Comments Off

RRETH PËRHAPJES SË ISLAMIT NDËR SHQIPTARËT (8)

2007
03.09

ISLAMIZIMI I POPULLIT SHQIPTAR

Shkruan: Skënder Riza
Feja islame u përhap me të madhe në Ballkan po në atë kohë kur u vendos sundimi i plotë osman. Popujt e ndryshëm të Ballkanit e përqafuan në mënyrë të ndryshme. Boshnjakët pothuajse tërësisht dhe menjëherë kaluan në fenë islame. Në fillim të shekullit XVI në Bosnje dhe Hercegovinë mbizotëronte feja islame. Madje Bosnja pushtetin osman e pranoi pa qëndresë. Arësyeja e kësaj dukurie ishte se ata i takonin kryesisht fesë bogumile, e parimet e kësaj feje, e cila luftonte krishtërimin, ishin shumë të afërta me ato të islamizmit. Mirëpo boshnjakët, me përqafimin e fesë islame në përgjithësi, nuk u asimiluan në turq (kombëtarisht). Ata i ruajtën doket dhe gjuhën e tyre kombëtare, e, kuptohet, u ndikuan edhe nga islami.

Lexo me shume »

Comments Off

RRETH PËRHAPJES SË ISLAMIT NDËR SHQIPTARËT (7)

2007
02.24

Albanian Business Center Shkruan: Mr. Qemajl Morina

“Atëherë kur lamë pas dore të kaluarën dhe vlerat tonashqiptërore, nuk na e kishtefrikën askush. Ndërsa sot,kur ne po i kthehemi thesarit tonë dhe vlerave tona shpirtërore, jemi në pozitë që dikush të na e ketëfrikën,ndonëse deri dje ne ua kishim frikën atyre.” Imam Abdullah ibnu Badis (1889-1940)

Lexo me shume »

Comments Off

RRETH PËRHAPJES SË ISLAMIT NDËR SHQIPTARËT (6)

2007
02.15

MOMENTE TË KALIMIT NË ISLAM TË POPULLSISË SHQIPTARE NE SHEKULLIN XV-XVII

Ferit Duka

Kontaktet e para të shqiptarëve me Islamin dhe gjurmë të islamizimit të tyre dëshmohen relativisht herët. Në shekujt e mesjetës paraosmane tokat shqiptare, për hir të pozitës së tyre gjeografike, janë frekuentuar dëndur prej misionarëve të botës islame arabo-turke, qoftë për qëllime tregtare, qoftë për qëllime fetare apo ushtarake. Megjithatë, nën dritën e të dhënave historike, bëhet i padyshimtë fakti se islamizimi i popullsisë shqiptare si proces i tërësishëm filloi dhe u zhvillua gjatë periudhës së sundimit osman.
Lexo me shume »

Comments Off

Dita e Valentinos, ditëlindjet dhe shushatje të tjera

2007
02.13

MitrovicaPress - Marketing Khalid Baig

Ekziston një serë praktikimesh që mund t’i konsiderojmë si motra binjake të bidatit (risisë në fe). Sikurse edhe bidati ato rrjedhin nën bazamentin e njëjtë, atë të injorancës si dhe influencës së huaj. Sikurse bidati ato i detyrohen ritualeve. Por, ndryshe nga bidati, këtyre ritualeve nuk ju është dhënë ngjyrë Islame. Ato ndiqen për arsye se konsiderohen si praktikë e pranueshme dhe e logjikshme kulturore si dhe gjëja më e freskët e importuar.

Lexo me shume »

Comments Off

Roli i Kishës Ortodokse Serbe gjatë historisë në Ballkan

2007
02.10

Albanian Business CenterAktviteti i Kishës Ortodokse Serbe nëpër kohë

Shkruan: Nexhat IBRAHIMI
Serbia është një pacient me shumë sëmundje, të diagnostifikuara e të padiagnostifikuara dhe kërkon qasje shumëpërmasash. Andaj, diskutimi im do të prekë vetëm disa pikëpamje, sepse është e pamundshme një diskutim i shkurtër të përfshijë tërë atë që do të duhej të thuhet për Serbinë, për Kishën Ortodokse Serbe dhe rolin e saj në Ballkan dhe në tokat shqiptare gjatë të kaluarës. Megjithatë, do të përpiqem t’i theksoj disa gjera, që për këtë çast më duken, pak a shumë, më të arsyeshme lidhur me temën “A ka gjasa integrimi i serbisë së sotme në strukturat euro-atlantike”.
Lexo me shume »

Comments Off

RRETH PËRHAPJES SË ISLAMIT NDËR SHQIPTARËT (5)

2007
02.10

Përmbledhje studimesh nga Muhidin AHMETI

All-llahu le të mos ma bekojë asnjë ditë në të cilën nuk mësoj diçka të re! (Muhammedi a. s.)

Përvoja historike e pjesës më të madhe të popujve dëshmon se njësia e fesë ishte ndër faktorët e rëndësishëm në procesin e integrimit të perandorive mesjetare, kurse roli i feve në integrimin e njësive etnokulturore e gjeopolitike kombëtare do të shfaqet në fillet e kohës së re, në periudhën e rilindjes, me një rëndësi të shtuar gjatë Humanizmit, Iluminizmit dhe Rilindjes Kombëtare.1

Lexo me shume »

Comments Off

RRETH PËRHAPJES SË ISLAMIT NDËR SHQIPTARËT (4)

2007
02.07

 ANTAGONIZMI NDËRMJET DY KISHAVE PËR DOMINIM NË TOKAT E ARBËRISË (I HAPI RRUGË FESË ISLAME)

Iljaz Rexha

Përveç faktorëve ekonomiko-shoqëror, etj., të cilëtndikuan që shqiptarët të kalojnë në fenë islame, faktor ishte edhe antagonizmi ndërmjet kishës katolike dhe ortodokse, i cili i hapi rrugë përhapjes së fesë islame ndër shqiptarët në tokat e Arbërisë mesjetare, të cilat gjendeshin nën sundimin 1600 vjeçar: romak, bizantin, venedikas, bullgar dhe serb.

Lexo me shume »

Comments Off

FATKEQËSITË QË SOLLI DARVINIZMI PËR NJERËZIMIN (12)

2007
02.02

Admirimi i pasuesve të
Marksit dhe Engelsit për Darvinin

Pasuesit e Marksit dhe Engelsit, që shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve dhe u bënë shkak që qindra miliona të tjerë të jetonin në vuajtje, dhunë e terror, e pranuan teorinë e evolucionit, duke shprehur gëzim e interes të madh.
Lexo me shume »