Prishtinë - Të mërkurën është caktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Finansave të organizohet një konferencë me investitorët në lidhje me participimin e kapitalit privat në PTK. Në një njoftim të bërë nga MEF, nënshkruhet një përfaqësuese e kompanisë austriake Telco AG, e zgjedhur nga MEF pa ndonjë transparencë për publikun kosovar.
Çohu:Konferenca e investitorëve në PTK përshkohet me konflikt interesi
03.23
Luksemburgu investon 4.5 milionë euro në kapacitetet e ujësjellësit
03.19
Mitrovicë – Qeveria e Luksemburgut do të investojë 4.5 milionë euro në Mitrovicë për përmirësimin e kapaciteteve të ujësjellësit. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati me shefin e Zyrës së Luksemburgut në Kosovë, Pjer Veber. Veber tha se tashmë projekti është miratuar dhe sqaroi se do të fillojnë procedurat për realizimin e tij. Sipas tij, pas disa muajsh në Mitrovicë do të vijnë një grup ekspertësh nga Luksemburgu, të cilët do të njihen me gjendjen ekzistuese të rrjetit të ujësjellësit, në mënyrë që më pas të nisë realizimi i tij. Veber tha se ky projekt fillimisht do të nisë në pjesët ku rrjeti është më i dëmtuar dhe fillimisht ideja është që të intervenohet në pjesët urbane.
FMN: Qeveria duhet të shkurtojë sërish shpenzimet
03.19
Nevojiten 300 milionë dollarë të tjera për të mos rritur borxhin publik
Shqip
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka sugjeruar qeverisë shqiptare të kryejë shkurtime të mëtejshme në programin e shpenzimeve buxhetore të këtij viti, si rruga e vetme për të përmbajtur deficitin buxhetor në një nivel të pranueshëm dhe për të mos lejuar rritjen e mëtejshme të stokut të borxhit publik, bëhet e ditur nga burime jozyrtare prej qeverisë.
Ekonomia amerikane shënon rritje
10.29
Sipas statistikave zyrtare, pas 12 muajsh rënie, ekonomia amerikane ka filluar të rritet përsëri.
Ekonomia më e madhe e botës u rrit në tremujorin e fundit me 3.5 për qind në nivel vjetor.
Këto shifra nuk shkaktojnë suprizë, por ka një debat nëse kjo tendencë pozitive do të vazhdojë.
Ka kohë që disa ekonomistë me përvojë po thonë se besojnë që recesioni në SHBA ka marrë fund.
Zharku dhe Mustafa pritën përfaqësuesit e kompanisë sllovene “BTC”
10.28
Prishtinë – Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, priti përfaqësuesit e kompanisë sllovene “BTC”, që kryesohej nga Jozhe Mermal. Në takim u bisedua për format e investimeve dhe të bashkëpunimit në fushën e afarizmit. Ministri Zharku foli para mysafirëve për kushtet e zhvillimit të afarizmit në Kosovë dhe për ofertën e favorshme që ofron Kosova për investitorët e jashtëm. Gjithashtu ministri Zharku theksoi se Kosova ofron edhe një mori lehtësirash tjera, duke u ofruar hapësira të mjaftueshme bizneseve, lehtësira administrative, informata dhe këshilla për investitorët e huaj, që ofron Agjencia për Promovimin e Investimeve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Lancohen kartelat Visa me partnerët Better Served Kosova dhe RevEurope
10.28
Prishtinë - Partnerët IPKO, Raiffeisen Bank, Better Served Kosovo dhe RevEurope, prezantuan kartelën e parë Visa me parapagim në vend. Një partneritet unik që bashkon kompanitë e mëdha në Kosovë, është duke ua hapur derën kosovarëve për erën e re financiare. Për të parën herë të gjithë kosovarët, e posaçërisht të rinjtë, mund të shijojnë lirinë dhe sigurinë e shpenzimit me anë të kartelës Visa dhe mundësinë të dërgojnë para brenda dhe jashtë vendit, të mbushin llogaritë e tyre të telefonisë mobile IPKO, ose të kontrollojnë llogaritë me një SMS të thjeshtë, pa pasur nevojë për një llogari bankare.
Berisha: Do vijojmë me rritjen e pagave
10.28
Kryeministri shpërfill FMN-në. “Lekun nuk e shpëton as Leka as Skënderbeu”
Shqip
Kryeministri Berisha shpërfilli dje këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar për realizëm dhe shpalli se ka në plan të rrisë pagat dhe pensionet edhe në vitin 2010, si dhe të vijojë me investimet publike në shkallë të gjerë. Duke folur në të ashtuquajturin “Komiteti i Planifikimit të Strategjive”, Kryeministri përsëriti edhe një herë se leku nuk është dobësuar, por është forcuar euro. Sipas një njoftimi të qeverisë, komiteti u mblodh për të diskutuar projektbuxhetin e vitit 2010.
Prifti, investitorëve: Ju garantojmë pronën
10.28
Ministri i Ekonomisë: Ligj të ri për titujt
Shqip
Problemi kryesor për investitorët e huaj vazhdon të mbetet çështja e pronës. Pothuajse në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria mbetet pas sa i takon mbrojtjes së investimeve të huaja, e ndikuar më së shumti nga konflikti që kanë individët me pronën. Për këtë shkak, ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë, Dritan Prifti, gjeti rastin t´u përcillte investitorëve të huaj projektin e fundit të qeverisë, që lidhet me ligjin për titujt e pronësisë. “Dua t´ju jap një lajm të mirë. Shumë shpejt do të miratojmë një ligj që ju mbron nga konflikti me pronën. Ju siguroj se për çdo investim të bërë, qeveria do të jetë garant i pronës që keni blerë apo ndërtuar”, iu drejtua ministri Prifti anëtarëve të Shoqatës së Investitorëve të Huaj. Duke falënderuar investitorët e huaj për mbështetjen e dhënë, ministri i Ekonomisë tha se projektet në të ardhmen janë të mëdha.