Përfaqësuesi i BE-së për veriun e Kosovës, ambasadori italian, Michael Giffoni, i tha BBC-së se megjithëse misioni i tij nuk ka të bëjë me strategjinë e autoriteteve ndërkombëtare dhe atyre vendore për veriun, ai nuk është në kundërshtim me të.
Ai tha se, nëse objektivi përputhet në përmirësimin e cilësisë së jetesës, për qytetarët atëherë nuk ka asnjë kundërthënie mes tyre.
Giffoni: Ndihmoj dialogun në Veri
03.23
Kacin: Në Bërdo pa simbole shtetërore
03.19
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin e Evropës, Jelko Kacin, ka deklaruar se takimi i Bërdos në Slloveni nuk ka të bëjë me shtetet por me udhëheqësit nga ish-Republikat jugosllave dhe Shqipëria, që pa protokol, pa simbole dhe funksione shtesë të diskutojnë për të ardhmen e marrëdhënieve mes tyre.
Në një intervistë për BBC-në zoti Kacin tha se askush nuk po e përballë Serbinë me kërkesën që ta pranojë Kosovën dhe se dilema për Beogradin: BE-ja ose Kosova nuk ekziston.
Lexo me shume »
Vjollca Hoxha: Ky vit pa Tanin, shumë i gjatë
05.25
Rrëfimi në spektaklin e njohur, “E Diell”
Shqip
Vjollca Hoxha, bashkëshortja e Presidentit të ndjerë të “Top Media”-s, Dritan Hoxha, i ndarë nga jeta një vit më parë, ka qenë e ftuar dje, në spektaklin e madh “E Diell”. Në përgjigje të pyetjeve të prezantuesit të njohur, Adi Krasta, zonja Hoxha ka treguar vështirësitë, por edhe përgjegjësinë e madhe që tashmë ajo ka.
Në Shqipëri “ngadalësim ekonomik, jo krizë”
03.10
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se kriza globale financiare po i godet shumë vendet e varfëra.
Kreu i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të veprojë urgjentisht dhe me bujari për të shmangur efektet me potencial katastrofik të kësaj krize tek shtetet më të cenueshme.
Ragip Luta i BBC-së bisedoi me Përfaqësuesen e Përhershme të Misionit të FMN-së në Tiranë, Ann-Margaret Westin, dhe fillimisht e pyeti përse kjo thirrje në këtë moment?
Surroi: Kosova ka politikë të jashtme shumë të varfër
03.05
Intervistoi Edona Demaj
Zëri i Amerikës
Publicisti, Veton Surroi, në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se politika e jashtme e Kosovës në vitin e parë të pavarësisë së saj ishte e varfër. Ai thekson nevojën e një platforme të politikës së jashtme që do të duhej të miratohej nga Parlamenti i Kosovës.
Zëri i Amerikës: Zoti Surroi, Klubi për Politikë të Jashtme sot po debaton për periudhën një vjeçare të politikës së jashtme të Kosovës. Si e vlerësoni ju këtë periudhë të politikës së jashtme?
Veton Surroi: Ka qenë bukur e varfër në kuptimin e krijimit të politikës së jashtme kosovare. Kemi pasur fat shumë të mirë se politika jonë e jashtme është udhëhequr jo në Prishtinë, por në Washingtion e në Londër, në kryeqytetet e shteteve që na kanë sponsorizuar pavarësinë, por kjo njëkohësisht nuk do të thotë se mund të mbështetemi gjithmonë që dikush tjetër të na i kryejë punët tona. Është një varfëri e skajshme do të thosha në krijimin e politikës së jashtme, në zbatimin e saj, në institucionalizim e saj dhe të gjitha këto natyrisht se reflektohen në situatën në vend.
Qehaja: Në veri të Mitrovicës – situata alarmante
10.23
Arton Konushevci “Në veri kemi një situatë të tendosur, e cila në çdo moment mund të përshkallëzohet dhe të ketë implikime mjaft të rënda për tërë territorin e Kosovës, e ndoshta edhe për rajoninâ€, thotë Ramadan Qehaja, ekspert i sigurisë.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Qehaja, situata e sigurisë në Kosovë vlerësohet e qetë, por vazhdon të ketë një gjendje jashtë kontrolli në veri të Kosovës. Si e shihni ju këtë gjendje dhe a mund të ndërmerret diçka atje për të kthyer rendin dhe ligjin?
RAMADAN QEHAJA
Është e vërtetë se, marrë në tërësi, në territorin e Kosovës situata e sigurisë mund të quhet e qetë, mirëpo, sipas mendimit tim, kjo situatë mund të eskalojë, për shkak të problemeve që i kemi në planin ekonomik dhe social në popullatë.
Unë mendoj se ky është momenti kyç që mund ta dëmtojë sigurinë në Kosovë, kur është fjala për popullatën shumicë në tërësi dhe popullatën e Kosovës. Mirëpo, deri tani, kjo situatë është mbajtur si e tillë.
Skandali me përgjimin e bizneseve
10.16
Qeveria përgatit ligjin: Ministria e Financave, “spiune” e biznesmenëve. Dhoma e Tregtisë dhe Konfindustria: Kemi dyshimet tona
Shqip
Partia Socialiste kundërshton nismën e qeverisë për të ndryshuar sërish ligjin mbi përgjimin e telekomunikacioneve. Anëtari i Komisionit të Sigurisë, njëkohësisht ish-ministër i Rendit Publik, Stefan Çipa, sqaron të metat e këtij propozimi. Në një intervistë për “Shqip”, ai konstaton se qeveria po tenton të vendosë nën përgjim selektiv bizneset, duke i dhënë të drejtën e kërkesës për përgjim edhe Ministrisë së Financave. Teksa sqaron se gradualisht, e drejta e përgjimit po vihet nën kontroll të qeverisë dhe po përdoret politikisht.
Abramowitz: Kosovarët s’janë të organizuar mirë
08.05
Intervistoi: Ilirjana A. Bajo
“Nuk kanë lëvizur për të mundësuar njohjen e shtetit, veçanërisht në vendet islamike”, thotë ish-diplomati amerikan, Morton Abramowitz.
RADIO EVROPA E LIRË
Ambasador Abramowitz, duke njohur karrierën e të dy kandidatëve presidencialë amerikanë, cila është qasja e tyre ndaj Ballkanit dhe Kosovës, si një ndër elementet kyçe në rajon?
MORTON ABRAMOWITZ
Nuk shoh ndonjë dallim të madh në mes të dy kandidatëve sa i përket çështjes së Kosovës. Të dy kanë qenë mbështetës të fuqishëm të Kosovës dhe pavarësisë së saj. Ndërkaq, John McCain ka qenë edhe më herët i përfshirë në rajon; ai ka qenë mbështetës i boshnjakëve gjatë luftës së viteve ‘90.