Që nga data 3 maj 2010 MitrovicaPress do të vazhdon punën e saj në uebfaqe.
Çohu:Konferenca e investitorëve në PTK përshkohet me konflikt interesi
03.23
Prishtinë - Të mërkurën është caktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Finansave të organizohet një konferencë me investitorët në lidhje me participimin e kapitalit privat në PTK. Në një njoftim të bërë nga MEF, nënshkruhet një përfaqësuese e kompanisë austriake Telco AG, e zgjedhur nga MEF pa ndonjë transparencë për publikun kosovar.
Rifillon puna në angiografi, përforcohen shërbimet radiologjike
03.23
Prishtinë - Nga dita e nesërme, pas një ndërprerje disa mujore, do të rifillojë puna në Kabinetin e angiografisë në Radiologji të QKUK së. Në mungesë të materialit shpenzues, puna ishte ndërprerë për disa muaj, ndrrsa pas përpjekjeve dhe punës së menaxhmentit të QKUK së, është arritur të sigurohet materiali i nevojshëm shpenzues dhe do mund të kryhet angiografia në kuadër të QKUK së.
Sot nisin aktivitetet në Ditën Botërore kundër Tuberkulozit
03.23
Prishtinë – Me moton: “Bashkohuni me ekipin tonë, ta mundim tuberkulozin”, sot edhe në vendin tonë do të nisin aktivitetet për të shënuar Ditën Botërore kundër Tuberkulozit. Në manifestimin qendror që organizohet sot në Prishtinë, Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe aktorët e tjerë të kyçur në luftën kundër kësaj sëmundjeje, do të prezantojnë arritjet në luftën kundër TBC së, duke bërë thirrje në të njëjtën kohë për një aksion të përbashkët për eliminimin e TBC së në Kosovë.
Komunat ndihmohen me pajisje të teknologjisë informative
03.23
Prishtinë - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim më Bankën Botërore sot u dorëzojnë 16 komunave të Kosovës grantin për teknologji informative. Komunat përfituese të këtij granti janë; Istogu, Podujeva, Prishtina, Juniku, Kamenica, Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Hani Elezit, Mitrovica, Klina, Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Fushë Kosova dhe Vushtrria.
Giffoni: Ndihmoj dialogun në Veri
03.23
Përfaqësuesi i BE-së për veriun e Kosovës, ambasadori italian, Michael Giffoni, i tha BBC-së se megjithëse misioni i tij nuk ka të bëjë me strategjinë e autoriteteve ndërkombëtare dhe atyre vendore për veriun, ai nuk është në kundërshtim me të.
Ai tha se, nëse objektivi përputhet në përmirësimin e cilësisë së jetesës, për qytetarët atëherë nuk ka asnjë kundërthënie mes tyre.
Luksemburgu investon 4.5 milionë euro në kapacitetet e ujësjellësit
03.19
Mitrovicë – Qeveria e Luksemburgut do të investojë 4.5 milionë euro në Mitrovicë për përmirësimin e kapaciteteve të ujësjellësit. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati me shefin e Zyrës së Luksemburgut në Kosovë, Pjer Veber. Veber tha se tashmë projekti është miratuar dhe sqaroi se do të fillojnë procedurat për realizimin e tij. Sipas tij, pas disa muajsh në Mitrovicë do të vijnë një grup ekspertësh nga Luksemburgu, të cilët do të njihen me gjendjen ekzistuese të rrjetit të ujësjellësit, në mënyrë që më pas të nisë realizimi i tij. Veber tha se ky projekt fillimisht do të nisë në pjesët ku rrjeti është më i dëmtuar dhe fillimisht ideja është që të intervenohet në pjesët urbane.
Me gjykatat qytetarët janë më të pakënaqur
03.19
Prishtinë – Niveli i kënaqshmërisë me institucionet e Kosovës ka shënuar rënie të përgjithshme në krahasim me periudhën e raportimit në shtatorit 2009. Rezultatet e hulumtimit të janarit 2010 tregojnë se afro 36% e të intervistuarve ishin të kënaqur me punën e Qeverisë së Kosovës, dhe shenon një rënie prej rreth 20% nga shtatori 2009.