Comments Off

Bashkëatdhetarët ndihmojnë ndërtimin e fushës sportive në Shupkovc

2006
06.30

Mitrovicë, 30 qershor – Komisioni për grumbullimin e mjeteve financiare për rregullimin e fushës sportive në oborrin e shkollës fillore “Abaz Ibrahimi”, në Shupkovc të Mitrovicës, ka njoftuar se bashkatdhetarët e fshatarve Shupkovc, Zasellë dhe Kqiq i Vogël, me qëndrim të përkohshëm në shtetet e jashtme, kryesisht në Suedi, Finlandë, Danimarkë e Norvegji, por edhe të disa vendeve tjera perëndimore, kanë grumbulluar shumën prej 4.000 euro për këtë qëllim, njoftojnë burimet komunale.
Komisioni i lartëpërmendur, duke patur parasysh projektin e ofruar për ndërtimin e fushës sportive në shkollën “Abaz Ibrahimi”, realizimi i të cilit do të kushtojë 3.000 euro, ka marrë vendim që shuma tjetër e grumbulluar e mjeteve prej 1.000 euro, të shpenzohet për blerjen e mjeteve të nevojshme sportive dhe të librave, fletoreve dhe lapsave për nxënësit skamnor të kësaj shkolle dhe të paraleles së ndarë në fshatin Zasellë.
Komisioni falënderon të gjithë ata që i janë përgjigjur ftesës dhe kanë dhënë mjete për ndërtimin e fushës sportive, që do përmisoj dukshëm kushtet e nxënësve për aktivitete rekreativo-sportive.
Iniciator i këtij aksioni të dobëshëm shoqëror ka qenë Hysen Ibrahimi, nga Shupkovci, veprimtar i dalluar për çështjen kombëtare në Suedi.

Comments Off

Asambleja Komunale përmbylli stinorin e parë të punës, opozita vazhdon bojkotin

2006
06.30

Gjilan, 30 qershor – Kuvendi Komunal i Gjilanit e ka mbajtur të enjten seancën e fundit për pjesën e parë të këtij viti, pa opozitën, sepse këshilltarët e PDK-së, subjektit të dytë për nga mandatet, nuk kanë marrë pjesë. Refuzimi i këshilltarëve të opozitës për t`u kthyer në Kuvend, ku u debatua për raportin e auditorit gjeneral si dhe u ofrua një informatë për punën e zyrave të ekzekutivit, të cilat kishin qenë edhe kërkesa të saj, u vlerësua si mungesë e guximit për t`u ballafaquar me argumentet e pozitës.
Në të vërtetë, opozita edhe kishte paralajmëruar, një ditë më parë, se nuk do të kthehej në punën e Kuvendit, derisa të mos plotësohej kërkesa e saj për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.
Nazmi Musa (ADK), i cili e kishte braktisur mbledhjen e fundit të Asamblesë, tha se seanca e sotme ofron mundësi për debat rreth raportit të auditivit, prandaj nuk e ka pa të nevojshme të vazhdoj bojkotin. Ndërkaq, Fadil Gashi (AAK) ka shprehur shqetësime për mungesën e opozitës në Kuvend dhe ka kërkuar angazhim nga udhëheqja komunale për tejkalimin e këtij problemi.
Enver Muja, kryeshef ekzekutiv e ka komentuar para këshilltarëve komunalë raportin e auditorit gjeneral, ndaj të cilit ka shprehur mospajtime në pjesën dërmuese të rekomandimeve. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë pasur ndonjë lëshim procedural, por ka qenë kategorik se nuk ka pasur keqpërdorim të parasë publike në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Rekomandimet që janë dhënë, nga cilido nivel i auditimit, ne si komunë i kemi përfillur çdo herë dhe përherë jemi veçuar për menaxhim të mirë të pasurive dhe procedurave buxhetore, ka thënë Muja. Sipas tij, auditorëve gjeneralë iu mungon akoma përvoja profesionale dhe nganjëherë krijohet përshtypja se ata janë edhe nën ndikime politike.
Për të ofruar para këshilltarëve sa më shumë të dhëna rreth raportit të auditorit dhe mospajtimeve të menaxhmentit të Gjilanit, kryetari i komunës, Xhemajl Hyseni e ka ftuar për sqarime edhe menaxherin e zyrës së prokurimit, Zijadin Maliqin, i cili po ashtu ka ofruar mjaft fakte se vlerësimi përmban gabime.
Auditorët, të cilët e kanë bërë kontrollimin e lëndëve te ne, kanë qene ende në fazën e trajnimit, ka thënë Maliqi. Sipas tij, auditorët kanë bërë vërejtje në 9 lëndë. Nga këto lëndë, 6 janë aprovuar nga Njësia qendrore e prokurimit dhe për këto përgjegjësia nuk mund të hidhet mbi menaxhmentin e komunës, ndërsa 3 të tjera janë aprovuar nga zyra jonë, njëra prej tyre me rekomandim të Komisionit të rregullatorit publik, ka thënë Maliqi.
Më tutje, ai ka ofruar argumente për të gjitha rastet kontestuese. Auditori ka bërë vërejtje edhe për procedurat, të cilat janë të lejuara me ligjin e prokurimit, ka thënë menaxheri Zijadin Maliqi.
Raporti i është nënshtruar një debati, kryesisht konstruktiv nga këshilltarët Lirie Kajtazi, Shaban Rexhepi, Nazmi Musa, Vebi Salihu, Jakup Bajrami, Shefqet Murtezi, Rrahim Bajrami dhe të tjerë.
Në emër të grupit të këshilltarëve të LDK-së, Lirie Kajtazi, zëvendëskryetare e komunës ka thënë se e përkrahin menaxhmentin e komunës, ndërsa ia ka pa për të madhe opozitës, e cila vetë ka kërkuar debat për raportin e auditivit dhe tani nuk merr pjesë në seancë.
“Ne vlerësojmë se auditet janë të nevojshme, por duhet të jenë të bazuara në fakte dhe profesionalizëm”, ka thënë Kajtazi.
Ndërkaq, Xhemajl Hyseni, kryetar i komunës ka thënë se Gjilani radhitet ndër tri komunat më të suksesshme në menaxhimin e mjeteve publike. Hyseni ka thënë se mund të ketë pasur lëshime procedurale, por ato nuk janë bërë me qëllim.
Kuvendi Komunal është njoftuar edhe me një informatë për punën e zyrave të ekzekutivit, pastaj ka emëruar Agim Mustafën për drejtor të administratës së përgjithshme, ka miratuar edhe kërkesat e operatorit telefonik “Vala 900” për vendosjen e antenave të sinjalit në Parallovë dhe Stançiq si dhe ka marrë një informatë për punimet në renovimin e Qendrës zejtare, të cilat momentalisht janë ndërprerë nga inspekcioni komunal.
Komiteti për Politikë dhe Financa ka vendosur më herët për renovimin e Qendrës zejtare në Gjilan, por punimet janë ndërprerë tani, pasi që nuk janë respektuar procedurat nga ana e zejtarëve, ka thënë Hyseni.
Kuvendi Komunal do ta mbajë seancën e radhës në shtator, nëse gjatë muajve të verës nuk paraqitet ndonjë situatë e jashtëzakonshme.
info@mitrovicapress.net

Comments Off

Slavisha Petkoviq: Problem thelbësor është çështja ekonomike

2006
06.30

Prishtinë, 30 qershor – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, kishte sot një takim me z. Sllavisha Petkoviq, i cili kërkoi këtë takim në emër të Partisë Demokratike Serbe dhe si ministër për Kthim e Komunitete. Ministri Petkoviq shoqërohej edhe nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Dejan Jankoviq dhe bashkëpunëtorët.
Në këtë takim dy çështje ishin kryesore, përmirësimi i kushteve për deputetët e kësaj partie të cilët janë kthyer në Parlament, si dhe procesi i kthimit të qytetarëve në Kosovë.
Gjatë prononcimit para mediave kryeparlamentari Berisha theksoi se do të angazhohet për përmirësimin e kushteve për deputetët, sidomos për krijimin e hapësirës së nevojshme për punë normale. Në takim ishte theksuar se kundruall deputetëve të kësaj partie , ata të LSKM-së gëzojnë disa privilegje sa i përket logjistikës dhe zyrave që shfrytëzojnë.
Slavisha Petkoviq, deklaroi se është e nevojshme një punë edhe më e madhe në Qeveri dhe parlament në të gjitha segmentet për të mirën e përgjithshme. Siguria në Kosovë, tash nuk është çështje parësore, tani problem thelbësor është çështja ekonomike, theksoi Petkoviq.
info@mitrovicapress.net

Comments Off

Kryeparlamentari Berisha priti Shefi i Zyres finlandeze në Prishtinë, Markku Laamanen

2006
06.30

Prishtinë, 30 qershor – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kole Berisha, pati takimin e parë me shefin e Zyrës finlandeze në Prishtinë, Markku Laamanen. Pjesa më e madhe e bisedës në takim iu kushtua mundësve të intensifikimit të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës pas marrjes së kryesisë së radhës së BE-së nga ana e Finlandës.
Diplomati finlandez Laamanen, vlerësoi lartë ndryshimet pozitive dhe reformat që po realizohen në Kuvendin e Kosovës nën drejtimin e kryeparlamntarit Berisha. Është me rëndësi të vazhdohet me këtë tempo, tha diplomati finlandez, sepse kështu realizohet roli shumë i rëndësishëm që ka parlamenti në një shoqëri demokratike, e në këtë rast roli që ka në proceset aktuale në Kosovë.
Krahas planit të realizimit të standardeve, kryetari i Kuvendit paraqiti edhe hapat konkretë që po bëhen për realizim praktik të reformave. Ai uroi institucionet e finlandeze për sa me shumë rezultate gjatë mandatit të sapofilluar të kryesuesit të ardhës të BE-së dhe shprehu dëshirën që Kosova dhe Ballkani të jenë pjesë e agjendave intensive gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Diplomati nga Finlanda paraqiti disa nga prioritet e kryesisë finlandeze që do të ndjek gjatë mandatit, ndërsa sa i përket Kosovës, ai tha se mbi të gjitha do përkrahet puna e ekipit të z. Ahtisari, lidhur me statusin e Kosovës. Do të mundohemi që brenda vendeve anëtare të BE-së të harmonizohen sa më shumë qëndrimet dhe të flitet me një zë, sa i përket Kosovës. Ai bëri të ditur se është duke u përgatitur një program i veçantë i mbështetjes ekonomike për Kosovën, ndërsa orientimi kryesor, tha ai, është që rajoni të ketë qëndrueshmëri dhe paqe.
Në bazë të interesimit të diplomatëve nga Zyra finlandeze, kryeparlamentari berisha shpjegoi për angazhimet aktuale dhe principet kryesor t punës në Grupin Negociator, ofertën gjeneroze për komunitetet,vendosmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me ekipin e Ahtisarit, pavarësisht nga obstruksionet e Beogradit, si dhe tiparet kryesore që do të ketë Kosova pas statusit të pavarësisë.
redaksia@mitrovicapress.net

Comments Off

Shtypi Evropian

2006
06.30

Shtypi evropian komenton vendimin e qeverisë spanjolle për të përfshirë në dialog grupin separatist ETA dhe atë të Gjykatës së Lartë amerikane se gjykatat që merren me të burgosurit e kampit të Guantanamos janë të paligjshme.
Gazeta spanjolle EL PAIS përshëndet me kujdes vendimin e kryeministrit Jose Luis Rodriguez Zapatero për të hapur bisedimet me ETA-n, tre muaj pasi lëvizja separatiste deklaroi një armëpushim të përhershëm.
Ajo vë në dukje se partia kryesore opozitare, Partia Popullore, e drejtuar nga Mariano Rajoy, ka refuzuar të mbështesë qeverinë në këtë vendim.
Gazeta citon Zotin Rajoy të ketë thënë se ” Ne po hyjmë në një fazë të re por dhe të rrezikshme”, duke argumentuar se “ETA dhe qeveria po flasin për gjëra të ndryshme, kur i referohen të ashtuquajturit ‘proces’ “.
Sidoqoftë, ajo shton se edhe në krahun politik të ETA-s, Batasuna, “ekziston një mendim disi i përbashkët kur pranohet fakti se koha e betejës së armatosur ka përfunduar”.
Gazeta gjermane FRANKFURTER RUNDSCHAU kundërshton pozicionin e Mariano Rajoy-t se nuk ka ardhur ende koha për bisedime.
“Policia, autoritetet gjyqësore dhe politikanët nuk i kanë lënë shumë hapësirë ETA-s duke bërë që qeveria mund të ndihmojë terroristët të marrin vendimin e fundit: të heqin dorë nga terrori,” thotë gazeta.
Ajo argumenton se ETA nuk është një bandë kriminelësh ordinerë, por një organizatë me baza sociale.
“Zapatero po vepron ashtu siç duhet të bëjë një politikan i ndërgjegjshëm,” – përfundon gazeta.
Të përditshmet spanjolle ABC dhe EL MUNDO shprehen për më shumë shqetësim sesa entuziazëm.
Çështja e Guantanamos
Gazeta gjermane SUEDDEUTSCHE ZEITUNG përshëndet vendimin e Gjykatës të Lartë të SHBA-së se gjykatat ushtarake, të ngritura për të burgosurit e kampit në Gjirin e Guantanamos, janë të paligjshme.
Ndërsa gazeta zviceraneLE TEMPS thotë se vendimi historik i Gjykatës së Lartë është një goditje për politikat e George W. Bush mbi terrorizmin.
Gjykata e ka bërë të qartë se të dyshuarit për terrorizëm nuk duhet të trajtohen si “jo-njerëzore”, duke shtuar se “rregullat e ushtrimit të pushtetit nuk ndryshojnë” edhe pse ka një kërcënim në rritje.
“Bush merr një shuplakë “, thuhet në kryeartikullin e gazetës zvicerane TRIBUNE DE GENEVE.
“Më mirë vonë se kurrë,”- thotë gazeta mbi vendimin e gjykatës.
Ajo argumenton se administrata e Bushit ka treguar se, në terma morale, një demokraci mund të jetë më e keqe sesa një diktaturë.
Por, ndërkohë që diktatorët nuk ndalohen kurrë nga gjykatësit, “democracia është mbi të gjitha sundim I shtetit ligjor dhe prani efektive e forcave kundërbalancuese”, thotë gazeta.
Gazeta gjermane DIE WELT bie dakort se vendimi i gjykatës është një fitore për sundimin e ligjit.

Comments Off

Sulme të reja në Gaza

2006
06.30

BBC – Avionë izraelitë kanë goditur disa objekte në Gaza, duke dëmtuar rëndë sidomos ministrinë e brendshme palestineze.
Burime palestineze të sigurisë thonë se militantët janë përfshirë në përleshje pranë qytetit të Jubalias me një forcë izraelite të shërbimeve sekrete.
Këto janë disa trupa të veshura me rroba dhe makina civile kryesisht për të mbledhur informacione.
Izraelitët nuk kanë pranuar se ka trupa të tyre në Gaza, por në realitet ata nuk mund të konfirmojnë praninë e një ekipi që punonte për të mbledhur informacione fshehurazi.
Kjo siç duket ka qenë përplasja e parë qëkur operacioni izraelit filloi të martën natën në përpjekje për të siguruar lirimin e ushtarit të kapur.
Helikopterët dhe avionët qëlluan vazhdimisht. Qëllimi i Izraelit duket se ka qenë të sinjalizoheshin shumë figura të larta në lëvizjen e Hamasit janë tani nën vëzhgimin izraelit.
Në këtë situatë të krijuar, koordinatori i ndihmave të OKB-së, Jan Egeland ka dënuar shkatërrimin që Izraeli i ka bërë centralit kryesor të furnizimit me energji elektrike në Gaza si shkelje të ligjit humanitar.
Ai i tha BBC-së se Gaza po përballej me një krizë humanitare serioze dhe kritikoi si Izraelin ashtu dhe Hamasin.

Comments Off

REKTOR I UP-SË U ZGJODH ENVER HASANI

2006
06.29

Edita STUBLLA
Prishtinë, 29 qershor (Mitrovicapress)
-Enver Hasani, është zgjedhur rektor i Universitetit të Prishtinës me 6 vota të marra nga garë. Kundërkandidati i tij Muhamet Mustafa, mori 2 vota, Sali Gashi nuk mori asnjë votë ndërsa Ramadan Zejnullahu është tërhjekur nga gara pak para votimit.
Enver Hasani ka parashikuar krijimin e standardeve akademike që kanë synim arritjen e një statusi të mirënjohur ndërkombëtar. Zgjedhjet janë monituruar edhe nga përfaqësuesit e OSBE-së.
redaksia@mitrovicapress.net

Comments Off

BE: Prania e ndërkombëtarëve do të jetë e fokusuar në veri të Kosovës edhe pas statusit

2006
06.29

Mitrovicë, 29 qershor – Kryetari i Kuvendit të Komunës, Mursel Ibrahimi, zëvendëskryetarja Fatmire Berisha dhe kryeshefi i Ekzekutivit, Sadri Ferati, kanë patur një takim me një grup ekspertësh për planifikim të Bashkimit Evropian (EUPT- Kosova), në të cilin kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në mes të Kuvendit të Komunës dhe BE, të cilët pritet të fillojnë punën e tyre në Kosovë në vitin 2007.
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, i kanë thënë udhëheqjes komunale se qëllimi i vizitës së tyre është që të njihen me nevojat dhe kërkesat e Kuvendit të Komunës, në mënyrë që ata të ofrojnë ndihmën e tyre, duke u përnqdruar në fushën e drejtësisë dhe policisë, pasi që të fillojnë misionin këtu, që pritet të ndodh pas përfundimit të misionit të UNMIK-ut,
Duke folur për qytetin e Mitrovicës, përfaqësuesit e BE kanë thënë se çështja e Mitrovicës është e ndieshme dhe ka ndikim edhe në statusin e Kosovës, për ç’asrye kanë thënë ata, prania e ndërkombëtarëve do të jetë e fokusuar në veri të Kosovës edhe pas statusit.
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, thanë poashtu se kanë marrë udhëzime nga Ahtisari dhe Grupi i Kontaktit, se qfarë duhet punuar, duke shtuar se prania e Bashkimit Evropian në të ardhmen do të jetë më e vogël, mirëpo ata do të jenë këtu për të ofruar ndihmë në fusha të ndryshme, prandaj edhe kanë kërkuar bashkëpunimin e udhëheqjes komunale në këtë drejtim.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Komunës, Mursel Ibrahimi, pasi që i ka njoftuar mysafirët me gjendjen aktuale në komunë dhe angazhimet e Kuvendit të Komunës, ju ka thënë përfaqësuesve të BE se Kuvendi i Komunës e mirëpret gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Mitrovicën, andaj edhe do të ofroj bashkëpunimin e nevojshëm në të gjitha fushat, sidomos në fushat e ndjeshme, siç janë drejtësia dhe policia.
redaksia@mitrovicapress.net