëtarësimi i Kosovës në CEFTA, do të jetë e arritur për komunitetin e biznesit. CEFTA ofron mundësi shumë më të mira për bizneset, ngase bizneset kosovare kanë mundësi që pa taksa dhe pa obligime të tjera të bëjnë importimin dhe eksportimin e mallrave.
Anëtarësimi i Kosovës në CEFTA është një përfitim i madh, jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe nga ana politike, ngaqë do të krijohen kushtet dhe siguria për investitorët e jashtëm. Anëtarësimi në CEFTA do të tërheq investitorët e jashtëm dhe me investimet që do të bëhen nga jashtë do të stimulohen prodhimet vendore dhe do të jetë më lehtë që të eksportohen në vendet që bëjnë pjesë në CEFTA. Ndërkaq, në aspektin ekonomik, me anëtarësimin në CEFTA, Kosova nuk do të ketë përfitime të mëdha në periudhën afatshkurtër, mirëpo, në një përiudhë më afatgjatë, përfitimet do të jenë shumë të mëdha e sidomos në sektorin prodhues.
Nga kjo del se anëtarësimi në CEFTA do të ishte sukses për Kosovën. Me anëtarësimin në CEFTA, tregu më nuk do të jetë i vogël me vetëm 2.5 milionë banorë, por do të ketë një hapësirë rreth 50 milionë banorë, kanë thënë ekspertët e ekonomisë.
Rrethi i parë i bisedimeve është mbajtur në gusht, kurse raundi i dytë i bisedimeve është mbajtur në shtator. Në takim për anëtarësim të Kosovës në CEFTA kanë marrëe pjesë përfaqësues nga Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë, nga Shtylla IV e UNMIK-ut, Shërbimi Doganor dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Shtetet të cilat janë të anëtarësuara në CEFTA janë Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, dhe Rumania. Çdo shtet që anëtarësohet në BE, largohet nga CEFTA. Ndërsa sa i përket kritereve që duhet plotësuar për anëtarësim në këtë organizatë, janë më tepër të natyrës ekonomike.
Parakusht për anëtarësim është që të bëhet marrëveshje për tregti të lirë me 80 % të shteteve të rajonit. Ndër të tjera me anëtarësim, do të imponohet edhe ngritja e cilësisë së produkteve vendore, si dhe çmimet duhet të jenë konkurruese për rajon.
redaksia@mitrovicapress.net

Comments Off

Kudo në Kosovë veprojnë pjesëtarët e MUP-it të Serbisë

2006
09.26

Shkruan: Faton Klinaku
Në Mitrovicë dhe kudo në Kosovë, nuk ka forca paraushtarake dhe ilegale, sepse ato janë ushtarake e policore dhe janë të legalizuara institucionalisht

Qysh pas përfundimit të luftës në mes të popullit shqiptar, udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe aparatit shtetëror të Serbisë (ish-Jugosllavisë së mbetur), mbështetur nga të gjitha institucionet shtetërore, Akademia e Shkencave të Serbisë, Kisha ortodokse serbe, çka do të thotë se kjo luftë ka qenë e mbështetur edhe nga populli serb, kemi hasur të dëgjojmë nga politikanët e Kosovës se krimet ndaj popullatës civile shqiptare janë kryer nga forcat paraushtarake serbe. Kjo terminologji se krimet janë kryer nga forcat paraushtarake është tepër e dëmshme për popullin shqiptar dhe të ardhmen e tij për vetë faktin se me vetëdije apo pa të, po e shfajësojmë shtetin dhe kombin serb për dhunë, krime dhe gjenocid të shkaktuar ndaj popullit tonë.

Dihet mirëfilli, se në rrethana lufte: forcat policore, ushtarake, rezerviste, paraushtarake etj., veprojnë në bazë të një strukture komanduese, pra komandohen nga gjeneralët e ushtrisë. Edhe forcat ushtarake, policore, rezerviste dhe paraushtarake serbe siç dikush po ka dëshirë t’i quajë ato, kanë qenë të komanduara nga gjeneralët e ushtrisë serbe. Pra, përgjegjës për krimet e kryera në Kosovë, është Serbia dhe serbët si popull e jo siç po përpiqet të minimizohet se janë kryer nga regjimi i Millosheviqit.

Kohëve të fundit, nga KFOR-i, UNMIK-u, por edhe nga institucionet e Kosovës, po flitet shpesh për ekzistimin apo mosekzistimin e forcave paraushtarake në veriun e Kosovës. Institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare deklarojnë se nuk kanë njohuri rreth ekzistimit të këtyre forcave. Së fundi edhe komandanti i sapoardhur i KFOR-it gjenerali Kater, deklaroi se në Mitrovicë nuk ekzistojnë forca paraushtarake dhe ilegale. Nga kjo mund të konkludohet se forcat ushtarake dhe policore serbe ekzistojnë dhe veprojnë legalisht në veriun e Kosovës dhe kudo në Kosovë dhe kjo faktorit politik vendor dhe atij ndërkombëtar nuk i pengon vetëm se ato të mos jenë ilegale siç edhe nuk janë dhe janë legalizuar nga vetë ata.

Kudo në Kosovë veprojnë pjesëtarët e MUP-it të Serbisë dhe janë të legalizuar, sepse edhe në rastet kur arrestohen nga ndokush e që vepron në uniformën e SHPK-së (siç ndodhi kohë më parë), ata pas një kohe të shkurtër lirohen, sepse janë legalë të veprojnë në Kosovë. Për të mos pasur pengesa që pjesëtarët e MUP-it të Serbisë të veprojnë nëpër tërë Kosovën, ata duhet legalizuar dhe inkuadruar edhe në SHPK, siç kishte deklaruar kohë më parë në Mitrovicë dhe në Zveçan zv. kryeadministratori i Kosovës Stiven Shuk.

Ekzistimin dhe veprimin e forcave policore dhe ushtarake serbe e mundëson edhe vetë Rezoluta 1244, sepse me këtë rezolutë, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës i takon Serbisë. Në bazë të kësaj rezolute, u miratuan edhe dokumente të tjera siç është Korniza Kushtetuese, në bazë të së cilës u krijuan Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës (IPVQ).

Kuvendi i Kosovës, as nuk ka qenë dhe as nuk është institucion i përfaqësimit të vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës. Partitë politike që përfaqësohen në Kuvend dihet mirëfilli se votat i kanë marrë duke e gënjyer popullin në fushatat paraelektorale, në të cilat fushata premtuan se për pak muaj do ta bëjnë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, për pak kohë do ta anëtarësojnë në organizmat ndërkombëtarë, nuk do të pranonin kurrë ta diskutonin të ardhmen e Kosovës me Serbinë, se do ta bashkonin qytetin e Mitrovicës, se do t’i zhbënin strukturat paralele të Serbisë në enklavat serbe në Kosovë etj.

Kuvendi i Kosovës jo që nuk i zhbëri strukturat paralele të Serbisë nëpër enklavat serbe, por edhe i legalizoi ato në komuna dhe po e shton edhe më shumë numrin e tyre. Në shumë komuna të Kosovës, në ndërtesat e të cilave shkruan Republika e Serbisë, krerët e institucioneve të Kosovës shkojnë dhe takohen me krerët komunalë të këtyre komunave. Përveç këtyre komunave ekzistuese, në bisedimet për decentralizimin që po zhvillohen në Vjenë, grupi i ashtuquajtur i unitetit, i cili ka dalë me votën e delegatëve të Kuvendit të Kosovës (me kundërshtimin e ndonjë deputeti) po legalizon edhe shumë komuna të tjera, në ndërtesat e të cilave do të shkruhet Republika e Serbisë, të cilat do ta kenë policinë dhe gjyqësinë e pavarur nga Prishtina, por të varur nga Beogradi. Këto struktura paralele janë legale në Kosovë, por vetëm se do të shtohet numri i tyre pas këtyre bisedimeve që po zhvillohen në Vjenë.

Politikanët e Kosovës, meqë janë pajtuar vetë për kompromise me pushtuesin, po përpiqen që ta bindin edhe popullin se duhet pajtuar edhe ai me këtë.
Një gjë është e sigurt që populli (edhe pse momentalisht është duke heshtur) është duke i përcjellë me vëmendje këto zhvillime negative që po ndodhin në kundërshtim me vullnetin e tij. Të gjitha dëmet që i bëhen këtij vendi peshojnë rëndë në kurrizin e popullit tonë. Padrejtësitë që po i bëhen janë të dhimbshme për të dhe dihet historikisht se populli jonë zgjohet nga dhimbjet dhe ai nuk harron se nuk e ka mision harresën dhe kur të kujtohet do të zgjohet. Është mirë që kjo ngritje e popullit të mos ndodhë spontanisht siç ndodhi në marsin e vitit 2004, por me një organizim të mirëfilltë i cili është i vendosur mirë në qëllim, sepse një situatë e tillë siç ishte ajo e marsit 2004, përsëri do të përdoret nga politika vendore dhe ajo ndërkombëtare për ta fajësuar atë, për diçka që vetë institucionet janë përgjegjëse. Një ditë, kur populli do të jetë sovrani, këta liderë politikë do të japin përgjegjësi para tij, sepse këtë e ka dëshmuar historia./Autori është sekretar i OVL të UÇK-së
redaksia@mitrovicapress.net