2010
03.23
Deklarata
Kryeministri përsërit propozimin për socialistët: Është zgjidhja totale e procesit
Shqip
Pas dështimit të gjetjes së kompromisit në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës javën e shkuar, Kryeministri Sali Berisha përsëriti dje nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ofertën e mazhorancës për t’i ofruar opozitës 100 prokurorë, të cilët mund të hetojnë zgjedhjet sipas kërkesave të saj. Pas vizitës në kryegjyshatë dhe urimit të besimtarëve bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, Kryeministri iu përgjigj edhe interesimit të medias në lidhje me atë se cilat do të jenë hapat e mazhorancës për të zgjidhur edhe situatën politike në vend.
Lexo me shume »
Kategoria RajoniKategoria, Shtypi |
2010
03.23
Një vlerësim i ri tregon se mund të nxirren 214 milionë fuçi naftë bruto
Shqip
Një kompani kanadeze ka kryer rivlerësim të zonave naftëmbajtëse të Patos-Marinzës dhe Kuçovës dhe ka dalë në përfundimin se sasia e përgjithshme e naftës që mund të nxirret është rreth 20 për qind më e lartë nga sa mendohej më parë. Lajmi u dha nga kompania “Bankers Petroleum”, e cila shfrytëzon me anë të disa kontratave koncesionare këto zona. Rezervat e naftës që janë të dokumentuara plus ato që kanë probabilitet të lartë të gjenden, janë shtuar me 42 milionë fuçi.
Lexo me shume »
Kategoria RajoniKategoria, Shtypi |
2010
03.23
Qeveria shqiptare po konsultohet me FMN për politika ekonomike më të qëndrueshme, ndërsa po merr masa të forta për reduktimin e borxhit publik.
Deklarata është bërë nga Ministri i Financave, Ridvan Bode në një seminar për Financat e Përgjithshme.
Lexo me shume »
Kategoria Rajoni |
2010
03.19
Rikthehet debati i para 12 vjetëve. Fino: Hap kutitë, të shpëtosh
Shqip
Debati parlamentar për draftin e opozitës për të hetuar zgjedhjet e 28 qershorit 2009 është kthyer larg në kohë, përkatësisht 12 vjet, në 1997-n e tmerrshme, kur shteti shqiptar u shkërmoq dhe kur forcat e NATO-s erdhën në vendin tonë për të ruajtur zgjedhjet e 29 qershorit. Protagonist i këtij debati ka qenë një replikë e ashpër mes ish-presidentit të asaj kohe, sot Kryeministër i Shqipërisë, Sali Berisha, dhe ish-kryeministrit të asaj kohe, Bashkim Fino, sot deputet i Partisë Socialiste.
Lexo me shume »
Kategoria RajoniKategoria, Shtypi |
2010
03.19
Nevojiten 300 milionë dollarë të tjera për të mos rritur borxhin publik
Shqip
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka sugjeruar qeverisë shqiptare të kryejë shkurtime të mëtejshme në programin e shpenzimeve buxhetore të këtij viti, si rruga e vetme për të përmbajtur deficitin buxhetor në një nivel të pranueshëm dhe për të mos lejuar rritjen e mëtejshme të stokut të borxhit publik, bëhet e ditur nga burime jozyrtare prej qeverisë.
Lexo me shume »
Kategoria EkonomiKategoria, Rajoni |
2010
03.19
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin e Evropës, Jelko Kacin, ka deklaruar se takimi i Bërdos në Slloveni nuk ka të bëjë me shtetet por me udhëheqësit nga ish-Republikat jugosllave dhe Shqipëria, që pa protokol, pa simbole dhe funksione shtesë të diskutojnë për të ardhmen e marrëdhënieve mes tyre.
Në një intervistë për BBC-në zoti Kacin tha se askush nuk po e përballë Serbinë me kërkesën që ta pranojë Kosovën dhe se dilema për Beogradin: BE-ja ose Kosova nuk ekziston.
Lexo me shume »
Kategoria IntervistaKategoria, Rajoni |
2010
03.18
Grupi i PS vendos të marrë pjesë në seancën e sotme: Kemi bërë një ofertë
Shqip
Socialistët do të tentojnë sot një përpjekje të re për të arritur marrëveshjen politike me shumicën e djathtë. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ka vendosur të marrë pjesë në seancën e sotme plenare vetëm në hapësirën kohore ku do të diskutohet lidhur me propozimet ligjore që synojnë hetimin e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Deputetët e majtë kanë rënë dakord që në sallën e Parlamentit të rikonfirmojnë kërkesën e paraqitur edhe në Komisionin e Ligjeve, e cila konsiston ndër të tjera në përfshirjen brenda objektit hetimor hapjen e kutive të materialeve zgjedhore.
Lexo me shume »
Kategoria RajoniKategoria, Shtypi |
2010
03.18
Shqip
Studimi demografik: Mbi 80% e femrave pyesin bashkëshortët se si do të shpenzohen paratë që kanë fituar
Konkurrenca mes burrave dhe grave në vendin e punës, lidhur me fitimet dhe të ardhurat që grumbullon secili në familje, janë përfshirë në studimin demografik dyvjeçar kryer nga Shëndeti Publik dhe INSTAT. Sipas këtij studimi, gati 309 për qind e grave marrin pothuajse të njëjtën pagesë dhe sjellin të ardhura në të njëjtën masë sa edhe bashkëshortët e tyre. Nuk përjashtohen rastet kur ato mund të sjellin edhe më shumë para.
Lexo me shume »
Kategoria RajoniKategoria, Shtypi |