Comments Off

Basketboll

2005
11.30

Xhiroja 10. 19/20.11.2005

Kastrioti (64:126) S.Prishtina
Bashkimi (54.84) Drita
Trepça (76:92) Mabetex
Peja (112:68) Vllaznimi

Tabela 2005/06

1. Mabetex 19
2. S.Prishtina 19
3. Drita 18
4. Peja 15
5. Trepça 14
6. Vllaznimi 13
7. Bashkimi 12
8. Kastrioti 10

Comments Off

Tolloni i dritave

2005
11.30

Shkruan: Ardian Kovaçi (Gazeta Ballkan)
Atë që qelbën socialistët me keqmenaxhimin e përbindshëm të Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), demokratët nuk mund ta ndreqin brenda dy muajve. Do të na duhet të mësohemi me tollonin (furnizimin e racionuar) edhe ndoshta për të paktën dy muaj të tjerë. Nuk mund të thahet krejtësisht Fierza dhe të vijë në pikën e vdekjes, që familjet tona të mos kujtojnë sërish kohën e tollonave të Dullës (diktatorit Enver Hoxha). Kriza e energjisë elektrike ka befasuar shumë shqiptarë. Nuk e besojnë se si pas 15 vjetësh tranzicioni dhe kur të ardhurat për frymë të popullsisë gati janë trefishuar në krahasim me vitin 1992, të mund të vuajnë dhe të kenë kufizime tek dritat më shumë sesa në dimrin e ashpër të atij viti. E vërteta është se KESH, ndërmarrja shtetërore që prodhon energji dhe na e sjell atë deri tek sahatet e shtëpive tona, ka nevojë të fortë për reformim. Një sektor i tillë problematik si furnizimi me energji kërkon specialistë të zotë që të japin zgjidhje afatgjatë. Ata KESH-i i ka. Mirëpo deri tani, të frikësuar nga ndërhyrjet e politikës, kanë preferuar të heshtin. Ata duhet të ngrinin zërin e vinin kujën në muajt korrik-gusht, kur liqeni i Fierzës po boshatisej me shpejtësi dhe KESH duhej patjetër të përfundonte kontrata me të huajt për të blerë energji për muajt e fundit të vitit. Nuk e bënë nga frika se mos humbnin vendin e punës dhe vinin në pikëpyetje bukën e kalamajve. Sot gjendja e KESH-it dhe gjithë menaxhimi shtetëror i energjisë elektrike thërret, gati ulërin për reformë. Rreth 36 përqind e energjisë humbet në rrjet. Nga këto, 25 për qind janë humbje teknike. Është paradoksale që hidrocentrali më i fuqishëm i vendit, ai i Fierzës, të humbasë në vit 100 milionë kilovat-orë, vetëm sepse mungojnë disa gomina tek turbinat, që sjellin këtë humbje. Vlera e këtyre gominave është me qindra herë më e vogël se kosto e blerjes së 100 milionë kilovat-orë nga importi. Ndërkohë, humbjet e ekonomisë nga mungesa e energjisë elektrike janë në progresion gjeometrik. Për çdo kilovat-orë energji të munguar, ekonomia jonë dhe bizneset humbin një vlerë të barabartë me njëzet herë çmimin e një kilovat-ore. Dhe këto humbje përballohen tek e fundit nga konsumatorët e thjeshtë shqiptarë. Kjo pse kostot e shtuara për përdorimin e gjeneratorëve dhe naftës apo benzinës, biznesi ia kalon një pjesë në çmimin e rritur për produktin apo shërbimin e tij. Ndërsa aty ku është e pamundur të kalohen harxhet tek çmimet, bizneset falimentojnë ose pakësojnë prodhimin e shërbimet. Këto humbje zinxhir në ekonominë dhe jetën tonë të përditshme mund të shmangen vetëm nëse reformohet KESH-i dhe zgjidhet kriza që ka përfshirë vendin. Ministri ynë i Ekonomisë është një njeri i zoti dhe energjik. Po ashtu i zoti është edhe drejtori i sotëm i KESH-it. Këta të dy mund të sjellin diferencën dhe të ulin kohën e tollonit të dritave. Nëse do të gëzojnë mbështetjen dhe besën e plotë të kryeministrit të sotëm. Zgjidhja është përqendrimi i vëmendjes së shtetit tonë tek burime të tjera energjie. Duhet patjetër të rivihet në punë termocentrali i Fierit. Kapitali që duhet për rivënien në funksionim të këtij TEC-i është i papërfillshëm në krahasim me fondet e kërkuara për ndërtimin e një hidrocentrali të ri. Fieri me TEC-in e vet mund të përballojë deri në 20 për qind të nevojave. Dhe askush nuk ka nevojë që të ngrejë sytë nga qielli dhe të lusë shiun, kur bëhet fjalë për prodhimin që jep termocentrali. Ndërkohë mund të shihet mundësia që TEC-i i Fierit t’u jepet me koncesion investuesve privatë, për të modernizuar teknologjinë dhe shumëfishuar prodhimin e tij. Njëkohësisht duhet riparë dhe amenduar ligji për koncesionet e hidrocentraleve. Shqipëria ka 10 lumenj ku mund të ngrihen ato. Po ashtu mund të ndryshohet ligji për hidrocentralet e vogla. Të liberalizohet dhënia e lejeve për ndërtimin e tyre dhe të garantohet me ligj shitja e energjisë. Kështu, këto hidrocentrale mund të gjejnë treg dhe të mbijetojnë. Madje edhe bankat do të jenë të sigurta për t’u dhënë kredi, që të shtojnë prodhimin ose investimet. Nga ana tjetër, KESH ka nevojë urgjente të mos blejë energji nga jashtë njëlloj si çdo ndërmarrje tjetër shtetërore. Ligji i prokurimeve për KESH-in duhet të parashikojë procedura tenderimi të përshpejtuara dhe KESH të paraqitet në tregun ballkanik e më gjerë edhe gjithevropian të energjisë, si një kompani e integruar dhe serioze. Nuk mund të falen më ngecjet e blerjeve, pse nuk paraqitet në tendër më shumë se një ofrues. Nëse këta hapa kryhen shpejt, reforma ndez motorët në KESH dhe tolloni i dritave ka mirëfilli jetë të shkurtër
info@mitrovicapress.net

Comments Off

Tatimi në prone mirëpritet ne fshatin Livoç komuna e Gjilanit

2005
11.30

Teuta Bushinca, (Mitrovicapress)
Gjilan, 30 nëntor – Fshati Livoç i Poshtëm është njëri nga tri vendbanimet e komunës së Gjilanit, i cili është përfshirë në programin e nxitjes pozitive për të hyrat vetjake dhe ku është realizuar takimi i parë i ekipit të këtij projekti dhe komunitetit. Përfaqësuesi i këtij fshati, Nehat Ramadani tha se banorët e Livoçit ndjehen jo vetëm të lumtur, por edhe të privilegjuar që komuna e ka zgjedhur lokalitetin e tyre në këtë program.
Isak Bilalli nga zyra e USAID-it, projekti “Iniciativa për qeverisje lokale”, në mungesë të drejtorit të shërbimeve publike, Agim Salihu, prezantoi programin e nxitjes pozitive për të hyrat vetjake (CIP), i cili është përgatitur nga komuna dhe USAID-i.
Pilot-projekti ka si qëllim rritjen e shkallës së tatimit në pronë, përmes një nxitje pozitive për të hyrat vetjake. Objektiv tjetër i këtij projekti është krijimi i partneritetit ndërmjet komunës dhe komunitetit. Nëse komuniteti i kryen obligimet e veta qytetare ndaj komunës, atëherë edhe komuna është e detyruar që t`i kryej obligimet e saja ndaj komunitetit.
Përmes këtij programi, komuniteti vendos vetë se cili projekt ka rëndësi më të madhe për atë mjedis dhe që duhet të realizohet me përparësi. Për të qenë i suksesshëm projekti, kërkohet të përmbushet një parakusht i domosdoshëm dhe ai është realizimi mbi 50 për qind i obligimeve nga tatimi në pronë, ka thënë Isak Bilalli.
Zëvendëskryetarja e komunës, Lirie Kajtazi është ndarë e kënaqur me interesimin e qytetarëve të Livoçit të Poshtëm për këtë program. Përmes këtij projekti ne po shpalosim para juve një ofertë shumë serioze, e cila ka për qëllim krijimin e një partneriteti në mes të komunës dhe komunitetit në realizimin e projekteve për fshatin tuaj, mirëpo për të pasur sukses kjo ofertë, komuniteti duhet të përmbushë obligimin e tij ndaj komunës, duke e kryer obligimin e tatimit në pronë, së paku në shkallën mbi 50 për qind. Kjo nënkupton, një përgjegjësi të dyanshme ndërmjet komunitetit dhe komunës, ka thënë Kajtazi.
Nazmi Halili, menaxher i sektorit të tatimit në pronë shprehu pakënaqësi me shkallën e tashme të përmbushjes së këtij obligimi. Gjilani ka filluar me aplikimin e tatimit në pronë nga viti 2003, por inkasimi nuk e ka arritur kuotën e planifikuar, ndërsa borxhet e përgjithshme arrijnë shumën 3 milionë e 500 mijë euro. Ai tha se fshati Livoç i Poshtëm ka borxh 69.000 euro dhe i rikujtoi obliguesit se borxhi nuk do t`i falet askujt, pos që mund të paguajnë edhe kamata ndëshkuese, nëse vonohen për ta kryer obligimin.
Duke e marrë parasysh se Gjilani ka qenë i goditur nga tërmeti, në vitin 2002, Nehat Ramadani kërkoi të dinte nëse është caktuar në mënyrë reale shkalla e tatimit në pronë për objektet që ishin të dëmtuara. Nazmi Halili ka sqaruar se rastet e dëmtuara nga tërmeti, të kategorisë 4/B janë të liruara nga tatimi. Gjithashtu, në vitin 2003 ka pasur disa raste, të cilat janë liruar nga tatimi, për shkak të gjendjes së rëndë sociale, ka thënë ai.
Qytetari Aziz Azizi tha se janë të pakënaqur me investimet që janë bërë deri tani në Livoç, ndonëse shprehu gatishmërinë për të kryer obligimin e vetë, por siç tha, jo edhe për shtalla dhe pleme.
Zëvendëskryetarja Kajtazi tha se komuna e Gjilanit ka filluar një vit më vonë me vjeljen e taksës në pronë, pikërisht për shkak të fatkeqësisë natyrore të vitit 2002, derisa komunat tjera i kishin mbushur arkat e tyre më herët nga kjo taksë, e cila garanton investime të projekteve, sipas prioriteteve që i përcaktojnë vetë qytetarët.
Takimi rezultoi me marrëveshjen për formimin e një ekipi nga komuniteti i këtij fshati, i cili do të bashkëpunojë me përfaqësuesit e programit CIP, deri në realizimin e qëllimit të projektit. Një memorandum mirëkuptimi do t`i obligojë të dyja palët që t`iu përmbahen obligimeve.
info@mitrovicapress.net

Comments Off

Reagim:Është i marrë ai që mohon ndihmën amerikane për Kosovën

2005
11.30

(Reagim ndaj shkrimit “Janë të mjerë ata që mendojnë se njeiru është Zot” botuar në rubrikën “Opinione” të “Kohës ditore”, datë, 24 nëntor 2005).06

Shkruan: Bajrush Morina
Disa prej vetive më të liga të qenjes njerëzore konsiderohen injoranca, mosmirënjohja, mendjemadhësia. Madje këto veti të liga, janë më së paku tradita të shqiptarëve. Mikpritja si një traditë e njohur te shqiptarët, i ka izoluar apo edhe i ka përjashtuar bukurs shumë nga bota shqiptare këtë kategori injorantësh, mosmirënjohës dhe mendjemëdhenjësh.
Por, fatkeqësisht jo krejtësisht është “pastruar” bota shqiptare nga një kategori e qenjeve të tilla frymore. Është njëfarë Gjekë Gjonlekaj, të cilit Amerika ia ka dhënë të gjitha, edhe shtetësinë, edhe shkollimin, edhe punën, edhe biznesin, por nuk ka arritur ta bëjë njeri. Ky farë ish-gazetari i “Zërit të Amerikës” (do të ishte mirë që ai vet të na i tregonte arsyet pse ai është përjashtuar nga “Zëri i Amerikës”?) i mbushur këmbë e krye me injorancë, mosmirënjohje dhe mendjemadhësi, vërsulet mbi të gjithë diplomatët amerikanë, senatorë e kongresmenë të cilët kanë bërë dhe po bëjnë aq shumë për Kosovën dhe [ështjen shqiptare në përgjithësi.

Gjonlekaj injorantë “i shpallë luftë” Kongresit Amerikan
Gjonlekaj injorantë që në fillim të shkrimit të tij, citon një shkrimtar amerikan i cili paska thënë se “Nëse i kërkoni hajdutët, mund t’i gjeni në Konresin Amerikan”. Kështu, ky farë ishi gazetar, “i shpallë luftë” Kongresit Amerikan. Në fakt Gjonlekaj jo i sinqertë, e pranon sinqerisht se demonstratën e parë të shqiptarëve në Amerikë të mbajtur më vitin 1976 e ka përshëndetur dhe përkrahur senatori Bob Dole. Por Gjonlekaj injorantë më pas ua sheh për të madhe shqiptarëve të Amerikës për përkrahjen që i kanë dhënë senatorit Bob Dole gjatë fushatës elektorale për president të HBA-vë më vitin 1995.
Madje Gjonlekaj dyfish injorantë ua sheh për të madhe “disa shqiptarëve” (ai bën mirë që e përjashton veten nga kjo kategori e shqiptarëve) të cilët vizitën e Bob Dolit në Kosovë më vitin 1990 e quajnë mrekulli. Sipas Gjonlekajt, i cili nuk u takon kësaj kategorie të shqiptarëve, që për fat të mirë janë pjesa dërmuese e shqiptarëve anembanë rruzullit tokësor, përve[ injorantit Gjonlekaj, mrekulli qenka shkuarja e amerikanëve në planetin Hënë më vitin 1969 e jo vizitia e Bob Dolit në Kosovë më vitin 1990. Krahasimet e tilla i bëjnë vetëm kategoria pakicë e injorantëve shqiptarë në krye me Gjonlekajn injorantë.
Gjonlekaj mosmirënjohës “sulmon” senatorin Dole, diplomatin Holbrook, kongresistin Lantos
I fudullosur me ndjenjën e mosmirënjohjes, ky farë Gjonlekaj, duke iu “vërsulur” senatorit Bob Dole, si “miza në m…”, shpif ndaj këtij personaliteti të madh amerikan, se gjoja gjatë kohës së luftës paska kundërshtuar luftën e Kosovës për liri dhe paska sharë “…një prijës të luftës me fjalë me banale”. Këto shpifje mund të nxirren vetëm nga njeriu që ka gojë të ndotur e vesh të mbyllur. Ndryshe, e gjithë bota shqiptare e ka dëgjuar dhe e di fare mirë qëndrimin e senatorit Bob Dole luftën dhe për lirinë e popullit shqiptar të Kosovës. Vetëm kategoria shqiptarëve minoritarë që janë të mbushur me ndjenja të injorancës, mosmirënjohjes dhe mendjemadhësisë siç është Gjekë Gjonlekaj, mund të shpifin me këto fjalë për senatorin amerikan Bob Dole.
Ky farë Gjonlekaj mosmirënjohës, në vazhdim të opinionit të tij të krisur, konstaton se senatori Dole paska ardhë në Kosovë, pas përfundimit të luftës më tepër për të vizituar disa miq të tij personalë e jo “…popullin e vuajtur shqiptar”. Madje sipas këtij fudulli mendjemadh me mbiemrin Gjonlekaj, senatori Dole “…në vend se të fillonte bashkëpunimin dhe fushatën me politikanët e tjerë amerikanë për pavarësinë e atij vendi ( për Gjonlekajn Kosova është “ai vend”) pranoi gjoja titullin e ambasadorit të Kosovës në Uashington. Veprime këto jo të sinqerta dhe qesharake”.
“Zëri i Amerikës” ka bërë shumë mirë që e ka pastraur redaksinë e vet duke e larguar nga puna fudullin Gjekë Gjonlekaj i cili pranimin e titullit ambasador i Kosovës në Uashington e quan jo të sinqertë e qesharak. E kush mund të bëjë lobojë më shumë njohjen e Pavarësisë së Kosovës në Uashington më shumë sesa Bob Dole i emëruar si ambasador i Kosovës në Uashington nga presidenti i Kosovës dr.Ibrahim Rugova.
Fudulli mendjemadh në vazhdim të injorancës së tij tenton të hedh poshtë edhe përpjekjet e diplomatit të njohur amerikan Richard Holbrook që ka bërë dhe po bën sot për Kosovën. Ai përpiqet të hedh “gur e dru” edhe mbi kongresistët James Traficant e Tom Lantos të cilët janë të njohur si zi i fortë i çështjes së Kosovës në Kongresin Amerikan.
Duke lexuar fund e krye këtë opinion të Gjokë Gjonlekajt, krijohet bindja se Kosova dhe shqiptarët nuk kanë miq të sinqertë në SHBA. Të gjithë të lartpërmendurit nuk janë të siqnertë dhe nuk kanë bërë asgjë për Kosovën.
Në fund të opinionit tij të mjerë, Gjonlekaj, injorantë, mosmirënjohës e mendjemadh, merr nëpër gojë vargjet e Fishtës të cilat vargje jo vetëm që i keqpërdor por duke qenë “shqipëfolës” i dobtë, nuk e kupton as porosinë e vargjeve të Fishtës kur thotë: “T’hujn me fjalë mos t’a poshtoni….Me i besue mos i besoni”.
Amerika dhe populli amerikan nuk janë të huaj për shqiptarët dhe për Kosovën. Amerika dhe populli amerikan janë shpresa, besimi dhe liria për popullin shqiptar dhe Kosovën. Vetëm për Gjekë Gjonlekajn kjo duket se nuk vlen. Mbase ai ka arsyet e veta. Ose ka një “arsye” personale: Gjonlekaj nuk është shqiptar nga Kosova! Dhe falë Zotit që nuk është shqiptar nga Kosova.
info@mitrovicapress.net

Comments Off

Përshëndetet vendimi i Gjykatës së Hagës

2005
11.30

Shkruan: Edita Stublla (Mitrovicapress)
Prishtinë, 30 nëntor – Istitucionet e Kosovës, duke filluar nga presidenca, kuvendi i Kosovës, krerët e partive politke të Ksovës, kan përshëndtur vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e Fatmir Limaj dhe Isak Musliut nga akuza për krime lufte, duke shpresuar në pafajsinë edhe të Haradin Balaj, i dënuar me 13 vjet burg.
Ndërs Fatmir Limajt i dëshirojnë rikthim në jëtën politike duke dhënë kontribut të veçantë si çdoherë .
info@mitrovicapress.net

Comments Off

Mitrovica feston lirmin e çlirimtarve

2005
11.30

Shkruan: Gzim Ferati (Mitrovicapress)
Mitrovicë, 30 nëntor – Me të kuptuar lajmin për lirimin e Fatmir Limaj dhe Isak Musliu, mijëra qytetarë të Mitrovicën kan festuar në mënyra të ndryshme lirimin e tyre.
Qytetarët shprehin keqardhjen për denimin e Haradin Balaj për 13 vjet heqje lirie, duke shpresuar në një ankesë sa më të shpejtë dhe dëshminë e pafajsisë së tij nga ana e avokatve mbrojtës.
Edhe pse raportohet të ketë të shtëna armësh, deri më tani nuk ka asnjë të lënduar në Mitrovicë.
info@mitrovicapress.net

Comments Off

Grupi Ndërkombëtar i Krizave kritikon regjimin e vizave të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, Bosnjen, Serbinë e Malin e Zi dhe Kosovën

2005
11.29

Zëri i Amerikës, 29 nëntor - Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një organizatë që përpiqet për parandalimin e konflikteve në botë, publikoi sot një raport ku kritikon regjimin e vizave të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipërinë, Bosnjen, Serbinë e Malin e Zi dhe Kosovën.
Kjo politikë vizash, thuhet në raport, nxit pakënaqësi, pengon përparimin e tregtisë, të biznesit dhe të arsimit e si rrjedhojë ndikon negativisht në qendrueshmërinë rajonale. Liberalizimi i plotë i vizave ndoshta do të arrihet kur vendet e Ballkanit të jenë shumë më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por, thekson raporti, liberalizimi selektiv, për kategori të caktuara si dhe lehtësimi i vizave për të gjithë aplikantët, duke përfshirë thjeshtimin dhe shpejtimin e procesit, do të ndikonte shumë për t’u treguar qeverive dhe qytetarëve të këtyre vendeve se reformat japin rezultate.
Pengesat e tanishme me vizat, thuhet në raport, janë burim i thellë pakënaqësie për udhëtarët e ndershëm dhe, në vend që ta pengojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, e ndihmojnë atë.
Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave rekomandon që Bashkimi Evropian të negociojë për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, Bosnjen dhe Serbinë e Malin e Zi si dhe të rishikojë udhëzimet konsullore për thjeshtimin e procesit të dhënies së vizave, duke përfshirë heqjen e pagesave dhe të intervistave si dhe shkurtimin e kohës së nxjerrjes së vizave.
info@mitrovicapress.net

Comments Off

ISLAMI DËNON TERRORIZMIN 2

2005
11.29

ZOTI E KA DËNUAR LIGËSINË

Zoti u ka urdhëruar njerëzve që t’i largohen çdo të keqeje. Shtypja, mizoria, vrasja dhe gjakderdhja janë të gjitha të ndaluara. Ai i përshkruan ata që nuk i binden kësaj urdhërese si “ndjekës të gjurmëve të djallit” dhe i akuzon si mbajtës të një qëndrimi që është përshkruar qartë si i mëkatshëm në Kuran. Në disa nga vargjet e shumta kuranore mbi këtë çështje lexojmë:
“Por përsa u përket atyre që pas betimit, e shkelin besën e dhënë ndaj Allahut, ndajnë atë që Zoti ka urdhëruar të jetë e bashkuar dhe përhapin çrregullim në tokë, mallkimi do të jetë mbi ta. Ata do të kenë një fund të tmerrshëm.” (Kurani 13:25)
“Hani e pini nga begatitë që ju ka dhënë Zoti dhe mos përhapni çrregullim dhe prishje në tokë!” (Kurani 2:60)
“Mos përhapni çrregullim në tokë, pasi ajo të jetë bërë e begatë dhe drejtojuni Atij me frikë e dëshirë! Mëshira e Zotit është pranë atyre që kryejnë vepra të mira.” (Kurani 7:56)
Ata që mendojnë se do të kenë sukses, duke shkaktuar shtypje, duke përhapur ligësi e përmbysje të mëdha dhe duke vrarë njerëz, bëjnë një gabim shumë të rëndë. Zoti i ka ndaluar të gjitha aktet e ligësisë, përfshirë terrorizmin dhe dhunën, i ka dënuar ata që përfshihen në veprime të tilla dhe është shprehur në një nga vargjet e Kuranit kështu: “Zoti nuk i drejton veprat e atyre që shkaktojnë çrregullim.” (Kurani 10:81)

Megjithatë, në kohën e sotme aktet e terrorizmit, gjenocidit dhe masakrave ndodhin kudo në botë. Njerëz të pafajshëm vriten barbarisht dhe vendet ku nxitet urrejtja mes grupimeve të ndryshme shoqërore për arsye tërësisht artificiale, zhyten në gjakderdhje. Këto tmerre në vendet me histori, kultura e struktura shoqërore të ndryshme, mund të kenë shkaqe dhe burime nga më të çuditshmet. Sidoqoftë, është e dukshme se shkaku themelor është largimi nga morali i mbështetur në dashuri, respekt e tolerancë, për të cilin ka urdhëruar Zoti në Kuran. Si pasojë e mungesës së fesë, lindin grupime shoqërore që nuk njohin frikë ndaj Zotit dhe që besojnë se nuk do të japin ndonjëherë llogari për veprat e veta. Përderisa besojnë se nuk kanë kujt t’i japin llogari për asgjë, ata e kanë të lehtë të priren për të vepruar pa mëshirë, moral dhe ndërgjegje.
Ekzistenca e hipokritëve që shfaqen në shoqëri në emër të Zotit dhe të fesë, por që në të vërtetë, organizohen për të kryer ligësi, dënohet nga Zoti siç tregohet në Kuran. Një varg kuranor flet për një grup prej nëntë vetësh që planifikuan të vrasin një nga profetët, duke u betuar në emër të Zotit:
Në qytet gjendej një bandë prej nëntë burrash që shkaktonin çrregullim në vend dhe nuk vendosnin drejtësi. Ata thanë: “Le të betohemi së bashku për Zotin se do të vërsulemi ndaj tij dhe familjes së tij natën dhe do t’u themi më pas, mbrojtësve të tij se ne nuk ishim fare dëshmitarë në zhdukjen e familjes së tij e për këtë po themi të vërtetën.” Ata përgatitën një plan dhe Ne përgatitëm, gjithashtu një plan, për të cilin ata nuk kishin dijeni. (Kurani 27:48-50)
Ky ajet kuranor flet për disa njerëz jobesimtarë, të cilët betohen në emër të Zotit për të përforcuar veprat e tyre, mirëpo kjo nuk do të thotë se Zoti i miraton veprat e tyre. Në të njëjtën mënyrë, edhe disa muslimanë mund të pretendojnë se gjithçka që ata bëjnë është në përputhje me fenë, mirëpo ka mundësi që ajo ç’ka bëjnë të jetë tërësisht në kundërshtim me Vullnetin e Zotit dhe moralin e fesë. E vërteta e çështjes duhet parë në veprat e tyre. Nëse këto vepra synojnë të “shkaktojnë çrregullim dhe të mos vendosin drejtësinë”, sikurse shpallet në vargun e Kuranit, atëherë duhet të jemi të sigurtë se njerëz të tillë nuk mund të jenë kurrë besimtarë të vërtetë dhe qëllimi i tyre nuk është shërbimi i fesë.
Për dikë që i druhet Zotit dhe që ka kuptuar moralin e Islamit, është e pamundur të mbështesë dhunën apo ligësinë, apo të marrë pjesë në veprime që lidhen me to. Për këtë arsye, Islami është zgjidhja e vërtetë për problemin e terrorizmit. Kur bëhet i qartë morali sublim i Kuranit, është e pamundur për njerëzit që ta lidhin Islamin e vërtetë me ata që mbështesin apo bashkohen me grupet që synojnë padrejtësisht luftë dhe kaos. Zoti në Kuran është shprehur qartë për ndalimin e ligësisë:
“Kur kthen krahët, nxiton të shkaktojë çrregullim mbi dhé, të rrënojë të mbjellat dhe gjënë e gjallë. Por Allahu nuk e do çrregullimin. Kur këshillohet që t’i frikësohet Zotit, atë e pushton një kryelartësi e mëkatshme…” (Kurani 2:205-206)