Comments Off

Mitrovicë: Mbyllet kampi grek i KFOR-it

2010
03.23

MitrovicaPress
Mitrovicë
-Kampi I Kontigjentit grek “Aleksandri I Madh” është mbyllur, kamp I cii ka funksionuar në veriun e Kosovës.
Mbyllja e këtij kampi vjen si rezultat I riorganizimit të strukturave të KFOR-it dhe vedosjes së kontigjentit grek në Maxhunaj të komunës së Vushtrris
Moskopulos Dimitrous, shef I zyrës greke në Prishtinë, ka theksuar se është një ditë e rëndësishme pasi sëhnon mbylljen e një kampi e cila shënon shënjë të mirë për sigurinë në veri.

Comments Off

Mitrovicë: Sekuestrohen 500 litra vajra motorike të kontabanduara

2009
11.04

Xhamia e iberitMitrovicë – Sektori i hetimeve rajonale, grupi punues kundër luftimit të kontrabandës, ka identifikuar dhe sekuestruar një sasi të konsideruar të vajit motorik të dyshuar të kontrabanduar, bashkë me to edhe automjetin me të cilin po transportohej vaji.
Rreth orës 21:20min, hetuesit policor të përcaktuar në grupin punues për identifikimin dhe luftimin e kontrabandës në kuadër të planit të veprimit policor, kanë identifikuar dhe ndaluar për kontroll automjetin e dyshuar të tipit “VW Jetta” ngjyrë hiri, me targa “KS”, i cili po qarkullonte në rrugën “Marin Barleti” në Mitrovicë.

Lexo me shume »

Comments Off

Mitrovicë Siguria

2009
11.04

Mitrovicë – Një i dyshuar 40 vjeçar, arrestohet nga policia në Zveçan, pasi i njëjti besohej se kishte drejtuar kërcënime serioze ndaj bashkëshortes së tij 37 vjeçare.
Rreth orës 22:00min, të ditës së martë, 3 nëntor, policia e Kosovës, në Zveçan, ka pranuar një informacion për kërcënim me armë si rezultat i një mosmarrëveshjeje brenda familjare në shtëpinë e familjes Maksimoviq, në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Ankuesja, 37 vjeçare, e përkatësisë etnike serbe, ka njoftuar policinë, se ishte kërcënuar për vrasje me armë zjarri nga ana e bashkëshortit të saj. Veç kanosjes, nuk është raportuar për lëndime.

Lexo me shume »

Comments Off

Mitrovicë: Vritet Fatmir Uka 34 vjeçar

2009
10.23

Mitrovicë – Një rast i vrasjes është regjistruar të ketë ndodhur në mesnatë në rrugën e “Ulqinit” përkatësisht fshatin Zhabar të Mitrovicës, me ç’rast një mashkull 34 vjeçar, ka vdekur si pasojë e sulmit të armatosur nga persona ende të panjohur.
Rreth pesë minuta pas mesnatës, autoritetet policore të stacionit jugor në Mitrovicë, kanë pranuar informatën për rastin e vrasjes të raportuar të ketë ndodhur brenda në një dyqan ushqimor.

Lexo me shume »

Comments Off

Arrestohen tre persona

2009
10.16

Mitrovicë – Hetuesit e SHPK-së nga stacioni policor verior i Mitrovicës kanë arrestuar tre persona të përkatësisë etnike serbe në veri të Mittrovicës, lidhur me sulmin ndaj shqiptarëve ditë më parë.
Tre të dyshuarit, S.Nedeljkoviq., I.Nikoliq. dhe D.Gjukiq., janë identifikuar dhe arrestuar pa ndonjë incident në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës, rreth orës 13:50min, dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në veri të Mitrovicës për inicim të procedurës hetimore ndaj tyre.
Të dyshuarit e arrestuar, në bazë të informatave të siguruara nga dëshmitarë të rastit, besohet të kenë qenë të përfshirë në pjesëmarrjen e tyre të sulmit fizik ndaj viktimës 30 vjeçar, A.Sylaj, banor i Gjakovës, derisa i njëjti gjendej në kafeterinë “Dolce Vita” në Mitrovicë.

Lexo me shume »

Comments Off

Mitrovicë – Kronika e Zezë

2009
10.15

Mitrovicë – Një i dyshuar, Xh.I. 29 vjeçar, është arrestuar dhe ndaluar në lokalet policore për mbajtje pasi i njëjti ishte i përfshirë në një rast të shtënave me armë zjarri të kualifikuar si vepër penale “vrasje në tentativë”.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 10:30min, në rrugën e “Ulqinit” përkatësisht në fshatin Zhabar i Epër të Mitrovicës, ndërsa viktima e këtij rasti, një 64 vjeçar, ka njoftuar autoritetet policore se dhëndri i tij kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij në dhomën e shtëpisë së të dyshuarit derisa ata ishin përfshirë në një mosmarrëveshje.

Lexo me shume »

Comments Off

Kryetari Rexhepi “ Marrja e masave të duhura kusht në stabilizimin e gjendjes së sigurisë në veriun e Mitrovicës

2009
10.14

Kryetari RexhepiMitrovicë (MitrovicaPress) - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Andy Sparks, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale në Mitrovicë. Ambasadori ka shprehur interesimin për gjendjen në veri duke marrë parasysh tensionet kohë pas kohe, ndërsa Kryetari Rexhepi e ka cilësuar si vepër kriminale sulmin e tre të rinjëve shqiptarë nga grupe të strukturave paralele serbe.

Lexo me shume »

Comments Off

Dy Raste të vdekjeve të dyshimta

2009
10.14

MitrovicaPress
Mitrovicë
- Hetuesit e Policisë së Kosovës, hetojnë dy raste të ndara vdekjeve nën rrethana të dyshimta të një 89 vjeçari në Leposaviq dhe të një 45 vjeçari në Mitrovicë.
Gjatë orëve të pasmesnatës së ditës së martë, zyrtarët policor të njësisë patrulluese të stacionit policor Leposaviq, i janë përgjigjur një rasti të raportuar të vdekjes së një 89 vjeçari, të përkatësisë etnike serbe, banor i fshatit “Krshmala” të Leposaviqit.
Njësitë policore kanë reaguar në vendin e ngjarjes ndërsa kanë takuar viktimën R.Jablanoviq, (1920), në gjendje të palëvizshme dhe pa shenja jete, të shtrirë në korridorin e shtëpisë së tij.

Lexo me shume »