2009
10.07
Çmimi Nobel u krijua nga industrialisti suedez, Alfred Nobel, i cili shpiku dinamitin. Të gjitha çmimet jepen më 10 dhjetor me rastin e përvjetorit të vdekjes së Nobelit në vitin 1896.
Në vitin 1903, Mari Kyri, u bë gruaja e parë laureate e Çmimit Nobel në fizikë sëbashku me të shoqin, Pier. Pas tetë vjetësh ajo mori për herë të dytë këtë çmim për kontributin e saj në kimi.
Presidenti Teodor Ruzvelt ishte amerikani i parë që mori Çmimin Nobel në vitin 1906, duke u nderuar për ndërmjetësimin e Traktatit të Portsmuth-it në vitin 1905, që i dha fund luftës ruso-japoneze. Ai ishte president në periudhën 1901-1909.
Lexo me shume »
Kategoria Uncategorized-Të ndryshme |
2009
02.24
Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës, Uashington
Kodi gjenetik i viruseve të gripit
Shkencëtarët janë pranë zgjidhjes së misterit të të ftohurit të zakonshëm ose gripit. Në fakt deri tani ata kanë zbuluar se ekzistojnë rreth 100 viruse të ndryshëm që shkaktojnë të ftohur po aq të ndryshëm, që duken njësoj të zakonshëm. Shkencëtarët kanë deshifruar përbërjen gjenetike për të gjitha viruset që shkatojnë të ftohurin dhe kanë krijuar një hartë ose “pemë familjare†për të kuptuar se si këto viruse lidhen me njëri tjetrin. Duke krahasuar ngjashmëritë me viruseve, shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë edhe mënyrën për t’i luftuar ato.
Lexo me shume »
Kategoria Uncategorized-Të ndryshme |
2008
03.26
Mungesa e ndjenjës së nuhatjes, shenjë paralajmëruese e sëmundjeve neurologjike
Shkruan: Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës
Sipas një studimi , humbja e ndjenjës së të nuhaturit mund të jetë një nga shenjat e herëshme paralajmëruese për sëmundje të rënda neurologjike.
Dihet se aroma apo era përbëhet nga grimca molekulash shumë të voglaqë thithen nëpërmjet hundës dhe shkojnë në qelizat përkatëse të trurit. Shpesh një aroma na kujton një kohë apo vend të caktuar. Pra del se ndjenja e aromës ka lidhje me kujtesën dhe kur kjo ndjenjë humbet, duket se në qelizat e trurit ka ndodhur diçka.
Lexo me shume »
Kategoria Uncategorized-Të ndryshme |
2008
03.26
Shelley Schlender
Boulder, Kolorado
VOA
Shkencëtarët në Universitetin e Kolorados në qytetin Boulder, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë, kanë krijuar një orë e cila gabon vetëm një sekondë në 200 milion vjet. Kjo është dy herë më e saktë se ora matëse zyrtare e përdorur në Shtetet e Bashkuara, e cila kontribuon në saktësinë e orës zyrtare botërore.
Lexo me shume »
Kategoria Uncategorized-Të ndryshme |
2008
03.10
Agjencia europiane e Hapësirës kreu lëshimin e parë të një anije robot të ndërtuar për t’u ankoruar automatikisht me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Lexo me shume »
Kategoria Uncategorized-Të ndryshme |
2008
02.28
VOA Çmimi i grurit, për blerjet në të ardhmen u rrit këtë javë në gati pikën më të lartë, ndërkohë që blerësit po mundohen të sigurojnë furnizimet e tyre nga vendet prodhuese. Kombinimi i motit të keq, rritja e kërkesës globale dhe ngadalësimi i eksportit të grurit në vendet prodhuese, ka bërë që çmimi i grurit të tejkalojë dyfishin e atij që ishte vitin e kaluar. Si për ta keqësuar situatën, rritja e kërkesës për biokarbure nga drithërat do të thotë se fermerët po mbjellin më pak grurë. Për konsumatorët kjo do të thotë çmime më të larta për ushqimet.
Lexo me shume »
Kategoria Uncategorized-Të ndryshme |
2008
02.13
Zëri i Amerikës
Kompania amerikane e automjeteve General Motors ka njoftuar humbje kolosale vjetore.
General Motors njoftoi sot një deficit prej 38 presje 7 miliardë dollarësh për 2007-n. Vetëm gjatë 3 mujorit të fundit të 2007-s kompania regjistroi humbje prej 722 milionë dollarësh.
Lexo me shume »
Kategoria EkonomiKategoria, Uncategorized-Të ndryshme |
2008
02.13
Zëri i Amerikës
Një studim i ri thotë se deri në vitin 2050, 20 për qind e popullsisë së Shteteve të Bashkuara do të jetë e lindur jashtë vendit, ndërkohë që imgrantët dhe fëmijët e tyre do të kontribuojnë shumë në rritjen e popullsisë amerikane gjatë viteve të ardhshme.
Lexo me shume »
Kategoria Uncategorized-Të ndryshme |