Comments Off

Prifti, investitorëve: Ju garantojmë pronën

2009
10.28

Ministri i Ekonomisë: Ligj të ri për titujt

Shqip
Problemi kryesor për investitorët e huaj vazhdon të mbetet çështja e pronës. Pothuajse në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria mbetet pas sa i takon mbrojtjes së investimeve të huaja, e ndikuar më së shumti nga konflikti që kanë individët me pronën. Për këtë shkak, ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë, Dritan Prifti, gjeti rastin t´u përcillte investitorëve të huaj projektin e fundit të qeverisë, që lidhet me ligjin për titujt e pronësisë. “Dua t´ju jap një lajm të mirë. Shumë shpejt do të miratojmë një ligj që ju mbron nga konflikti me pronën. Ju siguroj se për çdo investim të bërë, qeveria do të jetë garant i pronës që keni blerë apo ndërtuar”, iu drejtua ministri Prifti anëtarëve të Shoqatës së Investitorëve të Huaj. Duke falënderuar investitorët e huaj për mbështetjen e dhënë, ministri i Ekonomisë tha se projektet në të ardhmen janë të mëdha.

Lexo me shume »

Comments Off

DESTABILIZIMI I OPOZITËS SI STABILIZIM I UNMIK-ut

2009
02.26

Shkruan: Teki DËRVISHI
Mënyra si kritikon opozita pushtetin është një klishe standard i përpjekjes për t’ia ngarkuar Qeverisë tërë barrën e përgjegjësinë për situatën totale në Kosovë. Situata e tillë çfarë është sot në Kosovë vjen si kontinuitet i destruksionit dhjetëvjeçar të forcave brenda bashkësisë ndërkombëtare që kanë penguar dhe sabotuar pavarësinë e Kosovës. Rrallë kush nuk e kupton se kriza në Kosovë nuk është shkaktuar për një vit qeverisjeje të Thaçit (2008). Kriza nuk është faj i pushteteve vendëse, por nëse është faj edhe i pushteteve vendëse, atëherë ky faj i bie më së shumti opozitës, sepse ajo ka bashkëqeverisur deri fund të vitit 2006.

Lexo me shume »

Comments Off

GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT (7)

2007
06.09

MitrovicaPress  Kapitulli 9 Skenari i evolucionit te njeriut

Në kapitujt e mëparshëm pamë se nuk ekziston asnjë mekanizëm në natyrë që i bën gjallesat të evoluojnë. Gjithashtu, pamë se gjallesat erdhën në ekzistencë jo si rezultat i një procesi evolutiv, por u shfaqën krejt papritur me strukturën e tyre prezente. Pra, ato u krijuan. Pranda,j është e qartë se evolucioni i njeriut është një histori që nuk ka ndodhur kurrë.
Atëherë cila është baza e kësaj historie sipas evolucionistëve?
Kjo bazë është ekzistenca e shumë fosileve, mbi të cilat evolucionistët janë në gjendje të ndërtojnë interpretime imagjinare. Gjatë gjithë historisë, më shumë se 6,000 specie majmunësh kanë jetuar në tokë. Këto specie, shumica të zhdukura (sot në tokë jetojnë vetëm 120 specie majmunësh), përbëjnë një burim të pasur për evolucionistët.

Lexo me shume »

Comments Off

GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT (6)

2007
06.06

Kapitulli 7 – Keqinterpretimi i të dhënave fosile

Para se të hyjmë në detajet e mitit të evolucionit të njeriut, duhet të përmendim metodën e propagandës që ka bindur opinionin publik për idenë se krijesa gjysmënjeri-gjysmëmajmun kanë jetuar dikur në të kaluarën. Kjo metodë propagande përdor “rindërtimin” që i bëhet fosileve. Rindërtimi është vizatimi i një pikture apo ndërtimi i një modeli të një gjallese duke u bazuar në të dhënat fosile, por me këtë evolucionistët kanë spekuluar shumë duke bërë rindërtime imagjinare të bazuara vetëm në një kockë, ndonjëherë vetëm në një fragment kocke. Njerëzit-majmunë që shikojmë nëpër revista, gazeta ose filma nuk janë gjë tjetër veç rindërtime imagjinare.

Lexo me shume »

Comments Off

GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT (5)

2007
05.29

Kapitulli 6 -Origjina e zogjve dhe gjitarëve
Sipas teorisë së evolucionit, jeta filloi dhe evoluoi në det e më pas u zhvendos në tokë nëpërmjet amfibëve. Ky skenar evolucionist supozon se amfibët, gjallesa që jetojnë në ujë dhe në tokë, evoluan në zvarranikë, gjallesa që jetojnë vetëm në tokë. Kjo është gjithashtu e pabesueshme për shkak të diferencave të mëdha strukturale midis këtyre dy klasave kafshësh. P.sh. vezët e amfibëve janë të tilla që zhvillohen në ujë, ndërsa ato të zvarranikëve janë të tilla që zhvillohen në tokë.

Lexo me shume »

Comments Off

GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT (4)

2007
05.25

Kapitulli 4 Të dhënat fosile hedhin poshtë evolucionin

Sipas teorisë së evolucionit çdo specie e gjallë ka paraardhës. Speciet e mëparshme me kalimin e kohës u transformuan në diçka tjetër e kështu u shfaqën të gjitha speciet. Sipas teorisë së evolucionit, ky transformim ka ndodhur gradualisht për miliona vjet. Kështu, sipas evolucionit një numër speciesh të ndërmjetme duhet të kenë ekzistuar dhe jetuar gjatë kësaj periudhe të gjatë transformimi.
P.sh. në të kaluarën duhet të kenë jetuar disa lloje peshqish-zvarranikë, të cilët duhet të kishin fituar disa tipare zvarraniku krahas tipareve origjinale të peshqve që ata duhet t’i kishin që më parë. Gjithashtu, në të kaluarën duhet të kenë ekzistuar disa zvarranikë-zogj, të cilët duhet të kishin fituar disa tipare zogjsh krahas tipareve të zvarranikëve. Evolucionistët i quajnë këto krijesa imagjinare, për të cilat ata mendojnë se kanë jetuar në të kaluarën, “forma të ndërmjetme apo kalimtare”.

Lexo me shume »

Comments Off

GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT (3)

2007
05.10

MP PublicationsKapitulli 3 – Mekanizmat imagjinarë të evolucionit
Modeli neo-darvinist, të cilin ne do ta marrim si përfaqsuesin kryesor të teorisë së evolucionit sot, thotë se jeta ka evoluar nëpërmjet dy mekanizmave natyrorë: “seleksionimit natyror” dhe “mutacioneve”. Pohimi bazë i teorisë është si më poshtë:
“Seleksionimi natyror dhe mutacionet janë dy mekanizma plotësues. Origjina e modifikimeve evolucioniste është mutacioni i rastësishëm që ndodh në strukturën gjenetike të gjallesave. Tiparet e sjella nga mutacionet seleksionohen nga mekanizmi i seleksionimit natyror e për këtë arsye gja- llesat evoluan.”

Lexo me shume »

Comments Off

GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT (2)

2007
05.05

Albanian Business CenterKapitulli 2 – Një histori e shkurtër e teorisë

Rrënjët e mendimit evolucionist, si një besim dogmatik që përpiqej të mohonte faktin e krijimit, shtrihen deri në lashtësi. Shumica e filozofëve paganë të Greqisë së lashtë mbronin idenë e evolucionit. Po të shikojmë historinë e filozofisë do të vëmë re se ideja e evolucionit përbën boshtin e shumë filozofive pagane.
Rolin stimulues për lindjen dhe zhvillimin e shkencës nuk e ka luajtur kjo filozofi, por besimi në Zot.

Lexo me shume »