Nentor 20, 2008
Shkruan: Adnan Abrashi
Më në fund, porosia e atij tregimi të urtë se “bashkimi bënë fuqi”, të cilin, gati të gjithë e kemi mësuar që në klasën e para të shkollës fillore, më 19 nëntor të këtij viti, u aplikua në praktikë. Dikur si një thupër që thahej lehtë, tani i bashkuar si 15 tog, qe e pathyeshme. Më në fund, me sa duket vërtetë e mësuam atë urtësi -“bashkimi bënë fuqi” dhe për këtë kurrë nuk duhet të jetë vonë.
Në Prishtinë atë ditë ishin 30 mijë. Në Prishtinë atë ditë çdo gjë ishte dinjitoze dhe gati se nuk pat fare polic; nuk u djeg asnjë ambasadë e huaj; nuk u thye asnjë dyqan; nuk u shkatërrua asnjë butik; në Prishtinë atë ditë nuk u voll asnjë palë patika….
(more…)
Comments Off
Mitrovicë - Të mërkurën, më 19.11.2008, në sallën e mbushur përplot me qytetarë të komunës e më gjerë të Qendrës së Kulturës “rexhep Mitrovica”, është shënuar 40 vjetori i demonstratave të vitit 1968.
Në këtë Akademi solemne ishin të pranishëm kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Bexhepi, kryetari i Këshillit Qendror për shënimin e 40 vjetorit të demonstrata ve të vitit 1968 në nivel të vendit, Selatin Novosella, organizatorët e demonstratave në Mitrovicë dhe veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare e të shkencës.
(more…)
Comments Off
Mitrovicë - Përfaqësuesit e strukturave politike dhe ata të sigurisë vlerësuan të mërkurën në takimin e Komitetit për Siguri që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës, se gjendja e sigurisë vazhdon të jetë e tensionuar për shkak të problemeve rreth rindërtimit të shtëpive në Suhadoll.
(more…)
Comments Off
Mitrovicë - Është meremetuar me ndihmën e USAID-it dhe në partnetritet me IOM-in, objekti i shkollës fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë, në të cilën mësojnë rreth 900 nxënës, në të cilin kanë participua edhe Drejtoria për Arsim, Drejtoria për Bujqësi dhe Ambient dhe Drejtoria për Infrastrukturë Shërbime Publike, të Kuvendit të Komunës.
(more…)
Comments Off
Mitrovicë - Të mërkurën ka filluar faza e parë e rregullimit të ujësjellësit për tri fshatrat veriore të komunës së Mitrovicës, Vinarc, Gushavc dhe Vidimriq.
Drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në komunën e Mitrovicës, Rasim Veseli, tha se projekti detal është bërë nga komuna dhe ka kushtuar 15 mijë euro, ndërsa financohet nga Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit dhe Ministria për Ekonomi dhe Financa.
(more…)
Comments Off
Pragë - “Administrata e re amerikane, kur të vijë në pushtet në janar, do të jetë më e angazhuar në mbrojtjen e pozicionit të Kosovës, duke insistuar në modifikimin, madje edhe në kontestimin e planit të BE së”, thotë Riçard Giragosian, ekspert në Institutin për Analizën e Sigurisë Globale /SHBA/. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Giragosian konsideron se Kosovës i “kanoset një rrezik i ri”, që rezulton nga qasja më e re e Bashkimit Evropian, duke i sigjeruruar Brukselit që të mos nxjerrë “porosi të gabuara nga presioni i Rusisë”.
(more…)
Comments Off
Prishtinë - Agjencia Kosovare e Privatizimit, pas transformimit të saj, ka hapur ofertat për privatizimin e 9 ndërmarrjeve shoqërore, të cilat kanë qenë kryesisht toka bujqësore dhe janë shitur me spin off të rregullt. Për to ishin paraqitur mbi 80 oferta, ndërsa shuma e ofertave më të mëdha për të gjitha bashkë është rreth 8 milion euro. Çmimi më i lartë në këtë raund është dhënë për tokën bujqësore “Zidi i Sadik Agës”. Për këtë tokë, me sipërfaqe prej 172 hektarësh toke pjellore në Gjakovë, kanë garuar 25 ofertues, kurse oferta më e lartë ishte 3 milion e 600 e 10 mijë euro.
(more…)
Comments Off
Banka deklaron rritje të numrit të kredive
Rilindja Demokratike
Pjesa më e madhe e kredive të marra nga individët shkojnë për investime në pasuri të paluajtshme. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, evidentohet se klasifikimi i kredisë sipas subjektit të kredisë biznes dhe individë, si dhe qëllimit të përdorimit të kredisë, dallon në tremujorin e tretë të vitit 2008. Kështu, sipas BSH-së, peshën më të madhe të kredisë e zënë ato për “investime në pasuri të paluajtshme”, që u janë dhënë individëve, me 23 përqind të tepricës totale të kredisë.
(more…)
Comments Off