Comments Off

Kina zemërohet ndaj vendimit të Google

2010
03.23

Qeveria kineze ka reaguar me zemërim ndaj asaj që quan shkelje të kryera nga gjigandi amerikan i internetit Google ndaj një premtimi të shkruar se do të respektonte ligjet e Kinës.
Këto ligje kërkojnë që rezultatet që dalin nga kërkimet në faqen e internetit Google, të kalojnë përmes filtrave.

Lexo me shume »

Comments Off

Taksat, buxheti dhe grevat në faqet e para

2010
03.19

Sipas gazetës The Daily Telegraph qeveria mund të detyrohet t’i rrisë taksat që në fillim të vitit të ardhshëm nëse Laburistët fitojnë zgjedhjet e përgjithshme.
Gazeta i referohet Lordit Mandelsohn, si ministri i parë i lartë, që e pranon se do të duhet marrë në shqyrtim në 2011 rritje “të mëtejshme” të taksave përtej masave që tashmë janë bërë të ditura. Sipas gazetës, ai ka thënë se shkurtime të shpenzimeve publike do të duhet shqyrtuar për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes se deficitit në financat publike.

Lexo me shume »

Comments Off

Baronesha Ashton viziton Gazën

2010
03.18

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Cathereine Ashton do të vizitojë sot Gazën.
Territori palestinez ndodhet nën një bllokadë ekonomike prej Izraelit që në vititn 2007 kur pushtetin në Gazë e mori Hamasi.

Zyrtarëve të huaj shpesh i është refuzuar hyrja në Gazë nga Izraeli, i cili kontrollon kufirin ose nuk e vizitojnë atë për arsye se qeveritë e tyre nuk e njohin Hamasin.

Lexo me shume »

Comments Off

Rusia edhe SHBA-ja pranë marveshjes START

2010
03.18

Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Rusia “kanë bërë përparime ” në sajë të arritjes së një marveshjeje për pakësimin e armëve bërthamore, thotë zëvendës sekretari i shtetit amerikan William Burns.
Z.Burns u shpreh gjatë takimeve të sotme të sekretares amerikane të shtetit Hilary Clinton me pushtetarë rusë në Moskë.

Lexo me shume »

Comments Off

Spërkaten me gjak zyrat e qeverisë në Tajlandë

2010
03.16

Protestuesit kundër qeverisë në kryeqytetin e Tajlandës Bankok kanë hedhur gjak brenda ndërtesës së qeverisë në një akt të sakrificës simbolike.
Pas negociatave me forcat e sigurisë, një numër i vogël protestuesish u lejua të derdhë një sasi gjaku të dhuruar më herët nga protestuesit, numri i të cilëve kishte arritur në disa dhjetra mijëra vetë të mbledhur për të protestuar.
Lexo me shume »

Comments Off

Greva e British Airways në fokus të shtypit

2010
03.16

Greva e paralajmëruar për fundjavë nga kompania më e madhe ajrore këtu në Britani, BA ndodhet sot në fokus të shtypit britanik.
E përditshmja The Daily Telegraph sjell në faqe të parë artikullin ku thuhet se sindikata Unite që ndodhet prapa grevës së BA-së ndihmon kryeministrin Brown në kuadër të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme që priten të zhvillohen gjatë muajve të ardhshëm.

Lexo me shume »

Comments Off

Shpërthim tjetër në Pakistan

2010
03.12

Policia pakistaneze thotë se kamikazët kanë detonuar dy bomba në qytetin e Lahorës duke vrarë 45 vetë.
Rreth 100 të tjerë u plagosën nga shpërthimet që ndodhën disa sekonda njëra pas tjetrës dhe duket se kishin si objekt automjete të ushtrisë pakistaneze.

Lexo me shume »

Comments Off

Maqedonia nuk reagon ndaj kritikave të DASH

2010
03.12

Autoritetet në Maqedoni nuk kanë reaguar ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut.
Në këtë raport për Maqedoninë thuhet se mbështetja qeveritare për ndërtimin e kishës ortodokse në sheshin e Shkupit ka nxitur tensione ndër fetare dhe ndër etnike.

Lexo me shume »