Comments Off

Profili politik i Ibrahim Rugovës

2006
01.31

Mitrovicapress OrigjinaleShkruan: Sheradin BERISHA
Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova (tashmë i ndjerë) do të mbahet në mend si politikan,që ka folur relativisht pak,shumë pak në karrierën e tij politike.Po të radhiteshin,(pa u përsëritur)të gjitha fjalët e shprehura në intervista,kumtesa,deklarata… apo edhe në konferencat e tij me gazetarë,ato do të mund të përmblidheshin jo në më shumë se një apo dy faqe të gazetës.

Politikani Ibrahim Rugova edhe në takimet me përfaqësues dhe zyrtarë të ndryshëm të huaj,përdorte të njejtin stil në të folur.Për të ilustruar këtë fakt,me këtë rast po i referohem një bashkëpunëtori të z.Rugova,i cili në vitin 1990,e kishte shoqëruar atë në një turne dy javore në disa shtete të Evropës.
Ja si e përshkruan ai Ibrahim Rugovën:
“Në muajin shkurt të vitit 1990 kisha rast që ta shoqëroj Dr.Ibrahim Rugovën ,në një sërë takimesh politike në disa vende të Evropës perëndimore.Ajo që me atë rast më ka befasuar më së shumti në profilin e politikanit që përfaqësonte Rugova,të cilin e njihja mirë,ishte një aftësi e tij deri atëherë e panjohur për mua e përsëritjes deri në përpikëri të „tregimit“të njëjtë politik.Në çdo takim që mbajtëm,e ne i kishim rreth 60(takime)ato ditë,ai i fliste gjërat e njëjta,me të dhëna,konstatime e kërkesa të njëjta,madje krijohej bindja se edhe akcentet gjenerale dhe intonimet brenda fjalive i kishte të njëjta.Dhe e gjithë kjo përsëritje,që mua më duket pak e bezdishme,kishte diçka prej përsëritjes automatike të gramafonit në të cilin sillet vazhdimisht e njëjta pllakë,ku mekanizmi kujdeset që pllaka,sapo të përfundojë një takim,të rikurdisej nga filllimi për takimin tjetër.Ndodhte shpesh që Rugova as që i dëgjonte me vëmendje pyetjet,por ia niste aty ku ishte i kurdisur…”

Dhe,gjatë 15 vjetëve të marrjes me politikë, pak gjëra kishin ndryshuar në atë pllakën monotone të Ibrahim Rugovës.Në të vërtet,kohë pas kohe(dikur më vonë) në diskursin e tij politik janë bërë ca ndryshime dhe stërhollime të vogla,duke futur edhe nocione të reja,që në esenc kishin kërkesën për Pavarësinë e Kosovës.Strategjia e pritjes dhe mosveprimit(mosbërjes asgjë),ka qenë gjithnjë një moment iritues për oponentët e tij politikë,por jo rrallë edhe për bashkëveprimtarët e tij të ngushtë.Ata,nuk e kishin të qartë se cila ishte porosia e kësaj përsëritjeje,e këtij emitimi të vazhdueshëm monoton.

Artikullimi i porosive(qëndrimeve politike) të z.Rugova,shpesh herë me fjalë gjysmake,e të palidhura si duhet,është thënë se janë përpunuar dhe konkretizuar nga bashkëpunëtorët e tij të afërt.Dhe këto qëndrime pastaj janë interpretuar në format më të pranueshme tek anëtarësia e gjerë e LDK-së.Në të vërtet,zëdhënësit e LDK-së i kanë interpretuar në bazë,ato që z.Rugova i ka ripërsëritur shumë herë,duke ia përshtatur vullnetit të masës.Sakaq,në shumë tubime me anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së,zëdhënësit e z.Rugova,propagandonin edhe,se kryetari ka disa gjëra që s´mund t´i thotë publikisht dhe ato që s´mund t´i thoshte hapur i thotë me heshtje…!!!Pra,sipas kësaj logjike“edhe kur Rugova heshtte,heshtja e tij fliste…!!! Ky sllogan stereotip,nga anëtarësia e LDK-së … do të përceptohet si vlerë e veçantë e kryetarit Rugova.

Bashkëpunëtorët e z.Rugova edhe jashtë Kosovës,heshtjen e tij do ta interpretojnë si cilësi të një demokrati të madh,madje të kalibrit më të lartë evropian e botëror. Këtë ciliësi prej demokrati,,përfaqësuesit e LDK-së e arsyetonin me të folurit e tij të butë,të qetë,të ngadalshëm,me zë të ulët,pa nervozitet… etj Në këtë kuptim,për të sforcuar bindjen e anëtarësisë së LDK-së se z.Rugova është melaqja e zotit,zëdhënësit e tij,shpesh herë do të përsërisin sollganin, se“Presidenti Ibrahim Rugova edhe kur është kritikuar apo akuzuar nga kundërshtarët e tij pa të drejtë,ai asnjëherë nuk u është përgjigjur kritikave dhe akuzave ,por veç ka shikuar punën e vetë…“
Ky sllogan,thënë realisht sikur i ka parapëlqyer anëtarësisë së gjerë të LDK-së…të cilët për një decenie rresht jetuan edhe me iluzionin e mbjellur pikërisht nga z. Rugova,se“lirinë dhe pavarësinë do ta fitojmë me durim,duke ndenjur urtë,duke mos e provokuar situatën që të mos dalë nga kontrolli,..,,apo,se në Evropë do të hyjmë me laps në dorë etj etj,ndërsa dihej mirëfilli se,po të mos ishte sakrifica më sublime e luftëtarëve të UÇK-së dhe gjaku i mijëra dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë,me politikën e „durimit e të mosveprimit“të z.Rugova,Serbinë me tërë aparatin shetëror të saj do ta kishim edhe sot e kësaj dite në Kosovë.

Poqëse vetëm të folurit e z.Rugova,të shpërfaqte profilin e tij prej demokrati,sikur heshtja e tij të ishte tregues i demokracisë,atëherë kongresmenët apo senatorët amerikanë, parlamentarët anglezë,francezë,gjermanë…,që kanë traditë të gjatë demokratike,nuk do të ishin demokratë,sepse shpeshherë ata din të flasin me zë të lartë,të kritikojnë oponentët politikë…madje,madje ndonjëherë din edhe ta grushtojnë tavolinën…!!!
Gjykoj se analogjia:“të folurit e z..Rugova-me demokracinë“,nuk mund të jetë barometër i sakt që do ta përcaktonte atë si demokratë të kulluar.

Kujtoi se kjo formulë u përdorë,më shumë se kaq,si përpjekje për diciplinimin e shqiptarëve,dhe krijimin e një „kulture të ashtuquajtur demokratike“që do t´ia zgjaste jetën„sundimit“apsurd klasës së papërgjegjshme politike në krye me z Ibrahim Rugova,edhe në rrethanat e sundimit klasik të Kosovës,nga regjimi serb i Millosheviqit.

Edhe pse, në skenën politike të Kosovës deri në fillim të vitin 1998 përveç LDK-së kalëronin „vepronin“ edhe disa parti tjera politike,si:PSHDK,PLK,PSDK…,PPK e ndonjë tjetër,pastaj ekzistonin dy kuvende(Kuvendi i Ilaz Ramajlit dhe Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 24 majit 1992),dy këshilla koordinues të partive politik,Qeveria e Bukoshit në ekzil …etj,megjithatë të gjitha zhvillimet politike në Kosovë dhe rreth saj,në mënyrë apsolute qenë të lidhura me të thënat dhe të bëmat e kryetarit tashmë të vdekur Ibrahim Rugova.Dhe,prandaj ky politikan,deri në fund të vitit 1997,kur doli publikisht në skenë UÇK-ja,do të ”sundojë” në mënyrë apsolute mbi shqiptarët.

Në të vërtet,asokohe z.Rugova:,vet ka vendos-e vet ka vulos,për çdo gjë në Kosovë dhe për këto veprime vetjake,sa dihet nuk e ka përfillë as Kushtetutën e Kaçanikut(në të cilën shpeshherë thirrej)s´i ka dhënë asnjëherë askujt llogari,madje as edhe ekspoziturave të veta „politike-institucionale“,siç ishin:Kuvendit i pakonstituuar i Kosovës,Qeverija Bukoshi,LDK-ja…Pra,ky profil politikani me këtë sens politik,ka dëshmuar se më shumë se demokrat,ishte një autokrat i papërmirsueshëm dhe se duke qenë i tillë,pa hezitim themë se i ka shkaktuar dëme të mëdha organizimit të mirëfillt kombëtar për çlirim ,nga sundimi shekullor serb.

Meqenëse,z.Rugova ishte mësuar të „sundojë“ vetë në Kosovë,pa u konsultuar as edhe me „eksponentët e tij fiktiv institucional“dhe të bëjë politikë prej autokrati,këtë“autoritet autokratik“është përpjekur ta ushtrojë edhe gjatë luftës çlirimtare,të drejtuar nga UÇK-ja.

Ndonëse Ibrahim Rugovën si kryetar të Republikës së Kosovës,neni 108 i kushtetutës së Kaçanikut ,në rrethana lufte e obligonte që ta“shpallë mobilizimin e përgjithshëm“si dhe“ të udhëheq rezistencën popullore“,ai këtë nuk e bëri,dhe lëre që nuk e bëri,por për më keq ,u bë penges dhe i dëmshëm për mobilizimin gjithëkombëtar gjatë luftës çlirimtare.Së këndejmi,na kujtohen mirë deklaratat e tij anti-UÇK..,,kur këtë ushtri të lavdishme e cilësonte si“ “krijesë e shërbimeve serbe““si dorë e zgjatur e serbisë“…,ndërsa drejtuesit e UÇK-së i cilësonte si “individ të frustruar“…!!!

Gjatë këtyre ditëve të zisë,nëpër shumë tubime e prononcime përmortore, për të ndjerin Ibrahim Rugova u tha e çka nuk u tha se ishte,edhe për ato veti që nuk i kishte.

-U tha se ishte „udhëheqës trim e i guximshëm …”,ndërsa mbahet në mend,si politikan,që mbillte frikë e defetizëm në popull, me deklaratat,se :“ Serbia është e fortë…”,”se nuk mund të luftohet me Serbinë..”,”se për 24 orë na bënë rrafsh me tokë…”,”se ,do të mund të na shkatërronin të gjithëve si popull…“ etj etj.

-U tha se ishte“Gandi i Ballkanit”,“Gandi i Kosovës“…,ndërsa nuk kishte asgjë të përbashkët me rezistencën gandiste.Derisa Gandi kishte bërë rezistencë aktive e sakrifikuese duke e sfiduar regjimin kolonialist anglez,z.Rugova duke i ikur përballjes me regjimin,pëlqente rezistencën pasive,krejt pasive(vetëm me fjalë),pra pëlqente mosveprimin aktiv.

Si i tillë,shpeshherë Ibrahimi,ishte edhe kundërshtar i rrept ndaj protestave studentore,e protestave tjera,që përpiqeshin t´ia kthenin shqiptarëve krenarinë dhe dinjitetin e nëpërkëmbuar.

-U tha se ishte“politikan që kultivonte unitetin…“,ndërsa veprimet e tij politike,tregonin se nuk ishte i tillë.Ai,deri në shtator 2005 kur kumtoi se vuante nga kanceri në mushkëri,nuk kishte mbajtuar asnjë takim gjithëpërfshirës me lidershipin politikë shqiptar,për ta kultivuar këtë unitet.Njihej si prijës autokrat,dhe nuk i përfillte këshillat e politikanëve tjerë shqiptarë.,Madje edhe kur thirrej në ndonjë takim nga liderë të tjerë politik,ai nuk shkonte(i bojkotonte)ato.Ndërkaq,nuk hezitonte të shkonte në takimet,që i organizonin UNMIK-u apo zyrtarë tjerë ndërkombëtar.

-U tha se ishte“i pathyeshëm përballë regjimit serb të Millosheviqit“,ndërsa nuk mund të fshihen nga kujtesa jonë:Marrëveshja për arsim Millosheviq-Rugova(01.09.1996) ,takimet dhe buzëqeshjet e tij me Millosheviqin më 15 maj 1998 dhe gjatë muajve prill-maj 1999,të zhvilluara në Beograd.
-U tha se ishte“luftëtar i denj i lirisë…“,ndërsa asnjëherë nuk i kishte zënë në gojë luftëtarët e vërtet të lirisë,nuk e kishte zënë në gojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,nuk kishte vizituar asnjë familje të dëshmorëve,për më tepër ky „luftëtarë i lirisë“nuk e kishte vizituar asnjëherë Prekazin,nuk ishte përkulur asnjëherë para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari…,ndërsa atje shkuan dhe me respekt u përkulën,shumë burrështetas,diplomatë dhe ushtarakë të huaj .

U tha se ishte“Ismail Qemaili i Kosovës“, “burrështetas i madh dhe arkitet i pavarësisë së Kosovës“,“politikan ,që i ndërroi rrjedhat e historisë“,“…shpëtues i substancës shqiptare nga shkatërrimi i planifikuar nga regjimi fashist i Beogradit“,“…vigan i pamposhtur…“,“simbol i ndryshimeve në Ballkan“,“vizionar i rrallë…“,“…mishërim i aspiratave kombëtare…“….

Pra,për Ibrahim Rugovën u tha e çka s´u tha se ishte ,edhe për ato veti që s´i kishte…!!!
info@mitrovicapress.net

Comments Off

Lulet e së keqes

2006
01.31

Shkruan: Albin KURTI
Nuk kanë kaluar këto gjashtë vjet e gjysmë kinse pa status, në mënyrë që më pas Kosova të bëhet shtet i pavarur e sovran. Gjatë kësaj kohe, Kosova s’ishte e pavarur, pikërisht që të mos bëhet e pavarur. Faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar po të kishin vullnet dhe synim që Kosova të bëhet e pavarur dhe sovrane, ajo do të bëhej e tillë menjëherë pas luftës dhe përderisa në Serbi ende sundonte Milosheviqi. Atëbotë, pasojat, pra humbjet, dëmet dhe vuajtjet, bënë publike krimet masive dhe barbare të Serbisë në Kosovë. Në vitin 1999 por edhe në vitin 2000, Serbia, sikurse edhe rajoni e bota, më së lehti do të pajtoheshin me pavarësinë e Kosovës. Siç dihet, kjo nuk ngjau. Nisën procese politike, shoqërore dhe ekonomike, të cilat sovranitetit dhe pavarësisë për Kosovën, vazhdimisht ia zvogëlonin edhe gjasat teorike. Njëmend nuk na vrisnin e toruronin më sikurse në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, por nga qëllimi ynë kolektiv po na largonin pandërprerë.

Na e kujtonin luftën vetëm që të mos ankohemi dhe të ndjehemi mirë. Na ftonin që ta harrojmë luftën kur duhej intensifikuar planet e tyre. Na thonin që statusi i Kosovës nuk dihet akoma, dhe se vendasit do të mund të luajnë njëfarë roli në përcaktimin e tij, ndonëse krijuan sistem politik dhe institucional përmes së cilit vendasit mu në emër të fuqizimit dhe përfaqësimit, në të vërtetë, defaktorizoheshin. Ama, e gjithë kjo, e kishte një bazë legale dhe juridike – Rezolutën 1244, e cila nuk e honeps vullnetin, interesat dhe historinë e popullit të Kosovës por e pranon dhe afirmon integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisë. Natyrisht se kjo u mundësua nga dokumenti i Rambujesë i nënshkruar edhe nga katër politikanë shqiptarë të Kosovës, të cilët u ftuan dhe u pranuan në atë Konferencë si faktor me rëndësi, por për ta defaktorizuar Kosovën. Nëse Kosovës nuk iu pranua pavarësia në kohën e Milosheviqit, pse faktorët ndërkombëtar do ta bënin këtë tash?! Me të njëjtën logjikë: nëse politikanët shqiptarë lëshuan pe thelbësisht para Milosheviqit që e urrente tërë bota, pse nuk do ta bënin të njëjtën gjë para pushtetarëve ’demokratë’ të Serbisë së sotme?! Prandaj, me kaq vetësiguri, edhe po shtyhen negociatat me Serbinë për Kosovën; aspak rastësisht, me po të njëjtit njerëz. Politikanë e diplomatë të huaj, ndërmjetësuesit e drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë, publik dhe jopublik, sqarojnë se si nëpërmjet këtyre negociatave, Kosova duhet të merret vesh me Serbinë për veten e saj. Tërthorazi, këto deklarata janë kërcënime për Kosovën. Mirëpo, kësaj radhe nuk i kërcënohen Serbisë së Milosheviqit me bombardime të NATO-s, por i kërcënohen Kosovës me Serbinë ’demokratike’. Andaj, edhe tolerohet Serbia me platformat e projektet e saj raciste, shoveniste dhe hegjemoniste. Shumë e kuptueshme, për ata që e kuptojnë Rezolutën 1244 dhe faktin se ajo që te ne quhet ’bashkësi ndërkombëtare’ këtë herë nuk do të imponojë ushtarakisht kurrfarë zgjidhjesh. Do të bëjë presion, por jo edhe të hedhë bomba. Shqiptarët e ndrojtur të thonë se SHBA-të kanë bërë investim enorm duke ndërtuar Bondstilin në Kosovë. Bondstili pa dyshim se është shumë i madh për Kosovën, mirëpo ai është shumë i vogël për SHBA-të. Fundja, nëse KFOR-i njëmend e ka ndërmend të na mbrojë nga Serbia, atëherë si bëhet që po lejohet ndërtimi i bazës logjistike dhe komanduese me 1.000 shtretër, i ushtrisë serbo-malazeze, në Boroc të Bujanocit vetëm 15 km larg kufirit me Kosovën?! Është shumë e dobishme të përkujtojmë se çfarë ka thënë për këtë Nebojsha Çoviqi para një viti, saktësisht me 20 janar 2005, për radion B-92:”… prezenca e madhe e armatës së Serbisë në Luginën e Preshevës është e domosdoshme në mënyrë që serbët nga regjioni i Anamoravës në Kosovë të ndjehen të sigurtë!” Atëherë kur do të mbërrijë ekipi negociator i Kosovës në prag të nënshkrimit të kompromisit, pa marrë parasysh nëse do ta nënshkruajë ose jo kompromisin me Serbinë, lufta e re do të bëhet e pashmangshme. Ngaqë, sikurse realizimi i kompromisit, po ashtu edhe refuzimi i tij do të na sjellin para ballafaqimit me forcat e Serbisë. Për dallim nga sot, në vitin 1999, së paku kishim ushtri tonën. Kur jemi te viti 1999, atëbotë në muajin shkurt, para nisjes për në Francë, Jakup Krasniqi zotohej rrejshëm se delegacioni i UÇK-së nuk do të pranojë e nënshkruajë asgjë atje. Edhe njëherë politikanët e njëjtë po provojnë ta gënjejnë krejtësisht njësoj popullin. Ata që hyjnë në negociata, sipas përkufizimit kanë treguar gatishmëri për kompromis. Nuk do të mund të dalin prej negociatave pa e pranuar kompromisin – ajo do të ishte tradhëti ndaj bashkësisë ndërkombëtare. I njëjti, Jakup Krasniqi, në po atë kohë, mburrej se si do ta çonte zërin e UÇK-së në Rambuje të Francës, thuajse zëri i UÇK-së nuk ishte pushka. Në fakt, UÇK-ja (gabimisht, ngase s’duhej shkuar fare) po e çonte Jakup Krasniqin në Francë e jo anasjelltas siç besonte ai. Këtë herë, Jakup Krasniqi do të niset për Vjenë të Austrisë. Çfarë zëri po çon tash atje? Zërin për decentralizimin e Kosovës të cilin e nisi vetë ai. Jakup Krasniqi, me 20 korrik 2004, së bashku me rusin Petr Ivantsov, i dërgoi Bajram Rexhepit një letër dhe Dokumentin Kornizë për Reformën e Vet-Qeverisjes Lokale në Kosovë. E ky i fundit, si i mençur dhe trim që ishte, në emër të qeverisë, me 23 korrik 2004, përgjigjet duke e pranuar dokumentin në fjalë pothuajse pa asnjë vërejtje. Nëse dikur shpronësimi i shqiptarëve dhe rikolonizimi i Kosovës quhej ´reformë agrare’, sot po ato plane të njëjta po quhen reformë e pushtetit lokal dhe ’kthim i qëndrueshëm’. Qëllimi është që rezultatet të jenë sa më solide, prandaj edhe po ndërtohet pëlqimi i shqiptarëve. Rolin kryesor për këtë e ka ekipi negociator. Pas formimit të ekipit negociator, në Kosovë, ka vdekur edhe ajo grimë politikë që ishte. Politika është zhbërë duke u centralizuar e monopolizuar skajshmërisht. Nuk ka më avansime e depërtime në politikë përmes popullit; ka vetëm përmes ekipit negociator, mekanizmave dhe njerëzve të tij. Pas vdekjes së Rugovës, përpjekjet janë që politika assesi të mos ringjallet. Procesi zyrtar politik, Ibrahim Rugovën nuk e shihte as si de jure President i Kosovës e as si de facto kryetar i LDK-së, por vetëm si prijës i ekipit negociator me Serbinë. Ai duhet zëvendësuar tash. Gjasat e të gjithë pretendentëve varen nga dëgjueshmëria për negociatat dhe decentralizimin. Nga asgjë tjetër.

Në kushtet e demokracisë dhe zhvillimit, decentralizimi pas sovranitetit për Kosovën, do ta parandalonte secesionin eventual të pjesëve të saj dhe do t’ia afronte pushtetin dhe kontrollin qytetarit, ashtu siç edhe bëhet nëpër vendet e BE-së. Ndërkaq, decentralizimi para sovranitetit, vetëm sa e krijon entitetin serb përbrenda Kosovës të kontrolluar nga Serbia. Nëse decentralizimi parashihet si kusht për sovranitetin, atëherë sovraniteti praktikisht do të pamundësohet. Vetëm nëse sovraniteti është kushti i decentralizimit, ky i fundit mund të jetë i mirëfilltë. Në rrethanat e Kosovës, nuk do të jetë kurrsesi i tillë. Ne medoemos duhet t’i ndalim negociatat për ta parandaluar kompromisin. Duhet ta pengojmë realizimin e decentralizimit për të mos e lejuar copëtimin e Kosovës. Përndryshe, do të ndodhemi në zjarrin e një lufte shumë të pafavorshme.
info@mitrovicapress.net

Comments Off

Formalizimi i realitetit

2006
01.31

Shkruan: Albin KURTI
Nëse kompromisi për statusin është emërtimi i formalizimit të Kosovës në Serbi, decentralizimi është emërtimi për formalizimin e Serbisë në Kosovë. Që të gjitha këto në kurriz të popullit të Kosovës, të atij që duhet ta drejtojë kurrizin, dhe në atë mënyrë të shkundë nga supet e veta pluhurin prej politikanëve kolaboracionistë.

Me 14 tetor 2003, Ibrahim Rugova e Nexhat Daci u patën takuar me Zoran Zhivkoviqin dhe Nebojsha Çoviqin. Ky takim u pasua me të ashtuquajturat negociata për çështje teknike. Bisedohej me Serbinë për transport, të pagjeturit, komunikacion dhe energji. Shqiptarët ishin sikurse nxënësi që shkon te mësuesi (Serbia) me prindin e vet (UNMIK-un). Natyrisht që nuk pati rezultate. As që mendohej të kishte rezultate. Thuhej se nuk do të negociohet për statusin, në mënyrë që të negociohej me Serbinë. Efektet ishin qëllimi. Aspirohej krijimi i ambientit për negociatat për statusin e Kosovës. Ndërkohë, mori hov fushata e ´standardeve para statusit’ (SPS), e cila e shmangu fokusin nga thelbi dhe siguroi kohën e nevojshme për inxhineringun politik e shoqëror: zbutjen e politikanëve dhe lodhjen e qytetarëve. Vazhdimisht dëgjonim se si po punohej por se duhej bërë edhe më shumë. Në fakt, punohej pak, dhe aspak për Kosovën.

Ka muaj që u harruan ´çështjet teknike’ dhe u kalua te statusi. Statusi që u ndalua si temë u hap si negociatë. Kjo negociatë është negociatë me Serbinë në të cilën do të flitet për Kosovën, jo edhe për Serbinë; do të flasë edhe Serbia, jo vetëm Kosova. U bë e qartë ajo që gjithherë ishte e tillë: Kosova s’është e pavarur dhe s’ka sovranitet për shkak të Serbisë. E assesi për shkak se nuk ka pjekuri ose kapacitet. Këto të fundit dhe të ngjajshme janë veçse arsyetime për të zbrapsur presionin që vjen nga vullneti i pathyeshëm i popullit të shtypur. Në vend se ky popull të vendos për fatin dhe vendin e vet, u përcaktuan ca kinsepërfaqësues të tij. Ata mendohet të negociojnë me Serbinë për Kosovën. Për shkak të llomotitjeve të tyre gjithnjë e më të shpeshta për pavarësinë, politikanë e diplomatë ndërkombëtar, gjithnjë e më shpesh, ua përkujtojnë se përfundimi i negociatave paraqet atë që negociatat e nënkuptojnë – kompromisin. Këtë ua thonë publikisht, që edhe populli të dëgjojë, ngase s’ka dyshim që politikanët negociator të Kosovës para popullit dhe para faktorëve të huaj zotohen për gjëra krejtësisht të ndryshme. Dhe çfarë bëjnë këta politikanë tash? Që të gjithë përsërisin se si kompromisin tashmë na e paskan bërë. Se kompromisi i tyre është heqja dorë nga bashkimi kombëtar. Se pavarësia është kompromisi. Ata jo vetëm që e dëmtojnë çështjen e bashkimit kombëtar, por edhe përmes këtij dëmtimi mundohen të përfitojnë politikisht për veten e tyre. Ata mbase edhe kanë bërë kompromis duke zbritur në pavarësi, mirëpo ky kompromis është kompromis që e kanë bërë me vetveten. Kompromisi në të cilin i shpie ky proces i negociatave, dhe i cili po kërkohet prej tyre, është kompromis me Serbinë. E në këtë proces, ata po hyjnë pas këtij kompromisi të bërë me veten e tyre. Pra, kompromisi me Serbinë si destinim i negociatave me të, na del si mbindërtim i kompromiseve i bërë nga ana e kompromisxhinjëve shqiptarë. Sa e natyrshme! Ata veçse po vazhdojnë të japin shenja se zbresin poshtë e më poshtë në theqafjen e tyre. Duke rënë në humnerë ata çirren përherë e më shumë që t’u dëgjohet zëri dhe ta lajthisin ndonjërin se mu kjo është udha e pavarësisë. Në fakt, kjo është udha e pashpresë e tyre. Përgjigja jonë duhet të jetë ajo e një plaku nga Vushtrria, i cili në tubimin e Lëvizjes sonë atje pat thënë: „Nëse këta politikaj dojnë negociata me Srbinë, le të shkojnë te ajo, por pa neve popullin”. Duket e dihet se këta njëmend po shkojnë. Nuk çajnë kokën për gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe martirëve të kombit për më se një shekull; nuk çajnë kokën për vuajtjet dhe humbjet e një shekulli; nuk duan t’ia dinë që po e rikthejnë tërësisht Serbinë në Kosovë dhe Kosovën në Serbi. Një rikthim ky, më shumë se klasik. Ende pa filluar negociatat për statusin e Kosovës, u bë e ditur se do të flitet për decentralizimin. Jo për statusin! Plotësisht e kuptueshme: negociatat nuk nisin nga ëndrrat por nga realiteti. Aspekti legal e juridik i realitetit në Kosovë është Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. Kjo rezolutë pranon dhe afirmon integritetin territorial të Jugosllavisë (tash Unionit Serbi-Mal i Zi) dhe nuk përfill vullnetin dhe interesat e popullit të Kosovës. Aty parashihet autonomia substanciale për Kosovën dhe rrjedhimisht statusi është një çështje pothuajse e mbaruar. Me fillimin e negociatave përfundimisht pranohet heqja dorë nga pavarësia dhe sovraniteti për Kosovën. Mirëpo, realiteti ka edhe një aspekt tjetër: aspektin faktik. Aktualisht, 25% të territorit të Kosovës kontrollohet nga Serbia ndërsa 75% nga UNMIK-u e KFOR-i. Kjo gjë nuk parashihet gjëkundi në Rezolutën 1244, andaj decentralizimi është projekti rregullativ. Mu për këtë arsye, decentralizimi është tema dhe përmbajtja e negociatave. Realiteti legal e juridik besohet se formalizohet më lehtë për shkak të sistemit politik i cili bazohet dhe funksionon në përputhje me Rezoltën 1244 dhe i cili mirëmbahet me devotshmëri nga kolaboracionistët shqiptarë që kryesojnë me kinseinstitucionet dhe partitë politike. Ndërkaq, formalizimi i realitetit faktik ka për sfidë jo politikanët sa popullin. Prandaj, aty përdoren instrumente shtesë: njëherë decentralizmi e pastaj edhe eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve ortodokse.

Me konceptin e SPS-it, u pat evituar statusi i Kosovës në mënyrë që të mos tregohej se ai është një çështje e përfunduar. Pra, SPS-i nuk po e shtynte çështjen e statusit, por po e vononte zbardhjen e të vërtetës për të. Kosova s’do të ketë mëvetësi por do të jetë në kuadër të Unionit Serbi-Mal i Zi, dhe në bazë të Kushtetutës së këtij Unioni, në rast të pavarësimit të Malit të Zi, Kosova mbetet në dhe nën Serbi. Në fokus tash ndodhet territori i saj dhe aranzhmanet e ndryshme për të. Nëse kompromisi për statusin është emërtimi i formalizimit të Kosovës në Serbi, decentralizimi është emërtimi për formalizimin e Serbisë në Kosovë. Që të gjitha këto në kurriz të popullit të Kosovës, të atij që duhet ta drejtojë kurrizin, dhe në atë mënyrë të shkundë nga supet e veta pluhurin prej politikanëve kolaboracionistë.
info@mitrovicapress.net (ky shkrim botohet me kërkesën e lexuesve)

Comments Off

KOMBI KOSOVAR APO SHTETI KOSOVAR?

2006
01.31

Shkruan:Dr.sci.Fadil Maloku, Sociolog i Globalizmit
1.Koheve të fundit ka marr përmasa kogja alarmuese debati rreth idetitetit kombëtar dhe atij shtetërorë të Kosovës. Ajo që mud të hetohet është se ende nuk është bërë ndojë analizë e thukët shkencore nga perspektiva apo nga këndëvështrimi sociologjik, që e kosiderojë lëmin më kompetente lidhur me këtë problematikë sa të rëndësishme aq edhe të rrezikshme në kohën kur shoqëria Kosovare është duke u ballafaquar me katrahurën e definimit të sajë si shtet normal dhe demokratik i shek.XXI. Për këtë arsye do mundohem të shkoqisë pikat kyqe të këtij debati.

Para se të hyjmë në këtë problem, më duhet të sygjerojë se nuk e kam ndërmend të nisem nga paradigma e njohur popullore ,se : ”nëse një budalla e hedhë një gur në bunar, njëqind të menqur nuk mund ta nxjerrin atë”, por nga nevoja dhe domosdoshmëri e spjegimit të dioptrisë shkencore sociologjike që asjëherë nuk i është bërë atij gjertani në Kosovë. Me si të themi të mbijetimit dhe të transformimit edhe në kohërat e sotit. Shembull më të mirë për këtë proces se Amerikën sot për sot nuk kemi. Kur të shikojmë procesin e zhvillimit të shqiptarëve të Kosovës në këto njëqind (pra pas aneksimit që i bëhet nga ana e Serbis në vitin 1912) e fundit, si identitet i ndarë ku rrebeshi i ndikimeve dhe ndërvarësisë ishte evident gjatë tërë kësajë periudhe, kuptojmë që ky proces “i ndikimit” (më shumë!) dhe “i marrjes” (më pak!) është në të vërtetë pakashum dasht e padasht ne tani një proces i një natyre me pretendime dalluese. Por jo edhe aq sa tani (nëse i adresohemi botëkuptimit të sotëm përëndimor mbi kombin) të fillojmë procesin e promovimit të kombeve të reja (!?), ashtu siq po trumbeton dikush për interesa të pa identifikuara akoma.

Në anën tjetër, meqë po i adresohemi dioptrisë shkencore sociologjike lidhur me këtë problematikë shtrohen disa pyetje kujtojë shum të rëndësishme lidhur me këtë proces të “dhënje marrjes shekullore”, pastajë diskursin e “ushtrimit të ndërvarësisë” si edhe procesin e “amalgimit kulturor”? Përgjigja në të gjitha këto pyetje është një JO e madhe?!

Poashtu, duhet vënë edhe një distingsion shkencor në mes asajë që shquhet si etni dhe asajë që shquhet si komb, në mënyrë që të mos krijojmë sterotipin e paqenë për njërin apo tjetrin koncept sot. Duke u nisur kështu nga këto paradispozitat elementare shkencore sociologjike ne më lehtë e kemi diagnostifikimin e identitetit dhe paradigmave rreth tij, që sot djallëzisht keqëpërdorën nga jokompetentët për qëllime personale, grupore e klanore. Eshte e dijtur që njerëzit janë krijuar prej një “burri dhe një gruaje dhe ndarjet në fise dhe popuj janë rezultat i parallogarive të ndasisë në njerzë të devotshëm dhe këqinj”.

2.Maks Weber, që konsistohet njëherë për një herë sociologu i parë që ka arritur të jap spjegime tipike sociologjike lidhur me marrëdhëniet e bashkësive etnike, në veprën e tij të njohur “Ekonomia dhe Shoqëria”, diagnostifikon tri entitete kryesore (racën, etninë dhe kombin) që lozin rol të thksuarnë procesin endërtimit të procesit të identitetit. Për Weberin, elementi kryesor që entitetin e racës e dallon nga ai i etnisë është se raca është në një farë mënyre si tërësi historike bazamentin e sajë e gjurmon kryesisht nga preardhja apo etimologjia e vetëvehtës kolektive, gjerësa etnia këtë e bënë në bazë të perspektivës së vetë subjektive. Sa i përket kombit, Weber mendon që edhe kjo kategori sociologjike sikurse etnia është e bazuar kryesisht në të besuarit e jetës së përbashkët, por me një dallim elokuent që kombi si pasion të mvetësuar ka të ngulitur kërkesën për fuqi politike.Eshtë e vërtetë që sot përpjekjet për t’u pajtuar vetëm me një definicion për kombin është absurd i llojit të vetë! Aq më tepër që me definicione të teorisë marksiste e sidomos të asajë staliniste të përkufizohën dhe të spjegohën proceset aktuale moderniste lidhur me këtë kategori tejet dinamike dhe pakashum të spostuar në plan të dytë në rrethanat e ndërtimit të një rendi të ri botëror, apo të një procesi që po identifikohet si proces i globalizimit.

Pra, tentimi që të mbrohet vetëm spjegimi politik mbi kombin qoft edhe ai sociologjik që sot njihet si më kompetenti, në një farë mënyre është e pamjaftueshëm në sorollatjen që disa intelektual Kosovar bëjnë përpjekje për të gjetur formula të reja lidhur me procesin e gjoja formimit të kombit rë ri kosovar në kushtet dhe rrethanat e një procesi të kundërtë që është duke ndodhur në këtë shekull në botë. Ai proces është procesii globalizimit,që në këtë rast nuk është objekt i studimit tonë. Duke iu adresuar këtij procesi të ri që për synim objektiv ka margjinalizimin e identiteteve kombëtare (sidomos të atyre që kanë probleme dhe dilema rreth historikut të tyre) si identitete (të dëshmuara gjerë tani) më të zhdërvjellëta për të mbijetuar ndjenja e “solidaritetit kolektiv”, kujtojmë që ideja e formimit të identitetit kombëtar të Kosovës apo cilit do identitet te ri sot kombëtar tjetër është në kundërshtim të procesit të idesë së unversalizmit. Por, jo idesë së universalizmit që ka pretendim të unifikojë të gjitha kombet dhe shtetet në një identitet dhe shtet të vetëm, ashtu siq mendojnë edhe disa teoricient të sotëm (Imanuel Wallerstein, psh), por të unversalizmit të vlerave (kuptohet është fjala për ato përëndimore) për të gjitha kulturat dhe civilizimet e sotme në botë.

3.Në literaturën përëndimore(edhe më saktësisht ate amerikane në Enciklopedinë Amerikane të Grupeve Etnike) shprehja etni (“We are all ethnic) ka pushuar së identifikuari statusit i të huajit dhe sot ai ka të bëjë me të gjitha grupet etnike që atje jetojnë, pa kurrf dallimi as të racës, as të gjinisë, as të përkatësisë fetare e aq më pak të asajë kombëtare. Në literaturën lindore, ky koncept paragjykohet dhe herë herë merr edhe konotime të një stereotipi djallëzues që bëhet pengesë serioze përprocesin e integrimit rajonal dhe atij global.
Dobësia e shkencave të sotme shoqërore, duke përfshi këtu edhe sociologjinë qëndronë në faktin se nuk ka ende ndonjë pajtim apo konzenzus të përbashkët rreth kritereve për të definuar specifikat normuese dhe dalluese të identitetit etnik nga kategorit tjera të identiteti kolektiv (atij fetar, politik, familjar, klasor,etj.)në mënyrë që të arrihet edhe definimi i kombit si identitet i ri. Në këtë drejtim edhe për një kohë të gjatë në shekullin tonë do të fuqizohet edhe më tej identiteti dhe përkatësia etnike e njerzëve, pa marr parasysh trendin e frymës së re globalizuee. Sepse, përse shtrohet pyetja bie fjala njerzit më me ëndje japin përgjigje të këtij tipi:”kur isha ateist” (tash po ndjehem si besimtarë), “kur isha fshatar”(tash po ndjehem si qytetar), “kur isha komunist”( tash po ndjehem si humanist) apo “kur isha nacionalist”(tash po ndjehem si kozmopolist), “kur isha punëtorë krahu”(tash po ndjehem si zotëri),“kur isha ministër”(tash po ndjehem si i pafuqishëm) ,etj. se sa të tipit psh.”derisa isha shqiptar (tash po ndjehem si kosovar)”, “derisa isha serb (tash po ndjehem si kroat)”, “derisa isha kroat (tashpo ndjehem si boshnjak)”, “derisa isha rom (tash po ndjehem si shqiptar)”, etj.?! Për arsye se identiteti etnik nuk është dicka që kavërdiset shpejt dhe leht, por është një proces qindravjeqar që vazhdon të mbijetojë akoma me paradigmën e së kaluarës të tanishmës dhe të ardhmës së përbashkët, për të cilën askund dhe asjëherë nuk është pyetur askush.

4.Shikuar me një dioptëri të kësisojit diskursin e dinamikës së përkatësisë etnike dhe asajë kombëtare, gjykojë që shqiptarët e Kosovës do të duhej të insistonin në ndërtimin e një shoqërie me identitet kombëtar qytetar, por nese aludimi është që Kosova në këtë fazë të emancipimit të vetë duhet të ndërtojë vecantinë e sajë: politike,ekonomike, e shtetërore (por jo edhe etnike dhe kombëntare) , atëherë duhet të fuqizojë identitetin e sajë shtetërore, i cili si domosdoshmëri të vetën do të avansojë vetëvetiu edhe identitetin kombëtar.
Eshtë budallëk dhe naivitet jo vetëm shkencor por parasëgjithash edhe intelektual e sidomos politik, të absolutizosh nevojen dhe domosdoshmërinë e krijimit të kombit kosovar, kur të kihet parasysh që ky proces nuk është as dëshirë e as urdhëresë që bëhet për qejfe dhe inate të dikujt. !? Arsyet janë të shumta, por ne po përmendim njërin i cili për kushtet dhe rrethanat nëpër të cilin po kalojnë pothuajse të gjitha shoqëritë e sotit, është tejet i rëndësishëm e që është identifikuar si tendencë e unifikimit të vlerave, apo proces i globalizimit.

5.Shikuar me dioptrinë sociologjike koncepti i kombit në Ballkan është ende një kategori shoqërore që identifikohet më së shumti me shtetin dhe kompetencat e tij.Të provosh të bësh një distingsion në mes këtyre dy koncepteve apo kategorive sociologjike, nuk është edhe gjithaq lehtë edhe për shkak se ne mes këtyre dy kategorive në rrethanat e një si të themi “vonese historike” të realizimit të synimeve për identitet shtetëror (siq është rasti i Bosnjes, Maqedonisë, Kosovës, etj) nuk egziston ndonje vijë demarkacioni dalluese. Thënë më thjesht, një grup etnik që pakashum bëhet i vetëdijshëm për vetëvehtën e vetë nuk është e thënë të përkufizohet si komb. Në anën tjetër, të shumtën e rasteve është e kuptueshme që prejardhja apo etimologjia e kombeve pason pas konstelacionit etnik apo etnisë.
Zakonisht sot në shkencën e sociologjisë bashkëkohore identifikohën disa elemente që e fuqizojnë diskursin e etnisë. :emërimi i përbashkët i “esencës” së bashkësisë: miti mbi prejardhjen e rrënjës së perbashkët : kujtesa e përbashkët për të kaluarën e njohur dhe rinjohur përmes heronjëve dhe ngjarjeve historike: shumësia e elementeve kulturore (duke përfshirë këtu:gjuhën, religjionin, traditën,etnopsikologjinë, etj.): lidhja emocionale dhe simbolike me rrënjën: dhe: ndjenja e solidaritetit (Dirkemian organik)
Etnia apo etniciteti, me sa mund të kuptohet me gjuhën e argumenteve sociologjike mund të përkufizohet si grupim shoqërorë që ka të përbashkët ndjenjën e prejardhjes gjenetike, atë të mbamendjes historike, ndërlidhjes kulturore dhe sidomos ndjenjës së solidaritetit të përbashkët në rasttë ndonjë kërcnimi shfarosës. Pra, etnia asocon apo është në koherencë me gjendjen parashtetërore apo parafirmuese sui generis, që kultivon disa karakteristika të përbashkëta siq janë ato: të gjuhës, kulturës, traditës, religjionit.
Eshtë e dijtur shkencorisht se identiteti kombëtar sikurse edhe ai politik i një kombi shpeshëherë ngatrrohen me ndjenjën e patriotizmit, për cka edhe shpeshëherë vihet në dilemë i tërë procesi i formimit të identitetit shtet-komb. Në esencë, patriotizmi dhe identiteti kombëtar dallohën mes vedi aq sa ne dëshirojmë. Identiteti kombëtar, në një mënyrë është një pikëpamje vetanake e një kombi mbi vetëvehtën, pra krijimit dhe kreativitetit të një botëkuptimi dhe imazhi të secilit prej nesh për vetëvehtën tonë. Identiteti kombëtar, është e natyrshme që nuk është dicka i dhënun një herëe përgjithëmonë në historikun e qenësimit të një kombi. Ai në të vërtetë është një zgjedhje, ku secili komb në historinë e vete ka apo disponon me njerzë, ngjarje, etj. që paraqesin një spektër të tërë të qëndrimeve politike, botëkuptimeve dhe bindjeve politike, momente të këndshme dhe të pakëndshme, duke filluar nga ato intelektuale, shoveniste, fashiste, ideologjike, nacionaliste ,e etj.
Poashtu, secila periudhë kohore me tërë trashëgiminë e vetë të shumellojët, në një farë mënyrë zgjedhë njerëzit (aktorët historik) dhe ngjarjet mbi të cilët ndërtohet një identitet i caktuar (sot psh. tendencat që identiteti kombëtar të ndërlidhet dhe ndërtohet me kohën dhe emrin e Skenderbeut?!) janë sa e pakuptueshme aq edhe naive në ditët e sotme.

6.Poqese i adresohemi historisë sonë më të re kombëtare shqiptare hetojmë që procesi i formimit të botëkuptimit mbi identitetin shqiptar është mbarësuar më së voni nga gjithë popujt e Ballkanit. Shkaku dihet, ai i adresohet historisë dhe rrethanave në tëcilat u gjend ai në kohën e pushtimit otoman. Shikuar nga kjo perspektivë, kuptojmë edhe arsyet e kësajë vonese të (pa)arsyeshme dhe se interes i vetëm kombëtar i tanishëm i Kosovës është identiteti europian të cilin ne duhet ta ndërtojmë me xhelozinë shumë më të madhe se gjertani.Për ta ilustruar rëndësinë e rolit të identitetit të ri qytetar (europian) Kosovar të shërbehemi me një studim të botuar së voni në The New York Times, mbi «jetën intime«(inner life)amerikane. Anketues, ishin amerikan të përkatësive të ndryshme etnike e racore por me nënshtetësi amerikane, të cilëve u janë parashtruar shumë pyetje lidhur me jetën e tyre private për: spiritualitetin, identitetin, seksualitetin, etj. Mes tjerash ata janë pyetur: A pajtoheni me qëndrimin….” Fakti që jam amerikan (being an American) dëshmon më së miri se kush jam”. Nga të gjithë të anketuarit, 91% prej tyre janë deklaruar se dakordohën me konstatimin e lartëshënuar, që dëshmon një fakt që qytetari i sotëm amerikan e çmonë lartë identitetin e tij të qenit pjestarë i kombit amerikan. Gjykojë që edhe qytetari i Kosovës mund të ketë ndonjë dilemë të kësajë natyre, nesër për identitetin (europian) Kosovar?!
info@mitrovicapress.net

Comments Off

Shpallen kandidaturat për Çmimet Oscar

2006
01.31

BBC – Filmi “Brokeback Mountain”, që flet për një romancë midis dy kaubojësh homoseksualë, udhëheq listën e kandidaturave për Çmimet Oscar që jepen më 5 mars.
Akademia Amerikane e Filmit i ka dhënë këtij filmi tetë kandidatura për çmim, përfshirë për Filmin më të Mirë dhe Regjisorin më të Mirë.
Filma të tjerë që kanë marrë nga disa kandidatura janë “Crash”, një portret i jetës kontemporane në Los Anxheles me temë racore; “Capote”, një biografi i shkrimtarit amerikan Truman Capote; dhe “Munich”, që flet për vrasjen e atletëve izraelitë në Olimpiadën e vitit 1972.
Korrespondentët thonë se kandidaturat tregojnë se Akademia është larguar nga filmat me buxhet të madh drejt dramave me buxhet të ulët për çështje serioze.
info@mitrovicapress.net

Comments Off

Homazh për President Rugovën para selis së OKB-së në Gjenevë

2006
01.31

Gjenevë, 31 janar – Një numër i bashkatdhetarëve të komunës së Vitisë që jetojn dhe veprojn në Zvicër, kishin udhëtuar për të marr pjesë në varrimin e Presidentit të Kosovës dr.Ibrahim Rugovës , duke dëshiruar të jen edhe fizikisht të pranishëm në ndarjen e ti të fundit nga kjo botë . Nuk ishte i vogël numri i atyre që kishin marr ditë pushimi për ta përcjell varrimin përmes ekraneve televizive .
Pas përfundimit të ceremonialit mortor , bashkatdhetarët tanë disa qindra sish u tubuan para selis së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe me qirinj te ndezur i bën homazh Presidentit të ndjerë të Kosovës dr.Ibrahim Rugovës , ishin mbledhur pikërisht para selis së OKB-së për ti treguar kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare se dr.Ibrahim Rugova ishte një njeri i madh i botës së civilizuar .
Ishin ndezur numër i madh qirinjsh në mesin e të cilëve shndriste fotografia e Presidentit të Kosovës dr.Ibrahim Rugovës , valonin flamuri Shqiptarë dhe ai Dardan , ishin vendosur mbishkrimet : Jeto në paqe President Rugova , në tri gjuhët : Shqip , Frëngjisht dhe Anglisht si dhe mbishkrimi : Gjithmonë në shërbim të Pavarësisë së Kosovës .
Në secilën nga fytyrat e tyre vërehej një pikëllim i thellë . Vështir e kishin ta pranonin se Presidenti ynë i dashur ka ndërruar jetë . Shtrëngonin duart mes vete duke e ngushëlluar njëri tjetrin.
U pa madhështia e dr. Rugovës –ishin komentet e tyre – kësaj nuk i thonë ndarje nga jeta , kësaj i thonë tragjedi . I treguam botës se jemi popull i civilizuar se kemi pasur një udhëheqës të rrallë , një popull i tërë në këmbë për ti bërë homazhe veprës dhe jetës së Arkitektit të Pavarësisë së Kosovës dhe strategut të demokracisë së Evropës jug-lindore dr.Ibrahim Rugovës.
Prezenca e përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në varrimin e dr.Rugovës dëshmon se ai gjat veprimtaris së tij politike kishte bër miq të mëdhenj për vete dhe popullin e Kosovës , miq këta që ju gjeten dhe po i gjinden dr.Rugovës dhe popullit të Kosovës edhe në ditët më të vështira .
I bën homazhet e fundit bashkatdhetarët tanë Dr. Ibrahim Rugovës para selis së OKB-së në Gjenevë , për të treguar edhe njëherë se dr. Rugova nuk ka vdekur , ai ende do të jetoj në zemrat tona dhe se vepra e tij do të na prij edhe më tutje në realizimin e ëndrrës së tij dhe të popullit të Kosovës , ëndërr këtë të cilën Zoti nuk e lejoj ta shijoj Presidentin ton të dashur.
info@mitrovicapress.net

Comments Off

Konferencë shtypi e udhëheqjes komunale dhe mekanizmave tjerë që veprojnë në komunën e Vitisë

2006
01.31

Viti, 31 janar – Në komunën e Vitisë, nuk ka ngecje në ecurin e plotësimit të standardeve dhe të gjithë mekanizmat relevant janë duke punuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve pa dallim etnie. Kështu u tha në konferencën e sotme për shtyp të udhëheqjes komunale dhe mekanizmave ndërkombëtar që veprojnë në këtë komunë.
Kryetari i Vitisë Musa Misini, duke komentuar raportin më të fundit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, rreth plotësimit të standardeve në Kosovë, ka thënë se në komunën e Vitisë, ka progres në plotësimin e standardeve. Ne po i kryejmë të gjitha detyrimet tona për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe në këtë drejtim nuk ka kurrfarë ngecje por përkundrazi përshpejtim të proceseve për një jetë më të mirë për gjithë qytetarët pa dallim komuniteti, ka thënë kryetari Misini, duke potencuar se pa marrë parasysh vlerësimet rreth plotësimit të standardeve, institucionet komunale janë duke punuar për një jetë më të mirë për qytetarët e jo për një vlerësim politik të tyre.
Duke u fokusuar në angazhimet momentale të komunës në këtë drejtim, Misini ka përmendur sidomos punën që është duke u bërë në procesin e kthimit, ku siç tha ai, përkundër hezitimit të të zhvendosurve serb të Zhitisë për tu kthyer në shtëpitë e tyre, institucionet komunale së bashku me KFOR-in, SHPK-në dhe mekanizmat tjerë janë duke bërë përpjekje që të ju plotësojnë të gjitha kushtet për një kthim të qëndrueshëm.
Ndërsa major Olivio, komandant i KFOR-it për Viti, ka pohuar se në këtë komunë liria e lëvizjes si standard kryesor është në nivel dhe qytetarët pa dallim komuniteti kanë filluar të ndiejnë veten të lirë dhe të sigurt në çdo vend pa u brengosur se do të kërcënohen apo sulmohen nga ndokush. Kurse sa i përket vlerësimit të përgjithshëm të situatës së sigurisë në komunë e Vitisë edhe kreu komunal edhe ai i KFOR-it si dhe SHPK-ja, kanë vlerësuar se situata e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile me tendencë pozitive të përmirësimit të më tutjeshëm të saj.
Në këtë konferencë shtypi kryetari i Vitisë, Musa Misini, ka falënderuar qytetarët ,KFOR-in , TMK-në , SHPK-në si dhe mediat për kontributin e dhënë në tejkalimin e sfidave të paraqitur pas vdekjes së presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova si dhe për gatishmëri e shprehur për të ndjekur kursin e trasuar për respektimin dhe mbështetjen e institucioneve të Kosovës.
info@mitrovicapress.net

Comments Off

Konvikti duhet të lirohet nga refugjatët

2006
01.31

Shkruan: Teuta BUSHINCA
Gjilan, 31 janar – Në konviktin e nxënësve dhe të studentëve në Gjilan, që nga paslufta e këndej kanë ngelur edhe 60 të zhvendosur, kryesisht nga Gjilani, Kamenica, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia.
Agim Rexhepi, drejtor komunal për arsim në Gjilan, është ankuar se të zhvendosurit, duke qenë të sistemuar në konvikt, për një kohë kaq të gjatë, janë bërë barrë edhe për buxhetin e arsimit dhe ka kërkuar një zgjidhje alternative për ta.
Konvikti në Gjilan, nëse shikohet për nga numri i “banorëve” që ka tani, më tepër i përngjan një strehimoreje të qytetit se sa një institucioni për banimin e nxënësve dhe të studentëve.
Sipas Rexhepit, në konvikt janë të vendosur 30 nxënës, 20 studentë dhe 60 të zhvendosur ose refugjatë. Shpenzimet e përgjithshme të konviktit gjatë vitit të kaluar, duke i llogaritur edhe ato për të zhvendosurit, kanë qenë 65 mijë €uro.
Shumica nga këto familje janë raste sociale, ka thënë Hazir Mustafa, drejtor për Siguri Civile dhe Emergjencë. Ai ka sqaruar se dy familje i përkasin Maqedonisë, 5 janë nga Lugina e Preshevës, 2 nga Kamenica dhe 5 të tjera nga komuna e Gjilanit. Ato ishin vendosur në konvikt përkohësisht, nga UNHCR-i, por në pamundësi për të gjetur zgjidhje tjera, kanë ngelur edhe më tutje aty.
Komuna e Gjilanit nuk ka nevojë të mbajë të zhvendosur nga Kamenica dhe as nga Maqedonia e Lugina e Preshevës, tani kur atje është i mundshëm kthimi dhe me ta duhet të merret UNHCR-i, thotë Enver Muja, kryeshef ekzekutiv i komunës së Gjilanit.
“Ne nuk mund t`i lëmë në rrugë pesë familjet nga Gjilani dhe për ato jemi të obliguar të gjejmë strehim, sikundër që e ka obligim edhe Kamenica që t`i marrë të zhvendosurit e saj”, ka thënë Muja.
Hazir Mustafa ka thënë se këto ditë janë ballafaquar edhe me një numër të familjeve tjera, të cilat “Habitati” i ka dëbuar nga banesat dhe tash ato kërkojnë që ne t`iu sigurojmë strehim.
Sipas kryeshefit Enver Muja, Drejtoria për Çështje Pronësore dhe Banesore e ka bartur një pjesë të përgjegjësisë te Kuvendi Komunal, i cili duhet të vlerësojë gjendjen sociale të familjeve dhe personave të vendosur në prona të huaja dhe t`ia dorëzojë “Habitatit”, i cili mund të vendosë për zgjatjen e qëndrimit të tyre, ose dëbimin e menjëhershëm. Përndryshe, prona duhet t`iu kthehet pronarëve të ligjshëm, ka thënë Muja.
Ai shpreson se objekti për banim social, për të cilin, gjysmën e mjeteve i ka siguruar Ministria, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojë komuna e Gjilanit, do të fillojë në mars dhe do të kryhet brenda këtij viti. Refugjatët nuk janë përgjegjësi e Drejtorisë së Arsimit dhe ajo duhet të lirohet nga ky obligim, thotë këshilltarja e UNMIK-ut, Zerihun Almaz.
Konvikti, sipas drejtorit Agim Rexhepi, mund të shndërrohet edhe në shkollë, nëse nuk ka interesim të mjaftueshëm për banim të nxënësve dhe të studentëve. Por, jo të gjithë në Bordin e Drejtorëve mendojnë se konviktit duhet t`i ndryshohet destinomi.
info@mitrovicapress.net