Mitrovicë, 31 dhjetor – Redaksia e Rrjetit Kosovar për Informim Mitrovicapress, ju informon se me rastin e Vitit të ri 2006, nuk do të punojmë me 31 dhjetor 2005, 1 dhe 2 janar 2006.
Me këtë rast të gjithë vizitorve të Rrjetit tonë ju urojmë festën e vitit të ri .
Gëzuar viti i ri 2006, për shumë mote.
Redaksia e Rrjetit Kosovar për Informim Mitrovicapress
info@mitrovicapress.net
Njoftim
12.31
Presidenti Rugova u ka drejtuar një mesazh urimi qytetarëve të Kosovës për Vitin e Ri 2OO6
12.30
Qytetarë të nderuar të Kosovës,
Zonja dhe zotërinj,
Në natën e gëzimit të Vitit të Ri, kur të gjithë gjendemi në frymën e festës, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta me dëshirat më të mira për lumturinë Tuaj dhe të Familjeve Tuaja.
Viti që po lëmë pas ishte një vit i progresit të vendit tonë. Suksesi më i madh i vitit që po lëmë pas ishte hapja e bisedave nga bashkësia ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës. Unë insistoj që pavarësia e vendit tonë të njihet drejtpërdrejt nga miqtë tanë sa më parë.
Zonja dhe zotërinj,
Viti në të cilin po shkelim do të jetë një vit i progresit më të madh të Kosovës, një vit më efikas, më veprues i institucioneve tona për një zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe për një mirëqenie të qëndrueshme për të gjithë qytetarët. Njëherësh do të punojmë së bashku me UNMIK un për një bartje më të madhe të kompetencave, që tashmë ka filluar. Do të bëjmë përpjekje të kultivojmë marrëdhënie të mira me fqinjtë tanë me interes të ndërsjellë.
Në planin e brendshëm do të punojmë më fuqishëm në mbrojtjen dhe integrimin e grupeve etnike apo minoriteteve në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës.
Edhe në këtë natë gëzimi, e themi se njohja më e shpejtë e drejtpërdrejtë e pavarësisë së Kosovës nga SHBA dhe BE, do t’i shpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do të qetësonte këtë pjesë të Europës e të botës si dhe vetë popullin e qytetarët e vendit tonë. Pra, një Kosovë e pavarur demokratike e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA, çfarë do të hapte perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik dhe do të bënte Kosovën anëtare të kombeve të lira të botës së lirë.
Qytetarë të nderuar,
Në këtë orë gëzimi i kujtojmë me krenari të gjithë ata që ranë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Do të bëjmë një angazhim më të madh për ndriçimin e fatit të të zhdukurve.
Zonja dhe zotërinj,
Në këtë natë gëzimi, urime të përzemërta u shprehim Kosovarëve në SHBA dhe në vendet e Europës, që po ndihmojnë progresin e vendit tonë.
Zonja dhe zotërinj,
Në këto momente gëzimi, urime të sinqerta i shprehim UNMIK ut dhe Zotit Petersen, OSBE së dhe Ambasadorit Vnent, si dhe ushtarëve të KFOR it/NATO s dhe Gjeneralit Valotto që po bëjnë mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës.
Urime të sinqerta u shprehim përfaqësive diplomatike në Kryeqytetin e vendit tonë.
Zonja dhe zotërinj,
Në gëzimin e ndërrimit të moteve, urime të përzemërta për Vitin e Ri i dërgojmë Presidentit Bush, Kryeministrit Blair, Presidentit Chirac, Kancelares Merkel dhe Kryeministrit Berlusconi.
Urim të veçantë i bëjmë Atit të Shenjtë Papa Benedikti XVI, që të lutet për pavarësinë e Kosovës.
Qytetarë të dashur,
Në këtë natë gëzimi t’i bëjmë bashkë dëshirat, vullnetin e mirë dhe veprimet për një Kosovë me prosperuese, më të fortë e më të lumtur.
Dhashtë Zoti që sa më shpejt të gëzojmë njohjen formale të pavarësisë dhe viti që po vjen të mbetet në histori si vit i ndritur i njohjes së pavarësisë të vendit tonë të shtrenjtë.
Me fat Viti i Ri 2006.
Gëzuar.
Zoti Ju bekoftë.
Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës.
Zoti e bekoftë Kosovën tonë të çmuar.
Ju falemnderit.
Dr. Ibrahim Rugova, President i Kosovës.
Urimi i kryetarit Ibrahimi për Vitin e Ri 2006
12.30
Të nderuar qytetarë të komunës së Mitrovicës,
Me rastin e ndërrimit të motmoteve, në emër të Kuvendit të Komunës, në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi, ju drejtohem me dëshirën më të madhe që Viti i Ri 2006, të jetë vit në të cilin do të realizohen synimet tuaja individuale e familjare, synimet tona të përbashkëta dhe vit në të cilin, shpresojmë t’i tejkalojmë vështirësitë dhe problemet që i kishim gjatë vitit që po e lëmë pas.
Kuvendi i Komunës, udhëheqja e saj dhe strukturat tjera të vetëqeverisjes lokale, gjatë vitit 2005 ishin të preokupuara në zgjidhjen e problemeve e vështirësive tuaja, për krijimin e kushteve për një jetë të pa brenga për të gjithë qytetarët e Komunës.
Rezultatet e arritura në këtë drejtim janë të dukshme dhe ato nuk mund t’i mohojë askush. Ajo që vlen për të përmendur është fakti se situata politike dhe e sigurisë në Komunën tonë, ka marrë të mbarën dhe kjo na jep shpresë se po krijohen kushte për të përshpejtuar procesin e bashkimit sa më të shpejtë të qytetit.
Zonja dhe zotrinjë,
Qytetarë të nderuar,
Në këtë natë gëzimi, dua të them me plotë përgjegjësi, se në vitin që po hyjmë pushteti lokal dhe strukturat qeverisëse do të përqëndrohen edhe më shumë në zgjidhjen e problemeve tuaja ekzistenciale dhe në aktivizimin e kapaciteteve ekonomike të Komunës, me qëllim të hapjes së vendeve të lira të punës dhe krijimit të perspektivës për brezin e ri.
Mirëpo, për të realizuar këtë, pushtetit lokal i nevojitet ndihma juaj, uniteti i subjekteve politike shqiptare dhe i të gjitha asociacioneve tjera. Do të vazhdojmë të punojmë edhe në drejtim të integrimit të qytetit, për çka mendojmë se çdo ditë e më shumë po krijohen parakushte.
Kemi premtimin e fortë të udhëheqjes dhe institucioneve më të larta të vendit dhe atyre ndërkombëtare se nuk do të ketë ndarje të qytetit, prandaj mbetet që të gjithë së bashku të angazhohemi për implementimin e ligjit edhe në pjesën veriore të qytetit, ku deri tash ka munguar, si dhe do të jemi shumë më të vendosur që të kërkojmë nga strukturat vendore dhe ato ndërkombëtare që të na ndihmojnë për kthimin e të gjithë të zhvendosurve në pronat e tyre, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të komunës ato gjenden.
Bashkëqytetarë të nderuar, duke ju dëshiruar çdo të mirë në jetë, harmoni dhe shëndet në familje, ju përgëzojë ngrohtësisht me rastin e ndërrimit të motmoteve. Posaqërisht i përshëndes dhe ua urojë Vitin e Ri familjeve të dëshmorëve e të të rënëve në luftë dhe familjeve që jetojnë në lagjet veriore të qytetit, të cilat edhe përkundër telasheve të mëdha dhe presioneve që kanë patur, për asnjë moment nuk janë hamendur që t’i lëshojnë shtëpitë dhe banesat e tyre, duke treguar kështu patriotizëm dhe dashuri të madhe për qytetin e tyre, i cili sigurisht se në një të ardhme të afërt do të jetë tërësisht i bashkuar.
Urime të përzemërta në këtë natë gëzimi iu drejtojë edhe pjesëtarëve të KFOR-it, të UNMIK-ut, të OSBE-së, si dhe organizatave qeveritare, joqeveritare e humanitare të cilat kanë kontribuar në tejkalimin e pasojave të rënda të luftës në komunën tonë dhe në ndërtimin e paqës.
Të nderuar qytetarë,
Me dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj qytetit tonë, si dhe me punë të përgjegjëshme të të gjithëve, çdo synim i yni është i arritshëm.
GËZUAR VITI I RI 2006
Kryetari i Kuvendit të Komunës
Mursel Ibrahimi
Kryeshefi Sadri Ferati qëndroi në lagjen “Kodra e Minatorëveâ€
12.30
Mitrovicë, 30 dhjetor – Kryeshefi i Ekzekutivit të Kuvendit të Komunës, Sadri Ferati, i shoqëruar nga Sadije Asllani – Bilalli, drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale dhe Murteza Berisha, drejtori i Drejtorisë për Arsim, kanë vizituar paralelen e ndarë të shkollës fillore “Aziz Sylejmaniâ€, që funksionon në lagjen “Kodra e Minatorëve.
Pasi që i ka përgëzuar për punën e palodhshme që po e bëjnë në kushte të vështira, kryeshefi Sadri Ferati ka thënë se në të ardhmen, nuk do të mungojë kujdesi i institucioneve të komunës për nxënësit dhe arsimtarët, por edhe për qytetarët e këtij mjedisi.
Kryeshefi Ferati, shprehu kënaqësinë e tij për suksesin e nxnënësve të kësaj paralele të ndarë, për të cilët mësimdhënësit dhe udhëheqja e shkollës thanë se janë të shkëlqyeshëm dhe të displinuar.
Pas këtyre fjalëve, kryeshefi i Ekzekutivit të Kuvendit të Komunës, Sadri Ferati, të gjithë nxënësve të paralelës së ndarë u ka dhënë dhurata dhe ua ka uruar festën e Vitit të Ri, duke u dëshiruar njëkohësisht shëndet të mirë dhe suksese edhe më të mira.
Ndërkaq, drejtori i shkollës fillore “Aziz Sylejmaniâ€, paralele e ndarë e së cilës është shkolla në lagjen “Kodra e Minatorëveâ€, Flamur Gacaferri, e ka falënderuar udhëheqjen komunale për vizitën e bërë dhe për kujdesjen e treguar në vazhdimësi për mbarëvajtjen e punës të shkollës në këtë mjedis, që është me interes kombëtarë.
Poashtu, Gacaferri ka falënderuar udhëheqjen komunale për dhuratat dhënë nxënësve dhe ka shfaqur shpresën se në vitin që po hyjmë, do të zgjidhet edhe problemi i nxënësve të tjerë të lagjes, duke u kthyer ata në objektin e tyre shkollor që gjendet në veri të qytetit. (ZMP)
info@mitrovicapress.net
Koktej rasti në Kuvendin e Kosovës
12.30
Prishtinë, 30 dhjetor – Punonjësit e administratës së Kuvendit të Kosovës organizuan sot një koktej me rastin e festë së Vitit të Ri 2006. Në këtë solemnitet, i cili u mbajt në ambientet e Kuvendit, në mesin e punonjësve ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci.
Duke ju uruar vit të mbarë dhe suksese të pranishmëve dhe mbarë qytetarëve të Kosovës, kryeparlamentari Daci tha se vendi ynë po hyn në një vit vendimtar të realizimit të synimeve për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, në të cilën qytetarët në një ambient të qetë e të lirë do të ndërtojnë një ardhmëri të lumtur për vete dhe pasardhësit.
info@mitrovicapress.net
Info shkurt: Aksion humanitar i punonjësve të Kuvendit të Kosovës
12.30
Prishtinë, 30 dhjetor – Në vigjilje të Vitit të Ri 2006, punonjësit e Kuvendit të Kosovës kanë ndërmarrë një aksion humanitar për të përgatitur dhurata për fëmijë nga familje në gjendje jo të mirë materiale.
Me sugjerimin e Kryqit të Kuq të Kosovës, të 275 dhuratat e përgatitura u janë shpërndarë fëmijëve nga Drenasi, Klina e Malisheva.
info@mitrovicapress.net
Urimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës për Vitin e Ri
12.30
Prishtinë, 30 dhjetor – Të gjithë qytetarëve të Kosovës ua uroj Vitin e Ri, me dëshirat më të mira që këtë festë ta kaloni me gëzime dhe në harmoni me familjet tuaja , me të afërmit, miqtë, shokët dhe dashamirët.
Viti që e lamë pas ishte një vit i rëndësishëm, një vit i sprovave të cilat Kosova dhe populli i saj i kaluan me sukses. Viti që po vjen është vit i pavarësisë së Kosovës, është vit i vendimeve më të mëdha historike, vit i kthesës për të hyrë në periudhën e prosperitetit dhe zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe në të gjitha fushat e tjera.
Kosova aspiron të jetë një vend i Unionit Evropian, një vend demokratik i sundimit të ligjit, një vend në të cilin të gjithë qytetarët pa dallim, në kushtet normale të jetës, punës, mësimit, veprojnë dhe angazhohen që të ndërtojnë ardhmërinë e lumtur për vete dhe për brezat që vijnë.
Uroj që viti 2006 të na gjejë të gjithëve të bashkuar rreth qëllimeve dhe synimeve tona për Kosovën shtet të pavarur e sovran.
Urojmë që presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ta mposhtë sëmundjen dhe ashtu, si edhe deri më tash, të na prijë në proceset vendimtare për të mirën e gjithë popullit të Kosovës .
Kryetari i Kuvendit të Kosovës
Akademik Nexhat Daci
info@mitrovicapress.net
Heshtja është më e mirë se diskutimi për të keq, ndërsa diskutimi për të mirë është më e mirë se heshtja
12.29
Shkruan: Rexhep KASTRATI
Nga turpi shëndrrimi në marri ! ate çka e ke ti e jo unë, po ja çuditërisht përsëri sulmohen të pafajshmit.
Sulmi me fjalën “qyrranâ€, më kujton aforizmin e një miku tim i cili thotë: “ai i cili të sulmon me shprehje banale më tepër se dy herë, ai e posedon atë cilësiâ€, duke ja bashkangjitur thënien “ Sulmi më i mirë është mbrojtja dhe anasjeslltas†jep pasqyrën reale të shkrimit.
Të pa aftit
Familjarizmi, mungesa e kriteriumit, ofrimi i parave të gatshme janë vetëm disa nga pikat e shumëta në të cilën po kalojnë mediumet “profesionale†në Kosovë, pika këto ku bënë pjesë edhe i nderuari Latif Voca.
Sikur të ekzistonte një kirter si në punën time jam mëse i bindur se gjërat do të ndryshonin pozitivisht.
Por duke i’a shtuar edhe njëherë thënien: “sulmi më i mirë është mbrojtja dhe mbrojtja më e mire është sulmiâ€, paragjykimet me të cilat ju merreni dhe më sa duket i keni ushqim shpirtëror, tregon më së miri nivelin e gazetarisë, këtu do të marr guximin e të shprehem JOPROFESIONALE.
Asnjëherë në jetën time e as tani nuk jam ekspozuar si shumë të tjerë për përfitime karieriste, këtë mund ta dëshmojnë të gjithë ata të cilët kanë bashkëpunuar me mua, unë nuk jam deklaruar si i famshëm, por ja “Nëse bënë gjumë me fëmijë zgjohesh i lagëtâ€.
Përmirësimin e situatës nuk mund ta bëjnë gazetarët, me lajmet e tyre protokollare me mangësi në fushën e gazetarisë hulumtuese, me ndikime jo të pakta nga biznismenët me bollak nga mbarë Kosova.
Sa i përket shoqatës dhe shoqatave të tjera të gazetarëve në Mitrovicë, unë nuk dua të bëjë asnjë paragjykim, megjithate po shihet qartë kontributi i tyre së paku në problemin aktual, ndërsa puna e juaj aktive në gazetarinë kosovare nga vitet e 80, ja që nuk më kujtohet dhe po i takojka një gazetarie titiste dhe një bote të pakapshmë për mua, së paku aq sa jam i njoftuar. Jo vetëm ju por edhe shumë të tjerë mburren me gazetarinë titste, kohë kjo e së cilës i takoj edhe unë por pa mburrje, për dallim nga të tjerët, kohë në të cilën nuk është dëgjuar asnjëherë zëri i lirë dhe gjithmonë ka qenë larg profesionalizmit.
Meditimet se kam punuar në atë apo këtë institucion, ka kohë që fliten e përfliten pa bazë, ndërsa problemet dhe çështjet e qytetit të ndarë të Mitrovicës, nuk mund ta zgjedhin peshqit e vogël. Ata të cilët e kanë filluar luftën në Mitrovicë (Minatorët) me ta do të përmbyllet ky kapitull, në mënyrën pozitive apo negative, çfarë do që të jetë.
Doajenët e juaj të dashur nga shkencat politike dega e gazetarisë, të paskan mësuar në mënyrë perfekte për ti nënçmuar të tjerët, për paragjykimet e llojllojshme, për qyrranët, për prerjen e veshëve e shumë gjërave të tjera nga fakulteti i juaj. Burrec se jo mahi.
Nuk të bënë fakulteti të edukuar, mund të punosh edhe në mediumet më të mëdha botërore dhe të tregosh nivelin e ulët të kulturës.
Zakonisht tek ne gjithmonë mburremi me ate se kemi pas nderin ta kem për profesorë këtë apo atë me renome botërore.
Niveli i arsimimit të tyre nuk matet me emrin-mbiemrin, por tek studenti më i dobët. Ku ka arrit dhe çka pas përfundimit të fakultetit .
Dhe nga kjo akademi doli një paragjykues i një gazetarie “profesionaleâ€.
Nuk je as i pari e as i vetmi, i cili ke mbet jashtë rrymave politike, në mundësi apo në pamundësi, andaj nuk kam kohë të takohem e as të zhvilloi replika me personat si ju, ndoshta je në një nivel më të lartë se unë! Por ja që nuk e konsideroj vetën në nivelin e juaj. Shkrimi juaj ndër të tjera ka treguar edukatën familjare dhe lejimin e prerjeve të veshve. Sa i përket asaj se kush mund të pson rëndë, druaj se mund të përballeni me padi për fyerjet e juaja magjike, gazetarisë profesionale etj.
Kam thënë dhe po e përsëris, gjithmonë kam qenë menaxher i gazetarve, por jo edhe gazetar, duke i’a shtuar edhe shprehjet banale të cilat i përdorë me plot dëshirë, më vjen keq dhe marrë guximin të mos ekspozohem si gazetarë, i lidhur drejtëpërdrejtë apo në çfarë do mënyre tjetër.
Heshtja është më e mirë se diskutimi për të keq, ndërsa diskutimi për të mirë është më e mirë se heshtja.Me kaq do ta përfundojë, pavarësisht nga reagimet e mundshme të juaja apo dikuj tjetër.
info@mitrovicapress.net