Shkruan:Fadil Maloku, Ph.D.
1. Që në fillim të këtij promovimi me duhet të ceki se botuesi ka bërë shumë mirë që edhe lexuesin Kosovar nuk e ka ndarë nga rinjohja me paradigmat morale që duhet t’i konsumojë njeriu i shek. XXI apo si quhet shek. I globalizimit, e që qenë harruar apo mënjanuar nga përditshmëria e tij ekzistenciale. Këtë gjykim timin, padyshim që e bazojë në disa arsye që për shumë kënd ndoshta nuk duken edhe gjithaq të rëndësishme.
Arsyeja e parë, ka të bëjë me nevojën e një shtendosje të përgjithshme kolektive, ku ne si popull përjetuam një dramë të madhe që akoma ka lënë pasoja të një frustrimi dhe një ngufatjeje të paimagjinueshme për mendjen e njeriut. Vetë titullimi i sipër theksuar në dy paradigma themelore humane: atë të “Dashurisë†dhe tëâ€Tolerancës†vetvetiu flet për një nevojë tonën kolektive që tash na duhet, ngaqë lufta e ndodhur sido kudo kishte mbjellur ndjenjën e shkatërrimit të çdo gjëje, mjerimit dhe katrahurën e mbi jetimit.
Kështu që porosia e Fethullah Gylenit që në fillim ofron një diskurs të ri dhe pak të njohur jo vetëm në kulturën dhe atmosferën tonë mediale por përgjithësisht edhe në mbarë kohën në të cilën po jetojmë.
Arsyeja e dytë e dobisë e identifikuar në këtë libër padyshim që ka të bëjë me nevojën e njohjes me një dijetar dhe dosido edhe udhëheqës të gjallë shpirtëror nga bota islame që me një elokuencë të një njeriu të urtë dhe tejet të pregaditur në sferën e edukimit dhe besimit në vetë vete flet për një të ardhme ku të gjithë njerëzit duhet të jenë njësojë dhe se dashuria dhe toleranca padyshim që duhet të bëhen malli më i konsumuar për ta.
Pra koha në të cilën po jetojmë ne vërtetë është kohë të cilës më së shumti i duhen zërat sikurse janë ky i Fethullah Gylenit dhe tipave të tillë.
2. Me siguri shumica nga jush këtu, jeni kureshtarë të dini përse mu ky njeri dhe ky dijetar e humanist e shquar i duhet kësaj kohe? Përgjigja me siguri nuk mund të elaborohet me pak fjalë dhe në një tubim të kësisoj, ku vetëm mund të identifikohen pak a shumë në vija të trasha preokupimet dhe interesimet e këtij njeriu që shlirë për mendimin tim mund të quhet edhe zë humanisti dhe një njeriu që me përvojën e vetë të gjatë ka kuptuar se jo vetëm natyra e islamit por edhe ajo e religjioneve tjera nuk janë dhuna, konflikti, urrejtja, dallimi etnik, racor e ai gjinor, por parasë gjithash oferta e :dashurisë, tolerancës, mirëkuptimit, ofrimit me njëri tjetrin, etj. Sepse si thotë edhe ai vetë “të gjithë’ jemi krijesa të krijuesit të përbashkëtâ€.
I habitur me shkathtësitë e veta shkencore, teknologjike, sociale etj. njeriu i shek. tonë sipas Gylenit i ka lënë prapa pjesën më të mirë që ai i disponon, e ajo është vullneti i lirë për të qenë në raport të respektueshëm, në dashuri dhe në mirëkuptim me të tjerët njerzë me të tjera shoqëri.
Besimi në vetë vetën dhe në Krijuesin e gjithë mëshirshëm mund dhe duhet, sipas Gylenit të na udhëzojnë në vepra të mira, vepra të cilat njeriun pa dallime:etnike, gjinore, e racore e bëjnë njeri të vërtetë.
Për teoritë e sodit, njeriu si duket është i para destinuar në luftëra shkatërruese mes kombeve, vendeve dhe shteteve të ndryshme, por athua sikur ky njeri kohën e luftërave ta shfrytëzonte për ngritjen e tij morale e shpirtërore athua do të kishte miliona njerëz që vdesin nga uria: athua do të kishte kaq urrejtje patologjike ndajë njëri tjetrit për gjitha ndodhitë dhe vrasjet e pakuptimta të njerëzve të zakonshëm të cilët të indoktrinuar me ekstremizmat më të shëmtuar: etnik e fetar, politik e ekonomik, etj. sakrifikohen dhe vdesin në të katër anët e botës, pyet Gylen zemër plasur?
Ai është i bindur se të gjitha katrahura që po e përcjellin njerëzimin janë pasojë i këtyre inateve paragjykimeve dhe urrejtjeve patologjike që kanë apo kanë pasur njerëzit gjatë periudhave të ndryshme historike.
Në esencë, shikuar kështu qëndrimi i Gylenit na duket ca edhe skeptik dhe thënë më thjesht edhe utopik, natyrisht duke iu referuar rrethanave në të cilat ka kaluar dhe ende po kalon historia e qenësimi të njeriut bashkëkohor. Por madhështia e humanistit dhe filantropit Gylen, qëndron mu në stoicizmin e tij Epikurian, ndajë këtij konstelacioni të pafavorshëm për të shkelurit, të përbuzurit dhe të injoruarit kudo në botë. Bindja e tij na referon që ai jo vetëm që mendon por edhe ka një bindje të fortë të një pragmatiku se më në fund e mira do të ngadhënjejë mbi të keqën.
Zaten kjo edhe e bënë atë tjetër fare nga filantropët dhe humanistët tjerë të shumtë në botë. Dhe është interesant se ai këtë e bënë vetëm duke qenë i bindur në vlerat dhe në kulturën e përgjithshme humane islame. Pra atë pjesën që ende nuk është shpalosur. Si nga mediat globale po ashtu edhe nga njerëzit që kanë besim të njëmendët. Por, ai këtë “ofertë†e bënë edhe për shkak të shtimit të paragjykimit ekzistues ndajë këtijë besimi botërorë me një shembull shumë të thjesht, sidomos kur i drejtohet popullit amerikan me rastin e akteve terroriste të 11 shtatorit: “Ju lutem, më lini t’ju ri siguroj që islami nuk pranon terrorizmin në asnjë formë. Terrorizmi, nuk mund të shfrytëzohet për të arritur ndonjë qëllim islam. Një terrorist nuk mund të jetë mysliman dhe një mysliman i vërtetë nuk mund të jet terrorist. Islami, kërkon paqe dhe Kur’ani kërkon që çdo mysliman i vërtetë të jetë personifikim i paqes dhe të punojë për t’i mbrojtur të drejtat e çdo njeriu(F.M. kursivi im : pa marrë parasysh përkatësinë e tijë : etnike, gjinore, klasore, politike, ekonomike e racore)â€(fq.346)
Pastaj për ta ilustruar edhe më bindshëm vlerën dhe dëshminë e kulturës dhe besimit islam ai shkon edhe me një shembull tejet të thjeshtë. Gyleni, thotëâ€Nëse një barkë ka brenda nëntë kriminel dhe një njeri të pafajshëm, Islami nuk (predikon F.M.)lejon që barka të fundoset për të ndëshkuar nëntë kriminelët, duke dhunuar kështu të drejtat e një personi (të vetëm F.M) të pafajshëmâ€(fq.347). Ose :â€Kurani deklaron që kush merr një jetë pa të drejtë, ka marrë si rrjedhim jetët e gjithë njerëzimit, dhe kush shpëton një jetë, si rrjedhim ka shpëtuar jetë të gjithë njerëzimitâ€
3. Sipas Gylenit, kuptojmë që Islami është një besim që fuqishëm beson në të drejtat universale të njeriut pa dallime etnike, gjinore, klasore e racore që kur të akceptohet me dioptrinë e të drejtave të njeriut që janë aprovuar nga ana e vendeve dhe shteteve demokratike na del si një Kushtetutë e qartë dhe shumë e respektueshme.
Gylen, si njëri ndër udhëheqësit më të respektueshëm shpirtërorë dhe paqësorë të botës, prapa vetës ka lënë dhe aktualisht është duke punuar në drejtim të ngritjes së një lëvizjeje të fuqishme: intelektuale, morale, edukative sidomos, mediale e sociale,etj. që për fondament kanë postulatet e:dashurisë, tolerancës dhe të mirëkuptimit midis njerëzve në mbarë botën.
Dhe për mua si një intelektual i një nën qielli pakëz më të largët të ushtrimit të ndikimeve të kësaj natyre, vërtetë është një privilegj dhe një kënaqësi të llojit të vetë që mund të flasë për këtë njeri që tërë jetën ia kushtoi dhe po ua kushton vlerave të njëmendta morale të njeriut. Po them njeriut në kuptimi ne plotë të fjalës, ngase Gyleni njeriun nuk e identifikon përmes dioptrisë përkatësisë fetare: islam apo krishterë, apo budist: ateist apo njeri besimtar, këtë frymëzim. Dhe kjo është ajo që atë e bënë të pranueshëm për të gjithë pa dallim feje, gjinie, klase, etnie e race.
Porosia e Fethullah Gylenit, padyshim që prejudikon në shumë referenca etike, edukative, sociale, e ndoshta më pak politike e juridike. Në të vërtetë, ai që në fillim sugjeron se ka qëllim të dyfishtë: njërin që ka të bëjë me ngritjen në piedestal të njohjes jo vetëm të muslimanve por edhe të tjerëve për islamin e vërtetë, i cili sot është margjinalizuar aq shumë sa që nuk është edhe e rastësishme përse është paragjykuar aq shumë nga të tjerët.
Dhe qëllimi tjetër, ka të bëjë me fillimin e një dialogu ndër qytetërues, edhe për faktin se kjo sipas tij është në natyrën e islamit dhe njerëzve të tij, të cilët janë të zgjedhur për të qenë dëshmitarë të mirësisë dhe të mëshirës së Zotit. E jo së keqes dhe paragjykimit, ashtu siq është duke ndodhur aktualisht me ta, ku gati për çdo ditë nëpër lajmet qendrore të gjitha mediave elektronike dhe të shkruara botërore identifikohen dhe apostrofohen si njerëz të prapambetur dhe me një kulturë të kufizuar të gjykimit dhe të veprimit.
Gyleni, si udhëheqës shpirtëror i lëvizjes së tij morale, nuk është e rastësishme që i referohet interpretimeve Kur’anore dhe haditheve të Pejgamerit a.s. Për arsye se sipas tij, rruga e trasuar e pakicës paragjykuese ka arritur jo vetëm ta keqinterpretojë Kur’anin dhe islamin në përgjithësi, por edhe ta paragjykojë dhe ta fus në konflikt me të tjerët, sidomos me perëndimin. Në këtë drejtim, nuk është e rastësishme përse edhe një prift katolik i quajtur Thomas Michel, S.J. nga Roma në vitin 2004 merr pjesë në festimin e datëlindjes së Muhamedit a.s., me një qëllim të vetëm se besimet dhe bindjet fetare nuk janë krijuar për t’u ndarë dhe urrejtur njerëzimi, por pikërisht për t’u njohur (Ajet Kur’anor: “O Ju njerëz, me qëllim u kam krijuar prej një femre dhe një njeriu. Me qëllim u kam ndarë në fise dhe në kombe. Sëka dyshim që më i miri ndër Ju është ai që është më i devotshmiâ€) dhe për për t’u dashur ndërmjet vedi.
4. Fethullah Gylen, beson shumë thellë se shekulli i XXI, apo shekulli i kompjuterizimit dhe i dijes njerëzore do të bëhet dëshmitarë i një dinamike të re moralo – politike ku vlerat e tolerancës dhe të mirëkuptimit ndërmjet njerëzve dhe civilizimeve më në fund do të mbisundojnë dhe si të tilla do të sjellin qetësi, jo vetëm morale por edhe aso politike e ekonomike, gjë që në të vërtetë i duhen njerëzimit. Bindjet e tija shkojnë aq larg sa që ai beson në një qytetërim të tilli fisnik, ku askush si thotë ai nuk do të mund të mbes mënjanë dhe indiferent.
Nëse e shikojmë kështu Gylenin kuptojmë që ai edhe mund të keqkuptohet nga diskursi aktual politik botërorë, ngaqë të bënë përshtypje se vizioni i tij i ngjason më tepër një utopie se sa një diskursi dhe vizioni real. Por ai nuk është i njëjtë me social utopistët e shekullit XIX, me gjasë se asnjë nga ata nuk i ishin përvjelur idesë që ta materializojnë thjesht vizionin e tyre edhe përmes angazhimit të tij personal!
Në fakt, ai me iniciativat e tij u bë ndër përkrahësit kryesor për themelimin e shumë institucioneve shërbyese, shkollave dhe mjeteve të informacionit individual e kolektiv, jo vetëm nëpër Evropë por katër anët e botës .
Po ashtu, ai nuk ngeli duarkryq, pjesën më të madhe të kohës së tij e shfrytëzoi në drejtim të ngritjes së biznesmenëve të mesëm dhe atyre të vegjël, vetëm e vetëm që të shohë farën e arsimit dhe të edukimit të brezave të rinj. Thënë më ndryshe, Gylen sot është bërë një frymëzim për brezat që po vijnë, pra brezat e siç i quaj unë “të Internetitâ€, që për rezultat të tanishëm kanë shënuar një ngritje dhe emancipim të përgjithshëm edukativo arsimor. Ai ,si ambasador më tepër moral se sa oficiel në Amerikë, është involvuar në të gjitha ngjarjet që kishin të bënin me islamin dhe për islamin. Në të vërtetë, via e tij neo liberale bëri që ai të takohet edhe në rezidencën e Papa Gjon Palit të II, ku në frymën e jo vetëm një kleriku, por para së gjithash një filantropi dhe një humanisti pati rastin të thotë gjithë vizionin e njeriut të së ardhshmes, pra njeriut humanist që është pajisur me virtyte para s gjithash morale , njeriut tolerant dhe mirë të kuptueshëm për përkatësinë e tij çfarëdo qoftë ajo.
5. Sot, ai bënë pjesë në alenë e njerëzve më bamirës dhe më human që ka bota islame sot.
Thënia e tij e famshme:se ,†Standardet e demokracisë dhe të drejtësisë mund të ngritën vetëm duke qenë bashkëkohorë me perëndiminâ€, sikur i ka tejkalua kufijtë e vendlindjes së tij. Ajo sot ,si nevojë duket që është duke qarkulluar edhe në rastin e ngjarjeve në Lindje, ku apelet e tij për një emancipim të përgjithshëm ekonomik dhe jetë të dinjitetshme në baza demokratike nuk u kuptuan sa duhet. Filozofia Islame, sipas Gylenit, është një botëkuptim që më së miri e dënon varfërinë ekonomike. Duke arsyetuar këtë tezë ai nuk ngurron të parafrazojë një thënie të Muhamedit a.s. kur thotë:â€Cilido që nuk është i aftë të sigurojë vetën e tij, ai nuk do të ketë jetë të mirë në botën tjetërâ€.
Kjo thënie, sikur të krahasohet me ate të Maks Weberit, se “njeriu sa më shumë që punon në këtë botë më afër është krijuesit të vetëâ€, del se Krijuesi ynë i përbashkët e denoncon përtacinë, rezignacionin dhe indiferencën, kur është në pyetje diskursi materialist.
Libri i Gylenit “â€Drejt një qytetërimi botëror me DASHURI & TOLERANCE është një përmbledhje e përsiatjeve të tija jetësore për njerëzit e shtresave dhe bindjeve të ndryshme fetare, politike, ekonomike e kulturore, që për ide kanë tolerancën dhe mirëkuptim mes popujve, kulturave e civilizimeve në gjithë botën dhe në gjitha kohërat.
Thuhet se njeriu, pas vdekjes ose lë një vepër ose një pasardhës të mirë, Gylen si duket e ka parapëlqyer këtë thënie dhe vetë vepra e tij na flet më së mirë lidhur më këtë çështje. Zaten përveç librit ai në këtë drejtim ka investuar shumë, duke mos përjashtuar as mundin e as dijen e tij. Si i tillë ne e falënderojmë për këtë kontribut të çmueshëm që edhe lexuesi shqiptar i Kosovës ka rast të njihet me idetë dhe frymëzimin e tij humanist e filantropit, mu në tani kur kanë filluar të luhatën bindshëm jo vetëm kodi ynë identifikues vlerorë por edhe sistemi i gjithmbarshëm kulturor e civilizues.
info@mitrovicapress.net, redaksia@mitrovicapress.net