Shkruan: Visar YMERI
Trepça vazhdon të jetojë në vitet e nëntëdhjeta. Madje është duke i jetuar të nëntëdhjetat e hershme – ka disa punëtorë shqiptarë në të, të cilët punojnë të ndarë nga ata serbë; vazhdon të jetë gjigant ekonomik e metalurgjik, por me kapacitete të dëmtuara për shkak se të keqpërdorura; vazhdon të jetë e eksploatuar pa investuar fare në të, gjë që po e dërgon drejt shkatërrimit; si dhe, çka është edhe më keq, vazhdon të ndjeket nga fantazmat kreditore të dikujt tjetër, që po ia rënojnë të tashmen dhe po ia rrezikojnë qenien në të ardhmen. Marrë parasysh madhësinë e saj si dhe potencialin ekonomik e social të Trepçës, dhe rëndësinë që ajo kishte në ekonominë e gjithëmbarshme të Kosovës, çka ishte mirë për Trepçën ishte mirë për Kosovën. Mirëpo sot këtë thënie mund ta kthejmë shumë lehtë përmbys: çka është keq për Kosovën është keq për Trepçën. E kjo e keqe është mosshkëputja e qartë dhe e vendosur nga padrejtësitë e së kaluarës, që rrjedh nga moskorrigjimi i këtyre padrejtësive.
Mosdekolonizimi është kolonizim
03.24
DESHQIPTARIZIMI I SHQIPTARËVE SIPAS PLANIT TË AHTISAARIT!
03.24
Shkombëtarizimi i shqiptarëve në mënyrë ligjore!
Vetëvendosje
Plani i Ahtisaarit jo vetëm që po na shkombëtarizon në këtë mënyrë, por edhe krejt vargu i institucioneve politike e gjyqësore të ndërtuara sipas konceptit të Planit të Ahtisaarit, janë në shërbim të këtij plani antishqiptar, e jo në shërbim të vullnetit të popullit shumicë. Plani i Ahtisaarit konsideron se në emër të pakicave duhet të sakrifikohet vullneti politik dhe identiteti kombëtar i popullit shumicë. Kjo është qasje krejtësisht e gabueshme dhe me siguri që do të dështojë herëdokur.
FSK’ja S’KA PUSHKË, AQ MË PAK PËR SERBINË!
03.18
Shkruan: Albin KURTI
FSK-ja nuk ka pushkë, aq më pak për Serbinë. FSK-së do të mund t’i japin pushkë, por kurrsesi pushkë për Serbinë. Kur t’i japin pushkë me tamam, këto pushkë do të jenë pushkë për shqiptarët e varfër të favela-ve tona, të paralagjeve të varfra të Prishtinës dhe qyteteve të tjera të Kosovës. Shqiptarët do të jenë në të dy anët e pushkës. Asgjë që tashmë nuk e kemi parë në Amerikën Latine apo në Afrikë. Forca e Sigurisë së Kosovës rrezikon të sublimohet në Fshatin e Sigurt të të Korruptuarve.
GËNJESHTËR APO MITOMANI ?
03.16
Shkruan: Bardhyl Mahmuti
Deklarata e Kryetarit të BDI-së se «shqiptarët e Maqedonisë kanë status shtet-formues dhe kanë realizuar ndryshime rrënjësore në Kushtetutën e Maqedonisë» provokoi një varg reagimesh. Emërues i përbashkët i të gjitha reagimeve (edhe të udhëheqësve partiak shqiptar e maqedonas, edhe të analist të pavarur) është sjellja e fakteve që përgënjeshtrojnë thëniet e lartpërmendura!
Betimi i Hipokratit dhe Kostumi i Demokratit!
03.13
Shkruan: Bardhyl Mahmuti
I shtrirë në kanape, për më shumë se një orë, prisja fillimin e konferencës për shtyp pas takimit të liderëve të partive politike…Pamjet nga Klubi i Deputetëve kishin ndërprerë transmetimin e programeve tjera dhe muzika që i shoqëronte këto pamje ishte muzika e filmave të pa zë të artistit me famë botërore Çarli Çaplin …
Kori i liderëve partiak u rreshtua para mikrofonave…
Sot është një ditë historike! Kumboi zëri i Korit, si para betimit ushtarak! Situata është tejet e rëndë…. Nuk mund të vazhdohet kështu….Realiteti është tepër tragjik….Kushtetuta duhet të ndërrohet….
U shtrinë
03.12
Shkruan: Albin KURTI
Megjithatë, kishte diçka shumë të dobishme në këtë incidentin me FSK-në: qeveria dhe KFOR-i demaskuan njëri-tjetrin. U kuptua që KFOR-i s’është as për së afërmi yni siç jemi ne të tij. U kuptua që Kosova nuk ka burrështetas, sepse ka liderë institucionalë të cilëve u përputhet interesi vetëm me atë të kameramanit.
Në billbordin qeveritar kushtuar Epopesë së UÇK-së askund nuk ndodhej ngjyra e kuqe. FSK-ja në Epope ishte një tjetër orvatje për ta kosovarizuar shqiptarin më të madh, Adem Jasharin, e për t’i futur dëshmorët e kombit në paketë (të Ahtisaarit).
TË DAL, APO TË MOS DAL NË ZGJEDHJE…?!
11.02
Shkruan: Adnan Abrashi
Kur me përsiatje po i vrojtoj rrjedhën e gjertanishme të fushatës zgjedhore, e posaçërisht të disa partive të mëdha , e tëra më duket se po realizohet në harmoni me atë thënie të Gebellsit.: “Nëse veç ke vendos të gënjesh publikisht, atëherë gjithmonë lëshoje një rrenë të madhe si premtim, sepse, edhe kur ajo dikur të zbulohet, prapë se prapë do të ketë mjaftë njerëz që do të dyshojnë: “Hajt se nuk i dihet! Mund të ketë diçka të vërtetë atyâ€â€
Një ditë më herët…
10.23
Shkruan: Albin KURTI
Duket që me 9 qershor 1999, gjeneralët serbë e kanë kontrabanduar një detaj i cili është vetë djalli. Harta topografike e Kosovës që është aprovuar në Kumanovë, e ku s’pati të ftuar asnjë shqiptar, nuk përputhet me kufijtë e Kosovës sipas Kushtetutës së vitit 1974.
Asnjë dokument në Kosovën e pasluftës nuk ka qenë i trajtuar e i përfolur sikurse Rezoluta 1244. Secili dokument i ri përgjatë kësaj dekade e rikthente Rezolutën 1244 sepse i referohej asaj. Çfarëdo dokumenti operacional kishte një nen në tekst ku tregonte se operacioni i varej nga një dokument tjetër i shifruar si R1244. Çfarëdo dokumenti themelor kishte një pikë ku tregonte se nuk është themelor meqë kishte diçka tjetër edhe më themelore. Duke mos pasur asnjë dokument zyrtar të rëndësishëm i cili së paku nuk e përmend (se lëre më aso që do ta kundërshtonte), Rezoluta 1244 u shndërrua në atë që ishte: ADN juridike e Kosovës, kod që kodifikonte.
Lexo me shume »