Për shkak të riorganizimit të punës, ndryshimeve të redaksisë dhe disa problemeve teknike të Rrjetit Kosovar për Informim Mitrovicapress, njoftojmë lexuesit tonë se puna në web faqet www.mitrovicapress.net dhe www.mitrovicapress.150m.com do të ndërpritet deri me 15 gusht 2006.
Kërkojmë falje për pakënaqsitë eventuale.
Me Respket Redaksia e Rrjetit Kosovar për Informim Mitrovicapress.
info@mitrovicapress.net
Njoftim
07.29
Kronika e Zezë
07.25
Mitrovicë, 25 korrik (Mitrovicapress) – Burimet e SHPK-së, njoftojnë se është thyer në veri një butik në rrugën “Mbreti Petarâ€, me çrast janë marrë disa rroba vlera e përgjithshme nuk dihet. Në një incident tjetër bashkëfhatari kishte tentuar ta vriste fqiun e tij pasi që viktima nuk kishte larguar lopën nga ara e vet. Pas një grindje I dyshimti mori revole dhe gjuajti në drejtim të tij, por nuk e qëlli atë. Policia doli në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.
Patrulla policore kandaluar një kamion, që po transportonte1.440 litra verë të kuqe.
Për shkak të dyshimit për prejardhjene verës, policia ka informuarinspektorët komunalë, të cilët dyshojnë
se vera është prodhuar në njëfabrikë ilegale. Me urdhër tëprokurorit, vera është konfiskuar përkohësisht në pritje të analizavenga instituti përkatës, kurse shoferi është liruar.
Fëmijët e kolegjit veror vizituan komunën
07.25
Gjilan, 25 korrik – Mbi 30 fëmijë të kolegit veror në Qendrën e Kulturës “Laboratorium†në Gjilan kanë vizituar të hënën Kuvendin Komunal dhe Qendrën për Shërbime të Qytetarëve.
Lirie Kajtazi, zëvendëskryetare e komunës, Jashar Ramadani, ushtrues detyre i kryeshefit, Shpresë Hajdari, drejtor për kulturë dhe Sabit Rrustemi, udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun i kanë njoftuar fëmijët me punën, përgjegjësitë dhe obligimet e institucioneve komunale ndaj qytetarëve.
Fëmijët janë interesuar dhe kanë pyetur pse komuna nuk po ndërton më shumë parqe, pse ambienti nuk ësht më i pastërt, pse Gjilani ka ende rugë të paasfaltuara, pse nuk po rregullohet ende shtrati i lumit Mirusha dhe për projekte të tjera, të cilat do ta bënin më të mirë jetën në Gjilan, jo vetëm të fëmijëve, por edhe të të rriturve.
Lirie Kajtazi, zëvendëskryetare e komunës u ka thënë fëmijëve se komuna është duke punuar çdo ditë për ta bërë jetën më të mirë, por se të gjitha punët nuk mund të bëhen përnjeherë, sepse duhen shumë mjete, ndërsa ka premtuar se nesër, Gjilani do të ketë më shumë rrugë të asfaltuara dhe më të pastra, do të ketë më shumë ujë, më shumë parqe dhe nuk do të ballafaqohet me pasojat e lumit “Mirushaâ€.
“Ju meritoni një të ardhme më të mirë dhe ne kemi për obligim që të krijojmë atë†ka thenë Kajtazi, duke i rikujtuar vijuesit e kolegjit veror se komuna është e hapur për qytetarët e saj dhe e gatshme t`i dëgjoj edhe preokupimet e fëmijëve, të cilët kanë të drejtë ta shpalosin vizionin e tyre për të ardhmen e qytetit dhe lokaliteteve ku jetojnë.
Fëmijët janë njoftuar edhe me punën që bën Qendra për Shërbime të Qytetarëve. Menaxherja Fatushe Haliti ka thenë se detyra jonë është që t`iu shërbejmë të gjithë qytetarëve, kur ata vijnë në Qendër për të realizuar ndonjë kërkesë të tyre.
Fëmijët janë ndarë të kënaqur nga këto vizita, të cilat atyre iu kanë ofruar mundësi të njihen me obligimet e komunës dhe shërbimet që kryen ajo për qytetarët e saj.
Koha për të vijuar me hapa të shpejtë me reformën e kurrikulës
07.25
Shkruan: Genc POLLO
Me ceremoninë e organizuar sot nga MASH, ne dëshirojmë të shënojmë realizimin e suksesshëm të një nisme shumë të rëndësishme në arsim, atë të Maturës Shtetërore.
Kjo nismë u lind pas skandaleve të vjeshtës 2005 në pranimet në shkollat e larta, u orientua nga nevojat e hershme e të shumëllojshme të mbetura të papërmbushura në arsimin e mesëm dhe u mbështet në modelet e arrira evropiane të përshtatura për rrethanat tona.
Por le ta kundrojmë këtë institucion të ri në një plan më të gjerë, në atë të përpjekjes së Qeverisë për të kthyer besimin e publikut në instancat shtetërore, si organe që veprojnë në bazë të ligjit e me drejtësi.
Në kryqëzatën shumë-frontëshe të Qeverisë kundër korrupsionit, këtij gërryesi të institucioneve publike dhe i besimit në to, ka arritje e suksese të ndryshme. Por diçka duhet vërejtur që në fillim: nëse korrupsioni ndodh, bie fjala në dogana, atëherë dëmi për shtetin e shoqërinë, është në radhë të parë financiar. Nëse ndodh në arsim, dëmi është në radhë të parë, moral dhe injektohet tek brezi i të rinjve. Kur një maturant bëhet student, pastaj diplomant si jurist a mësues përmes hileve, nuk duhet të presim që në punën e prokurorit, të gjykatësit apo në atë të edukatorit, ai t’i përmbahet etikës së domosdoshme të profesionit. Matura Shtetërore realizoi pikërisht këtë: evitoi parimisht e praktikisht çdo mundësi të korruptimit të rezultatit individual, në këtë pjesë delikate, ku puqet arsimi i mesëm dhe ai i lartë. Me maturën u ngrit një sistem i shëndoshë e i bazuar në parimet morale bazë të shoqërisë; një sistem që orientohet nga merita individuale, që e mbron dhe e nxit atë.
Kemi pasur plot raste ku fëmijët e prindërve me influencë, pasi janë të kamur apo me ofiqe, disa prej tyre të njohur të mi, janë vlerësuar nga matura 1-2 nota më poshtë se vlerësimi shkollor. Siç ka patur edhe disa raste që nxënës nga familje të thjeshta të vlerësohen 2-3 nota më lartë se shkolla, kjo e arritur pa kopjim. Krahas nxjerrjes në pah të problemit të diferencimit të padrejtë në shkollat tona, matura gjithashtu vendos qartë drejtësinë sociale.
Në planin arsimor, ne kemi instaluar një hallkë, e cila nxënësin dhe mësuesin e shkollës së mesme që nga viti i parë, i vë realisht në nxitje për të punuar, duke ju larguar notave fiktive. Këto të fundit mbeten të pavlera përballë kutit objektiv e neutral të maturës. Gjithashtu me një notë të standartizuar në rang Republike dhe me 30.000 maturantë të vlerësuar me të, ne kemi siguruar një bankë të dhënash të mrekullueshme për çdo prefekturë e për çdo shkollë. Mbi këtë bazë, politikat e ndërhyrjet tona nuk do të bëhen qorrazi apo toptan, por do të kalibrohen. Pra, kalojmë nga përdorimi i çomanges tek ai i bisturisë.
Praktikat funksionuese të maturës, vitin e ardhshëm pas një studimi do të shtrihen edhe në provimet e lirimit të shkollës bazë dhe në ato universitare.
Gjithashtu, modeli i notave te shkallëzuara apo me dy shifra pas presjes dhjetore, që u përdor në maturë, do të hapë një debat mbi rishikimin e sistemit aktual.
Edhe për temën e nxehtë të pranimit në universitete këtë vjeshtë, krahas sistemit klasik të monitoruar fort, po punojmë për SIPO-n, një sistem online ku çdo kandidat verifikon në internet pozicionin e tij në renditjen për një degë në fakultet.
Projekti ynë i Maturës Shtetërore hasi që në fillim në skeptikë e kritikë. Do t’i ndaja ata në dy kategori: të parët, ndonëse e përkrahnin në parim këtë lloj provimi, druheshin se koha e mbetur ishte e paktë. Vërejtjet e tyre vlejtën, sepse na bënë të punojmë më shumë se 24 orë në ditë. Kategoria tjetër, është e atyre që do të humbisnin lopën që milnin përvit, xhepat e prindërve të maturantëve e studentëve. Me këta të fundit do të vazhdojmë të merremi.
Matura dëshmoi se kur vullneti i fortë i shtetit është i pranishëm, realizohen ato çka duken si të pamundura. Provimet e kësaj vere dëshmuan se janë kapacitetet administrative për të realizuar një operacion që ndër ata që shtrihen në katërkëndëshin Koplik -Kukës- Kolonjë- Konispol, është ndër më të sofistikuarit. Për më tepër, gjithçka u krye me një sens organizimi, disipline, rregulli e korrektese që më bind mua dhe të tjerë, se mësuesit janë prusianet e shqiptarëve.
Natyrisht që pati dhe probleme e vështirësi, që u korrigjuan në proces e sipër dhe ka gjëra që do të përmirësohen në vitet e ardhshme.
Matura Shtetërore 2006, është padyshim një sukses i rëndësishëm i Qeverisë, një arritje madhore e arsimit dhe një zhvillim model për shoqërinë. Për kontributin e tyre unë do të falenderoja përzemërsisht anëtarët e grupit që konceptuan maturën në muajt nëntor-dhjetor 2005; Komitetin e Maturës Shtetërore për këshillën e kujdesin;
Drejtuesit universitarë për mbështetjen e kësaj nisme; shefat e drejtorive dhe zyrave arsimore në rrethe dhe bashkëpunëtorët e tyre për punën e madhe dhe të përkushtuar; Drejtoritë e Kurrikulës, Inspektimit e Teknologjisë e Informacionit në ministri për angazhimin e tyre, kabinetin tim për mbështetjen në punë dhe informimin sistematik të publikut.
Personelin e Qendrës Kombëtare Arsimore të Vlerësimit të Provimeve që tre herë tok me Përzgjedhësit e Testit Përfundimtar (PTP) u fut në izolim me sens të lartë detyre e përgjegjësie.
Do të falenderoja veçanërisht zv/ministren Gjonaj për punën me universitetet dhe për sistemin e pranimit në to; të deleguarin e kryeministrit, Bardhi Musain, për kontributin e veçantë në periudhën kritike të provimeve;
Zotin Stavri Llambiri, për kontributin e veçantë gjatë gjithë kësaj periudhe nga nëntori deri sot si dhe zv/ministrin Halit Shamata, për punën këmbëngulëse në realizimin në çdo hap të këtij procesi të vështirë.
Një falenderim për ministrin e Brendshëm, Sokol Olldashi, Policinë e Shtetit, të cilët me sigurinë që ofruan, ishin kyç në mbarëvajtjen e provimeve.
Dhe së fundmi, “last but not least” një falenderim për kryeministrin Sali Berisha, i cili e përkrahu hapur nismën e Maturës që në fillim të debatit publik për këtë temë në janar të këtij viti, që zyrtarizoi këtë përkrahje një muaj më vonë përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave dhe që mbeti tërë kohën i interesuar e nxitës për ecurinë e saj. Dhe në mënyrë të veçantë në fazën delikate të dy muajve të fundit kur ai u angazhua personalisht, që gjithçka të shkonte mbarë.
Krahas maturës, ne po përmbyllim edhe reformën e liberalizimit te teksteve shkollore dhe ajo që vërejmë, është që tekstet sivjet, për të njëjtin çmim, janë shumë më cilësorë; kjo në sajë të garës e çlirimit të potencialeve të ndrydhura deri tani.
Është koha për të vijuar me hapa të shpejtë me reformën e kurrikulës, të trajnimit, të autonomisë shkollore; për të realizuar TIK-shkollat kudo në vend, sepse pa kompjuter e internet ne jemi vetëm virtualisht në shekullin 21, si dhe të realizojmë Masterplanin e shumëpritur në arsimin e lartë.
redaksia@mitrovicapress.net
79 vota pro. Hapet rruga për çlirimin e Prokurorisë nga kthetrat e krimit dhe korrupsionit
07.25
Kuvendi miraton shkarkimin Sollakut
Tiranë, 25 korrik - Kuvendi miratoi mbrëmë me 79 vota pro raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor parlamentar dhe propozimin për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, për shkelje të rënda të ligjit. Përfaqësuesit e mazhorancës saktësuan se të gjitha akuzat e ngritura ndaj kreut të organit të akuzës, u faktun në Komisionin Hetimor parlamentar, ndërkohë që e cilësuan si të papranueshëm qëndrimin politik të Prokurorit të Përgjithshëm. Kryetari i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Bamir Topi, deklaroi se, bazuar mbi bazën e raporteve ndërkombëtare institucioni i prokurorisë është renditur në nivelet më të ulëta të zbatueshmërisë së ligjit. Duke folur në emër të Grupit parlamentar të mazhorancës, Topi tha se, shkarkimi i Sollakut është përpjekje e mazhorancës për të çmontuar deformimin e ligjit dhe trajtimin jashtëzakonisht subjektiv të tyre, duke i shfrytëzuar ato për përfshirjen në afera korruptive. “Vetëm po të marrësh në konsideratë raportet e KLSH-së, i cili është institucion shtetëror, ju e keni të qartë se, kryeprokurori së bashku me strukturat e tij nuk e realizoi asnjëherë detyrën e tij. E njëjta gjë ndodh edhe me kriminalitetin e bandave, të cilat lulëzuan dita-ditës në Shqipëri dhe që shkatërrimi i tyre u bë i mundur vetëm pak kohë pas fitores politike të vitit të kaluar”, deklaroi kreu i Grupit të deputetëve të mazhorancës. Ai shtoi se, të gjitha institucionet që kanë monitoruar punën e dobët të Prokurorisë janë vënë përpara një momenti prove për rastin në fjalë që do të masë jo vetëm kredibilitetin e institucionit të Presidencës, por të gjitha institucioneve në Shqipëri. “Do të ishte e papranuesheme që të gjithë ata paragjykime që bëhen ndoshta, jo pabaza për institucionet që monitorojnë punën e këtij institucioni, sikurse është edhe Kuvendi i Shqipërisë, por edhe institucioni tjetër që ka për detyrë që me shumë përkujdesje të japë dekretimin për rastin në fjalë, do thoja që është një moment prove për këtë institucion jo vetëm për kredibilitetin e atij institucioni, por për kredibilitetin e institucioneve shqiptare në tërësi”, vijoi më tej Topi, duke nënvizuar se kërkesa për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm ka qenë krejtësisht e motivuar që në fillimin e ngritjes së Komisionit Hetimor. Seancat e Komisionit Hetimor, vazhdoi Topi, vetëm i pasqyruan ato hap pas hapi i pasqyruan ato në publik edhe në seancën plenare.
“Duke folur në emër të grupt të PD-së ne jemi të mendimit që zoti Sollaku të shkarkohet nga detyra, duke qenë të bindur se në këtë mënyrë dhe në këtë çast do të fillojë reformimi i vërtetë i institucioneve të drejtësisë, të cilat vitet e fundit jo vetëm që nuk kanë dhënë drejtësi, por kanë deformuar në mënyrë të jashtëzakonshme të gjithë sistemin e institucioneve shqiptare”.
Nënkryetari i PD nënvizoi faktin e keqpërdorimit politik të Sollakut, duke kujtuar se paraqitja e tij në Parlament ishte tërësisht politike. “Është totalisht e papranueshme që zoti Sollaku erdhi në këtë sallë dhe pikërisht në sallën dhe në ambjentin ku ai monitorohet. Erdhi dhe në mënyrë paradoksale mori pozicionin e prokurorit politik. E la gjuhën e jurisprudencës, e la gjuhën e institucionit që është baza e drejtësisë në Shqipëri, e la gjuhën e institucionit ku të gjithë shqiptarët kanë varur shpresën për luftën kundër korrupsionit, e la gjuhën e sinqeritetit për të pranuar atë që nuk ka shkuar në këtë institucion dhe iu drejtua mazhorancës me dhjetra akuza politike”, tha Topi.
Shtypi Evropian
07.25
Gazetat britanike raportojnë sot për takimin e Vjenës mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe citojnë deklaratat e të dyja palëve në bisedimet e djeshme në Vjenë, kryesisht duke u mbështetur në njoftimet e agjensive të lajmeve dhe raportet e korrespondentëve të tyre në Ballkan.
Kështu gazeta The Independent, shkruan se gjatë takimit një ditor të ndërmjetësuar nga OKB-ja, delegacionet shmangën shtrëngimin e duarve.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se ” pavarësia e Kosovës ishte fillimi dhe fundi i qëndrimit tonë”.
Por ndihmësa të presidentit serb Boris Tadiç, e hodhën poshte “ultimatumin”.
Ndërkohë një deklaratë nga kryeministri izraelit Ehud Olmert për pranimin e mundshëm të një force paqeruajtëse nga BE në Liban ndesh në reagime të ndryshme në gazetat evropiane.
E përditshmja gjermane BERLINER ZEITUNG argumenton se Bashkimi Evropian ” nuk do të jetë në gjëndje, qofte praktikisht, qoftë politikisht të përballet me një dislokim të madh dhe kompleks ushtarak” në Liban.
BE ka “arritur tashmë limitet e kapacitetit të vetë aktual me një mision shumë më të vogël në Kongo”, shkruan e përditshmja BERLINER ZEITUNG.
Çdo mision paqeruajtës do të ketë vetëm një efekt stabilizues në një plan afatgjatë ” nëse qeveria në Jeruzalem bën lëshime ndaj fqinjeve të vet rajonal dhe palestinezeve”, shton e përditshmja gjermane.
Dhe pa presionin nga Uashingtoni ” kjo do të ishte e paimgjinueshme” përfundon kjo gazetë.
SUEDDEUTSCHE ZEITUNG nuk sheh përgjigje të qarta ndaj pyetjes se kush duhet të drejtoi misionin paqeruajtës në Liban.
“NATO shihet si një instrument i SHBA”, shkruan e përditshmja, ndërkohë që një mision i kombinuar i përbërë nga shtete arabe dhe të BE-së “do të ketë kredibilitet politik, por ndoshta do të jetë i mbingarkuar ushtarakisht”.
” Çdo ushtri e stacionuar në Libanin e Jugut do të jetë e ekspozuar ndaj rrezikut të përfshirjes në konflikt, nëse do ti duhet të vetmbrohet”, shton e përditshmja SUEDDEUTSCHE ZEITUNG.
Në Suedi SYDSVENSKA DAGBLADET beson se dhënia e detyrës NATO-s është ” alternativa më e besueshme” për kryeministrin izraelit.
E përditshmja rumune ZIUA shkruan se deklarata e Olmertit i jep BE-së, një shans për të realizuar një ëndër të kahershme për të qënë një aktor i madh në lojën globale gjeostrategjike”, si politikisht, ashtu dhe ushtarakisht.
E përditshmja austriake DIE PRESSE parashikon trazira në tregtinë globale pas dështimit të raundit të fundit të bisedimeve të Organizatës Botërore të Tregëtisë.
“Humbësi më i madh është bota në zhvillim”, shkruan kjo e përditshme austriake.
Nën titullin ” Nuk ka më keqardhje për të varfërit ” e përditshmja zvicerane LE TEMPS shkruan sot se situata ka ndryshuar sepse
” tregëtia botërore po shkon mirë me apo pa Dohan”.
Vënde të tilla që po forcohen si Kina, Brazili dhe India ” nuk na mbushin më me ndjenjën e keqardhjes, por na shkaktojnë frikë”, shkruan kjo gazetë zvicerane.
E përditshmja franceze LE MONDE kritikon Ministrin e Brendshëm Nikolas Sarkozi për adoptimin e një qëndrimi më të ashpër ndaj emigrantëve në krahasim me vëndet e tjera evropiane.
Ndërkaq LIBERATION shkruan se Gjermania dhe Italia po planfikojnë të japin lejet e qëndrimit për qindra mijëra emigrantë.
Ndërkohë Sarkozi nga ana tjetër “synon vetëm të japë leje për 6000 nga 20 mijë kërkesa të bëra nga emigrantë ilegale”, shkruan LIBERATION.
Rice dhe Olmert synojnë “zgjidhje të qëndrushme”
07.25
BBC- Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ka biseduar me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert në ditën e dytë të misionit të saj diplomatik në Lindjen e Mesme.
Duke folur në praninë e sekretares amerikane të shtetit, kryeministri izraelit e bëri të qartë se nuk do të ketë ulje të ritmit të sulmeve kundër Hezbollahut.
Zoti Olmert tha se do të vazhdonte të përdorte masat më të ashpra kundër atyre që gjuajne Izraelin me raketa.
Por ai gjithashtu bëri përpjekje që të reflektonte shqetësimet e Amerikës rreth vuajtjeve të popullit libanez.
Ai i pranoi ato që i quajti vështirësi humanitare dhe tha se ishte i gatshëm që të bashkëpunonte me SHBA në zgjidhjen e këtij problemi.
Dr. Rice tha se kishte edhe të tillë që po përpiqeshin të shtypnin ambicjet demkratike të Libanit.
SHBA akuzuan Sirinë dhe Iranin se po ndihmojnë Hezbollahun.
Zonja Rice përsëriti se dëshironte një fund urgjent të dhunës, por rithkesoi objektivin afatgjatë amerikan që është një Lindje e Mesme e re.
KAPITALI I PAKRYER I PAVARSISË
07.24
Shkruan: Bekim REXHEPI
Në qoftëse nuk angazhohesh në maksimum ka te ngjarë te humbasesh më shumë në minimume. Madje, sjelljet politike te “institucioneve tona”, nuk përkojnë me realitetin, ato akoma vzhdojnë të sillen sikur janë zavendësusit, dhe jo vendësuesit e këti vendi që i duhen prova.
Vizita e marrëveshjës
Ardhja e presidentit Bush në Gjermani javën e kaluar, gjithsesi shenoi dhe një hapë në përmisimin e marrëdhënjeve mes dy vendeve. Marrëdhënje këto që deri më tani kan kenë paksa te acaruara në shikim te parë, për shkakë se Gjermania refuzoi “aleancen” dhe u pozicionua kundër ndërhyrjesë në Irak.
Fjalimi i Bushit ishte domëthënsë sepse e potencoi partneritetin e vet më Gjermanin, dhe për të ardhmën Bushi kërkoi qe Gjermania te jetë përkrah, më aktive në rrjedhat politike botërore. Presidenti Bush, ndër të tjera la te mendohet për angazhimet që duhet të bëjë Gjermania në vatrat e krizave te ardhshm, si me shtypjen e të gjithë atyre perkërahësëve të terorrizmit nderkombëtar, ndaj kërcnimi atomik të Iranit, dhe mbrojtjen nga shtypeja e demokracisë dhe lirive te njeriut ne disa vende. Janë këto objektiva të Bushit që i programoi për vizitat e tij në disa vende, me te të cilat ai duhet te gjejnte mbështetjen fiktive për te shtuar sigurin ndërkombëtare, e cila duket e brishtë ndaj kërcnimeve nga faktoret e papërmisushëm të Lindjes. Përparimi i marrëdhënjeve të SHBA-ve me Gjermanin, janë edhe një avansim miqëve tanë, kështu mund të konsiderohet politika e tyre për ne. Të kujtojmë sqarimet, vërejtjet që këto dy vende i’a kanë bërë Serbisë lidhur me Kosovën, se nuk do te ketë normalizim të pozitës serbe në institucionet nderkombëtare, nuk mund të ketë inkuadrim në organizatat ndërkombëtare dhe ato finansiare, pa e pranuar realitetin politik të Kosovës.
Dhe, t’ia bëjmë të qartë gjithashtu opinionit të brendshëm se; përparimi dhe avansimi i miqëve tanë, i shton më shumë shpresat tona në përmbushjen dhe realizimin e kërkesave tona për shtetësi.
Puna e pakryer e Pavarsisë
Jemi paksa te vetdijshëm se gjërat duhet të thirren me emërin e vet të vërtetë. Por kjo në rastin tonë sikur nuk po ndodhë, dhe sikur po mjafton vetëm ta dimë, sepse ka shumë gjëra, që nuk duam t’i identifikojmë qëllimisht, ndofta për arsye e përceptimit te gabuar se ndryshe nuk na ecet më mbarë. Dhe vazhdojmë të kujtojmë se vetëm kështu mund të na ecet më gjetë, apo pse janë ashtu gjërat, kemi frikë t’ia thomi vetës dhe tjetrit se; “kjo është kjo dhe pikë”. Mbase për këtë deshmi, është vet realitetit. Puna e pakryer e “institucioneve tona”, më nuk mund të justifikoj gjithëçka, ashtu siç janë mësuar derimëtani të arsytohen gjithnjë dhe gjithmonë për me pak hapësira, për me pak mundësi. Si mund t’i avansosh politikisht arritjet tua, pa e bërë investimin e duhur, në shumë segmente, madje edhe në atë të shtetësisë politike të Kosovës. Në qoftëse nuk angazhohesh në maksimum ka te ngjarë te humbasesh më shumë në minimume.
Sjelljet politike te “institucioneve tona”, nuk përkojnë me realitetin, ato akoma vzhdojnë të sillen sikur janë zavendësusit, dhe jo vendësuesit e këti vendi që i duhen prova. A i kemi dhënë këto prova ashtu siç duhen?. Nëse “Po”, at’herë po ta analizojmë me seriozitet, si mund te kuptohen mënyra kaq diskrete: Nëse nuk merrni pjesë ne negociata dhe nuk bëni koncesione politike ne (ndëkombëtaret) shkojmë! – Dhe na pyesin me cinizëm: A jeni te gatshëm te ballafaqoheni serish me Serbin, e cila nuk ka ndryshuar shumë nga regjimi i Millosheviqit? Nëse “Po”, at’herë kundërmmi i realitetit na qenka një okazionalizëm i vërtetë.
Kapitali i vlerave te luftës është në rënje, sepse gjatë këtyre shtatë a tetë vite është punuar me tendencë abuzive për ta denigruar, në mënyrë që te kthehet serish tek pasiviteti dhe nënshtrimi politik e gradual. Hapja e negociatave me Serbinë, e cila me gjithë provat e terrorrit shtetror dhe agresionit mbi Kosovën shikohet si “derë e përgjimit”, tonë politik në të ardhmën. Këtyre shtatë a tetë vite, shumëçka ka kapërxyer këtë “derë të përgjimit” tonë. Tani “institucionet tona”, edhe vullnetin politik për pavaërsi duan ta fusin në këtë “derë të përgjimit”, sepse jemi në brendin e trajtimit diskret.
redaksia@mitrovicapress.net